pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tahvidi: Njëshmëria e Perëndisë në tre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin
avatar

Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: Tahvidi: Njëshmëria e Perëndisë në tre   Thu Jul 01, 2010 6:38 am



Pikëpamja myslimane

Bazuar në Islam mësimi i parë dhe më i madhi shpallet nga Shehadeti: "La Ilaha illa-l-lah, Muhammedun resulu-l-lah." ("Nuk ka Zoti tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i tij.") Për të qenë një mysliman i vërtetë, njeriu duhet ta rrëfejë sinqerisht këtë frazë, posaçërisht ata që janë konvertuar rishtas në Islam.

Allahu për një mysliman është “Wahid” dhe nuk ka ortak, nuk ka të barabartë. Në Kuran, Sura 28:88 lexojmë: “Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s’ka të adhuruar tjetër veç Tij”. Kështu, Allahu është tërësisht tjetër, tërësisht i ndryshëm, tërësisht unik. Meqenëse është unik, askush tjetër nuk mund të ndajë qoftë edhe një atom nga fuqia e tij hyjnore dhe autoriteti. Kurani e bën të qartë se Allahu nuk ka bir, atë, të afërm dhe ortak.

Një studim i bërë në mes të konvertuesve në Islam në Amerikën Veriore, bëri të njohur se ata theksuan monoteizmin në kundërshtim me doktrinën e trinitetit, si tërheqjen më të madhe në Islam. Një shqetësim i madh tek të konvertuarit ishte marrëdhënia e Jezusit me Perëndinë, sepse i shoqëron Perëndisë një njeri. Ata pyesin, “Si mundet Perëndia të poshtëroj vetën ndonjëherë duke e barazuar vetën me një njeri, si do ta lejonte Perëndia atë njeri të vritej?”

Qartazi, ky lloj besimi në veçanëshmërinë e Perëndisë, domethënë një Perëndi plotësisht transcendent detyron një mohim të Jezusit si Bir i Perëndisë.

Përgjigja krishtere: Besimi në një Perëndi

Që nga fillimi, keqkuptimi islamik se të krishterët besojnë dhe adhurojnë tre perëndi të ndarë është blasfemues për të krishterët. Me sa duket, është ky “politeizëm” (“shirk”) që i shqetëson myslimanët më së shumti.

Si mundet Perëndi të jetë TRE dhe NJЁ në të njëjtën kohë? A nuk është kjo e palogjikshme? Sidoqoftë Perëndia është përtej çdo arsyetimi njerëzor. Shumë shpesh njerëzit kanë provuar të redukojnë Perëndinë në nivelin e tyre të kuptuarit. Ata përpiqen ta bëjnë Perëndinë si veten e tyre. Ne duhet t’i mohojmë mendimet e tilla si tejet të paperëndishme.

Perëndia është përtej çdo të kuptuari njerëzor, dhe si i tillë ne duhet të presim të gjejmë aspekte nga Ai që duken të çuditshme për ne. Çdo shpjegim i Perëndisë i cili është plotësisht i qartë për mendjen njerëzore duhet të jetë i gabuar sepse Ai është shumë më tepër se mendjet tona të vogla mund të mbërthejnë.

Të krishterët dhe myslimanët po ashtu adhurojnë Perëndinë e Abrahamit. Për më tepër, që të dy janë monoteiste, duke besuar vetëm në një krijues të drejtë dhe transcendent, Perëndinë.

Vargu kyç i Torës së profetit Moisi thekson: “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.” (Ligji i Përtërirë 6:4). Perëndia është një dhe Ai na urdhëron ta duam atë me gjithë zemrën tonë.

Tek Zanafilla 11:7 dhe 1:26 gjejmë foljen në shumës që përshkruan veprimin e Një Perëndie (“Le të shkojmë poshtë”, “Le ta bëjmë”). Një nga fjalët hebreje për Perëndinë është ELOHIM (normalisht e përkthyer si “Perëndi”). Një gjë e rëndësishme rreth kësaj fjale qëndron në atë se është një fjalë në numrin shumës, ndonëse nuk është përkthyer kurrë si “Perënditë”. Myslimanët thonë se ky është rast që përemri“ne” përdoret në formën mbretërore (zyrtare), edhe pse linguistët nuk e pranojnë “ne-në” mbretërore në arabisht e as në hebraisht. Tek Ligji i Përtërirë 6:4 lexojmë që “Zoti ELOHIM, Zoti është Një.”

Jezus Krishti, duke folur më tepër se një mijë vjet pas profetit Moisi thotë: Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot; Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde.” (Marku 12:28-30 dhe Mateu 22:37).

Andaj, së bashku Tora dhe Ungjilli (Inxhilli) pajtohen që Perëndia është një. Ne jemi të urdhëruar të duam një Perëndi. Vetëm ai ka të drejtën të kërkojë besnikërinë tonë përfundimtare. Gjithë perënditë tjerë që njeriu i shpik janë plotësisht të rremë (Hosea 13:2,3).

Të gjithë krishterët fuqishëm besojnë që ekziston vetëm NJЁ PERЁNDI, dhe vetëm ai duhet të jetë objekti i adhurimit dhe shërbesës sonë. Bibla, bashkë në Dhiatën e Vjetër dhe të Re vazhdimisht na tregon që ka vetëm NJЁ PERЁNDI (Ligji i Përtërirë 6:4; Marku 12:29; Romakëve 3:30; 1 Timoteut 1:17; Jakobi 2:19(. Mbase, 1 Korintasve 8:4 e thotë më së miri, “Nuk ka Perëndi tjetër veç një.”

Besimi në Tre në Një

Ndoshta kritika më e madhe ndaj të krishterëve nga myslimanët është pikëpamja e gabuar e pluralitetit të Perëndisë. Të krishterët janë akuzuar shpesh që adhurojnë 3 perëndi. Ata pyesin, “Si mundet 1+1+1=1? Duke nënkuptuar që 1 paraqet një perëndi të ndarë. Siç dihet kjo nuk është ajo çfarë të krishterët besojnë. Perëndia nuk është i përbërë nga tre perëndi të ndarë, por tre karaktere në të njëjtën kohë të shprehura në një Perëndi. Mbase do të ishte më korrekt për të pyetur, “A mundet 1x1x1=1?”

Dhiata e Re na siguron vetëm me pak të dhëna rreth misterit të Perëndisë si TRE në NJЁ. Tek Gjoni 1:18 gjejmë se i vetmi Perëndi i lindur që është Jezus Krishti, është ne zemrën e Perëndisë. Perëndia është në Perëndi!

Fryma e Perëndisë (1 Korintasve 2:10-12) është po ashtu në Perëndinë. Kështu, Perëndia Bir është në Perëndinë Atë, dhe Perëndia Frymë është në Perëndinë Atë. E çuditshme dhe misterioze sa mund të jetë kjo për mendjen njerëzore, por Bibla si Fjalë e vetë Perëndisë, na i thotë këto gjëra (diagrami në të majtë mund të ndihmojë për të kuptuar këtë).





Definicioni i Trinitetit

Atëherë cili është definicioni korrekt i Trinitetit? Miqve tanë myslimanë u themi që nga Shkrimet ne e gjejmë të zbuluar unitetin hyjnor në tre karaktere: Perëndia Atë, Perëndia Bir dhe Perëndia Frymë e Shenjtë. Këta e përbëjnë Trinitetin.

Myslimanët pyesin ku paraqitet në Shkrime fjala trinitet. Ne duhet themi që nga fillimi se fjala “Trinitet” nuk shfaqet kurrë në Bibël. As edhe një herë! Është një fjalë e cila madje nuk ka ekzistuar në atë kohë.

Fjala trinitet është në fakt një term teologjik i pranuar më vonë nga të krishterët për të përkufizuar çfarë Bibla thotë lidhur me Perëndinë. Fjala “trinitet” në kishën e hershme thjeshtë nënkuptonte “tre”, por ishte çdo herë e ndërlidhur me unitetin e Perëndisë.

Për t’u përgjigjur me anë të zbulesës biblike, i krishteri duhet të theksoj njëjtë që Perëndia është një dhe tre. Sot kisha ka adoptuar këtë fjalë të nënkuptojë tre në unitet (apo tre-uniteti). Ndonëse Perëndia është jashtëzakonisht kompleks, dhe nuk mund të njihet në mënyrë të plotë, Ai e ka zbuluar në mënyrë të tillë vetë në shkrime që të mund të njihet me të vërtetë. Teologët e hershëm të kishës u kacafytën me vështirësinë e të përkufizuarit të Perëndisë nga ajo që është zbuluar në shkrime me kufizimet e gjuhës njerëzore e cila nuk kishte fjalë për të përshkruar realitetin e një Perëndie, i cili është tre (qoftë edhe ky definicion në anglisht duket jo logjik por e ilustron çështjen).

Me shekuj teologët adoptuan shumë fjalë në përpjekje për të shprehur zbulesën e Perëndisë si tre në një (për shembull, fjalë si prosopon, hupostasis dhe trias), ndonëse të gjitha ishin jo adekuate. Si një shembull i kësaj vështirësie që çon në lindjen e shumë nocioneve, teologu i hershëm kishtar, Tertulian (145-220 p.K) krijoi 590 emra të rinj, 284 mbiemra të rinj dhe 161 folje të reja për të ndihmuar sqarimin e kësaj dhe ideve tjera teologjike të gjetura në Shkrime; ide të cilat për shkak të sofistikimit të tyre kishin nevojë për një terminologji të re në mënyrë që t’i kuptojmë ato. Ishte pikërisht Tertuliani ai që doli me fjalën “trinitet” diku rreth 500 para shkruarjes së Kuranit, libër ky që u përpoq të kundërshtoj validitetin e saj. Vite më pas “triniteti” u bë formë e pranuar me këtë koncept.

Është e pamundur për t’u përkufizuar misteri i Perëndisë si “trini”. Fakti që ekziston një Perëndi, dhe që ky Perëndi i vetëm është Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, paraqet besimi më themelor krishterë. Të gjitha besimet krishtere varen në të vërtetën e kësaj deklarate të vetme.

Fjala trinitet thjesht përdoret për të shprehur atë që Shkrimet e përshkruajnë Perëndinë të përbëre nga tre, që janë të pakufishëm, personal, në unitet të plotë të vullnetit, qëllimit, veprimit dhe dashurisë, të pandashëm ndonëse kanë funksione të ndryshme.

Shkrimet flasin rreth Perëndisë Atë që është krijuesi me Perëndinë Bir dhe Perëndinë Frymë e Shenjtë. Ai bekon (Efesianëve 1:3-4), ndërmerr (Gjoni 17:2-9) dhe dërgon (Gjoni 17:3,18).

Shkrimet po ashtu flasin rreth Perëndisë Bir, nëpërmjet të cilit u mundësua krijimi (Gjoni 1:1), dhe vepron në histori si gjatë kohës së profetëve (Zanafilla 32:25-30; Eksodi 3:2-5; 13:21; 33:9-11; Gjyqtarët 2:1) ashtu edhe më vonë kur u mishërua fizikisht si Shpëtimtar, pra Jezus Krishti historik (Gjoni 1:14).

Dhe së fundi, Shkrimet flasin rreth Perëndisë Frymë e Shenjtë, që banon brenda dishepujve të Jezus Krishtit, i cili udhëzon, instrukton dhe i fuqizon ata (Gjoni 14:16-17) dhe i cili ndërhyn për Jezus Krishtin dhe veprën e tij shpenguese (Gjoni 15:26).

Jezusi iu referuar këtij “Triniteti në unitet kur i urdhëroi apostujt të shkonin çdo ku për t’i bindur njerëzit të bëhen dishepuj të tij dhe t’i pagëzonin ata “...në emër të Atit dhe Birit dhe Frymës së Shenjtë” (Mateu 28:19).

Përfundimi

A është korrekte atëherë të akuzohen të krishterët për politeizëm (“shirk”)? Nga studimet e mësipërme, është e qartë që të krishterët kanë besuar çdo herë në Një Perëndi. Por, Bibla na tregon që ky Perëndi Një ka vepruar në histori, duke e manifestuar vetën të jetë Perëndia Atë, Perëndia Bir dhe Perëndia Frymë e Shenjtë.

Sfida qëndron: çfarë është Perëndia i Plotfuqishëm? A është Ai për t’u gjykuar me anë të logjikës së thjeshtë njerëzore apo Ai duhet të jetë i lirë ta zbuloj vetën ashtu siç është, përtej çdo të kuptuari apo imagjinate njerëzore?

Siç e përmendëm që parë, fjala Trinitet është stenografi e konceptit tre në një. Është Perëndia Atë që do dhe e shpëton botën nëpërmjet Perëndisë Bir me anë të Perëndisë Frymë e Shenjtë. Nëse themi më pak se kjo atëherë jemi fajtorë për mosbesim ndaj fjalëve të Biblës. Nëse themi më shume se kaq jemi fajtorë për spekulim, duke i vendosur idetë tona në Bibël. “Nuk guxojmë të themi vetëm ‘jo’ atëherë kur Perëndia ka thënë ‘jo’ por duhet po ashtu të themi ‘po’ atëherë kur Perëndia ka thënë ‘po’.” (Barth)

Mos u çorientoni nga ata që nuk i kanë lexuar apo kuptuar Shkrimet. Mos u ngatërroni nga akuzimet false. Shqyrtojeni për veten tuaj lindjen, jetën, vdekjen dhe ringjalljen historike të Jezus Krishtit, duke e vërtetuar ngjarjen më pas tek Veprat e Apostujve. Vetëm atëherë do të jini në gjendje t’i gjykoni shpalljet biblike të NJЁ PERЁNDIE: ATЁ, BIR DHE FRYMЁ E SHENJTЁ.

"[Jezusi] i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë; por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit. Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.” (Filipianëve 2:6-11)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tahvidi: Njëshmëria e Perëndisë në tre
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» McAfee NDIS light filter
» [Solved] Remote NDiS based Internet Sharing Device Driver

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: