pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 O JU QË KENI BESUAR

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: O JU QË KENI BESUAR   Sun Apr 04, 2010 10:00 pm

.“O JU QË KENI BESUAR!”
Written by Harun Shabanaj
Monday, 18 September 2006 05:14
“O ju që keni besuar, kine parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kine frikë Allahun, s’ka dyshim se Allahu e dinë në detaje atë që ju punoni.” (Hashr, 18)

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo njërit prej jush do t’i flas Allahu, ndërmjet tyre nuk do të ketë përkthyes, njeriu do të shikojë nga e djathta dhe nuk do të gjejë asgjë përveç asaj që ka punuar, do të shikojë nga e majta dhe nuk do të gjejë asgjë përveç asaj që ka punuar, do të shikojë para duarve të veta dhe nuk do të shohë asgjë tjetër veçse zjarr para fytyrës se tij, ruajuni nga zjarri qoftë edhe me një kokërr hurme, dhe në qoftë se nuk gjeni, atëherë thuani fjalë të mira.” (Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu)


“O njeri, përgatit vepra të mira apo të këqija, por dije se do ta gjesh atë që ke përgatitur, ndërsa mund të shtysh sa të duash, por dije se nuk ka kthim prapa, edhe pse do të lutesh të kthehesh në këtë botë.” (Ibën Xhevzi)


“Sikur mëkatet të kundërmonin erë të papëlqyeshme, askush nuk do të mund të ulej pranë meje.” (Muhammed bin Vasiu)


“Lum ai, që në librin e vet gjen se është lutur shumë për faljen e mëkateve.” (Aishja radijallahu anha)


Tetë gjëra, të cilat duhet mësuar


Profesori e pyeti një student të tij: Ju keni kaluar një kohë të gjatë me mua, çfarë keni mësuar gjatë kësaj kohe? Studenti iu përgjigj: Do të veçoja tetë gjëra:


1. I shikoj krijesat e Allahut dhe vërej që secila prej tyre ka dashuri në diçka, kur njeriu shkon në varr dashuria e tij mbetet në këtë botë. Prandaj, e bëra dashurinë time për veprat e mia, sepse ato janë që do të më shoqërojnë në varr kur të tjerët do të më lënë të vetmuar.


2. Kur e lexoj ajetin kur’anor: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit te vet dhe e ndaloi veten prej epsheve.” (Naziat, 40) Mendoj thellë dhe përpiqem që të zotëroi epshet e mia në mënyrë që të mund të qëndroj para Allahut Ditën e Kijametit.


3. E kam vërtetuar se nëse njeriu ka të bëjë me të vërtetën dhe nëse punët i bën për hir të Allahut, ai duhet të krenohet me punën e tij, kur mendon në ajetin kur’anor: ”Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme e ajo që është te Allahu është e përjetshme.” (Nahl, 96)


4. Kur i kujtoj mëkatet e mia, turpërohem nga ato që kam bërë, shpirti më shqetësohet dhe pendohem me sinqeritet, e pas pendimit pandërprerë e përmendi Allahun, dhe shpresa e vetme që më mban është ajeti kur’anor: “Dhe për ata që e përmendin Allahun shumë si nga burrat ashtu edhe nga gratë, Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (Ahzabë, 35)


5. Kur problemet bëhen serioze, kur depresionet pasojnë në shpirtin tim dhe atë e fusin në një rrugë të tmerrshme, të gjitha fatkeqësitë i përballoj me durim, sepse mendoj në fjalën e Allahut, i Cili thotë: ”Dhe bëhuni të durueshëm, sepse Allahu është në anën e durimtarëve.” (Enfalë, 46) E nëse Allahu është në anën time, unë do të jem më i forti.


6. Në mesin e besimtarëve e vërej se përçarja dhe çrregullimet kanë marrë përmasa aq të mëdha sa që ata janë armiqësuar në mes vete. Unë nuk e urrej asnjë besimtar, sepse mendoj në ajetin kur’anor: ”Djalli është armik i juaj, pra edhe ju konsiderone atë armik, ai e thërret atë grupin e vet vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.” (Fatir, 6)


7. Çdokund i shohim njerëzit duke poshtëruar dhe nënçmuar vetveten në kërkimin e riskut, unë mendoj rreth ajetit kur’anor: ”Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” (Hudë, 6)

8. Ndër besimtarët e atillë që mbështeten në biznesin e tyre në pozita të ndryshme, si dhe në pasardhës te tyre, ndërsa unë mendoj rreth ajetit kur’anor: ”Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën.” (Talakë, 3)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
O JU QË KENI BESUAR
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: