pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FRIKA PREJ ALLAHUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: FRIKA PREJ ALLAHUT   Sun Apr 04, 2010 10:20 pm

FRIKA PREJ ALLAHUT



Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi sahabët e mbi të gjithë ata që ndoqën rrugën e tij.
Rob i Allahut!
Dije se do të vdesësh, e pastaj do të ringjallesh, punët e tua do të peshohen dhe në sajë të tyre do të shpërblehesh.
Prandaj, mos të të mashtrojë dunjaja, e cila është e rrethuar me sprova. Sepse ajo do të zhduket. Dije, o rob i Allahut, se në këtë dunja je në rrugën e popujve të mëparshëm, të cilët jetuan më gjatë, ishin më të fortë, ndërtuan më shumë. Megjithëkëtë pasuria e tyre u shkatërrua, trupat e tyre u tretën, shtëpitë e tyre u prishën. Dikur ishin kështjella, sot u bënë rrënoja. Pas një jete luksoze, u futën në dhé. Mbas këtij udhëtimi s’kanë më kthim. “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëjë ato punë të mira, të cilat i lashë. Por, jo! Ajo është një fjalë e tij. Përpara tyre është një perde (pengesë) deri në ditën e ringjalljes.” [Mu'minunë, 99-100]


Përfytyroje veten tënde të tretur në varr. Çdo gjë e mëparshme ka mbaruar. Kur të hapen varret e të dalim prej tyre, kur të dalin sheshit ato që kanë qenë në zemra, kur të qëndrojmë përpara Allahut të Lartësuar, e zemrat gati sa nuk po dalin nga kraharorët prej frikës, kur të hiqet perdja, kur të shfaqen gabimet dhe të fshehtat: “Sot do shpërblehet çdokush për atë që ka punuar.” [Gafir, 17]
Allahu i Madhëruar thotë: “Për t’i shpërblyer ata që punuan keq për atë që punuan e t’i shpërblejë ata që punuan mirë me të mirë.” [Nexhm, 31]
“Dhe u vendos libri. I sheh kriminelët (ata që bënë punë të këqija) të friksuar prej atyre (gjërave) që ndodhen në atë libër. Thonë: “Ah të mjerët ne, ç’është ky libër që s’ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” Gjetën para tyre atë që punuan. Nuk i bën padrejtësi Zoti yt askujt.” [Kehf, 49]
A t’u kujtua kjo ditë, o vëlla? Dita e Gjykimit, dita e tërmetit, dita kur ikën njeriu prej vëllait të tij, prej nënës e babait të tij, prej gruas e fëmijëve të tij. Secilit i mjafton çështja e vet atë ditë: “Kur t’i fryhet surit, s’ka më lidhje farefisnore ndërmjet tyre (njerëzve) e nuk pyesin për njëri-tjetrin. Kujt i rëndon peshorja (nga veprat e mira), ata janë të shpëtuarit. Ndërsa, kush e ka peshën (e punëve të mira) të lehtë, ata shkatërruan vetet e tyre. Në xhehenem janë të përhershëm. I djeg fytyrat e tyre zjarri. E ata në të (zjarr) janë të shëmtuar.” [Mu'minunë, 101-104]
Allahu i Madhëruar poashtu thotë: “Kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet (popujt) e padrejtë. Vërtet ndëshkimi i Tij është tepër i dhimbshëm e i ashpër. Në to (historitë) ka mësime për atë që i frikësohet dënimit të ahiretit. Ahireti është dita e grumbullimit të njerëzve. Ai (ahireti) është dita që dëshmohet (prej të gjithëve). Nuk e vonojmë atë vetëm se një kohë të caktuar. E kur të vijë (ajo ditë) nuk flet askush vetëm se me lejen e Tij. Disa prej tyre janë të pafatë e disa janë fatbardhë. Të pafatët janë në zjarr. E ata marrin e nxjerrin frymën me vështirësi.” [Hudë, 102-106]


Përfytyroje pak Ditën e Gjykimit. Ditën e pendimit. Ditën e rënkimit. Ditën kur Urës së Siratit të jenë vënë pengesa. Ditën kur një grup të hidhet në errësirat e xhehenemit. Ajo që të ndan ty nga këto tmerre është vdekja. E po vdiqe, s’ka më kthim. Transmeton Imam Buhariu dhe Imam Muslimi nga Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Djersiten njerëzit në Ditën e Gjykimit sa e pi toka 70 llërë (parakrahë) dhe i mbulon djersa deri te veshët.”
Gjithashtu Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Seidi se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vendoset ura mbi xhehenem.” Thanë: “Ç’është ajo urë, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Është (urë) që të hedh e rrëshket (këmba kur kalon në të). Në të ka kanxha. Besimtari kalon sa hap e mbyll sytë, si vetëtima, ose si era, ose me shpejtësinë e kalit. Shpëtojnë pa u prekur (prej kanxhave). E disa shpëtojnë pasi janë kapur (nga kanxhat e janë lëshuar). Derisa kalon i fundit duke u tërhequr zvarrë.”
Besimtarë të vërtetë ishin ata që ua largoi përkujtimi i zjarrit gjumin. I mori malli për xhenetin. U larguan prej dëshirave të dunjasë gjatë gjithë kohës. Punuan punë të mira. Le t’u hedhim një vështrim disave prej tyre.
I thanë Zejd ibn Mes'udit: Pse qan e je kaq i frikësuar? Tha: Allahu më kërcënoi me zjarr nëse e kundërshtoj urdhërin e Tij. Vallahi, sikur të më kërcënonte se do të më burgoste në banjo, do qaja e s’do të më thaheshin sytë.
E qortuan Eslemiun se qante shumë. U përgjigj duke thënë: Unë, kur kujtoj zjarrin dhe dënimin që kanë banorët e zjarrit, e përfytyroj veten time në mesin e tyre. E si të mos qajë ai njeri që i lidhen duart pas qafës me hekura e tërhiqet zvarrë për në xhehenem?
Nga Ibn Mes'udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E sjellin Ditën e Gjykimit xhehenemin me 70 mijë frerë. Çdo fre e kanë kapur 70 mijë melekë dhe e tërheqin atë.” [Transmeton Muslimi]
Enesi r.a. thotë: Pejgamberi alejhi selam mbajti një hutbe. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë hutbe të tillë. Tha: “Sikur ta dinit atë që di unë, do qeshnit pak dhe do qanit shumë." Sahabët mbuluan kokat duke qarë me zë të dëgjueshëm.” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Dije, o rob i Allahut, se do të qëndrosh para Tij pa përkthyes e do të të pyesë. Prandaj, përgatit një përgjigje të mirë.
Nga Adij bin Hatimi transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdokujt prej jush Allahu do t’i flasë pa përkthyes. Kthen kokën nga e djathta, nuk shikon vetëm se punët e veta. Përpara tij sheh zjarrin. Mbrohuni prej zjarrit qoftë edhe me një gjysmë hurme (sadaka).”
Po të shohësh gjendjen e të parëve tanë vëren se ata ishin njerëzit që kishin më shumë frikë, megjithëse bënin shumë punë të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që janë të frikësuar prej madhështisë së Zotit të tyre. Ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre. Ata që japin (sadaka e zekat) prej asaj që u është dhënë, e zemrat e tyre janë të frikësuara (se nuk u pranohen), se te Zoti i tyre do të kthehen.” [Mu'minunë, 57-60]
Transmeton Tirmidhiu nga Aishja r.a., e cila thotë: E pyeta Pejgamberin alejhi selam për këtë ajet: A janë ata që bëjnë imoralitet, pijnë alkool e vjedhin? Tha: “Jo, o bija e Siddikut. Përkundrazi, janë ata që agjërojnë, që falen, japin sadaka e kanë frikë se nuk u pranohet. Ata shpejtojnë në punët e mira.”
Allahu i Madhëruar i përshkroi të lumturit (në ahiret) se ata në dunja punojnë punë të mira e kanë frikë. Ndërsa, të pafatët (në ahiret) punojnë punë të këqija në dunja e nuk kanë frikë. Nëse shikon gjendjen e sahabëve vëren se ata punonin shumë e kishin frikë shumë.
Ebu Bekri r.a. thotë: “Do të doja të isha një qime në trupin e besimtarit.” Thuhet se Ebu Bekri kapte gjuhën e vet dhe thoshte: “Kjo më shkatërroi mua!”
Omeri r.a. lexoi suren Tur. Kur arriti te fjala e Allahut: “Vërtet dënimi i Zotit tënd do të vijë” qau shumë, sa u sëmur. Dhe shkuan njerëzit për ta vizituar. Në fytyrën e tij dalloje dy vurata (kanale) të zeza nga të qarët.
Othmani r.a. kur vizitonte varret, qante sa i lagej mjekrra dhe thoshte: “Kur të jem mes xhenetit dhe zjarrit nuk e di se ku do më çojnë. Do doja të bëhesha hi para se të dija se ku do më çojnë.”
Ebu Derda thoshte: “Sikur ta dinit se ç’ju pret pas vdekjes, nuk do të hanit e as nuk do të pinit me kënaqësi, e as do të hynit në shtëpi të qetësoheshit në hijen e saj. Por do të dilnit në shkretëtirë, do godisnit gjokset tuaj e do qanit për vetet tuaja. Do të doja të isha frut që të më hanin.”
Në fytyrën e Ibn Abbasit vëreje dy vurata nga të qarët. Thotë Ebu Dherri: “Ah, sikur të isha frut, të më hanin! Ah, sikur të mos isha krijuar!” I dhanë disa para. Tha: “Kam një dele për qumësht, një gomar për ngarkesë, një rob që më shërben dhe një rrobe dimërore më tepër, që kam frikë se do pyetem për të.”
Temim Ed-Dari po lexonte një natë suren Xhathije. Kur arritit tek ajeti 21: “A menduan ata që bënë punë të këqija se do t’i bëjmë si ata që besuan dhe punuan vepra të mira”, filloi të qante. Derisa u gdhi e lexonte këtë ajet dhe qante...
Amir bin Xherrah thotë: “Do doja të isha dele, të më thernin dhe të më hanin.”
Transmeton Malik bin Dinari: “I tha e bija e Rebi’ë bin Huthejmit të atit: Ç’ke që s’fle kur njerëzit flenë? Tha: Bija ime, babai yt i frikësohet vdekjes.
Një ditë ishte duke ecur me Ibn Mes'udin r.a. pranë farkëtarëve. Kur e pa hekurin e skuqur dhe zjarrin që ishte ndezur fort, i ra të fikët. I qëndroi Ibn Mes'udi te koka deri në kohën e namazit. Por nuk u përmend. E mori në kurriz deri te shtëpia e tij. Vazhdoi të ishte në atë gjendje deri ditën tjetër në po atë orë. I ikën pesë namzae pa falur. Ibn Mes'udi i qëndronte te koka e thoshte: “Vallahi, kjo është frika!”
Transmetohet se ai kishte hapur në shtëpinë e tij një gropë. Kur shihte dobësim imani (ngurtësim të zemrës), hynte në të dhe e bënte sikur kishte vdekur e ishte penduar. Donte të kthehej e thoshte: “O Zot, më kthe që të bëj ato punë të mira që lashë!” E i përgjigjej vetes: “U ktheve, o Rebi’ë, u ktheve.” E fillonte të bënte punë të mira e i frikësohej Allahut më shumë.
Transmetohet se Muzeni ka thënë: “Hyra në shtëpinë e Imam Shafiut dhe e gjeta të sëmurë e pranë vdekjes. E pyeta si je. Tha: Po largohem prej dunjasë. Po ndahem prej vëllezërve. Po pi gotën e vdekjes e do të takoj punën time të keqe. Tek Allahu po shkoj. Nuk e di a do të shkojë shpirti im në xhenet, që ta përgëzoj, a do të shkojë në xhehenem, që ta ngushëlloj.
Omer bin Abdulazizi mbasi falte sabahun, merrte Kur’anin dhe lotët i lagnin mjekrrën. Kur kalonte në ndonjë ajet frike, e përsëriste e nuk e kalonte nga të qarët e shumtë. Kështu bënte derisa lindte dielli.
Transmetohet nga Sufjani se ka thënë: Omer bin Abdulazizi ishte i heshtur, ndërsa shokët e tij bisedonin. I thanë: Ç’ke që s’flet, o prijës i besimtarëve? Tha: Po përfytyroja banorët e xhenetit kur vizitojnë njëri-tjetrin dhe banorët e zjarrit kur klithin në zjarr, dhe filloi të qajë.
Vëlla i dashur!
Mos i humb ditët e tua. Ato janë pasuria jote. Prandaj, shfrytëzoji që të nxjerrësh fitime para se të vijë një ditë që nuk ke më mundësi të fitosh.
Paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasun atë deri në Ditën e Gjykimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
FRIKA PREJ ALLAHUT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: