pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 I vetmi Perëndi i vërtetë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin
avatar

Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: I vetmi Perëndi i vërtetë   Thu Jul 01, 2010 6:32 am

Bibla e shenjtë, e cila është Fjala e frymëzuar e Perëndisë që kurrë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë, dëshmon se ka vetëm një Perëndi. Është një fakt shume i njohur që Bibla është libri më i vjetër që ekziston. Kështu që nëse ndonjë libër tjetër dëshmon se Perëndia është një, Bibla e ka paraprirë atë duke pohuar këtë fakt. Më poshtë janë listuar disa citime nga Bibla në lidhje me faktin që Perëndia është një.

Nga Dhiata e Vjetër:

* "Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe nuk ka asnjë tjetër." (Ligji i Përtërirë 4:39)
* "Unë jam ZOTI dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi." (Isaia 45:5)
* "A nuk kemi të gjithë të njëjtin Atë? A nuk na ka krijuar i njëjti Perëndi?" (Malakia 2:10)
* "Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde." (Ligji i Përtërirë 6:4,5)

Nga Dhiata e Re:

* "Sepse është shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tende, dhe shërbeji vetëm atij.’" (Mateu 4:10)
* "Ka vetëm një Perëndi dhe s’ka asnjë tjetër përveç Tij." (Marku 12:32)
* "Ti beson se ka vetëm një Perëndi; mirë bën." (Jakobi 2:19)
* "Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një." (Galatasve 3:20)
* "Ne fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve." (1 Timoteut 2:5)

KUPTIMI I NJËQËNËSISË SË PERËNDISË

Është e dukshme se njëqenësia (njëshmëria) e Perëndisë ndryshon nga ajo e njerëzve. Njëqenësia e bën njeriun të kufizuar. Kështu që nuk është e mundur për një njeri që të jetë në dy vende njëkohësisht. Por Perëndia mund të jetë në fronin e tij në qiell dhe në të njëjtën kohë të jetë këtu në tokë. Kjo nuk është e pamundur dhe as e vështire për Perëndinë. Dhe me ketë ne nuk kuptojmë që një pjesë e Tij është në qiell, ndërkohë që pjesa tjetër është ne tokë. Ajo që ne duam të themi është se Perëndia me të gjithë lavdinë e Tij, mund të jetë mbi fronin e tij në qiell dhe në të njëjtën kohë të jetë këtu në tokë.

Kjo është saktësisht çfarë ndodhi kur Krishti erdhi në tokë. Bibla shpall qartë se në Krishtin "banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë" (Kolosianëve 2:9). Kjo është çfarë ne e quajmë Mishërim. Ne kemi dëgjuar për njerëz dhe mbretër të mëdhenj të cilët u veshën me rroba të të varfërve dhe shkuan të vizitonin të varfrit në shtëpitë e tyre pa marrë shërbëtoret e tyre me vete për të mos i frikësuar të varfrit dhe për të parë nga afër nevojat e tyre dhe për t’i ndihmuar ata. Ne admirojmë njerëz të tillë të mëdhenj dhe i lavdërojmë ata për përulësinë dhe fisnikërinë e tyre. Sa më i madh personi aq më e madhe është fisnikëria e tij në përuljen e vetvetes.

Po kush është më i madhi nga të gjithë? A nuk është Perëndia i Gjithëfuqishëm? Dhe cili është më fisniku? A nuk është Ai që i ka krijuar ata të gjithë? Për ta përmbledhur atëherë, ne pohojmë dhe Perëndia shumë qartë deklaron që:” Perëndia është Një!” Por njëqenësia e Tij nuk është e njëjtë me njëqenësinë e njeriut sepse Perëndia nuk është i kufizuar. Dhe mendja njerëzore nuk mund të kuptoj thellësinë se çfarë kjo hyjni është. Kjo megjithatë bën që njeriu të qëndrojë me frikë kur konsideron se çfarë Perëndia ka zbuluar për veten e Tij.

ÇFARË ZBULOI PERËNDIA

Njeriu nuk mund të dijë vërtetë për Perëndinë përveçse me anë te zbulesës hyjnore. Nuk është e mundur që mendja e limituar e njeriut të kuptojë natyrën e pafundme të Perëndisë. Kështu ishte e nevojshme për ne që Perëndia të na shfaqej me anë të shkrimeve të frymëzuara në mënyrë hyjnore, dhe Ai i mbron dhe i ruan ato nga çdo përpjekje për të ndryshuar qoftë edhe një fjalë apo gërmë. Është e sigurtë që Fjala e Perëndisë qëndron përgjithmonë, sikurse profeti ka thënë kohë më parë: "Gjithnjë o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejt" (Psalmet 119:89). Dhe Dhiata e Re deklaron që:"Fjala e Perëndisë ... jeton dhe mbetet përjetë" (1 Pjetri 1:23).

NATYRA E PERËNDISË HYJNI

Para ngritjes së Krishtit në qiell, Ai i urdhëroi dishepujt e Tij duke u thënë,” Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë.”(Mateu 28:18,19). Vini re që Ai nuk u thotë atyre:” në emrat e Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë. Ai thotë:” në emër” sepse është një emër – emri i lavdishëm i një Perëndie të vërtetë e të gjallë.

Por dikush mund të kundërshtojë dhe të thotë:” Si mund të jetë kështu? Si munden tre të jenë një?” Ky kundërshtim vjen nga gabimi i madh kur përpiqemi që rregullat e fizikës dhe matematikes t’i aplikojmë tek Perëndia Hyjni. Këtu qëndron gabimi dhe shkaku i këtij hutimi. Perëndia i gjithëfuqishëm i cili krijoi natyrën dhe vuri mbi të rregullat e matematikes dhe ligje të tjera natyrore, Vetë nuk është nën veprimin e ligjeve të tilla. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet t’i aplikojmë ligjet e materies së krijuar në çështje shpirtërore.

ATË, BIR DHE FRYMË E SHENJTË: NJË PERËNDI

Qartë, Bibla e Shenjtë na mëson që ka vetëm një Perëndi. Tani le të konsiderojmë se si kjo lidhet kur përmendet Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë në shtatë vende në Bibël.

"Duke i pagëzuar në emër (jo emrat) të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë" (Mateu 28:19). Ka vetëm një emër dhe një Perëndi sikurse e pamë.

1. Për besimtaret e vërtetë, të cilët pranuan Krishtin në zemrat e tyre dhe kështu u rilindën nga një lindje e re shpirtërore Krishti tha: "Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato me ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do te humbasin kurrë e askush nuk do t’i rrëmbeje nga dora e Atit tim. Unë dhe Ati jemi një." (Gjoni 10:27-30).
2. " Filipi i tha:” Zot, na e trego Atin dhe na mjafton’ Jezusi i tha atij, ‘Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma o Filip? ...Ai që më ka parë mua ka parë Atin... Unë jam në Atin dhe Ati është në mua ... Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat " (Gjoni 14:8-10).
3. "Ju nuk jeni më në mish, por në Frymë, por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket"— që do të thotë se ai nuk i përket Krishtit (Romakëve 8:9). Kështu Fryma e Shenjtë e Perëndisë quhet gjithashtu dhe Fryma e Krishtit për shkak të njeqenësisë së Perëndisë.
4. "Por sikurse është shkruar: ‘Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë.’Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij ...për këto edhe flasim ... të mësuara nga Fryma e Shenjtë" (1 Korintasve 2:9-13). Kështu për Frymën e Shenjte flitet si Fryma e Perëndisë në mënyrë të përsëritur në Fjalën e Perëndisë.
5. "Por Pjetri i tha,’ Anania, pse Satani ta mbushi mendjen që të gënjesh Frymën e Shenjtë? ... Ti nuk ke gënjyer njerëzit por Perëndinë’" (Veprat e Apostujve 5:3,4). Pra shohim se të gënjesh Frymën e shenjtë është të gënjesh Perëndinë sepse Fryma e Shenjtë është Perëndi dhe është një me Atin dhe Birin.
6. Jezusi tha, " Por në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj." (Mateu 12:28). Pra shohim se Biri është në Atin, dhe Ati është në Birin. Fryma e Shenjtë është Fryma e Perëndisë dhe Ai është Fryma e Krishtit. Ka vargje që fillojnë me thënien, ’Kështu thotë Zoti’ dhe në vende të tjera të shkrimit thuhet,’ Kështu thotë Fryma e Shenjtë’.

Bibla na mëson se Perëndia është një dhe që Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë janë Perëndia i vetëm, i vërtetë dhe i gjallë. Vështirësia qëndron në kufizimin e mendjes njerëzore dhe në përpjekjen e gabuar për të analizuar Perëndinë në të njëjtën mënyrë sikurse analizojmë materien sipas ligjeve të fizikës, kimisë dhe shkencave të tjera. Këto ligje mund t’i aplikohen materies por nuk mund dhe nuk duhet t’i aplikohen Perëndisë.

ÇFARË DO TË THOTË "ATË DHE BIR"

Asnjë person inteligjent nuk do të mendonte ndonjëherë se Perëndia mori një grua apo zonjë. Një mendim i tillë do të ishte një blasfemi e tmerrshme kundër Perëndisë. Një mendim i tillë do të ishte i neveritshëm për një të krishterë, sepse Perëndia nuk është njeri si ne. Bibla thotë, “Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet ta adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën” (Gjoni 4:24). Me fjalë tjera, adhurimi i tyre nuk duhet të përbëhet nga rituale të thjeshta dhe ceremoni të lidhura me natyrën mishërore, me vende apo pozicione, sikurse edhe e shohim në kontekst nga Gjoni 4:19 -26.

Birëria e Krishtit është marrëdhënie shpirtërore dhe jo fizike apo marrëdhënie që bazohet në lindje. E shënon njëqenësinë në natyrë dhe esencë. Duhet vënë re që nuk ishin të krishterët ata që e thirrën Jezusin Bir i Perëndisë, por ishte Perëndia vetë i cili e thirri Jezusin si Bir të tij:

1. Kur engjëlli Gabriel është dërguar nga Perëndia tek e virgjëra Mari, ai i tha asaj: “Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vësh emrin Jezus. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i Shumë të Lartit.” Dhe ai po ashtu i tha asaj: “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lind prej teje do të quhet Bir i Perëndisë. (Luka 1:28-35).
2. Kur Krishti u pagëzua nga Gjon Pagëzori ( i njohur nga shumica e arabëve si Jahja Ibn Zakaria), qiejt ishin hapur dhe një zë nga qielli erdhi dukë thënë, “Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam i kënaqur” (Luka 3:22; Marku 1:11; Mateu 3:17).
3. Lidhur me ngjarjen e mësipërme, Gjon pagëzori tha, “Dhe unë e pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë” (Gjoni 1:34)
4. Kur Krishti i mori tre nga dishepujt e tij lart në mal, dy profetë, Moisiu dhe Elija, iu shfaqën atyre: “Ndërsa ai po fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur; dëgjojeni!. Dhe dishepujt sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe. Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha: çohuni dhe mos kini frikë!” (Mateu 17:1-8; Marku 9:7; Luka 9:35).

Ka edhe shumë vargje të tjera në Bibël që pohojnë se Jezus Krishti është Bir i Perëndisë, një birëri që paraqet një marrëdhënie shpirtërore, e cila është përtej të kuptuarit njerëzor. Për këtë arsye Bibla thotë, “Misteri i mëshirës është i madh; Perëndia u shfaq në mish” (1 Timoteut 3:16). Në këtë mënyrë ne e shohim që Ati është Perëndi, Biri është Perëndi dhe Fryma e Shenjtë është Perëndi. Ati dhe Biri dhe Fryma e Shenjtë, ndonjëherë të referuar si Perëndia Trini, janë të gjithë një Perëndi. Kjo është e vërteta hyjnore, dhe ai që e mohon e bën Perëndinë gënjeshtar. Ndërsa ai që e beson atë gjen në të një gëzim dhe bekim të përjetshëm, sikurse do të shohim tani.

PERËNDIA TRINI DHE SHPËTIMI I NJERIUT

Është e qartë që për sa i takon njeriut, gjëja më e rëndësishme për të është të pranoj faljen e mëkateve, në mënyrë që ai të shkoj në qiell për t’u mos u hedhur në ferr. Perëndia tha vetë, që ai është “një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar” (Isaia 45:21). Por si mundet Perëndia të jetë i drejtë – që nënkupton i shenjtë dhe i drejtë i cili e dënon mëkatin – dhe në të njëjtën kohë të jetë Shpëtimtar i cili mund ta çliroj njeriun nga mëkatet dhe dënimin e tyre? Thënë ndryshe, si mundet ai të jetë në mënyrë të përsosur i drejtë dhe në të njëjtën kohë në mënyrë të përsosur i mëshirshëm?

Këtu mendja njerëzore është e paaftë. Nuk ka një përgjigje. A do të më falë Perëndia dhe si rrjedhojë të jetë i mëshirshëm dhe i dhembshur, apo do të më dënoj për të qenë i drejtë por jo i mëshirshëm? Është e pamundur për njerëzit dhe engjëjt së bashku të gjejnë një zgjidhje ndaj kësaj dileme. Por Perëndia ka përgjigjen dhe në përgjigjen e tij ne e shohim urtësinë dhe fuqinë e tij. E shohim dashurinë e tij dhe mëshirën e përsosur sikurse edhe drejtësinë e tij të përsosur dhe shenjtërinë.

Zgjidhjet njerëzore ndaj kësaj pyetje janë që të gjitha me të meta dhe çojnë në mallkimin e njeriut, sepse mëkati është një çështje shumë serioze në sytë e Perëndisë. Mëkati është një ofendim ndaj Perëndisë sepse është mosbindje ndaj tij. Nëse e ofendoni një njeri të zakonshëm, ju mund të dënoheni lehtë. Por nëse e ofendoni një mbret apo një president, dënimi juaj do të jetë shumë më serioz. Sa më keq ndërkohë do të jetë nëse nuk i bindeni Perëndisë, qoftë me mendime apo fjalë apo vepra? Ideja që Perëndia ka për t’i vënë veprat e mira në njërën anë të peshores dhe veprat e këqija në anën tjetër për të përcaktuar cila është më e rëndë është plotësisht e gabuar. E para, është e gabuar sepse veprat e mira kërkohen nga njeriu dhe ato nuk janë favor për Perëndinë. Veprat e mira nuk i fshijnë shkeljet tona, as me ligjet njerëzore e as me ligjet e Perëndisë. Së dyti, një ide e tillë, nëse do të ishte e vërtetë, do të kërkonte që ne të dimë peshën e mëkatit në vështrimin e Perëndisë. Ne do të duhej të dinim sa peshon një gënjeshtër, sa peshon çdo mendim i yni i gabuar, sa peshon krenaria dhe përfundimisht sa peshojnë mëkatet tona të panumërta. Ai që beson se veprat e mira do t’i fshijnë apo do të peshojnë më shume se mëkatet e tij, do të zbuloj në fund që ai është i humbur përjetë. Çfarë atëherë është zgjidhja e këtij problemi, dhe si mundet Perëndia të jetë “një Perëndi i drejtë dhe një Shpëtimtar” në të njëjtën kohë? Përgjigja është në mishërimin e Krishtit.

MISHËRIMI I KRISHTIT

Ne vumë re që Bibla e Shenjtë dëshmon se Krishti është Biri i Perëndisë, dhe e sqaruam që kjo birëri nuk është birëri fizike, as rezultat i lindjes, sepse Perëndia është Frymë. Është marrëdhënie shpirtërore dhe hyjnore që e tejkalon mendjen njerëzore. Ndërkohë që duhet të kujtojmë po ashtu që Krishti u bë njeri i përsosur dhe tha për vetën e tij, “Sepse Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve” (Mateu 20:28). Si rrjedhojë ne e shohim që Krishti erdhi jo vetëm thjesht të mësonte dhe bënte mrekulli, ndonëse ai i bëri që të dyja. Ai erdhi kryesisht për të na shpenguar duke vdekur në vendin tonë. Kjo kërkoi që ai të bëhet njeri, në mënyrë që ai të vdiste për ne. Kjo është arsyeja për mishërimin e Krishtit.

Ekzistojnë dy arsye pse askush tjetër nuk ka mundur të na shpengonte. Së pari, shpenguesi duhet të jetë një person që nuk ka mëkatuar kurrë përndryshe ai do të duhej të mbarte dënimin vetëm për vetën e tij. Krishti është i vetmi i cili kurrë nuk ka mëkatuar. Të gjithë profetët e vërtetë qenë të mbrojtur nga të bërit gabime sa i përket mësimeve religjioze apo profecive, por jo në jetët e tyre personale. Ata të gjithë mëkatuan. Profeti David tha: Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e ty” (Psalmet 51:3,4). Por për Krishtin, Bibla e Shenjtë deklaron që ai është “i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i ngritur përmbi qiej” (Hebrenjve 7:26). Po ashtu thotë që ai “nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mëkat në gojën e tij” (1 Pjetri 2:22). Pastaj thotë ai “nuk njihte mëkat” (2 Korintasve 5:21) dhe që “Ai u shfaq për mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat” (1 Gjoni 3:5). Ai është i vetmi Shpengues dhe gjithë të tjerët kishin nevojë të shpengoheshin.

Së dyti, Krishti nuk është një profet i thjeshtë apo apostull. Ai është “Perëndia i shfaqur në mish” – Perëndi dhe gjithashtu njeri. Ai është Biri i Perëndisë dhe Biri i njeriut. Andaj vlera e vdekjes së tij është e pakufizuar. Me anë të vdekjes së tij ai mund të shpengoj këdo që beson në të: “Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të gjithë botës.” (1 Gjoni 2:2). Krishti është Perëndi dhe gjithashtu njeri. Dhe natyrisht, Perëndia nuk mund të vdes. Ai që vdiq ishte njeriu i përsosur, Jezus Krishti, i cili e kënaqi Perëndinë në çdo gjë dhe i cili tha që erdhi “për të dhënë jetën e tij për shumë vetë të tjerë.”

Vdekja e Krishtit në vendin tonë është fakt që definitivisht ka të paktën katër argument të sigurta. Para se gjithash, profetët folën për të me qindra vite para se Krishti të vinte. Këto profeci janë ende në Dhiatën e Vjetër, që është libri i shenjtë i hebrenjve. Ata as nuk hoqën por as që kanë mundur të heqin një fjalë nga ajo. Së dyti, Krishti u tha dishepujve të tij shumë herë para vdekjes, që hebrenjtë do ta vrisnin dhe që ai do të ngrihej ditën e tretë. Së treti, ishte përshkruar për ne nga dëshmitarët okularë. Në fund, Bibla, bashkë në Dhiatën e Vjetër dhe në Dhiatën e Re, e bën të qartë që vdekja e Krishtit është e vetmja mënyrë për shpëtimin e njeriut.

Tani arritëm tek roli i Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë në shpëtimin e njeriut. Bibla thotë që “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (Gjoni 3:16). Kështu ne shohim që Ati e do njeriun dhe e dëshiron shpëtimin e tij, dhe Biri vullnetarisht e pagoi çmimin për të realizuar shpëtimin. Fryma e Shenjtë e zgjon ndërgjegjen e njeriut dhe e bind atë për mëkate (Gjoni 16:7-Cool në mënyrë që ta pranoj Krishtin si Shpëtimtar. Prandaj Perëndia e shpëton njeriun nëpërmjet dashurisë së tij, por jo në këmbim të shenjtërisë apo drejtësisë së tij. Nuk ekziston ndonjë shpëtim tjetër përveç asaj që është ofruar nga Perëndia – Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë – i vetmi Perëndi i vërtetë dhe i gjall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
I vetmi Perëndi i vërtetë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: