pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Dashuri e pakushtëzuar - si qenka kjo???

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: Dashuri e pakushtëzuar - si qenka kjo???   Thu Jul 01, 2010 6:32 am

Nëse të krishterët do të ishin pyetur se cila është karakteristika kryesore e natyrës së Perëndisë, shumica e tyre do të ishin përgjigjur pa ndonjë hezitim “DASHURIA”. Po të njëjtën pyetje nëse do t’ua kishim adresuar myslimanëve, ka shumë mundësi që përgjigja të jetë “ALLAHU AKBAR”, pra Allahu është më i madhi, Allahu është i Gjithëfuqishmi. Përgjigjet janë të ndryshme, jo se këto nuk janë të vërteta por që theksojnë specifikat kryesore të Perëndisë të zbuluara sipas librave të tyre të shenjtë.

Për të krishterët Perëndia është dashuri që e dëshmoi këtë në të dërguarit e Birit të tij për shlyerjen e mëkateve të njeriut dhe për të jetuar nëpërmjet tij. Ata e duan Perëndinë sepse Perëndia i deshi i pari edhe atëherë kur ata jetuan në injorancë dhe mosbindje ndaj tij. Perëndia i do njerëzit aq shumë sa që u dha privilegjin të quhen bij të Perëndisë. Ai u dha atyre jetë të re dhe siguri të përjetshme në të jo sepse e merituan atë por sepse Perëndia duke qenë dashuri dërgoi Birin e tij që askush të mos humbasë por të gjithë të gjejnë shpëtimin në të. Të kam dashur me dashuri të përjetshme, të kam tërhequr me dashamirësi thotë Perëndia i Biblës. Andaj, nuk është për t’u hamendësuar që përgjigja e të krishterëve do ishte dashuria që rrjedh nga vetë fakti se në Dhiatën e Re fjala ‘dashuri’ përmendet më se 250 herë.

Do të ishte e padrejtë për të thënë që në Kuran nuk përmendet fjala dashuri, ajo përmendet 23 herë. Dhe me anë të përmbledhjes së të gjitha këtyre rasteve, natyrisht dëshmohet natyra e Allahut që del nga kjo. Le t’i analizojmë shembujt më parë kë Allahu e do:

Bamirësit (S.2:195; 3:134; 5:93); ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme (S.2:222; 9:108); ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (S.19:96); ata që e duan atë (S.3:31; 5:54); ata që luftojnë në rrugën e tij (S.61:4); të drejtit (S.49:9; 60:8; 5:42); të devotshmit (S.9:4,7); ata që bëjnë mirë (S.5:13).

Ne vazhdën e studimeve tona të këtij karakteri, kemi hasur edhe vargje që reflektojnë se Allahu nuk i do:

Ata që e teprojnë (S. 2:190; 7:55); ngatërresat (çrregullimet) dhe ata që i bëjnë ato (S.2:205; S.28:77); besëprerët (mohuesit) e mëkatarët (S.2:276); tradhtarët (S.8:58); shkapërderdhësit (S.6:141; 7:31; 5:87); zullumqarët (S.3:140; 42:40); mendjemëdhenjtë që lavdërohen (S.31:18; 57:23); të shfrenuarit (S.28:76); jobesimtarët (S.30:45); asnjë tradhtarë e bukëpërmbysë (S.22:38); gënjeshtarët e mëkatarët (S.4:107).

Sipas sures 85:14 “Ai është që falë mëkatet, është i dashur”. Por ndaj kujt Perëndia është i dashur? Siç vihet re më lart ndaj kategorisë së njerëzve që bëjnë mirë, që pendohen, që besojnë, që e duan atë, që luftojnë në rrugën e tij por kurrsesi jo ndaj mëkatarëve, ndaj atyre që e teprojnë, gënjeshtarëve e mendjemëdhenjve. I dashur ndaj të devotshmëve, i padashur ndaj jobesimtarëve!!! Çfarë tregon kjo? Që dashuria e Perëndia e shfaqur në Kuran ndaj njerëzve është e pakushtëzuar? Absolutisht jo! Nuk mund të jetë dashuri e pakushtëzuar përderisa dashuria e Perëndisë është seleksionuese për kategori të caktuara njerëzore. Ajo është dashuri e kushtëzuar. Nuk mund të jetë kjo dashuria AGAPE për të cilën Jezusi ka urdhëruar (Mat. 5:44-46), “Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. Sepse po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?”

Është tendencë e vazhdueshme e apologjetikëve islamikë në përgjithësi në ueb-sajtet anti-krishtere, për t’i atribuuar këto karakteristika të dashurisë së pakushtëzuar AGAPE, Perëndisë së manifestuar në Kuran. Por asnjë varg nga ato më lart nuk e dëshmon këtë. Andaj, nuk është aspak etike dhe në natyrën e Perëndisë sipas Kuranit të thuhet që dashuria e tij është e pakushtëzuar përderisa determinizmi i tij shpesh përcakton fatin e përjetshëm të njeriut (S. 16:93 “Sikur të dëshironte Allahu do t’ju bënte një popull, por Ai e lë të humbur atë do dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat”). Gjithsesi, nuk është tendenca këtu për të diskredituar një sistem besimi, por për të theksuar natyrën e ndryshme të Perëndisë sipas Biblës dhe Kuranit dhe në veçanti dashurinë e pakushtëzuar të tij, e cila është cilësi karakteristike vetëm për Perëndinë YAHVEH të shfaqur në Bibël.

Tek Romakëve 5: 6-9 thuhet: “Sepse, ndërsa ishim akoma pa forcë, Krishti vdiq në Kohën e tij për të paudhët. Vështir se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte për një njeri të mirë. Por Perëndia e tregoi dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër tani, duke qenë të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij”. Vetëm tre kapituj më vonë pikërisht në këtë libër (Rom.8:35-39) thuhet: “Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? ... Në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi. Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë krijesë tjetër, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezus Krishtin, Zotin tonë.” Pra le të më thotë ndonjëri nëse kjo nuk është dashuri e pakushtëzuar atëherë çfarë është!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dashuri e pakushtëzuar - si qenka kjo???
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: