pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 I JAM MBËSHTETUR ALLAHUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
avatar

Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: I JAM MBËSHTETUR ALLAHUT   Sun Apr 04, 2010 10:18 pm

I JAM MBËSHTETUR ALLAHUT

Çdo njeri që kalon nëpër këtë botë dhe e lëshon këmbën e tij në tokë, ka nevojë për ndihmëtar, ka nevojë për dikë që të mbështetet tek ai, t'i mbështete atij me gjithë zemër.
Për këtë arsye mbështetja tek Allahu (tevekuli) në fitimin e të mirave, largimin nga të këqiat, fitimin e rrizkut, ndihmën kundër armiqëve, shërimin nga sëmundjet e të tjera të ngjashme.
Është prej gjërave më të rëndësishme dhe prej obligimeve më të domosdoshme, është cilësi e besimtarëve dhe kusht i besimit, sikurse është prej shkaqeve të forcimit të zemrës dhe sigurisë e rehatisë së shpirtit. Ajetet kur'anore që obligojnë mbështetjen në Allahun janë të shumta, prej tyre janë: "Mbështetjuni Allahut nëse jeni besimtarë!" [Maide, 23], gjithashtu thotë: "Nëse vendos për diçka, mbështetju Allahut!" [Ali Imran, 159]. Allahu i Lartësuar kur përmend cilësitë e besimtarëve thotë: "Besimtarë të vërtetë janë ata, të cilët kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat (nga frika), e kur u lexohen ajetet e tij (Kur'ani) u shtohet besimi dhe tek Zoti i tyre janë të mbështetur." [Enfalë, 2]
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë në hadithin e tij të përcjellur nga Imran bin Husain, në të cilin thotë: "Do të hyjnë në xhenet nga Ummeti im shtatëdhjetëmijë vetë pa dhënë llogari. E pyetën: Kush janë ata o i Dërguar i Allahut? Ai tha: Janë ata, të cilët nuk kërkojnë të shërohen me rukje, nuk i ndalon pesimizmi nga kryerja e punës që kanë vendosur ta bëjnë, nuk shërohen me zjarr (djegie-kauterizim) dhe i mbështeten Zotit të tyre."[Transmeton Muslimi]
Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë: "Na mjafton Allahu, Ai është Mbështetësi dhe Mbikëqyrësi më i mirë që rregullon punët e njerëzve! Këtë e ka thënë Ibrahimi alejhi selam kur u hodh në zjarr. Gjithashtu e ka thënë edhe Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur i thanë: "Me të vërtetë, njerëzit (jobesimtarët) janë mbledhur kundër jush, andaj frikësojuni atyre! Porse, atyre iu shtua imani (besimi) dhe thanë: "Na mjafton Allahu, Ai është Mbështetësi dhe Mbikëqyrësi më i mirë që rregullon punët e njerëzve!" [Transmeton Buhariu]
Gjithashtu transmetohet nga Omer bin Hattab radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Nëse i mbështeteni Allahut të Madhëruar me mbështetje të plotë, do t'ju japë rrizkun (do t'ju furnizojë juve) ashtu sikur se ia jep rrizkun zogjve, të cilët dalin të uritur dhe kthehen të ngopur." [Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu]


Realiteti i mbështetjes në Allahun e Madhëruar (Tevekuli)
Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Mbështetja në Allahun e Madhëruar (Tevekul) është: Sinqeriteti i mbështetjes me zemër në Allahun e Lartmadhëruar në arritjen e të mirave, largimin e të këqiave në të gjitha çështjet e Dunjasë dhe Ahiretit; besimi se Allahu i Lartësuar është i Vetmi që rregullon punët e robërve të Tij sipas dëshirës së Tij dhe se askush tjetër përveç Tij nuk mund ta ndalojë atë që Ai jep, e as nuk mund të jap atë që Ai e ndalon, as nuk mund të sjell dëm apo dobi veç se me lejen e Tij."
Ibn Kajjimi ka thënë: "Mbështetja tek Allahu i Madhëruar është gjysma e fesë; gjysma tjetër është pendimi (kthimi) tek Allahu. Feja është kërkim i ndihmës (tek Allahu) dhe adhurim. Kërkimi i ndihmës është tevekul, ndërsa adhurimi është pendimi (kthimi) tek Allahu i Madhëruar. Pozita e tevekulit është ndër pozitat më të gjëra dhe më përmbledhëse, e cila gjithmonë mbush zemrat e njerëzve dhe i çliron ata nga nevojat e shumta që kanë. Të gjitha krijesat kanë nevojë për mbështetjen tek Allahu i Madhëruar, e veçanërisht besimtarët, ata i mbështeten Allahut në besimin e tyre, në ndihmën e fesë së Tij, në ngritjen e Fjalës së Tij "La ilahe il-lall-llah", në luftimin e armiqëve të Tij, në dashurinë e Tij, si dhe në përmbushjen e urdhërave të Tij."
Hasan Basriu ka thënë: "Mbështetja e robit në Allahun është: Ta dijë se Allahu është më i besueshmi i tij."
Ndërsa, Sejjid bin Xhubejr ka thënë: "Tevekuli është i gjithë imani." Disa prej selefëve thonin: "Kush dëshiron të jetë nga më të fortët, le t'i mbështetet Allahut."
Gjithashtu Salim bin Ebi Xha'd ka thënë: "Më kanë thënë se Isa alejhi selam ka thënë: Punoni për hirë të Allahut, e jo për hirë të barqeve tuaja, kini kujdes angazhimin me dunjanë, se me të vërtetë marrja me dunjanë është e poshtëruar te Allahu. Zogjtë në qiell dalin dhe kthehen e nuk mbajnë nga rrizku gjë, nuk mbjellin e as nuk korrin, Allahu i furnizon ata. Nëse thoni se barqet tona janë më të mëdha se barqet e tyre, egërsirat, lopët, gomarët etj. shkojnë dhe kthehen e nuk mbajnë nga rrizku asgjë, nuk mbjellin e as nuk korrin, Allahu i furnizon ato."


Vëlla musliman!
Dije se mbështetja në Allahun është më e lartë se sa t'i mbështetesh Allahut në kërkimin e pasurisë dhe arritjen e mirësive në këtë botë; ka gjëra më të mëdha dhe më të dobishme për robin. Ibn Tejmije thotë: "Mbështetja tek Allahu është më e gjërë se sa mbështetja në përfitimin e të mirave të kësaj bote, ai që i mbështetet Allahut, mbështetet për rregullimin e zemrës së tij, fesë së tij, mbështetet për ruajtjen e gjuhës së tij, pasioneve (dëshirave) të tij, pa dyshim kjo është ndër gjërat më të rëndësishme, një gjë të tillë robi e bën kur është në namaz, kur i flet Allahut Krijuesit të tij: "Vetëm Ty të adhurojmë, dhe vetëm tek Ti mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në ç'do kohë dhe për çdo gjë)!" [Fatiha, 5]"


Kuptimi i gabuar për tevekulin
Ndodh që disa njerëz ta kuptojnë mbështetjen tek Allahu si lënie pasdore e shfrytëzimit të trupit, mosrregullim dhe mosangazhim i zemrës, si dhe mos kërkim i rrizkut me punë. Ky lloj mendimi është i injorantëve, të cilin e ka ndaluar Islami. Nuk ka dyshim se lënia e përfitimit të pasurisë me punë nuk është prej tevekulit, por është vepër e dembelëve që e pëlqejnë jetën e lirë pa brenga (rehat) dhe justifikohen me tevekul.
Ibn Rexhebi thotë: "Dije se realizimi i tevekulit nuk mohon kryerjen e shkaqeve për të arritur atë që ta ka caktuar Allahu. Allahu i madhëruar ka urdhëruar që njeriu të kryejë punën dhe t'i mbështetet Allahut për rezultatin e saj. Ky është ligji i Allahut për ktijesat e Tij. Pra, kryerja e sebebeve (shkaqeve) me vepra është bindje ndaj Tij, ndërsa mbështetja me zemër është besimi tek Ai. Allahu i madhëruar thotë në Kur'an: "O ju që keni besuar! Kini kujdes nga jobesimtarët!"[Nisaë, 71] Gjithashtu thotë: "Përgatituni kundër tyre (armiqëve) me gjithë fuqinë që keni dhe kuajt e luftës" [Enfalë, 60] Poashtu thotë: "Pasi të përfundojë falja e namazit shpërndahuni në tokë dhe kërkoni nga mirësitë e Allahut." [Xhumua, 10]"
Enesi radijallahu anhu tregon se një person tha: "O i Dërguar i Allahut, a ta lidhi (devenë) e t'i mbështetem Allahut, apo ta lë të lirë e t'i mbështetem Allahut? Tha: Lidhe dhe mbështetju Allahut." [Transmeton Tirmidhiu]
Muavije bin Kura ka thënë: "Omer bin Hattabi takoi disa njerëz nga Jemeni dhe i pyeti: Kush jeni ju? U përgjigjën: Ne jemi ata që i jemi mbështetur Allahut. Omeri radijallahu anhu tha: Jo, ju jeni vetëm ngrënës, sepse ai që i mbështetet Allahut, është ai që e hedh kokrrën (farën) në tokë dhe mbështetet në Allahun e Lartmadhëruar për prodhimin e saj."
Ibn Abbai radijallahu anhu thotë: "Populli i Jemenit bënin haxhin, nuk merrnin me vete ushqim dhe thonin: Ne i jemi mbështetur Allahut. Pastaj lypnin nga banorët e Mekës, e pastaj zbriti fjala e Allahut: "Përgatituni dhe furnizohuni për udhëtim (duke marrë ushqim dhe çfarë nevojitet në të), por se përgatitja më e mirë është takvallëku (devotshmëria)." [Bekare, 197]" [Transmeton Buhariu]


Vëlla i dashur!
Mbështetja e muslimanit tek Allahu është vepër dhe shpresë duke qetësuar zemrën, rehatuar shpirtin si dhe duke qenë i bindur se ajo që do Allahu të ndodhë, do të ndodhë, ndërsa ajo që nuk do Allahu të ndodhë, nuk do të ndodhë. Allahu i Lartësuar nuk ia humb shpërblimin atij që bën vepra të mira.


Njerëzit në tevekul ndahen në tre grupe:
1.Ai që shtiret sikur i mbështetet Allahut, por në të vërtetë nuk i merr parasysh shkaqet e duhura. Ky është në kundërshtim me ligjin e Allahut në Univers.
2.Ai që i merr parasysh shkaqet, por nuk mbështetet në Allahun e Madhëruar. Ky grup janë materialistët dhe ndjekësit e tyre.
3.Ndërsa, pasuesit e së vërtetës marrin parasysh çdo shkak, pastaj i mbështeten Allahut të madhëruar. Kjo është rruga e të dërguarve dhe pejgamberëve, si dhe e atyre që i ndjekin ata. Këta punojnë për xhenetin dhe mbështeten në Allahun, punojnë për të mirën e tyre në këtë botë dhe mbështeten në Allahun, luftojnë, përgatiten dhe janë të mbështetur fort në Allahun Fuqiplotë.


Vëlla besimtar!
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu nga besimtari i dobët, dhe në çdo njërin ka hajr. Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmë nga Allahu e mos u bë pesimist. Nëse të godet ndonjë gjë mos thuaj: Sikur të veproja kështu do të ndodhte kështu. Por, thuaj: Ka caktuar Allahu, bëri çfarë deshi. Vërtet, fjala "sikur" hap punën e shejtanit." [Transmeton Muslimi]
Gjithashtu edhe Enesi radijallahu anhu tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush del nga shtëpia dhe thotë: "BISMIL-LAH TEVEKKELTU ALALL-LLAH VE LA HAVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH" - Me emrin e Allahut, iu mbështeta Allahut, s'ka fuqi as ndryshim, përveç se me Allahun! I thuhet: U udhëzove, u mbrojte, u mjaftove, dhe i përulet atij shejtani." [Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi] Ebu Davudi shton në transmetimin e tij: "Dhe thotë shejtani: Çfarë t'i bëj atij njeriu që është udhëzuar, mjaftuar dhe mbrojtur?"
Lus Allahun të na bëjë nga at që i mbështeten Atij në mënyrë të saktë, të na furnizojë kthimin (pendimin) tek Ai, bindje dhe nënshtrim ndaj Tij dhe që të kemi nevojë vetëm për Të, nga askush tjetër. Paqja e Allahut dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
I JAM MBËSHTETUR ALLAHUT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: