pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TË JESH MUSLIMAN EVROPIAN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
avatar

Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: TË JESH MUSLIMAN EVROPIAN   Sun Apr 04, 2010 9:56 pm

TË JESH MUSLIMAN EVROPIAN
Written by Tarik Ramadan (Nga italishtja: Rexhije Ahmeti)
Monday, 19 February 2007 03:30
Sot është vështirë të jesh musliman evropian; është edhe më vështirë të praktikosh fenë islame duke i respektuar të gjitha rregullat islamike dhe me qëndrueshmëri. Kështu është edhe pse gjatë 50 vjet emigrimesh në Evropën perëndimore, numri i muslimanëve ka arritur 15 milionë.

Pse kjo vështirësi?
Përgjigjja e kësaj pyetje nuk është e thjeshtë. Nga njëra anë, mënyra e të jetuarit e sotëm evropian që bazohet mbi materializmin, argëtimin, mirëqenien, njëfarë ideje të lirisë. Nga ana tjetër, mungesa e vërtet dhe e thellë e njohjes së identitetit islamik.


Çka don me thënë të jesh musliman në Evropë sot?
Duhet konsideruar tre elemente të rëndësishëm:
● Tevhidi

Aspekti i parë i rëndësishëm, që secili prej neve, e veçanërisht të rinjtë të lindur e të rritur në Evropë, duhet të kenë parasysh në jetën e përditshme, është: të jesh musliman e të jetosh shtetësinë e vendit ku jeton me përgjegjësi (jam një musliman evropian, pra jam një qytetar me të drejta dhe obligime). Të jetosh fenë tënde në mënyrë të sinqertë; një lidhje individuale shumë të fortë me Allahun, e bazuar mbi fenë dhe njësinë e Allahut (tevhid). Qëllimi kryesor i jetës së çdonjërit prej neve, është ky besim në Zotin, të Vetmin.
“Mos u bëni sikur ata që harruan Allahun, e që Allahu ua bëri të harrojnë veten”.
Aspekti themelor i xhihadit është të shqiptuarit La ilahe i-llall-llah Muhammedun resulull-llah: Krejt atë çka bëjmë është për Allahun, punojmë për Allahun. Është detyrë e jona të transmetojmë mesazhin e njësisë së Allahut, e mënyra më e mirë për të punuar për Islamin; kjo është fuqia e fesë. Për të pasur një besim stabil e të fortë mjafton të shikosh atë që ka krijuar Allahu: botën, të qenurit, qëllimin e ekzistencës tonë në këtë tokë; në këtë mënyrë jo veç zemra, por edhe mendja i afrohet Krijuesit. Veç Allahu mund të krijojë, Bekare, 164:
“Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës... për një popull që ka mend ka argumente.”

Të jetuarit e fesë me sinqeritet shihet edhe në marrëdhëniet e muslimanit me të tjerët, duhet mësuar të duash tjetrin pa marrë parasysh të metat e tij, dobësitë e tij, të mos e gjykosh, por ta ndihmosh të ndryshojë, të ndjek parimet themelore të Islamit. Duhet qenë falës, të kalosh gjërat materiale (para, posti i rëndësishëm, të mirat tokësore) e të kërkosh të kënaqësh Allahun.

● Dashuria për hir të Allahut
Një prej shtatë kategorive të njerëzve që do të qëndrojnë nën hijen e Allahut në Ditën e Gjykimit, janë ata që duhen për Allah.
Të punosh për Allah do të thotë të mësosh, të lexosh, të kesh dituri dhe njohuri; një popull injorant është një popull i turpshëm. Ajeti i parë i shpallur në Kur’an është “ikre’!” që do të thotë “lexo!” Alak, 1-5:
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. Lexo për Zotin tënd Bujar! Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.“

Islami është fe e diturisë
“Dituria është dritë e injoranca është skandal”
Karakteristika e një muslimani të vërtet është të mos harrojë se referimi jonë është Kur’ani e Pejgamberi është udhëzuesi jonë (shembulli më i mirë). Allahu i Lartëmadhëruar thotë në Suren Ahzabë, ajeti 21:
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.”
Me mënyrën e të jetuarit e sotëm është vështirë të kesh një jetë shpirtërore, të kesh ndjenja të sinqerta; jo të gjithë mund të kenë marrëdhënie pa interes, ka shumë materializëm, shumë dëshirë për të arritur më shpejt; si musliman duhet të kujtojmë gjithmonë cilësitë e shembullit të jetës sonë, Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me të gjitha virtytet e tij morale. Perëndimi nuk duhet të më marrë nëpërmjet zemrës sime, kjo e fundit i takon Allahut.

● Përpjekja (xhihadi)
Shoqëria e sotme thërret njerëzit në argëtim, në kënaqësi, të harrosh, të jetosh momentin e tanishëm, por Islami na thërret në përpjekje, në kujtim, në kërkimin e mënyrës më të mirë për t’iu afruar Allahut. Gjithmonë duhet të kujtojmë pse jemi në tokë, e çka do të lëmë, cilat janë gjurmët tona në perëndim. Kjo tregohet përmes të qenurit i kujdesshëm:
- modesti intelektuale,
- modesti në veshje,
- modesti në marrëdhëniet me të tjerët: mos me qenë arrogant; më i dituri prej neve sigurisht është injorant në shumë gjëra,
- modesti me Allahun: jam i vetëdijshëm për disa gjëra, por Allahu është më i dituri. Gjithmonë duhet thënë: Allahu a’lem që do të thotë Allahu është më i dituri. Arroganca është shenja e injorantëve, ndër të cilët i pari ka qenë faraoni, kur ka thënë: jam zoti i juaj.
Përveç këtyre tre elementeve themelorë: njësia (tevhidi), dashuria për Allah dhe përpjekja, duhet pasur një cilësi shumë të rëndësishme: durimi në përpjekje e punë për hir të Allahut. Duhet qenë të durueshëm para sprovave deri në fund; të gjithë të dërguarit janë sprovuar: Ibrahimi, Musai, Isai, Muhammedi.
Rruga është e gjatë, e rëndë dhe e vështirë, por durimi është cilësi e besimtarit të vërtetë.
Është detyrë e jona t’ua mësojmë Islamin të tjerëve, jemi përgjegjës para Zotit nëse një person (i afërm, koleg pune, shok studimesh) vdes pa ditur për parimet e Islamit.
Një pikë tjetër e rëndësishme është të njohësh shoqërinë ku jeton, të marrësh pjesë në jetën e përditshme, të marrësh pjesë në zgjedhjet, të kesh kontakte me të tjerët, të bësh dialog me ta, të mësosh gjuhën e vendit; këto janë shumë të rëndësishme për të transmetuar mesazhin universal të Islamit, por me urtësi në sjellje. Allahu na ndihmoftë!

Marrë nga:
http://drejtesia.blogspot.com/2007/02/t-jesh-musliman-evropian.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
TË JESH MUSLIMAN EVROPIAN
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Forum islamik-
Kërce tek: