pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 a jeton mirsia ne ju

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin
avatar

Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: a jeton mirsia ne ju   Thu Jul 01, 2010 6:26 am

Të përpiqesh të jetosh një jetë të mirë është një punë e pafund dhe e lodhshme. Ne orvatemi t’i kemi veprat tona të këqija nën kontroll. Kjo gjë e merr tërë përqendrimin dhe energjinë tonë. Për më tepër, ne nuk jetojmë në një botë neutrale. Kjo botë ka tundime, kërkesa dhe telashe. E kullon atë pak energji që ka ngelur tek ne për të jetuar ashtu siç e dimë se duhet. A i kupton Perëndia përpjekjet tona? A do t’i neglizhoj Perëndia dobësitë tona? Apo ndoshta Perëndia do që ne të përjetojmë jetën ndryshe – një jetë ku do të kishim fuqinë për ta bërë atë që është e drejtë?

KRIJIMI

Perëndia e krijoj racën njerëzore pas asnjë gabim dhe dobësi. Adami dhe Eva, qeniet e para njerëzore, qenë të përsosur dhe të kompletuar. Ata ishin të mirë dhe donin të bënin atë që ishte e drejtë sepse pikërisht esenca e mirësisë jetonte në ta. Ata nuk kishin gjurmë të së keqes apo të së ligës në ta. Në fakt, Bibla thotë, pasi Perëndia krijoi qeniet njerëzore, Ai vetë tha që krijimi i tij qe i mirë. Mirësia i jepte jetë dhe drejtim njerëzve.

Përse nuk jemi atëherë të tillë çfarë Perëndia na ka krijuar të jemi?

RËNIA

Që nga koha e Adamit, një armik, Satani, është përpjekur të shkatërroj atë që Perëndia kishte krijuar. Satani e tundoi Adamin dhe Evën për t’iu mos bindur Perëndisë dhe ata ranë në tundimin e tij. Kur njerëzit nuk iu bindën Perëndisë, dy gjëra ndodhën. Së pari, e keqja hyri në ta. Që nga ajo kohë, çdo person është dashur të luftoj me të ligën apo të keqen që jetonte brenda tij. Kjo natyrë e keqe nuk ishte pjesë e planit fillestar të Perëndisë rreth krijimit të tij. Së dyti, e mira tek njerëzit vdiq kur ata nuk iu bindën Perëndisë. Ne e kuptojmë çfarë mirësia është, por mirësia mund të qëndroj vetëm. Në fakt, ne duhet ta nxjerrim tërë energjinë tonë për të bërë mirë dhe për ta mbajtur të keqen larg nesh. Kur ne lodhemi apo kur ndokush na ofendon, e keqja në ne e pushton të mirën. E mira kërkon përpjekjet tona për të ndodhur.

Për shembull, burri e kupton si duhet të sillet ndaj gruas së tij. Ai e di që duhet ta dojë atë dhe ta trajtoj mirë. Ndonëse ai dështon për të bërë të mirën të cilën ai e di që duhet bërë. Në të njëjtën mënyrë, prindërit përpiqen të jenë të ndjeshëm dhe të kuptueshëm ndaj fëmijëve të tyre, por ana e tyre e keqe duket se del në pah përderisa ata veprojnë me ta. Po ashtu fëmijët nuk kanë nevojë të mësojnë për të qenë të këqij. Ne mundemi vazhdimisht t’i korrigjojmë ata dhe t’i mësojmë si të jenë të mirë. Por përkundër përpjekjeve tona më të forta, ata edhe më tutje bëjnë gjëra të gabuara dhe duket të jenë të ngadalshëm në të mësuarit për të qenë të mirë.

Çfarë mund të bëjmë ju dhe unë për të fituar kontrollin mbi të keqen në jetën tonë? Si mund ta kthejmë jetën tek e mira që është në ne?


PËRPJEKJET PËR TA KTHYER JETËN

Njerëzit sugjerojnë mënyra të ndryshme për të ngjallur të mirën në jetën tona. Disa thonë që çelësi është tek njohuria. Sa më tepër që i instruktojmë njerëzit, aq më tepër ndryshojnë për të mirë. Por në fakt njerëzit e përdorin njohurinë dhe inteligjencën e tyre për të marrë drejtimin e tyre apo për të manipuluar njerëz. Njohuria nuk i sjellë jetë së mirës.

Të tjerët thonë disiplina është çelësi. Nëse jemi më të disiplinuar në jetët tona – në mendime, zakone, detyrë dhe të tjera – ne do të përmirësohemi dhe do veprojmë mirë më tepër. Sidoqoftë njerëzit më afër nesh e dinë çfarë lloj njerëzish ne në

të vërtetë jemi. Nëpërmjet disiplinës ne mund të krijojmë një botë në mendjet tona, porse ne ende jetojmë në këtë botë. Dhe mjaft shpesh detyrimi duket të jetë joefektiv për të kthyer jetën tek e mira.

Religjioni është një opsion tjetër. Mbase nëse shkojmë në kishë, xhami apo sinagogë, apo nëse adoptojmë një perspektivë të re religjioze, atëherë do të bëhemi njerëz më të mirë. Fatkeqësisht ajo që përfitojmë zakonisht nga religjioni është një vështrim tjetër në botë që do të vjetërsohet dhe jo fillimi i një jete të re brenda nesh.

Më në fund, disa thonë, ligji është zgjedhja më e mirë për të fituar të mirën. Nëse kemi legjislacionin që mund të rregulloj sjelljen tonë, veçanërisht sjelljen tonë morale, atëherë do të jemi qytetarë dhe njerëz më të mirë. Ndonjëherë më tepër ligje çojnë në brengë se sa tek dëshira për të bërë të duhurën. Natyra jonë njerëzore përpiqet të sillet rreth ligjeve për të gjetur përjashtime për sjelljen tonë dhe arsyetime për veprimet tona. Ligji nuk ia sjell mirësinë jetës që gjendet brenda nesh.

Njohuria, disiplina, religjioni dhe ligji mund t’i shtojnë shumë jetës sonë. Të gjitha këto solucione përpiqen të frenojnë sjelljen e keqe, por ato kurrë nuk do të ngjallin të mirën në ne. Ato janë vetëm ndikime nga jashtë. Kur ne ndalemi së përqendruari në të kontrolluarit e së keqes brenda nesh, ne i jepemi ndikimi të saj sërish.

A do të duhej të ishim të kënaqur me përpjekjet tona për të qenë të mirë disa herë?

SA JEMI TË MIRË?

Meqë është vështirë për të qenë të mirë çdo herë, shumë njerëz përfundojnë që është një synim i pamundur. Ata thonë ne mund të bëjmë vepra të mira vetëm për t’u afruar me veprat tona të këqija. Është sikurse veprat tona të vendoseshin në një peshore. Detyra jonë është të sigurohemi që e mira në jetën tonë e mbipeshon të keqen. Në këtë mënyrë, jeta bëhet një lloj testi për të parë nëse mund të veprojmë më tepër mire se sa keq.

Perëndia na ka krijuar për një qëllim të caktuar, jo për të na testuar. Bibla thotë që Ai na ka krijuar për vepra të mira. Perëndia na krijoi për të vepruar mirë, jo për të na testuar nëse ne do të vepronim më tepër mirë se sa keq. Jeta e vërtetë është për të jetuar një jetë të mirë të plotë në mënyrën siç Perëndia na ka krijuar për ta pasur. Por e mira duhet të vijë e para në jetë.

Më tepër se sa të qenit një strukture peshoreje, jetët tona janë si një gotë e mbushur. Gota është e mbushur deri në fund me të gjitha veprat e mira Perëndia dëshiron t’i kemi. Kur ne e bëjmë një vepër të mirë – më të mirën e mundshme – ne nuk i shtojmë gjë gotës sepse ne po e bëjmë vetëm detyrën tonë, atë çfarë Perëndia e kishte në qëllim që ne ta bëjmë.

Ndonëse më shpesh, ne marrim nga gota dhe dështojmë nga qëllimet e Perëndisë për jetët tona. Kjo ndodh kur ne e bëjmë ndonjë vepër të keqe apo e tejkalojmë ndonjë mundësi për të bërë vepër të mirë. Po ashtu ndodh kur bëjmë ndonjë vepër të mirë vetëm se i shërben qëllimeve dhe dëshirave tona. Për shembull, ne mund të jemi të mirë ndaj grave tona sepse duam nga ajo diçka më vonë. Në këto mënyra, ne dështojmë nga plani i Perëndisë për ne për të qenë me të vërtetë të mirë. Gjatë tërë jetëve tona, ne marrim nga gota dhe ngelim të mangët nga jeta e mirë që Perëndia e kishte menduar për ne ta kemi.

Shpresa jonë e vetme për t’u bërë me të vërtetë person i mirë qëndron tek Perëndia, tek Ai i cili na krijoi. Si do të na ndihmoj Perëndia? Çfarë ka bërë Ai për ta kontrolluar të keqen dhe t’ia dorëzojmë jetën tonë të së mirës?


ZGJIDHJA E PERËNDISË

Perëndia ka fuqi për të rikrijuar tërë njerëzit në botë pa ligësi. Por në vend që ta bëj këtë, ai respektoi dhe ruajti krijimin e tij. Ai zgjodhi për të përdorur fuqinë e tij në mënyrë tjetër për të ndërhyrë në jetët tona. Ai do të shkatërronte fuqinë që Satani ka mbi njerëzit dhe do të na ofronte një jetë të re në mënyrë që mirësia të jetoj sërish në ne.

Fushëbeteja në mes Perëndisë dhe Satanit është bota që Perëndia e krijoi. Perëndia e dërgoi Jezusin, Mesinë, në këtë botë për të konfrontuar Satanin dhe veprat e tij. Satani hodhi të gjitha mashtrimet e tij tek Jezusi, Mesia. Jezusi ishte keqkuptuar dhe torturuar nga njerëzit e korruptuar. Reputacioni i tij qe shkatërruar nga gënjeshtrat. Më në fund, Satani përdori një qeveri ta padrejtë për të vrarë Jezusin për krimet që ai nuk i kishte bërë. Jezusi, Mesia vullnetarisht e pranoi tërë këtë ligësi, por që kurrë nuk humbi nga ajo. Ai as edhe njëherë nuk e ktheu të keqen me të keqe. Ai e mposhti të keqen me të mirë.

Për ta fituar Satanin, Jezusi, Mesia përjetoi vdekjen me paramendim, që ishte arma kryesore dhe ligësia e Satanit dhe e mposhti atë. Duke u kthyer në jetë, Jezusi dëshmoi që ishte më i fuqishëm se ligësia më e madhe në dispozicionin e Satanit. Jezusi, Mesia ishte i vetmi person i cili jetoi ndonjëherë që kishte mposhtur të keqen dhe vdekjen.

Jezusi, Mesia dëshmoi që ishte më i madh se Satani. Jezusi theu ndikimin e fuqishëm që Satani kishte dhe ka fuqinë për të na dhuruar jetën. Vetëm ai mund ta bëjë të mirën të jetoj në ne sërish.

Si e ndan Jezusi fuqinë e tij apo të keqen me ne?


TË NDJEKËSH JEZUSIN, MESINË

Ishte njëherë një njeri që mburrej se ishte më I fuqishëm se burgu dhe të gjithë rojet e burgut. Duke dëgjuar për këto mburrje, rojet e burgut u nisën ta zinin atë njeri. Por njeriu u zhduk. A ishte më i fuqishëm ai se sa rojet e burgut apo jo?

Një njeri tjetër mburrej po ashtu që ishte më I fuqishëm se burgu dhe rojet e burgut. Kur rojet erdhën për tek ai, ai doli the I takoi ata. Ata e zunë, e rrahën mirë, e lidhën atë dhe e morën për ta kaluar nëpër të gjitha qelitë e burgut për ta vendosur në fund në birucën më të largët. Ata e mbyllën aty, duke i lënë rojet tek dera. Mbikëqyrësi i burgut qëndron tek zyra e tij me njerëzit e tij duke qeshur me njeriun dhe mburrjen e tij.

Por ata nuk qeshën shumë gjatë. Shpejt ata dëgjuan zëra brenda burgut. Njeriu ishte liruar nga zinxhirët, kishte hapur derën, kishte nxjerrë jashtë rojet dhe po ashtu kishte hapur të gjitha qelitë e burgut duke thirrur, “Kushdo që do ta lë burgun, le të më ndjekë pas!”

Disa nga të burgosurit qenë të frikësuar. Nëse do ta ndiqnin këtë njeri tani dhe po të kapej ai, të gjithë ata do të vuanin tortura edhe më të këqija se më parë. Por të tjerët thoshin, “Shihni, ata i kanë bërë tashmë atij më të keqen e mundshme dhe ai ka dëshmuar që është më i fuqishëm se ata. Unë po e ndjek atë jashtë!”

Ata që e ndoqën atë për së afërmi përgjatë tërë rrugës jashtë burgut kuptuan që ai po e ndante me ta fuqinë e tij për t’i hapur qelitë e burgut dhe për t’i mundur rojet gjatë rrugës. Përfundimisht, ata e ndoqën atë gjatë tërë rrugës për tek Mbretëria e tij e Drejtësisë.

Jezusi, Mesia ka premtuar për të ngjalluar mirësinë tek çdo person që beson në të dhe e pranon në jetën e tij apo të saj. Ai është i burgosuri i cili ishte rrahur por sidoqoftë, i cili kishte ikur nga burgu i së keqes. Ai në thërret për ta ndjekur në jetën e re të mirësisë.

Çfarë ndodh kur ne e ndjekim Jezusin, Mesinë?


JETA NË JEZUSIN, MESINË

Kur Jezusi e kthen të mirën në jetën tonë, ne jemi të lirë për të bërë zgjedhje të drejta. Ne kemi dëshirë për të bërë vepra të mira që vjen nga brenda më tepër se sa vetëm nga jashtë. Ne kemi fuqi të re për të bërë mirë. Bibla thotë ne bëhemi njerëz plotësisht të rinj. Perëndia është burimi i jetës sonë të re.

Ne edhe më tej kemi një problem. Pjesa jonë e vjetër, e keqe vazhdon të jetoj brenda nesh. Në qiell, Perëndia premton ta largoj të keqen në ne për të restauruar në ne të njëjtën gjendje siç na krijoi fillimisht. Deri atëherë, ne do të kemi një luftim brenda nesh në mes të së mirës dhe së keqes.

Ne po ashtu ballafaqohemi me presione të jashtme për kompromis. Bota në të cilën jetojmë nuk është neutrale. Rrethanat apo njerëzit tjerë përpiqen të ndikojnë në ne për kompromis. Për shembull, kolegët tanë nuk do të donin për t’i treguar shefit që po e mashtrojnë për sa i përket kohës apo rreth gjërave që marrin nga puna. Ata duan që ne të veprojmë njëjtë në mënyrë që të mos tregojmë për ta. Satani po ashtu e kundërshton jetën tonë të re. Ai dëshiron të na shkatërroj dhe do të përpiqet të na mashtroj me gënjeshtrat e tij.

Si na jep Perëndia ndihmën për këtë luftë?

TË JETOJMË JETËN E RE

Perëndia nuk na la që të mbrohemi për vetën tonë. Jo vetëm që Perëndia ka ngjallur të mirën në ne nëpërmjet Jezusit, Mesisë, por po ashtu ka siguruar më tepër se mjaftueshëm për ne ta jetojmë këtë jetë të re. Perëndia na ka ofruar tri elemente shumë të rëndësishme për të siguruar një jetë të plotë dhe domethënëse për ne:

Biblën, Frymën e tij të Shenjtë dhe një komunitet të ri të quajtur kishë.

Bibla është manuali ynë për të jetuar. Do t’i kundërshtoj gënjeshtrat e Satanit. Në të gjejmë jo vetëm ligjin e Perëndisë, e cila tani është kënaqësia dhe dëshira jonë për të ndjekur, por po ashtu perspektivën e Perëndisë rreth jetës dhe kësaj bote. Bibla është Fjala e Perëndisë dhe na drejton në të kuptuarit e vullnetit të Perëndisë. Pa të ne e humbasim perspektivën. Meqë nuk jemi neutral, ne kemi nevojë për Fjalën e Perëndisë t’i influencoj mendimet tona.

Fryma e Shenjtë është Fryma e Perëndisë që jeton në ne në momentin kur e pranojmë jetën e re nga Jezusi, Mesia. Ai i dëshmon çdo njeriu që është i gjallë në Krishtin cilat mendime dhe veprime janë në kundërshtim me rrugën e Perëndisë. Është Perëndia që jeton në këtë person në mënyrë që ai të mos ketë frikë nga Satani dhe demonët e tij. Kur njeriu e dëgjon zërin e brendshëm të Frymës së Shenjtë, ai do të merr vendime të drejta dhe do të jetë në gjendje për të ndjekur vullnetin e Perëndisë.

Kisha është komuniteti i popullit të Perëndisë. Ne i takojmë një familjeje të re, familjes së Perëndisë. Komuniteti i besimtarëve i shërben disa qëllimeve. Kisha e modelon jetën e re në Krishtin. Po ashtu na ofron shembuj të njerëzve që ndjekin Frymën e Shenjtë, madje edhe në situata ku mund të ketë çmim të lartë për t’u paguar për shkak të bindjes. Këta shembuj janë modele të roleve pozitive për personin e ri në Krishtin. Kisha ofron inkurajim dhe drejtim për të jetuar këtë jetë të re përderisa luftojmë në shtigjet e rrezikshme të jetës.

Nëse njëri nga këto përbërës mungon, personi që është i ri në Krishtin mund të bjerë në kurthet e ngritura nga Satani. Do të ishte e pamundur për ta rezistuar të keqen në këtë botë pa ndihmën që Perëndia na ka dhënë në Bibël, me anë të Frymës së Shenjtë dhe kishës.

A na përgatitë jeta e re në Krishtin për ditën e gjykimit?

DITA E GJYKIMIT

Ne shpesh mendojmë që Perëndia do të na gjykojë sipas së mirës apo së keqes që kemi bërë. Sidoqoftë, ajo që bëjmë është reflektim i asaj që jeton brenda nesh. Perëndia do të na gjykojë sipas asaj nëse e kemi jetën e re apo jo nëpërmjet tij. Nëse e kemi këtë jetë të re, Perëndia do ta largoj të keqen në ne ditën që gjykimi ka për të ardhur. Ne do të jemi ashtu

siç Perëndia fillimisht na ka krijuar për të qenë dhe do të na çojë në qiell. Nëse nuk do ta kemi këtë jetë të re nga Perëndia, atëherë arsyetimi që kemi për të mirën do të largohet dhe ne do të dërgohemi në ferr, një vend i paramenduar për Satanin dhe demonët e tij.

A e keni ju këtë jetë të re në Krishtin? A do të bëhesh një person me të vërtetë i mirë?

VENDIMI YT

Më tepër nga religjioni, njohuria, disiplina apo ligji nuk do t’i ofroj jetë të re ndonjë personi. Fuqia e Satanit duhet thyer dhe jeta e re duhet depërtoj brenda teje. Asnjë profet, mësues feje, religjion apo njeri i shenjtë nuk mund të ta ofroj këtë jetë të re apo të të mbroj në mënyrë adekuate nga Satani dhe veprat e tij të liga.

Çelësi për të jetuar një jetë me të vërtetë të mirë qëndron në atë që Jezusi, Mesia ka bërë për ty. Ai ndoqi një jetë të shenjtë. Ai e lejoi fuqinë e së keqes ta shkatërroj atë dhe e mposhti fuqinë e saj duke ardhur në jetë sërish. Tani Jezusi, Mesia do t’i ofroj jetë çdokujt që e kërkon atë prej tij. Bibla thotë, “Por ë gjithë atyre që e kërkua, ai iu dha të drejtën të bëhen fëmijë të Perëndisë.” E tëra që ke për të bërë është t’i kërkosh atij jetën e re dhe ta besosh që do të ta japi. Të gjithë ata që besojnë në të do rilinden dhe bëhen fëmijë të tij! Turpi i jetës së kaluar mënjanohet në momentin që ne futemi në familjen e re të Perëndisë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
antojames

avatar

Postimet : 200
Piket : 932
I antarsuar : 11/07/2011

MesazhTitulli: Re: a jeton mirsia ne ju   Thu Apr 05, 2012 4:16 am

About 50% of males would rather die than cross-dress. For them its just a torturous form of humiliation.


__________

[You must be registered and logged in to see this link.]
[You must be registered and logged in to see this link.]
[You must be registered and logged in to see this link.]

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
a jeton mirsia ne ju
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: kurani dhe tesfiri-
Kërce tek: