pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mirësjellje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: Mirësjellje   Wed Jun 30, 2010 9:07 pm

› 52. “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson.”
› 77. “Njeriu më i mirë është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.”
› 93. “Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer në Xhennet për shkak se kishte prerë një dru i cili i pengonte në rrugë duke kaluar muslimanët.”
› 98. “Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmoshë).”
› 106. “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa) ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje normale) andaj drejtohuni, afrohuni (njëri me tjetrin), dhe përgëzoni, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete).”
› 120. “Kush i tregon apo e udhëzon dikënd në të mirë, do të ketë shpërblimin aq sa edhe ai që e kryen atë.”
› 141. “Kush bën zullum sa një pëllëmbë tokë, do të jetë i ngarkuar me shtatë (pëllëmbë) tokash.”
› 172. “Nuk është gënjeshtar ai që bën pajtim midis njerëzve, pastaj përcjell lajme të mira ose flet mirë.”
› 220. “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që i ndërpret lidhjet (familjare).”
› 304. “Cili Islam është më i mirë? Tha: “Ta ushqesh tjetrin dhe t'i japësh selam të njohurit e të panjohurit.”
› 321. Enesi r.a. se kaloi pranë famijëve dhe u dha selam, pastaj tha: “Kështu ka vepruar Lajmëtari a.s.”
› 338. “Vërtet All-llahu është i butë dhe Ai e do butësinë dhe me butësi fitohet ajo që nuk fitohet me vrazhdësi si dhe ajo që nuk fitohet ndryshe.”
› 376. “Asnjë punë të mirë mos e nënçmo, pra edhe atë që ta takosh mikun tënd me fytyrë të qeshur.”
› 382. “Unë asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e All-llahut të kapluar në të qeshur që t'i duket nofulla. Ai vetëm ka buzëqeshur.”
› 425. “Ai që i shërben njerëzit në pije, pin i fundit.”
› 453. “Kur shkonim te i Dërguari i All-llahut, çdonjëri prej nesh ulej në fund ku kishte vend.”
› 471. “Kalorësi përshëndet këmbësorin, këmbësori atë që është ulur, grupi i vogël e përshëndet grupin e madh.” “I riu e përshëndet të moshuarin.”
› 477. “Kaloi pranë nesh Lajmëtari a.s. pranë grave dhe na përshëndeti në mesin e grave.”
› 480. “Kërkesa apo leja për të hyrë përsëritet tri herë, nëse të pranon mirë, e nëse jo, atëherë kthehu.”
› 498. “Vizitoni të sëmurit, ushqeni të uriturit dhe lironi të zënurit rob.”
› 757. “Besimtari nuk ngopet nga e mira, derisa fundi i tij të jetë Xhenneti.”
› 889. “Ruanu nga keqkujtimi, sepse keqkujtimi shpie në gënjeshtrën më të madhe.”
› 905. “Kur të jenë së bashku tri veta, mos të pëshpërisin dy prej tyre pa të tretin.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mirësjellje
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: