pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes   Wed Jun 30, 2010 4:30 pm

Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi? Thanë: -Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie. Lajmëtari a.s. tha: -Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet. (579)

-Pesë namazet prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha. (96)

Abdull-llah ibn Mes'udi r.a. ka thënë: -E kam pyetur të Dërguarin a.s.: Cila punë është më e dashur te All-llahu i Madhëruar? Tha: Namazi në kohën e vet. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Bamirësia ndaj prindërve. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Xhihadi në rrugë të All-llahut. (205)

Një njeri ka thënë: -O i Dërguar i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhennet dhe do të më largojë nga Xhehennemi! I Dërguari a.s. tha: -Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore. (214)

-A dëshironi t'ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja? Të pranishmit i thanë: -Po, o i Dërguari i All-llahut! I Dërguari a.s. u tha: -Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë. (572)

-Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij apo diku tjetër për njëzet e disa shkallë. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa i ka marrë kohën namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi, ata thonë: "O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin". Engjëjt veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t'u pengojë të tjerëve, apo ta prishë abdestin në xhami. (Cool

-Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur tërë natën. (591)

Aisheja r.a. ka thënë: I Dërguari a.s. çohej natën (dhe falej) aq gjatë saqë këmbët iu patën ënjtur, andaj unë i thashë: Përse po vepron kështu o i Dërguar i All-llahut, kur t'i ka falur ty All-llahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet? Ai tha: A të mos jem rob falënderues? (70)

-Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra ndërmjet dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rërë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë. (94)

-Zotimi i cili na ndan neve dhe ata (pabesimtarët) është namazi, andaj ai që e lë atë ka bërë mosbesim. (97)

-Për dyfytyrëshit nuk ka namaz më të rëndë se namazi i sabahut dhe i jacisë, e sikur ta dinin se çka ka në ta, do të vinin në xhemat në këto dy namaze edhe rrëshqanas. (93)

-Kush e fal namazin e sabahut, është nën mbrojtjen e All-llahut, andaj mos i kundërvihet askush kësaj me diçka, sepse kush i kundërvihet kësaj, All-llahu do ta arrijë atë, dhe pastaj do ta gjuajë me fytyrë në zjarr të Xhehennemit. (245)

-Kush e lë namazin e ikindisë, i humb e tërë puna e tij. (583)

-Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur t'i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë (rrihni) kur t'i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtretër (të veçantë). (199)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Disa nga thËniet e Muhammedit a.s. rreth faljes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: