pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AHIRET

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: AHIRET   Wed Jun 30, 2010 4:41 pm

› 73. “Xhehennemi është i rrethuar me epshe, kurse Xhenneti është i rrethuar me vështirësi.”
› 235. “Njeriu në botën e ardhshme do të jetë me atë që e ka dashur.”
› 272. “Secilit nga ju Xhenneti i është më afër se sa lidhësja e mbathëses së tij e po ashtu edhe Xhehennemi.”
› 870. “A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?” Atij do t'ia rrëfente ëndrrat e veta ai të cilat All-llahu i ka dhënë ta bëjë. Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: “Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë ç'bëri herën e parë.” (Lajmëtari a.s.) ka thënë: “Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç'është kjo? Ata të dy më thanë: ‘Vazhdo, ec!' Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me sharrën e hekurt. Ky njeriu e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, për njërën faqe (të fytyrës) dhe me sharrë ia preu një nofull deri pas qafës, një vrimë të hundës me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, po ky kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua sikur edhe ka qenë. Njeriu me sharrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç'bëri më parë.” Lajmëtari më tej tha: “Unë atëherë, pasi të gjitha i pashë, thashë: Subhanall-llah, ç'është me këta të dy? Dy shokët e mi më thanë: ‘Vazhdo, ec!'Ecëm më tej dhe arritëm më në fund te diç e ngjashme me tennurin (furrën e përflakur).” Transmetuesi konsideron se Lajmëtari a.s. ka thënë: “E kur në atë tennur britma dhe zhurmë. Kur vështruam në tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra të zhveshura, kurse në çast nën ta flaka e zjarrit i goditte, e kur i kapte flaka, ata rënkonin. Unë sërish u thashë shokëve të mi: ‘Ç'është me këta!' Dy shokët e mi më thanë: ‘Vazhdo, ec!' Ecëm më tej dhe arritëm deri te një lumë, (Transmetuesi thotë: “Më duket se Lajmëtari a.s. ka thënë se: “ai lumë ka qenë i kuq si gjaku”), e kur në lumë një njeri noton, kurse në breg të lumit një njeri tjetër qëndron dhe kishte tubuar një grumbull të madh me gurë. E kur notuesi, që notonte nëpër lumë, notoi deri tek njeriu në breg të lumit i cili kishte tubuar një grumbull të madh të gurëve, e hapi gojën e vet, njeriu me gurë ia qiti një gur në gojë, e ai u kthye dhe notoi dhe sërish u kthye deri tek ai. Sa herë që vinte deri te njeriu me gurë në breg, ai ia hudhte në gojë nga një gur. Sërish u thashë shokëve të mi: ‘Ç'është me këta të dy?' Dy shokët e mi më thanë: ‘Vazhdo, ec!' Ecëm më tej dhe arritëm deri te një njeri, me pamje mjaft të shëmtuar, më të shëmtuarën që kam parë ndonjëherë, kurse tek ai një zjarr, të cilin ai e ndez dhe rreth tij sillet. Sërish i pyeta shokët e mi: ‘Ç'është me këtë!' Ata sërish më thanë: ‘Vazhdo, ec!' Ecëm dhe erdhëm deri te një kopsht,që ishte i tëri në terr, kurse në të të gjitha llojet e luleve pranverore. Sipër kopshtit qëndronte një njeri i gjatë, aq i gjatë saqë pothuaj nuk ia kam parë kokën, e cila për shkak të gjatësisë së tij ishte në qiell. Rreth atij njeriu kishte fëmijë aq shumë, sa kurrë më parë s'kisha parë. Unë sërish u thashë shokëve: ‘Ç'është me këtë dhe ç'është me këta (fëmijët)?' Ata sërish më thanë: ‘Vazhdo, ec!' Ecëm dhe arritëm deri te një dru (tendë) i madh, çfarë më parë përkah bukuria dhe madhësia kurrë s'kisha parë. Ata më thanë: ‘Hyr, ngjitu brenda'. Hymë brenda në një qytet, të ndërtuar nga tullat e arta dhe të argjendta dhe erdhëm deri te dyert e qytetit dhe trokitëm, e kërkuam hapjen e tyre. Dyert na u hapën kurse ne hymë në qytet, aty na pritën njerëzit te të cilët njëra anë ishte përkah pamja aq e bukur sa nuk ke parë, kurse tjetra anë ishte përkah pamja aq e shëmtuar, sa nuk ke parë. Shokët e mi u thanë atyre: ‘Shkoni dhe kërceni në këtë lumë, si të ecte për së gjeri, uji i të cilit ishte si qumësht i pastër në bardhësi. Ata shkuan (deri në lumë) dhe hynë në të, pastaj u kthyen te ne. Shëmtia që ishte në njërën anë të fytyrës së tyre u zhduk, kurse ata u bënë me pamje shumë të bukur.” Lajmëtari a.s. tha: “Dy shokët e mi më thanë: ‘Ky është Xhenneti Adni, kurse kjo është banesa jote'. Shikimi im u ngrit në lartësi, kur atje një pallat, i ngjashëm me retë e bardha. Ata më thanë mua: ‘Kjo është banesa jote'. Unë u thashë atyre të dyve: ‘All-llahu ju bekoftë të dyve, më lejoni të hyj në këtë pallat'. Ata më thanë: ‘Tani për tani jo, kurse ti do të hysh në të tjetër herë'. U thashë atyre? ‘Vërtet unë këtë natë kam parë çudira, ç'është ajo që kam parë?' Më thanë: ‘Lidhur me këtë, ne të sqarojmë: E para: Sa i përket njeriut të parë, tek i cili erdhëm, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur'anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara. E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëtohen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpi të tij, e pastaj vazhdon të gënjejë saqë ajo arrin anembanë. E treta: Sa u përket njerëzve dhe femrave të zhveshura që mundohen në furrën e përflakur me flakë të zjarrit; këto janë laviret dhe pushtët. E katërta: Sa i përket njeriut notar nëpër lumë, te i cili erdhe kurse të cilit i hedhnin gurë në gojë, ai është fajdexhi që ka ngrënë kamatë. E pesta: Sa i përket njeriut me pamje shumë të shëmtuar tek zjarri, i cili e ka ndezur dhe rreth tij sillet, ai është Maliku, portieri i Xhehennemit. E gjashta: Sa i përket njeriut të gjatë në kopsht, ai është Ibrahimi. E sa u përket fëmijëve rreth tij, ata janë fëmijët që kanë vdekur në pastërtinë e tyre fëmijërore (fitreh).” Disa muslimanë kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, edhe fëmijët e idhujtarëve?” I Dërguari i All-llahut a.s. ka thënë: “Edhe fëmijët e idhujtarëve.” “E shtata: Sa i përket popullit, njëra anë e fytyrës e të cilëve ishte e bukur kurse ana tjetër mjaft e shëmtuar, këta janë njerëz që i kanë përzier punët e mira dhe të këqija, kurse të cilëve All-llahu ua ka falur punët e këqija.”
› 1011. “Vërtet një besimtar në Xhennet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit, i cili do të jetë me vrimë aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij të cilës do t'i shkojë dhe vijë (do t'i bëjë tavaf). Familjet e tij nuk do të shihen ndërmjet veti.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AHIRET
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: