pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SKICA E TË KUPTUARIT TË FESË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
avatar

Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: SKICA E TË KUPTUARIT TË FESË   Sun Apr 04, 2010 10:07 pm

SKICA E TË KUPTUARIT TË FESË

Allahut i takon falënderimi, me të cilin është mirësia dhe bekimi. Paqja, mëshira janë për Muhammedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Respekti ka peshë dhe rëndësi të madhe te besimtari, kultivimi i tij tregon nivelin e dashurisë që e ushtron ndaj të tjerëve. T’ia thuash ndokujt fjalët “të betohem se vetëm për Allahun të dua” duke ia bashkuar edhe betimin, kjo tregon për një dashuri të sinqertë dhe reale. Të nderuar vëllezër besimtarë, për Allahun ju dua dhe ju respektoj, binduni në betimin tim, sepse nuk kam nevojë të betohem dhe pastaj të tregoj urrejtje dhe injorim.
Të gjithë besimtarët kanë një përcaktim dhe projekt me të cilin bënë llogarinë dhe skicën si ta fitojë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, duke u finalizuar në xhenet.

Dëshiroj që së bashku ta rikujtojmë pyetjen me përgjigjen e njohur:

Pse na krijoi Allahu?
Përgjigjja është: Allahu na krijoi që ta adhurojmë Atë. Ajetet dhe hadithet na e bëjnë të qartë këtë. Në pajtim me këtë përgjigje në radhë është pyetja tjetër:

Sa e adhurojnë besimtarët Allahun e Lartësuar?
Sa i përgjigjen besimtarët urdhrave të Krijuesit?
Sa jetojnë besimtarët për Allahun?
Çka kërkon Allahu prej besimtarëve?
Çka është feja?
Çka do të thotë të jesh fetar?

Të nderuar vëllezër, dëshira dhe nevoja nuk janë pasuria ose varfëria, epërsia ose ultësia, mbretëria ose robëria, fuqia ose dobësia, por nevojë parësore është të kuptuarit e thellë të fesë.
Atëherë, po ndajmë disa mendime mbi të kuptuarit e fesë te njerëzit.
Njëri thotë: fe do të thotë të adhurosh Allahun, t’i kryesh faljet ditore dhe ndonjëherë të lexosh pjesë nga Kurani. Tjetri thotë: me rëndësi është pamja e jashtme e besimtarit me mjekër të gjatë. I treti përfundon me një përkufizim tjetër duke thënë: nuk ka nevojë për namaz derisa njeriu është zemërbardhë. I katërti thotë: asnjëra prej këtyre nuk ka peshë, por me rëndësi është që njeriu mos t’i injorojë dhe t’i fyejë të tjerët, kjo është fe. I pesti e përkufizon fenë vetëm me disa ceremoni vjetore ku disa prej tyre edhe janë risi të shpikura.

Atëherë, çka është fe pas gjithë këtyre botëkuptimeve dhe përkufizimeve? Ku është të kuptuarit e vërtetë të fesë?

Për ta kuptuar dhe vështruar fenë duhet të posedojmë hartën apo skicën e të kuptuarit me një pamje gjithëpërfshirëse. Skica e fesë kërkon tre kushte paraprake:
Përfshirja e tërësishme e fesë, duke skicuar në mendje dhe zemër të gjitha elementet e saja.
Vendosja e të gjitha elementeve në pozitën e kërkuar dhe të merituar.
Paraqitja e elementeve në mënyrë reale sipas madhësisë dhe konstruktit.

Harta e të kuptuarit të fesë ngërthen në vete këto tre parime bazë për orientim. Për ta kuptuar fenë duhet t’i kthehemi hartografisë islame duke mos përjashtuar asnjë element, nëse ndodh ndonjë mangësi nuk mund të orientohemi. Islami është një tërësi përmbledhëse e çdo gjëje që e do dhe kënaqet Allahu i Lartësuar. Elementet e fesë duhet t’i vendosim ashtu sipas madhësisë dhe rëndësisë që kanë. Namazi është njëra ndër shtyllat kryesore të fesë që nuk mundë t’i paraprijë pasuria apo kujdesi ndaj prindërve.
Besimtari duhet të njihet me të gjitha elementet e fesë, pozitën dhe madhësinë që kanë në fenë e Allahut të Lartësuar, vetëm në këtë mënyre arrihet të kuptuarit e drejtë të fesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
SKICA E TË KUPTUARIT TË FESË
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: