pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të testosh një profet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: Të testosh një profet   Wed Jun 30, 2010 9:25 pm

Ne nuk guxojmë ta testojmë Perëndinë. Të sprovuarit e Perëndisë është një mëkat i madh dhe në Bibël është një urdhërim: Mos e tundoni Zotin Perëndinë tuaj (Ligji i Përtërirë 6:16). Sidoqoftë, përderisa nuk duhet ta testojmë Perëndinë, Perëndia na urdhëron t’i testojmë profetët:

Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. (Mateu 24:24-25)

Mos e shuani Frymën. Mos i përbuzni profecitë. Provoni të gjitha, mbani të mirën. Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë. (1 Thesalonikasve5:19-22)

Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë. (1 Gjoni 4:1)

Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite. (2 Korintasve 11:14)

Muhamedi pohon të jetë profet nga Perëndia. Të krishterët nuk mund të mohojnë pretendimin e tij si të pamundur sepse ata të krishterët besojnë që Perëndia ka dërguar profetë. Por kjo nuk nënkupton që të krishterët duhet verbërisht të pranojnë që Muhamedi është profet, sepse kjo do të ishte e pamend dhe e pabindur. Në vend të kësaj ne jemi të urdhëruar t’i testojmë profetët për të përfunduar nëse ata janë nga Perëndia. Muhamedi mund të jetë profet i vërtetë apo mund të jetë profet i rremë. Ne duhet ta testojmë atë për të parë atë që është. A je i përgatitur ta testosh Muhamedin ashtu si Perëndia urdhëroi?

Si e testojmë një profet? Ne e testojmë duke ekzaminuar profecitë e tij për të parë nëse ajo është e vërtetë. Profecitë e Muhamedi janë përshkruar në Kuran dhe ne duhet të analizojmë atë që Kurani thotë për të parë nëse Muhamedi është profet i vërtetë.

Kurani i bën tri pohime lidhur me atë se pse Muhamedi është profet i vërtetë. Këto pohime janë të “testueshme”. Këto pohime janë:

1. Kurani i vërteton mësimet e shkrimeve hebraike dhe krishtere.
2. Kurani i bën më të qarta mësimet e shkrimeve hebraike dhe krishtere.
3. Muhamedi paralajmërohet në shkrimet hebraike dhe krishtere

Shkrimet hebraike dhe krishtere janë shkrime të profetëve dhe gjenden në Bibël. Këto e përfshijnë Torën, Psalmet dhe Ungjillin. Për një analizë të hollësishme të asaj çfarë Kurani thotë lidhur me Biblën ndiqe këtë linkun në fund të këtij artikulli.

Në pjesën tjetër të këtij artikulli dëshiroj t’i marrë seriozisht këto pohime dhe t’i testoj ato. Lutem që nuk do të kërkoni justifikim për t’iu shmangur këtij testi por që do t’i bindeni Perëndisë dhe do ta kërkoni të vërtetën.

A E VЁRTETON KURANI BIBLЁN?

O ju që u është dhënë libri, besojeni atë që e zbritëm (Kur’anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyejmë fytyrat (t’ua fshijmë shqisat) dhe t’i rrotullojmë ose t’i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.. (Surja 4:47)

Në disa mënyra Kurani e konfirmon Biblën. Për shembull Bibla mëson që ka vetëm një Perëndi që është krijues i të gjitha gjërave dhe që do të jetë një ditë kur Perëndia do të gjykojë gjithë njerëzimin. Kurani i mëson po ashtu këto ide dhe në këtë mënyrë e konfirmon Biblën. Megjithatë në shumë momente të tjera Kurani e kontradikton mësimin e Biblën dhe në këtë mënyrë nuk e konfirmon fare Biblën. Më poshtë janë shkurtë disa shembuj:

Të luftuarit për Perëndinë

Në Ungjill Jezusi shumë qartë mësoi që të krishterët nuk duhet të luftojnë për religjionin e tyre. Apostujt e tij mësuan të njëjtën gjë gjithashtu:

Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën ... Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin. (Mateu 5:39, 44)

Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që rrokin shpatën, prej shpate do të vdesin. (Mateu 26:52)

Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore. (Efesianëve 6:12)

Por në Kuran thuhet që Ungjilli mësoi që të luftuarit për Perëndinë (religjionin) është e pranueshme.

All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh. (Surja 9:111)

Ajo që Kurani mëson rreth Ungjillit është e gabuar. Ungjilli e ndalon qartë të luftuarit për religjion. Kurani nuk e konfirmon Biblën në këtë çështje.

Dënimi për vjedhësin

Në Bibël dënimi për vjedhje është i tillë që vjedhësi duhet ta kthejë objektin që ka vjedhur sikurse edhe një shumë shtesë për ta kompensuar (Levitiku 6:1-5, Eksodi 22:3-4). Nëse vjedhësi nuk mund ta kthejë apo paguajë atëherë ai detyrohet të punojë për të paguar borxhin e tij (Eksodi 22:1). Koha maksimale e periudhës që duhet të punojë është gjashtë vjet, atëherë duhet të lirohet (Ligji i Përtërirë 15:12-14). Ky tip i drejtësisë është dënimi me pronën/objektin për krimin mbi pronën/objektin.

Ndërkohë që në Kuran vjedhësit duhet t’i pritet dora:

Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë... (Surja 5:38)

Ky tip i dënimit është dënim i përjetshëm fizik për një krim pronësor ap objekti. Mësimi kuranor në asnjë mënyrë nuk e konfirmon mësimin biblik.

Rimartesa me të njëjtën grua

Në Torë, Perëndia urdhëroi Moisiun që një person nuk duhet martuar sërish me gruan e tij pasi të ketë martuar ajo një burrë tjetër. Në fakt Perëndia tha që është e neveritshme për të bërë një gjë të tillë.

"Kur një njeri merr një grua dhe martohet me të, dhe më vonë ndodh që ajo nuk e kënaq më, sepse ai ka gjetur në të diçka të turpshme, le të shkruajë një shkresë ndarjeje, t`ia japë në dorë dhe ta dëbojë nga shtëpia e saj; në qoftë se ajo del nga shtëpia e saj dhe bëhet bashkëshorte e një burri tjetër, në rast se bashkëshorti i fundit fillon ta urrejë, ai shkruan për të një shkresë ndarjeje, ia jep në dorë dhe e dëbon nga shtëpia e tij, ose në se bashkëshorti i fundit që e kishte marrë për grua vdes, burri i parë që e kishte dëbuar nuk do të mund ta marrë përsëri për grua, pasi ajo është ndotur, sepse kemi të bëjmë me një akt të neveritshëm në sytë e Zotit. (Ligji i Përtërirë 24:1-4)

Gjithsesi, Kurani lejon burrin të rimartohet me gruan e tij pasi ta ketë lënë atë dhe të jetë martuar me një burrë tjetër:

E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). (Surja 2:230)

Atë që Kurani lejon Bibla mëson të jetë e neveritshme, si rrjedhojë Kurani nuk e konfirmon Biblën.

Vdekja e Jezusit

Në Bibë Jezusi mësoi qartë që do të vdiste dhe do të ngrihej nga të vdekurit:

Që nga ai çast Jezusi filloi t`u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë. (Mateu 16:21)

Jezusi gjithashtu tha profetët para tij e kishin paralajmëruar vdekjen dhe ringjalljen:

Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet, dhe u tha atyre: ``Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë, dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. (Lluka 24:45-47).

Jezusi po ashtu sqaroi kuptimin e vdekjes së tij:

Madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj; dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve. (Mateu: 20:26-28)

Megjithëkëtë, kur Kurani mëson rreth vdekjes së Jezusit në kryq thotë që ai në fakt nuk ka vdekur kurrë!

Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. (Surja 4:156-157)

Jezusi mësoi që vdekja e tij në kryq ishte për të paguar për mëkatet tona dhe që ishte pjesë e veprës së Perëndisë që ai erdhi ta zbatonte. Sidoqoftë në Kuran vdekja e Jezusit në kryq nuk është fare vdekje. Si rezultat Kurani nuk e konfirmon Biblën në këtë çështje kaq të rëndësishme.

Ngjarja e Noeut

Kurani po ashtu ritregon gabimisht shumë prej ngjarjeve biblike. Këtu janë vetëm dy shembuj të përmbledhur. Bibla mëson qartë që të gjithë prej bijve të Noueut erdhën me të në arkë.

Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë. Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin... Atëherë Zoti i tha Noeut: "Hyrë në arkë bashkë me tërë familjen tënde, sepse pashë se je i drejtë para meje në këtë brez... Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes. (Zanafilla 6:9-10, 7:1, 7:7)

Por, në Kuran njëri nga bijtë e Noeut nuk erdhi me të në arkë:

Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: “O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!” Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: “Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë. (Surja 11:42-43)

Prandaj ngjarja e Noeut në Kuran nuk e konfirmon mësimin biblik.

Ndëshkimet e Egjiptit

Bibla i përshkruan në detaje të mëdha ndëshkimet që Perëndia i dërgoi mbi Egjipti. Një përmbledhje e ndëshkimeve është me sa vijon:

1. Lumi i kthyer në gjak. Eksodi 7:14-24
2. Bretkosat 8:1-15
3. Mushkonjat 8:16-19
4. Mizat 8:20-32
5. Vdekja e bagëtive 9:1-7
6. Puçrrat me qelb 9:8-12
7. Breshëri 9:13-35
8. Karkalecat 10:1-20
9. Errësira 10:21-29
10. Vdekja e të parëlindurve 11:1-10

Në Kuran na thuhet që njëra nga ndëshkimet ishte një vërshim.

Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatar. (Surja 7:130/133)

Kjo është gabim; vërshimi nuk ka qenë njëri nga ndëshkimet që Perëndia i dërgoi në Egjipt. Pra sërish shohim që Kurani nuk e konfirmon Biblën.

Përfundimi: Kurani pohon të konfirmojë mësimet e Biblës,. Mirëpo, kur mësimi i saj krahasohet me atë të Biblës vihet re qartë që Kurani nuk e konfirmon Biblën në çështje të mëdha sikurse dhe ato të vogla. Pa dyshim shumë justifikime mund të prodhohen për të arsyetur Kuranin për këtë dështim, por kush mbështetet në justifikime? Kurani pohon të konfirmojë mësimet e Biblën por kjo në të vërtetë nuk është e vërtetë dhe nuk është profeci e vërtetë nga Perëndia.

A E BЁN MЁ TЁ QARTЁ KURANI MЁSIMIN E BIBLЁS?

Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve (Surja 10:37)

Vërtet, ky Kur’an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë. (Surja 27:76)

Vdekja e Jezusit

Në Bibël vdekja e Jezusit në kryq sqarohet shumë mirë. Njëjtë si Jezusi po ashtu edhe dishepujt e tij mësuan që vdekja e Jezusit ishte për të paguar për mëkatet tona në mënyrë që ne të shpëtohemi nga gjykimi i Perëndisë.

Jezusi tha:

Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve. (Mateu 20:28)

Apostulli Pjetër mësoi:

Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma. (1 Pjetri 3:18)

Apostulli Pal mësoi:

Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit (gjykimit), sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ``I mallkuar është kushdo që varet në dru``, që bekimi i Abrahamit t`u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit. (Galatasve 3:13-14)

Apostulli Gjon mësoi:

Ai (Jezusi) është flijimi shpenzues për mëkatet tona, dhe jo vetëm për mëkatet tona por edhe për mëkatet e mbarë botës.

Citimet e mësipërme dëshmojnë që Bibla e sqaron vdekjen e Jezusi qartazi. Por kur Kurani lexohet nuk e bën më të qartë mësimin e Biblës por përkundrazi ngatërron këtë mësim. Këtë e bën duke mësuar që Jezusi nuk vdiq kurrë në kryq.

“Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.” (Surja 4:156-157)

Çfarë është rezultato i asaj që mëson Kurani rreth kryqëzimit të Jezusit? Është kuptimi i vdekjes së Jezusit mësuar më ‘qartë” në mënyrë që të kuptohet më lehtë? Jo, është e kundërta. Vdekja e Jezusit as që besohet madje nga myslimanët. Në këtë mënyrë Kurani nuk e bën më të qartë mësimin e Biblës, në vend të kësaj e ngatërron dhe e largon nga njerëzit fjalën e Perëndisë që tashmë ishte e qartë.

Flijimi i Abrahamit

Bibla mëson shumë qartë se Abrahami ishte urdhëruar të ofronte birin e tij Isakun si fljim Perëndisë:

Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u përgjegj: "Ja ku jam". Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e Moriahve dhe sakrifikoje në një nga malet që do të të tregoj". Kështu Abrahami u ngrit herët në mëngjes, i vuri samarin gomarit, mori me vete dy shërbyes dhe të birin Isak ... Kështu arritën në vendin që Perëndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndërtoi altarin dhe sistemoi drutë; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipër druve. Pastaj Abrahami shtriu dorën dhe mori thikën për të vrarë të birin. Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: "Abraham, Abraham!". Ai u përgjegj: "Ja ku jam". Engjëlli i tha: "Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke". (Zanafilla 22:1-12)

Pjesa tjetër e Biblës mëson qartë që Isaku ishte biri që Abrahami flijoi s sakrificë:

Me anë të besimit Abrahami, pasi u vu në provë, ofroi Isakun dhe ai që kishte pritur premtimet ofroi birin e tij të vetëm. (Hebrenjve 11:17)

Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar? (Jakobi 2:21)

Ngjarja e sakrifikimit të Abrahamit tregohet po ashtu edhe në Kuran. Sidoqoftë ngjarja nuk është shumë e qartë. Veçanërisht identiteti i birit nuk theksohet në mënyrë eksplicite.

Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!” Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm). Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë). Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!” Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! (Surja 37:99-105)

Mëqenëse identiteti i birit të Abrahamit nuk përmendet kjo ka çuar tek shumë tipe konfuzioni për komunitetin mysliman. Al-Tabari është njëri nga historianët më të mëdhenj të Kuranit. Ai lirshëm e pranon që teologët e hershëm mysliman nuk ishin të sigurt cilin bir Abrahami e flijoi, disa mendonin ishte Isaku, të tjerët që ishte Ismaeli. Në të vërtetë Al-Tabari madje thotë që ka hadithe të besueshme (raportime) nga Muhamedi disa prej të cilave thonë që ishte Isaku ndërsa të tjerët Ismaeli:

Dijetarët e hershëm të profetit tonë grinden rreth faktit se cili nga dy bijtë e Abrahamit ishte urdhëruar të sakrifikohej. Disa thonë që ishte Isaku, ndërsa të tjerët që ishte Ismaeli. Të dy pikëpamjet përforcohen nga thëniet në lidhje me autoritetit e të dërguarit të Perëndisë. Nëse dekleratat e dy grupeve të ishin njëjtë të shëndosha, atëherë – meqë të dy erdhën nga profeti – vetëm Kurani mund të shërbej si dëshmi që ngjarja e cila e thekson Isakun është qartë më e vërtetë se ajo e grupit tjetër. (Al-Tabari, History of al-Tabari, Vëll.II, fq. 82, Profetët dhe Patriarkët (përkth. William M. Brenner), Universiteti shtetëror i shtypit të Nju Jorkut)

Kjo ngatërresë, e shkaktuar nga Kurani, vjen nga fundi me festën myslimane të Aid-ul-Adha. Kjo festë ndodh gjatë pelegrinazhit vjetor në Mekë. Në këtë festë sakrifikohet një kafshë për të përkujtuar kohën kur Abrahami ofroi birin e tij, jo Isakun, por birin e tij Ismaelin. Bibla mëson qartë që biri të cilin Abrahami e sakrifikoi ishte Isaku. Kurani nuk thotë kush ishte biri, por rezultati i mësimeve të paqarta të Kuranit është se myslimanët e mohojonë mësimin e qartë të biblës dhe në vend të kësaj mendojnë që ishte Ismaeli edhe pse nuk ka dëshmi për këtë nga Kurani.

Sërish shohim që ajo që mësohet qartë në Bibël ngatërrohet nga Kurani dhe ka çuar te ngatërresa dhe mospajtimet në mes të myslimanëve dhe hebrenjve dhe të krishterëve. Si rrjedhojë pohimi i Kuranit për të sqaruar më artë Biblën duket që është fals sërish.

(Për më shumë informatë rreth flijimit të Abrahamit dhe emrit të “birit të vetëm” ndiqe linkun në fund të këtij artikulli.)

Biri i Perëndisë

Në Bibël ka shumë mësime rreth “Birit të Perëndisë”. Ky mësim është mjaft i qartë. Kurani po ashtu ka mjaftë për të thënë rreth “Birit të Perëndisë”, sidoqoftë nuk e konfirmon apo nuk e bën më të qartë mësimin e Biblës, në vend të kësaj ajo në të vërtetë ngatërron atë që Bibla mëson qartë.

Çfarë thotë Bibla në lidhje me “Birin e Perëndisë”?

Fraza, “Biri i Perëndisë” është një titull që është përdorur në Bibël për të shfaqur marrëdhënien e një personi me Perëdisë. Kjo marrëdhënie përfshin personin, apo njerëzit, që marrin premtimet nga Perëndia, që ata pra do të pranojnë diçka prej tij. Në këtë mënyrë ata janë trashëgimtarë të Perëndisë siç iu ishte premtuar trashëgimi prej tij. Tani meqë biri është trashëgimtari i babait të tij po ashtu ata që kanë marrë premtimet nga Perëndia quhen “bijtë” e Perëndisë. Në librin e Eksodit ne shohim që i tërë kombi i Izraelit quhej “biri” i Perëndisë.

Zoti i tha pastaj Moisiut: "Kur të jesh kthyer në Egjipt, do të kujdesesh të bësh para Faraonit tërë mrekullitë që të kam dhënë pushtet të kryesh... Dhe ti do t`i thuash Faraonit: "Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im". Prandaj unë të them: Lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë; por në qoftë se ti nuk e lë të shkojë, ja, unë do të vras birin tënd, të parëlindurin tënd." (Eksod 4:21-23)

"Kur Izraeli ishte fëmijë, unë e desha dhe nga Egjipti thirra birin tim. (Hosea 11:1)

Më vonë në historinë e Izraelit caktoi Davidin si mbret të Izraelit. Titulli “Biri” që është nënkuptuar në lidhje me Izraelin tani është nënkuptuar po ashtu për mbretin e saj meqë ai ishte udhëheqësi i kombit dhe kishte pranuar një premtim të veçantë nga Perëndia. Prandaj çdo mbret i Izraelit kishte titullin “Bir” i Perëndisë:

Zoti të shpall se ka për të të ndërtuar një shtëpi. Kur t`i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde. Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij. Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua. (2 Samueli 7:11-14)

Mbreti I Izraelit kishte po ashtu një titull tjetër, titullin e Mesisë. (Përkthimi grek i fjalës Mesi është Krisht.) Fjala Mesi vjen nga fjala hebraike “për të vajosur”. Çdo mbret i Izraelit ishte vajosur në pozitën e mbretit, dhe kështu çdo mbret ishte i Vajosuri apo Mesia. E shohim këtë të ngjajë me Saulin kur ai u vajos mbret mbi Izraelin:

Atëherë Samueli mori një enë të vogël me vaj dhe e derdhi mbi kokën e tij; pastaj e puthi dhe tha: "A nuk të ka vajosur Zoti si kreu i trashëgimisë së tij? (1 Samueli 10:1)

Çfarë kemi parë deri tani? Ne kemi parë që çdo mbret i Izraelit kishte titujt Bir i Perëndisë dhe Mesi/Krisht. Prandaj Biri i Perëndisë ishte Mesia/Krishti dhe Mesia/Krishti ishte Biri i Perëndisë. Kjo lidhje në mes dy titujve ishte kuptuar qartë në kohën e Jezusi sepse i shohim të dy titujt të përdorur bashkë:

Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ``Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?``... Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ``Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë``. (Mateu 16:13-16)

Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: ``Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?``. Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: ``Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë``. Jezusi i tha: ``Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit``. (Mateu 26: 62-64)

Shpresoj të mund të kuptoni tani atë që Bibla nënkupton kur flet për Birin e Perëndisë. Nuk është duke folur për Perëndinë të ketë seks dhe prodhimin e foshnjës. Titulli Bir i Perëndisë madje nuk nënkupton hyjni tek personi sepse, siç e kemi parë, kombi i Izraelit dhe mbreti i saj quheshin bir i Perëndisë. Jezusi është përmbushja e plotë e Birit të Perëndisë. Ai është biri i vërtetë i Davidit, Izraelit të vërtetë. Ai është biri i vërtetë që pranoi trashëgimin nga Ati i tij Perëndi. Ky trashëgim ishte vetë Mbretëria e Perëndisë.

Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ``Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. (Mateu 28:18)

Tani a e bën Kurani më të qartë mësimin biblik rreth “Birit të Perëndisë”? përgjigja është jo! Në të vërtetë Kurani e keqkupton dhe ngatërron mësimin nga Bibla. Përgjatë tërë Kuranit mohohet që Jezusi është Bir i Perëndisë ndonëse ende gabimisht e quan atë Mesi.

Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes. (Surja 4:171)

E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)! (Surja 9:30)

Ata (jobesimtarët) thanë: All-llahu ka fëmijë”. Larg asaj është All-llahu! (Surja 10:68)

Kurani nu tregon kuptueshmëri rreth kuptimit të titullit “Bir i Perëndisë”. Në Kuran kjo nuk nënkupton asgjë më shumë se sa që Perëndia kishte seks, dhe siç e kemi parë nga Bibla kjo nuk është ajo çfarë ky titull nënkupton. Në Kuran Jezusit i është dhënë titulli Mesi dhe më tutje mohohet titulli Bir i Perëndisë; Bibla qartë mëson që këta tituj shkojnë bashkë.

Sërish vihet në dukje ajo që mësohet qartë në Bibël ngatërrohet nga Kurani dhe ka çuar tek ngatërresa dhe mospajtimet në mes myslimanëve dhe të krishterëve. Kurani pohon ta bëjë më të qartë mësimin e Biblës por ky pohim është fals. Nuk e bën më të qartë mësimin e Biblës, në të vërtetë vetëm sa e pështjellon.

A PARALAJMЁROHET MUHAMEDI NЁ BIBЁL?

Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil...
(Surja 7:157)

Në mënyrë që të vendosni nëse Muhamedi paralajmërohet në Bibël apo jo, ju duhet t’i lexoni shkrimet biblike që iu referohen atij dhe të vendosni për vetën tuaj nëse mendoni që ata paralajmërua ardhjen e Muhamedit. Mund të dëshironi ta lexoni rishqyrtimin tim lidhur me artikullin e Jamal Badawi-t rreth kësaj teme. Ai i liston të gjitha shkrimet e zakonshme nga Bibla që myslimanët pohojnë u referohen Muhamedit. Personalisht i kam gjetur të gjitha përpjekjet për ta demonstruar këtë jobindëse.

Është e dukshme që myslimanët e kanë mjaft vështirë për të gjetur ndonjë referencë ndaj Muhamedit në Biblës. E them këtë sepse disa myslimanë e kanë shkruar në të vërtetë ungjillin e tyre ashtu që ta tregoj ardhjen e Muhamedit. Dy shembujt janë: “Ungjilli sipas Islamit” (1979) dhe “Ungjilli i Barnabës” (shekulli i 14-të):

Por ajo (Maria) ua tregoi beben. Ata thanë, Si mund të flasim me një foshnje në djep. Por djali foli dhe tha, Unë jam në të vërtetë shërbëtor i Perëndisë. Ai më ka caktuar si shenjë për njerëzimin dhe mëshirë prej tij. Kjo është një çështje e urdhëruar... Që të mund t’ia sjell botës lajmin e mirë të një të dërguari që do të vijë pas meje si dritë dhe mëshirë për të gjitha kombet; emri i tij do të jetë i Lavdëruari (2:20-3:1). (Ahmad Shafaat, The Gospel According to Islam, Nju Jork: Vantage Press, 1979)

Pastaj prifti tha: “Si do të quhet Mesia?” ... Jezusi u përgjigj: “Emri i Mesisë është i admirueshëm ... Muhamedi është emri i tij i bekuar”. (The Gospen of Barnabas [Ungjilli i Barnabës], kapitulli 97, shekulli i 14-të).

Nëse Muhamedi ishte me të vërtetë i paralajmëruar në Ungjill nuk do të kishte nevojë për myslimanët të rishkruanin Ungjillin me Muhamedin e paralajmëruar tani në të. Ungjijt e rremë janë dëshmi kontribuuese që Muhamedi nuk është paralajmëruar në Bibël dhe që ky pohim i Kuranit është fals.

(Për më tepër informacion në gjuhën angleze rreth këtyre ungjijve të rremë ndiqe linkun në fund të këtij artikulli.)

PЁRFUNDIMI

Çdo kush që pohon të jetë profet duhet të jetë i përgatitur të ketë profecinë e tij të testuar – është urdhër nga Perëndia! Profecia e Muhamedit është Kurani dhe Kuran bën tri pohime që mund të testohen:

1. E vërteton mësimin e Biblës
2. E bën më të qartë mësimin e Biblës
3. Muhamedi është i paralajmëruar në Bibël

Në këtë artikull kam prezantuar dëshmi që ju të mund t’i konsideroni këto thënie për vetën tuaj. Unë personalisht mundem vetëm të konkludoj që pohimet e Kuranit janë false. Nuk e konfirmon mësimin e Biblës; nuk e bën më të qartë mësimin e Biblës; dhe Muhamedi nuk është paralajmëruar në Bibël. Është pikërisht sepse Kurani është fals që myslimanët duheshin të rishkruanin Ungjillin, me libra si “Ungjilli sipas Islamit” dhe “Ungjilli i Barnabës”, në mënyrë që ta bëjnë Biblën dhe Kuranin të vërtetojnë njëra tjetrën. Kjo po ashtu sqaron pse shumë myslimanë me të cilët kam folur e sulmojnë Biblën dhe e akuzojnë atë të jetë e ndryshuar; ata përpiqen t’i largohen dështimit duke e vendosur fajin tek të tjerët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të testosh një profet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: kurani dhe tesfiri-
Kërce tek: