pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Personaliteti i Muslimanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Personaliteti i Muslimanit   Sun Apr 04, 2010 10:05 pm

PERSONALITETI I MUSLIMANIT
Written by Bahri Curri
Wednesday, 31 May 2006 00:00
Interesimi për personalitetin e muslimanit dhe të formimit të tij sipas Islamit është i kamotshëm, sidomos kur vërehen gabime të mëdha në të – teprime në disa aspekte dhe mangësi në disa të tjera, ose duke u bërë ekstrem në disa gjëra e tolerant tejmase në disa të tjera.
Na rastis të shohim një person që kujdeset të jetë në safin e parë në xhami, por që nuk kujdeset për erën e gojës së tij që kundërmon dhe i pengon të tjerët, apo era e nënsqetullave të tij. Apo të shohim një person që kryen obligimet e tij ndaj Allahut, por nuk i mban lidhjet me farefisin e tij. Mund të shohim dikë të angazhuar në ibadete dhe në kërkimin e diturisë, por që nuk i edukon fëmijët e tij, i pakujdesshëm ndaj tyre se çfarë lexojnë e mësojnë. Apo ndoshta kujdeset për fëmijët, por që nuk kujdeset për prindërit e tij dhe nuk interesohet për ta. Apo ndoshta kujdeset për prindërit, por sillet padrejtësisht ndaj bashkëshortes, po edhe nëse sillet mirë me bashkëshorten, nuk respekton fqinjin dhe sillet keq me të. Mund ta shohësh nganjëherë të kujdesshëm dhe shumë të vëmendshëm në çështjet personale dhe në interesat e tij, por aspak të interesuar për raportet shoqërore dhe për interesat e përgjithshme të muslimanëve.
Shpesh mund të hasim një të tillë që i përmbahet Islamit, por nuk i përfill rregullat e përshëndetjes, ushqimit, veshmbathjes, ndejës, etj.
Mangësitë e tilla, nëse ndodhin nga muslimanët, nuk duhet kuptuar se feja e tyre i nxit në gjëra të tilla (edhe pse një gjë e tillë shpesh insistohet t’u imponohet njerëzve, e sidomos nga jomuslimanët), por është nga neglizhenca e tyre dhe nga mosformimi i drejtë i një personaliteti të muslimanit.
Kjo dhe i ka nxitur shumë dashamirë të Islamit që t’i përvishen punës për të sqaruar realitetin e Islamit dhe formimin e drejtë të muslimanit, sidomos në mesin e të rinjve dhe të intelektualëve, të cilët janë dhe cak i shpeshtë i sulmeve dhe ekspeditave antiislame.
Atij që iu është mundësuar të lexojë e të mësojë diçka nga Udhëzimi Islam – Libri i Allahut dhe Sunneti i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem – do të befasohet nga madhështia e teksteve të tij, nga përsosmëria dhe përfshirja e tij çdo gjë, e vogël apo e madhe, rregullimit të tij të raporteve të njeriut me gjithçka që ka të bëjë me të, si: raportet e njeriut me Zotin e tij, me veten e tij, me njerëzit përreth, shtazët, bimët dhe ambientin. Të gjitha këto janë udhëzim dhe formim i personalitetit të shëndoshë të njeriut të quajtur “musliman”, në të gjitha aspektet e jetës individuale ashtu edhe kolektive.
Përmes këtyre mësimeve shfaqet figura e njeriut të dëshiruar dhe të synuar nga vetë Tekstet Hyjnore, që të jetë një njeri i shoqërueshëm, i ngritur, tërheqës, një person unik dhe i pashembullt.
Për formimin e këtij personaliteti të rrallë nxisin edhe një cikël porosish kur’anore që përmbajnë dispozitat e mirësjelljes.
Me këtë gjuhë edukimi dhe ngritje të personalitetit flet Kur’ani Fisnik dhe Sunneti i Pastër, gjë që tërë këtë formim të drejt të personalitetit të shëndoshë të njeriut e quan fe dhe devotshmëri, për të cilën njeriu edhe obligohet që të angazhohet dhe të kërkojë suksesin e shpërblimin vetëm prej Allahut.
Nëse vështrohet me kujdes dhe me një analizë të thuktë mënyra e formimit të një personaliteti të tillë, del se kjo është një mëshirë e madhe e Zotit ndaj krijesave, ku shumë mendje të ndritura të njerëzimit që nga fillimi i jetës njerëzore kanë bërë hulumtime e përpjekje të mëdha për prodhimin e njerëzve me personalitete të larta, por një gjë të tillë nuk arritën ta finalizojnë me sukses, ndërsa ai që e realizoi këtë është Mësimi Hyjnor – Islami. Për këtë nuk na la të bredhim poshtë e lartë me kërkime, por vetëm na e dërgoi të gatshëm Sistemin Hyjnor me të cilin edhe na obligoi, por edhe na përgëzoi me frytet e kënaqshme të tij, të dëshiruara edhe prej nesh.
I nxori njerëzit nga thellësia e errësirës në horizontet e diturisë, u dërgoi pejgamberë, zbriti libra dhe legjislacionin e Tij, që njeriu gjithmonë ta ketë vendin aty ku edhe i takon.
Sot, sa shumë është e nevojshme që të hapen dritare të dritës, që këto shkëndijëza islame të depërtojnë në zemrat e njerëzve, e edhe të popullit tonë, sidomos te të rinjtë tanë, që të pajisen me këto cilësi, të edukohen me këtë frymë hyjnore, të kultivojnë njerëzoren (ajo në të cilën thërret Islami është njerëzore), dhe të luajnë rolin në këtë botë për të cilin edhe janë të krijuar.
Është deformim i Islamit të fokusuarit e lëvizjeve përbrenda muslimanëve vetëm në një aspekt të tij duke anashkaluar aspektet tjera, andaj dhe si rrjedhojë po hetohen pasojat e një çrregullimi te muslimanët dhe te njerëzit në përgjithësi. Siç mund të vërehet egoizmi, kryelartësia, dëmtimi i të tjerëve, njollosja me ndyrësirat e ligësisë, inatit, shfrytëzimit, dominimit dhe padrejtësisë, e të ngjashme dukuri jo të mira e të papëlqyera.
Në këtë spikatet vlera e fesë dhe rëndësia e edukimit dhe moralit në trajtimin e personit të sëmurë me këtë sëmundje, për t’ia evituar dhembjen dhe shëruar sëmundjen, duke e larguar nga admirimi i vetvetes dhe duke e nxitur drejt hapave të modestisë, drejtësisë, maturisë dhe arsyeshmërisë.
Feja Islame është burim i rrjedhshëm dhe i begatë i cilësive fisnike e të lavdëruara në këtë botë, që përmban parime pedagogjike, norma të moralit, dispozita të larta, tradita të mira e shprehi të drejta, që tërë këto iu ofruan njerëzimit gjatë shekujve nga burimi madhështor hyjnor.
Sot vërejmë se jeta njerëzore është në rënie e sipër, andaj dhe ka nevojë që të alarmohet gjendja dhe të zgjohen mendjet e përgjumura, hapat e pavendosur të drejtohen me këmbëngulje në rrugën e drejtë, zemrat e mbushura me dyshim e frikë të qetësohen dhe të stabilizohen me besim. Për këtë është obligim që të projektohet Jeta që e dëshiroi Allahu për krijesat e Tij dhe të dëftohen rrugët e realizimit të këtij synimi, në mënyrë që kjo të arrihet dhe të bëhet një jetë e bukur, e kënaqshme dhe ideale.
Allahu nuk e ka zbritur këtë fe vetëm sa për të kënaqur shijen e studiuesve, apo të mbetet si një filozofi teorike, apo të kënaq veshin e atij që e lexon dhe të shpresojë vetëm sevapin e tij, por e bëri një sistem praktik që vendos dhe rregullon jetën e individit në tërësi, familjen, shoqërinë dhe që të jetë një pishtar ndriçues për njerëzimin, këtë na e dëfton edhe vetë Allahu duke thënë në Kur’an: “Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij, dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” [Maide, 15-16]
Nën hijen e këtij udhëzimi lulëzon dhe gjallërohet jeta, kënaqen njerëzit, qetësohen krijesat. Hapi i parë i krijimit të një jete të këtillë, jetë dinjitoze, të drejtë e të qetë, është formimi i muslimanit të sinqertë e besnik, në të cilin pasqyrohet imazhi i drejtë i Islamit shndritës e të shëmbëllyer, të cilin e shohin njerëzit, e me këtë e shohin edhe Islamin, gjë që kjo t’i nxitë ata të merren me të, të shtojnë besimin dhe ta pranojnë atë me lehtësi.
Kjo është ajo që e bëri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në fillim të thirrjes së tij, që hapat e parë të veprimit të tij në rrugëtimin e gjatë të Islamit ishin që të formonte burra, në të cilët mishërohej Islami, që ata u bënë mus’hafa të gjallë që ecnin mbi sipërfaqen e tokës dhe u shpërndanë në të gjitha anët e globit tokësorë duke e bartur me vete këtë frymëzim të lartë dhe përhapur anekënd botës duke bërë njerëzit që të shohin programin unik të jetës njerëzore. Njerëzit duke parë këtë program jete të ngulitur thellë në personalitetin e muslimanit dhe ndikimin madhor të tij në jetën e kënaqshme të njeriut, i bëri ata që ta pranojnë Islamin dhe të hyjnë në të turma-turma.
Sot, njerëzimi në përgjithësi, e muslimanët në veçanti kanë nevojë urgjente për të, për jetësimin e këtij programi unik, që nuk ka kënaqësi në jetë e as shpëtim pa të, nuk dominojnë parimet e larta njerëzore e fisnike përveç se përmes tij, nuk mund të shihet realiteti i pikëpamjes së vërtetë të Islamit përveç se në të.

Të gjitha format e bukura të këtij programi hyjnor për formimin e personalitetit shembullor të muslimanit nuk mund të gjinden askund tjetër përveç se tek Islami, me të cilin edhe obligohemi që ta mësojmë drejt, të veprojmë dhe të jetojmë me të. Allahu na ndihmoftë që sa më shumë t’i qasemi këtij Islami dhe të punojmë me të!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
Personaliteti i Muslimanit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: