pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Një dialog në lidhje me Perëndinë e vërtetë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin
avatar

Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: Një dialog në lidhje me Perëndinë e vërtetë   Thu Jul 01, 2010 6:39 am

Mbreti Abdullah nga Arabia Saudite gjatë fjalimit të tij inaugurues në Konferencën Botërore rreth Dialogut në korrik të vitit 2008 tha, “Religjion duhet të jetë një mjet për t’i zgjidhur dallimet dhe jo për të çuar tek grindjet.” Ai e pranoi që “shumica e dialogëve [ në mes të religjioneve] kanë mbaruar të dështuara” por ai ishte shpresëdhënës që ne mund të korrim sukses duke theksuar “lidhjet e përbashkëta në mes nesh, që është besimi në Perëndinë.” (Burimi)

Kjo konferencë është vazhdim i një iniciative të mëhershme rreth dialogut. Vitin e kaluar 238 udhëheqës myslimanë dërguan një letër ndaj drejtuesve të ndryshëm krishterë duke shprehur dëshirën e tyre të sinqertë “që të mos i lëmë dallimet tona të shkaktojnë urrejtje dhe grindje mes nesh [krishterëve dhe myslimanëve].” Në shkurt 2008, ‘Perspektiva Afrikane’ ofroi të njëjtin shqetësim përmes një artikulli, që raportoi rreth një konference të mbajtur në Afrikën Jugore e sponsorizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islamik. Një përmbledhje e fjalimit kryesor theksoi, “Islami është i ankoruar në konceptin e Tahvidit... përhapja e paqes është në qendër të mesazhit të Islamit dhe ekzistenca e diversiteteve krijon mundësinë për bashkëveprim dhe dialog më tepër sesa një arsye për konflikt.”

Është e vërtetë që profetët i thirrën njerëzit të adhurojnë krijuesin e vetëm të vërtetë Perëndinë. Në të vërtetë kjo thirrje ishte bazuar në tregimin e çlirimit të njohur si Eksodi. Kurani thekson qartë që Allahu ndërhyri kur njerëzit e Moisiut po vuanin padrejtësi të madhe në “Fatkeqësinë e madhe”. Allahu e “shpëtoi” popullin e Moisiut nga sulmi i vrullshëm i Faraonit. (Surja 2:50; 37:115).

Dëshmia e profetit Moisi

Bibla ngjashëm e përshkruan këtë ngjarje epike të çlirimit duke shpalosur që Perëndia i “shpëtoi” ata. Është interesant të shihet se si ky çlirim është vendosur qartazi si deklarata hyrëse e dhjetë urdhërimeve. (Eksodi 20:1) Profetët e mëvonshëm po ashtu e theksuan këtë çlirim të mrekullueshëm nga Perëndia. Shërbente si përkujtues për të adhuruar asnjë tjetër pos Perëndisë, “Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje. ... Unë ju kam bërë dhe ... dhe do t`ju shpëtoj. Me cilin doni të më barazoni, me cilin doni të më krahasoni që mund të jemi të njëllojtë? Këta harxhojnë arin e çantës dhe peshojnë argjendin me peshore, paguajnë një argjendar që me to të sajojë një perëndi; pastaj bien përmbys para tij dhe e adhurojnë. ... Kujtoni gjërat e kaluara të kohëve shumë të vjetra, sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua.” (Osea 13:4; Isaia 46:4-9)

Vini re si perënditë e rremë vihen në kontrast me Perëndinë Jahve. I njëjti kontrast vërehet në tregimin e Moisiut kur u takua me vjehrrin e tij, Jethron, që ishte një prift medianit. Aty lexojmë si ia tregoi Moisiu Jethros, “të gjitha ato që Zoti u kishte bërë Faraonit dhe Egjiptasve për shkak të Izraelit, të gjitha fatkeqësitë e pësuara gjatë udhëtimit, dhe si i kishte shpëtuar Zoti. Dhe Jethro u gëzua për të gjitha të mirat që Zoti i kishte bërë Izraelit, duke e shpëtuar nga dora e Egjiptasve. Pastaj Jethro i tha: "Bekuar qoftë Zoti, që ju çliroi nga dora e Egjiptasve dhe nga dora e Faraonit, dhe çliroi popullin nga zgjedha e Egjiptasve! Tani e di që Zoti është më i madhi nga tërë perënditë; po, ai ua vërtetoi atyre me sa krenari, kur vepruan me kryelartësi kundër Izraelit". (Eksodi 18:8-11).

Askush nuk mund të mos sheh se si njëshmëria e Perëndisë është e lidhur me fuqinë e tij shpëtuese. Pafuqia e idhujve për të shpëtuar i dëshmon ata të jenë të rremë.

Dëshmia e profetit Jona

E vërteta e dyfishtë e njëshmërisë së Perëndisë dhe fuqisë shpëtuese shihen po ashtu në tregimin e Jonës. Pa dyshim ju kujtohet kur Jona qe zënë në një stuhi të tmerrshme. Detarët, që ishin po ashtu në varkë, u përpoqën pa shpresë me çdo mjet të mundshëm t’i shmangen përmbytjes – përfshirë edhe lutjen ndaj perëndive të tyre – por pa ndonjë sukses. Përfundimisht, shkaku i vërtetë i stuhisë u ndriçua. Jona rrëfeu që ai duhej fajësuar dhe përulësisht e pranoi dënimin që i takonte me të drejtë atij. Ai u hodh sipas rregullit jashtë varkës.

Dhe ashtu ‘ndodhi’ që Jona ishte gëlltitur nga një peshk i madh dhe qe nxjerrë në breg tre ditë më vonë. Lutja e Jonës nga barku i peshkut e pohon njëshmërinë e Perëndisë – sërish, në kontrast ndaj idhujve. Ai u lut, “Por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im... Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre. Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime... Shpëtimi i përket Zotit.” (Jona 2:6-9)

Dëshmia e mbretit David

Të dy vërtetat e njëjta përsëriten sërish në shkrimet e harpistit David. Ai shkroi, “Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij. Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve. Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera. Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë…” (Psalmi 69;19,20; Psalmi 96:2-5).

Dëshmia e mbretit Hezekia

Tregimi tjetër tek Isaia 37 I nënvizon këto dy të vërteta po ashtu. Mbreti Hezekia ishte rrethuar nga ushtritë tejet më superiore të mbretit të Asirisë. Senakeribi përqeshi Hezekian në një letër, duke përshkruar si perënditë e kombve tjera kishin dështuar t’i mbronin ata kundër ushtrisë së tij të fuqishme. Ai mburrej që as Perëndia i Hezekias nuk do të mund ta mbronte atë.

I ballafaquar me këtë situate jetë kërcënuese, Hezekia u lut, “Në të vërtetë, o ZOT, mbretërit e Asirisë kanë shkatërruar të gjitha kombet dhe vendet e tyre, dhe kanë hedhur në zjarr perënditë e tyre, sepse këto nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njeriut, dru e gur; për këtë arsye i kanë shkatërruar. Por tani, o ZOT, Perëndia ynë, na çliro nga duart e tij, me qëllim që të gjitha mbretëritë e tokës të njohin që ti vetëm je ZOTI". (Isaia 46:18-20).

Perëndia e dëgjoi lutjen e Hezekias dhe e mbrojti vetë për t’i dëshmuar botës. Është interesant të shihet si humbja e Senakeribit kishte përfundim të njëjtë si humbja e Faraonit. Perëndia i tha Faraonit (nëpërmjet Moisiut), “Por, pikërisht për këtë arsye, të kam falur, për të të treguar fuqinë time dhe që emri im të shpallet në gjithë dheun.” (Eksodi 9:16).

Shumë ngjarje të tjera çlirimi mund të citohen, sikurse e Jozefit, Danielit, Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos. Secila prej këtyre ngjarjeve nxjerr në pah ndërhyrjen e Perëndisë në çlirimin dramatik (shpëtimin) që e dëshmon madhështinë e pakrahasueshme të Perëndisë – në krahasim me perënditë e rremë. Unë ju inkurajoj t’i lexoni këto tregime për veten tuaj në Zanafillë kapitulli 37-50 dhe Danielin kapitullin tre dhe gjashtë.

Pyetje

A pajtohen të krishterët dhe myslimanët që ekziston një Perëndi i gjallë i vërtetë? Po. A përmendet në pasazhet kuranore fuqia shpëtuese e Perëndisë? Po, por, dijetarët myslimanë nuk kanë qenë të mendimit të fusin titullin ‘Shpëtimtar’ në listën e 99 emrave të bukur të Allahut. Kurani nuk duket të njeh këtë atribut si një emër të rëndësishëm – një që qëndron si shenjë dalluese e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë. Në të vërtetë, duket që kjo heqje i ka bërë myslimanët të nënvlerësojnë një atribut të rëndësishëm që ishte paramenduar të shtonte nderin dhe lavdërimin e Perëndisë në një nivel global.

Ne tashmë vështruam si fitorja e Moisiut mbi Faraonin zbuloi madhështinë e pakrahasueshme të Perëndisë në mes “ të gjitha kombeve” – në kontrast me perënditë e Faraonit që ishin të pafuqishëm për t’i shpëtuar egjiptianët. Njëjtë, ngjarja shpëtuese e mbretit Hezekia dëshmon si Perëndia lartësoi veten para “të gjitha mbretërive të tokës”.

Kjo perspektivë botërore nënvizohet sërish nga profeti Isaia, “Vallë, nuk jam unë, Zoti? Nuk ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje. Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër. Jam betuar në veten time, nga goja ime... çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do të betohet për mua.” (Isaia 45:21-23).

Perëndia urdhëron për këdo t’i kërkoj atij shpëtimin. Që të gjithë ne nuk i jemi bindur Perëndisë, madje njëjtë siç bëri Jona. Ne jemi të gjithë nën zemërimin e Perëndisë por i jemi falënderues Perëndisë që është i vetëpërmbajtur. Po të mos kishte manifestuar përmbajtje Bibla thotë, “para meje do të ligështoheshin fryma dhe shpirtërat që kam bërë.” (Isaia 57:16). Kurani gjithashtu dëshmon rreth kësaj të vërtete duke thënë, “Sikur All-llahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar...” (Surja 16:61). Ju nxis ta merrni këtë paralajmërim seriozisht.

Në përfundim, më lejoni t’iu inkurajoj rreth një profecie lidhur me ditën e lumtur të shpëtimit kur Perëndia do të “shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; do t`i thajë lotët nga çdo fytyrë.” (Isaia 25:7-9). Këto fjalë shpresë dhënëse kumbojnë me përgjërimin për përjetësi që Perëndia e ka “mbjellë në zemrat tona” (Predikuesi 3:11). Profecia e Isaisë tingëllon sinqerisht me aspiratat tona për të arritur destinacionin ku nuk ka vdekje, nuk ka frikë as vuajtje – një shtëpi qiellore e përmendur njëjtë në Kuran dhe Bibël. Do të doja t’iu inkurajoja për të lexuar meditimin e titulluar Is death the end?” që e sqaron këtë më në detaje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një dialog në lidhje me Perëndinë e vërtetë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Checking if save dialog is displayed
» How to capture the dialog box values using the selenium IDE
» How to capture dialog box & pop up alert message using Selenium IDE
» Selenium IDE - Firefox refresh confirmation dialog
» Save-As Dialog Box in FireFox

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: