pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 e kam pa pejgamberin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
((HaCk-LaDi))
Admin
Admin


Postimet : 252
Piket : 962
I antarsuar : 29/06/2010

MesazhTitulli: e kam pa pejgamberin   Wed Jun 30, 2010 11:43 am


Mr. Ferid Zeqiri


E KAM PARË PEJGAMBERIN A.S. DUKE QARË



Falënderimet i takojnë Allahut Fuqiplotë, kurse salate dhe selame të përzemërta i dërgojmë vulës së gjithë pejgamberëve Muhamedit alejhis-selam.

Allahu xh.sh. në suren Ali Imran thotë: "O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, ju dëshirojnë çka ju mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjokset e tyre është edhe më e madhe. Ne pra u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni." (Ali Imran-118).

Vëllezër të dashur, kohë pas kohe po përsëriten akuzat, fyerjet, urrejtja, xhelozia kundër muslimanëve dhe fesë islame, dhe ajo çka është edhe më e ndjeshme për muslimanët është fyerja e të dërguarit të fundit të Allahut xh.sh. Muhamedit alejhis-selam.

Këtë urrejtje na e tregon Allahu xh.sh se ata e mbajnë gjithmonë në gjokset e tyre, e ndonjëherë me apo pa vetëdije e shfaqin haptas me gojët e tyre.

Fatkeqësia më e madhe që ndodhë është se kësaj vepre të shëmtuar nuk i kanë shpëtuar bile edhe një pjesë e të ashtuquajturve humoristë nga mesi i muslimanëve tanë, duke tentuar të luajnë me dinin (fenë) e Allahut xh.sh. apo pejgamberët e Tij.

Ja se si na i përshkruan Allahu xh.sh. ata njerëz: "E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: Ne vetëm jemi mahnitur dhe dëfryer. Thuaju: A me Allahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni? Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që besuat keni mohuar. Nëse një grup nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminel" (Et-Teube-65,66).

Publikimet e karikaturave ndaj Muhamedit a.s. të cilat kohë pas kohe po përsëriten në shtypin danez, dhe të tjerë të cilët po u bashkëngjiten atyre, po mundohen të njollosin personalitetin e të dërguarit të Allahut xh.sh. duke i veshur të pavërtetën, e nga ato akuza: se feja islame nuk është përhapur ndryshe përveçse me shpatë, dhe se Muhamedi a.s nuk ka sjellë asgjë të mirë etj!

Ne po i pyesim ata nga i sollët këto fakte, mos vallë keni tentuar leximin e Kur'anit e si duket e keni gabuar të kuptuarit e tij. Shiko sa bukur Allahu xh.sh. na tregon: "Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t'i besonin çka ka në tokë që të gjithë. A ti do ti detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë"? (Junus-99)

Si i detyroi Muhamedi a.s njerëzit që të pranojnë islamin me dhunë? Kurse Allahu xh.sh. atë e këshillon duke i thënë: "Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit". (En-Nahl-125).

Gjithashtu në ajetin tjetër thotë: "Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri…" (Ankebut-46).

"Në fe nuk ka dhunë" (El-Bekare- 256), dhe shumë ajete tjera.

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte se disa nga Ensarët dëshiruan që fëmijët e tyre t'i detyronin që ta pranonin Islamin me dhunë, Allahu xh.sh. i ndaloi nga kjo dhe e shpalli këtë ajet.

Omeri r.a. deshi që një gruaje jehude t'ia prezantojë Islamin që ajo ta pranonte, e ajo i tha: "Unë jam një grua e shtyrë në moshë dhe ka një kohë të gjatë që unë jetojë në fenë jehude", atëherë Omeri r.a. tha: "O Zot dëshmo (tri herë), pastaj e lexoi ajetin e Allahut xh. sh. "Në fe nuk ka dhunë".

Pas gjithë këtyre ajeteve si ka mundësi që Islami të jetë përhapur me dhunë apo nëpërmjet shpatës, a aspak nuk i hidhni një shikim historisë, a nuk e dini se Indonezia e cila numëron 200 milionë muslimanë, se si depërtoi Islami në të, Nigeria që numëron 100 milionë, apo India të cilën muslimanët e sunduan 1200 vite, dhe ata tash janë pakicë në atë vend., dhe shumë vende tjera.

Atëherë ne po pyesim se si u përhap krishterimi në Evropë, a nuk u mbytën ndërmjet 7-10 milionë njerëz nga shkaku që nuk dëshiruan ta pranonin atë?!

Sido që të jetë kjo nuk është hera e parë që ata tallen me pejgamberët e Allahut xh.sh, ja se çka thotë Allahu xh.sh. "Edhe të dërguarit tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin" (En'am-10).

Kurse Allahu xh.sh. ka premtuar se do ta mbrojë Muhamedin a.s. nga dëmi, kurthet dhe talljet e tyre. Dëgjo këto ajete: "Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve. S'ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen, të cilët All-llahut i kundërvënë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavijën e tyre). Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata. Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur). Dhe adhuroje Zotin tënd deri sa të vijë ty e vërteta (vdekja)" (El-Hixhr, 94-99).


Çfarë dënimi i pret ata?


Ne vëllezër të dashur, po ua tërheqim vërejtjen atyre që tentojnë të tallen me Pejgamberin a.s. se ata i pret një dënim i ashpër në këtë dhe në botën tjetër. Dëgjo se si ka përfunduar jeta e atyre që janë tallë me Muhamedin a.s.

Muhamedi a.s. një ditë i thirri të gjitha kabilet (fiset) e kurejshëve që të tubohen në kodrën Safa, dhe pasi u tubuan, Muhamedi a.s. u tha: "A më besoni nëse unë ju them se disa kalorës, atje pas bregut në luginë kanë ndërmend t'ju sulmojnë?". Ata i thanë: "Po, sepse ti je besnik dhe asnjëherë nuk kemi provuar se ti gënjen". Pejgamberi a.s. tha: "Pra, unë ju them se jeni pranë një ndëshkimi të ashpër. Dëshmoni se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi a.s. është rob dhe i dërguari i Tij, do të jeni të shpëtuar. Atëherë u ngrit Ebu Lehebi dhe i tha: "Qofsh i mallkuar (u shkatërrofsh), a për këtë na ke thirrë, ti o Muhamed?!" All-llahu xh.sh. për shkak të kësaj fjale të shëmtuar kundër Muhamedit a.s. e shpalli një sure të tërë në të cilën e ndëshkoi Ebu Lehebin, dhe tha: "Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra), e në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur" ( El-Mesed 1-5).

A e dini vëllezër se si përfundoi jeta e Ebu Lehebit?

Muhamedi a.s u lut kundër tij dhe Allahu xh.sh. e bëri ibret në tokë (që të marrin mësim të tjerët) pasi që vdiq, mbeti i pavarrosur tri ditë derisa u fry, atëherë fëmijët e tij me një kërrabëz e tërhoqën zvarrë për toke derisa e gjuajtën në një humnerë.

Ja kështu ishte përfundimi i Ebi Lehebit në këtë botë për shkak se ai e mallkoi Muhamedin a.s. e në botën tjetër e pret një dënim edhe më i ashpër.

Enesi r.a. na trasmeton se një njeri nga të krishterët e kishte pranuar Islamin dhe i kishte nxënë përmendësh suren El-Bekare dhe Ali Imran (e kush i ka ditur këto dy sure përmendësh ka pasur një respekt të veçantë tek sahabet) dhe i shkruante nga shpallja Muhamedit a.s., e Muhamedi a.s. i thoshte: …i mëshirshëm dhe shumë falës" e ai shkruante:…i fuqishëm dhe i urtë" e Muhamedi a.s. i thoshte shkruaj këtu kështu dhe kështu, e ai tentonte që të devijojë nga ajetet që shpalleshin. Pastaj u kthye përsëri në të krishter, dhe filloi të thoshte se Muhamedi nuk din se çka i shpallet! Unë i kam shkruar çfarë kam dëshiruar! Mua më shpallet Kur'ani! E të ngjashme me këto fjalë. Pejgamberi a.s. u lut kundër tij dhe tha: "Atë nuk do ta pranojë toka". Kështu që kur vdiq, e varrosën dhe në ditën e nesërme e gjetën kufomën e tij mbi sipërfaqen e tokës, toka e kishte nxjerrë nga brendia e saj. E ata thanë këtë punë e ka bërë Muhamedi dhe shokët e tij. Pastaj e varrosën së dyti në një varr më të thellë. Në ditën tjetër kur shkuan përsëri e gjetën kufomën mbi tokë. E varrosën edhe herën e tretë në një varr edhe më të thellë. Në ditën në vijim përsëri toka e kishte nxjerrë nga brendia e saj. Dhe atëherë u bindën se kjo vepër nuk ishte nga Muhamedi a. s. dhe shokët e tij, dhe e lanë të pavarrosur mbi tokë.(mësim për ata që do të vijnë pas tyre).

Një rast tjetër, kur Muhamedi a.s. ishte duke falur namaz në Qabe duke qëndruar në sexhde, mushrikët i gjuajtën në qafën e tij një mërshë të një deveje të ngordhur, duke pasur për qëllim që të tallen me të, dhe qeshën aq shumë saqë ranë njëri mbi tjetrin duke qeshur. Atëherë Muhamedi a.s u lut kundër tyre, dhe Allahu xh.sh. i shkatërroi ata që të gjithë një nga një.

Ja kështu vëllezër kanë përfunduar ata të cilët janë tallur me Muhamedin a.s, ashtu do të përfundojnë edhe të tjerët që veprojnë sikur ata inshallah.

Allahu xh.sh thotë: "E s'ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm" (El-Ahzab:57).

Vëllezër të dashur, tregohet se një shejh (dijetar) i sinqertë e ka parë Muhamedin a.s. në ëndërr shumë të mërzitur dhe duke qarë e ai duke i thënë: "A nuk është e drejt e umetit tim që ata të më mbrojnë mua me shpirtrat dhe pasuritë e tyre?!" Po, vëllezër të dashur, është obligim i yni që ta mbrojmë Pejgamberin a.s. dhe çdo pejgamber tjetër të Allahut xh.sh. me atë që kemi mundësi. Nëse nuk posedojmë forcë atëherë e kemi për obligim që me gjuhët tona mos të heshtim dhe me zemrat tona ta urrejmë. Dhe jam shumë i sigurt se çdo musliman që ka në zemrën e tij iman bile sa grimca e atomit e urren këtë që ndodhë kundër Muhamedit a.s.

Ne e kemi Allahun xh.sh. dëshmitar se Muhamedi a.s është më i dashuri në zemrat tona se çdo gjë tjetër, më i dashur se vetvetja jonë, se fëmijët tanë, se pasuria jonë.

Ata nuk mund ta dëmtojnë Muhamedin a.s. me fjalët apo shkrimet e tyre, por kjo njëherazi është edhe sprovë nga ana e All-llahut xh.sh. për ne muslimanët se sa po e ndjekim rrugën e tij, sa po e praktikojmë fenë e tij, sa po kontribuojmë për ta ndihmuar fenë e Allahut xh.sh., sa po e duam Muhamedin a.s., sa po udhëzohemi sipas udhëzimeve të tij

Kjo ndodh, vëllezër, jo nga ajo që ata janë shumë të fuqishëm, por nga fakti se ne jemi dobësuar.

Nuk është shumë çuditëse pse ata kështu veprojnë, sepse ata janë nipat e atyre që mbytën pejgamberët e All-llahut xh.sh., nipat e atyre që mbytën Zekerijanë a.s., nipat e atyre që tentuan ta kryqëzojnë Isanë a.s., nipat e atyre që tentuan mbytjen e Musait a.s., nipat e atyre që torturuan dhe përgënjeshtruan pejgamberët tjerë të All-llahut xh.sh.

Të nderuar vëllezër, ata po akuzojnë, fyejnë, bëjnë karikatura, tallen me të dërguarin e All-llahut, luajnë me fenë islame, dhe pastaj kërkojnë tolerancë islame, po kërkojnë që ne të heshtim, sepse ata nuk kanë bërë asgjë të keqe sipas tyre se ata vetëm kanë shfrytëzuar "të drejtën e shprehjes së lirë"!

E ai i cili do të urrejë një gjë të tillë me zemrën e tij apo me gjuhën e tij dhe asgjë më tepër, ai do të shpallet fundamentalist apo edhe terrorist !!! A nuk është kjo për tu çuditur!!!

Allahu xh.sh. na ndihmoftë!


Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argëtim | Lidhje | L. i vizitorëve | Harta e faqes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
antojames



Postimet : 200
Piket : 932
I antarsuar : 11/07/2011

MesazhTitulli: Re: e kam pa pejgamberin   Thu May 17, 2012 10:48 am

I was equally concerned when I started looking for discounted name brand watches online.
__________

authentic watches | mens watches

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
e kam pa pejgamberin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Muhammedi dhe pejgamberët e tjerë-
Kërce tek: