pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED   Sun Apr 04, 2010 9:41 pm

MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Ibn Kajjim el-Xhevzi

MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED

PARATHENIE

Lexues te nderuar!
Ne duart e juaja po ua sjellim lebrin e cmuar Mj Pejgasmberit Muhammed a.s., te perkthyer dhe te pershtatur ne ekesia e gjuhen shqipe. Eshte enderr imja e kahmotshme per t’i pasuruar lexuesit shqiptare me kete vademekum me vlere te madhe. Dhe ja me ne fund, duke falenderuar All-llahun e madherishem, kjo enderr imja u be realitet.
Mjekesia e Pejgamberit Muhammed eshte vetem nje kapitull i librit te madh te autorit te fameshem te shekullit XIV, Ibn Kajjim el-Xhevziut.
Ky liber eshte mbeshtetur ne Shpalljen kuranore, ne udhezimet e Pejgamberit te All-llahut , s.a.v.s., dhe ne shpjegimet e haditheve.
Pas renies se Perandorise Romake ne shek. V, dhe me vone ne shek. VII, fillon perhapja e diturise mjekesore ne Kalifatin Islam. Ne ate periudhe ka ekzistuar Shkolla e perkthyesve dhe e komentuesve te veprave greke. Ne keto shkolla jane perkthyer veprat e autoreve greke te lashtesise, si dhe vepra te kulturave te popujve te tjere te lashtesise, te cilat ishin me interes per studiuesit arabe te kohes. Prandaj, kete pune te madhe te kultures arabe te kesaj kohe, bota duhet ta falenderoje, sepse ne saje te punes se tyre u ruajten veprat me te vlershme te autoreve te lashtesise, te cilat kane arritur deri ne ditet tona. Pa punen e madhe te tyre ne sot, e themi me bindje te plote, nuk do t’i njihnim autoret greke, nuk do ta njihnim Hipokratin, Galenin, Aristotelin dhe shkollat e tjera te mendimit grek, nuk do ta njihnim kulturen greke. Prandaj, myslimanet jane meritore per ruajtjen e diturise se mjekeve antike. Evropa mori informacionet e para per mjekesine antike nepermjet perkthimeve arabe te periudhes se Renesanses. Pas kesaj periudhe, shkencetaret myslimane kane krijuar konceptet e tyre ne mjekesi dhe keto koncepte kane dominuar per nje kohe shume te gjate ne shkollat mjekesore evropiane (Ibn Sina - Avicena).
Mjekesia e Pejgamberit Muhammed mund te kuptohet ne driten e Kur'anit dhe sunnetit, e kurresesi ndryshe.
Studimet analitike dhe skolastike qe jane parashtruar ne kete liber jane unikate. Ato vertetojne kuptimin e qarte shpirteror, diturine metafizike, kozmologjike dhe filozofike te imam Ibn Kajjim el-Xhevziut.
Mjekesia e Pejgamberit Muhammed, e cila eshte paraqitur ne kete liber, ka te beje me aspektet fizike dhe psikike te shendetit te njeriut. Ketu jane pershkruar dy lloje themelore te semundjeve (te shpjeguara ne Kur'an): semundjet e zemres dhe semundjet e trupit.
Ne shendetin trupor ekzistojne tre rregulla themelore: mjekesia parandaluese, heqja dore nga gjerat e demshme, dhe pastrimi i trupit nga sekrecionet (tajitjet) e demshme.
Ne kete kontekst, trupi i njeriut mund te kete tri gjendje: gjendjen e shendetshme natyrore, gjendjen jonormale dhe gjendjen jostabile.
Mjekesia tradicionale islame eshte perkufizuar si “art i cili merret me mbrojtjen e shendetit te mire, me kundervenien ndaj semundjes dhe me kthimin e shendetit te personit te semure”.
Mjekesia tradicionale eshte sherbyer me teorine e kater tajitjeve (sekrecioneve) te trupit: vreri i i zi, gjaku, kelbaza dhe vreri i verdhe. Keto te katra u pergjigjen kater elementeve: toka, zjarri, uji dhe ajri. Ekuilibri ndermjet ketyre tajitjeve percakton temperamentin dhe emocionet e individit, si: melankoline, gjallerine, indiferencen dhe shqetesimin.
Atributet primare te gjendjeve te cilat i dallon mjekesia tradicionale jane: thatesia, lageshtia, ftohtesia dhe nxehtesia, dhe jane te nderlidhura e te perziera me kater tajitjet trupore.
Semundja somatike ka shkaqet e veta. Per kete eshte e nevojshme te diagnostikohet shkaku e pastaj te percaktohen pasojat, te gjendet ilaci dhe te filloje sherimi (etiologjia, diagnoza, terapia - parime te cilat nuk kane ndryshuar deri sot).
Shkaku i mungeses se natyrshmerise trupore mund te jete i jashtem dhe i brendshem. Shkaqet e brendshme paraqiten per arsye te kater gjendjeve te komplikuara: nxehtesise, ftohtesise, lageshtise dhe thatesise, ndersa shkaqet e jashtme paraqiten nepermjet faktoreve te shumte te cilet mund te jene te pranueshem apo te papranueshem per trupin. Mjeku eshte personi i cili mund te i percaktoje keto parregullsi dhe te menjanoje shkaqet.
Pejgamberi i All-llahu , s.a.v.s., ka thene: “Per secilen semundje qe e ka dhene All-llahu, Ai e ka percaktuar edhe ilacin” (Buhariu).
Sherimin natyror qe Pejgamberi dhe shoket e tij e kane zbatuar ka qene sherim me ilace te thjeshta dhe te paraportuara, por tejet efikase.
Pejgmaberi i All-llahut i ka sheruar semundjet me tre lloj ilacesh: me ilace natyrore, ilace hyjnore dhe duke i kombinuar keto.
Sipas hadithit te imam Malikut, r.a., i Derguari i All-llahut, s.a.v.s., ne nje rast ka thene: “Ai qe e ka krijuar semundjen, e ka krijuar gjithashtu edhe ilacin”.
Me tej thuhet: “Krijimi i ilacit per cdo semundje tregon superfuqine e urtesise se All-llahut, pushtetin suprem te suverenitetit te All-llahut, dhe ndjenjen e dashurise se papershkruar ndaj krijesave te veta. Ai qe e krijoi semundjen, i ka percaktuar gjithashtu ligjet e natyres dhe i ka paraqitur argumentet qe tregojne kush eshte Ai i cili dirigjon universet”.
Ne pjesen e pare te ketij libri jane pershkruar ilacet natyrore: temperatura sherohet me uje te ftohte, peristaltika e zorreve rregullohet me ushqim dietal dhe mjalte. Pershkruhet murtaja si semundje infektive, pershkruhet hollesisht pasqyra klinike dhe theksohet pikepamja e Pejgamberit lidhur me kontaktin me personin e infektuar. Hadithin e transmeton Abdurrahman bin Avf, r.a.: “Kam degjuar Pejgamberin e All-llahut, s.a.v.s., duke thene: ‘Kur degjoni qe ne nje vend eshte paraqitur murtaja, mos shkoni atje” - karantina.
Me tej pershkruhen: sherimi i edemit, flebotomia dhe sherimi i epilepsise, e sidomos forma pa etiologji te njohur. Pershkruhen njezet lloje te dhembjes se kokes dhe perdorimi mjekesor i bimes se kenase. Ne kapitullin e ushqimit te te semurit citohet hadithi ne te cilin Pejgamberi i All-llahut, s.a.v.s., ka thene: “Mos u jepni ushqim ose pije me dhune te semureve, sepse All-llahu i plotfuqishem i ushqen dhe u jep pijen atyre”.
Kur flitet per ilacet shpirterore (sherimi i sehirit), permendet: “Zemra e besimtarit duhet mbushur me driten e All-llahut te madherishem, te ushqehet derisa te ngopet me mendime te larta, te aftesohet dhe te pajiset me dituri te Krijuesit dhe Furnizuesit te saj. Trupi, mendja dhe shpirti i tij duhet te hulumtojne rrugen e shkalleve lartesuese me sinqeritet dhe vendosmeri”.
Pjesa e trete e librit pershkruan hollesisht ushqimin bimor dhe shtazor dhe substancat sheruese qe jane perdorur ne mjekesine tradicionale islame. Pershkrimi i vetive sheruese te qimonit te zi, hurmes, rrushit, fikut, ullirit, alojes etj., eshte mahnites.
Ketu vlen te theksojme se gjate perkthimit dhe emertimit te bimeve mjekuese ne gjuhen tone, kemi pasur veshtiresi ne gjetjen e termave perkatese, por duke falenderuar disa doracake per bimet mjekuese te botuar ne Tirane, dhe konsultimet me eksperte, perkatesisht me biologe e botaniste, besojme se kemi arritur t’ua ofrojme dhe t’ua lehtesojme lexuesve tane ne menyre qe kete liber ta kuptojne dhe te krijojne njohuri elementare ne perdorimin e bimeve fitofarmaceutike.
Ne kapitullin mbi pergjegjesine e mjekut te pakualifikuar, i cili praktikon mjekesine, sipas Pejgamberit, s.a.v.s., ajo eshte ceshtje e ndergjegjes dhe e pergjegjesise personale. Sipas Sheriatit pergjegjesia e mjekut perfshin: mashtrimin, rrezikimin e jetes se te semurit, demtimin e tij, veprimin kriminal etj. Pasojat e padeshirueshme te sherimit ose gabimet ndaj te semureve jane kualifikuar ne pese kategori:
1. Mjeku me kualifikim te larte, i cili ne sherimin e nje te semuri i permbahet etikes dhe profesionit ne perputhje me rregullat dhe ne perputhje me deshiren e All-llahut, por fati i te semurit merr kahun e padeshiruar. Ne kete rast skolastiket islame pajtohen unanimisht se mjeku nuk eshte pergjegjes.
2. Pergjegjesia e mashtruesit ose e personit te paudhezuar, i cili e bind te semurin per aftesite e veta profesionale qe ka, por i semuri ka komplikacione ose vdes. Ne kete rast nese i semuri e ka ditur se personi nga i cili ka kerkuar sherim nuk eshte mjek, por megjithate e ka pranuar trajtimin e propozuar prej tij, atehere nuk mund te kerkohet pergjegjesia te mashtruesi. Kesi mashtrues, per fat te keq, hasim tek ne ne cdo kend dhe ne cdo vis. Marketingu i tyre eshte me i fuqishem sesa i mjekeve profesioniste dhe specialiste.
3. Pergjegjesia per aktin pa dashje: mjeku i ditur dhe me pervoje, i cili i kryen sherbimet e veta ne perputhje me rregullat e percaktuara, por pa dashur dora e tij prek pjesen e shendoshe te trupit te te semurit, mjeku nuk mban pergjegjesi.
4. Pergjegjesia per dhenien e ilacit gabimisht: mjeku i ditur dhe i pergatitur mire profesionalisht mban pergjegjesi kur, edhe pse jep cdo gje nga vetja, nuk mund te percaktoje diagnozen e sakte, ose e pershkruan gabimisht ilacin e demshem.
5. Pergjegjesia per veprim pa lejen e te semurit: mjeku i ditur dhe i pergatitur profesionalisht, i cili kryen sherbimet e tij mjekesore sipas rregullave te pershkruara ne rastin e synetise, ose operimit te personit te ri ose te retarduar mentalisht mban pergjegjesi nese anashkalon lejen e familjes, kurse i semuri ose femija kane pasoja nga komplikimet, apo edhe vdes.
Ne liber jane numeruar dymbedhjete rregulla te diagnozes mjekesore dhe trajtimi i tyre. Eshte pershkruar ndalimi i sherimit me substanca te palejueshme dhe mbrojtja efikase nga semundjet infektive.
Rregull i pergjithshem i Pejgamberit ne mjekesine parandaluese eshte se dituria vjen nga fjalet dhe udhezimet e All-llahut te madherishem: “Hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata qe e teprojne”. (El A’rafe, 31)
Mungesa e substancave ushqyese ne ushqim ose ushqimi i tepert mund te pengojne absorbimin dhe te shkaktojne semundjen. Ketu permenden hadithet e Pejgamberit te All-llahut, s.a.v.s mbi ushqimin dhe pijen. Pastaj flitet per poziten gjate ngrenies se ushqimit me gishterinj, per perzierjen e ushqimit dhe te pijeve ne nje shujte, per menyren e veshjes, pamjen e dhomes, aromizimin me erera te kendshme, per aktivitetet e perditshme, per gjumin, lutjet e bekuara dhe te sinqerta qe burojne nga zemra, e te cilat sherojne dhe fuqizojne, si dhe per ushtrimet fizike.
Ne kapitullin mbi aspektet e jetes seksuale te njeriut citohen hadithet qe flasin per sjelljen e myslimaneve, per demin dhe per marredheniet seksuale te palejueshme, per sherimin e dashurine dhe per “veren e shpirtit”, e cila e mpin mendjen, e dekoncentron zemren dhe e ben qe te harroje perkujtimin e All-llahut.
Edhe pse sot zgjebja nuk sherohet me bartjen e rrobave te mendafshta, ndersa per neuralgjine e ishiatikusit ekzistojne medikamente me efikase se bishti i deles arabe, kurse peluritisi nuk trajtohet me me drurin e alojes, megjithate libri Mjekesia e Pejgamberit Muhammed eshte pervoje e historise se mjekesise, gjithsesi deshmi unikate e mjekesise, jetes, shendetit, semundjes dhe vdekjes islame.
Lexues te nderuar!
Do te deshiroja qe ky liber i vlefshem te hyje ne cdo shtepi, jo vetem ne shtepite e besimtareve, te lexohet, te studiohet me vemendje, te praktikohet nga te gjithe duke medituar thelle per keshillat e bukura dhe recetat praktike te mesuesit tone te dashur - Muhammedit. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te!

Prim. Dr. Med. Sci. Ali F. ILJAZI

PARATHENIA E BOTIMIT BOSHNJAKISHT

Libri Mjekesia e Pejgamberit Muhammed (Et-tibbun-nebevi) e Ibn Kajjim el-Xhevziut eshte nje veper kapitale e kultures klasike islame. Ne te vertete eshte fjala per nje liber qe eshte pjese e vepres jetesore te ketij kolosi te madh islam, qe mban emrin Zad el-Mead (Pergatitja per diten e kthimit). I tere doreshkrimi i kesaj vepre u shtyp per here te pare ne Indi ne vitin 1897. Ne kete veper Ibn Kajjim el-Xhevzi merret me jeteshkrimin e Pejgamberit, me jurisprudencen islame (fikh), dhe me traditen islame (hadith). Njeri nga librat e kesaj vepre kolosale merret me mjekesine e Pejgamberit. Ibn- Kajjim el-Xhevzi u lind ne Damask ne vitin 1292 (691 sipas hixhretit), ndersa vdiq po ne Damask ne vitin 1350, ne moshen 59-vjecare.
Jetoi, u shkollua dhe veproi ne njeren nga qendrat me te rendesishme shpirterore islame te kohes, ne Damask., ku vepronte gjeniu i madh mysliman Ibn-Tejmijjiu dhe perpiqej te ringjallte mesimin intelektual islam. Ibn- Kajjim el-Xhevzi, krahas komentuesit te shquar Ibn Kethir, ka qene nxenesi me i shquar i Ibn Tejmijjiut. Ibn- Kajjim el-Xhevziu, sikurse mesuesi i tij i madh Ibn Tejmijjiu, ne angazhimin e vet intelektual dhe ne punen shkencore eshte perqendruar ne mbrojtjen e mesimit dhe mendimit tradicional islam nga ndikimi gjithnje e me i madh i filozofise greke ne mendimin fetar islam. Pikerisht per kete, interesimi me i madh i Ibn- Kajjim el-Xhevziut ka qene hadithi (tradita e Muhammedit, a.s.), fikhu (jurisprudenca islame), tefsiri (komentimi i Kur'anit) dhe ahlaku (etika islame). Pra, prej nga vjen interesimi i Ibn- Kajjim el-Xhevzi per mjekesine? Ku qendron rendesia e vepres se tij Mjekesia e Pejgamberit? Interesimi i myslimaneve per mjekesine dhe marrja me te ne periudhen klasike te kultures islame paraqet njerin nga percaktimet me karakteristike shpirterore te islamit. Nuk eshte fjala vetem per ate qe myslimanet me nje kureshtje te madhe intelektuale u ndeshen shume heret ne historine e tyre me diturite mjekesore te Indise, Persise, Romes, Greqise dhe Sirise, por nisma kulturore e shekullit IX dhe X, qe e mori persiper Shtepia e urtesise (Daru-l-hikma) ne Bagdad, eshte unikate ne histori.
Ne kete institucion te vetem shkencor dhe perkthyes, te cilin e themeloi kalifi abasit El-Me’muni, shkollen e perkthimit e ka udhehequr mjeku dhe filozofi Hunejn ibn-Ishak. Keshtu jane nxitur efektet dhe te arriturat teper te medha qe pasuan me vone ne mjekesi qe i arriten mendjet e medha myslimane, sic qene: El-Kindi, Et-Tarabi, Ibn Sina (Avicena), Er-Razi (Razes) e shume te tjere.
Interesimi i theksuar per mjekesi ne kulturen klasike shpirterore islame eshte bazuar ne mesimin islam qe jeta njerezore ne kete bote eshte vlere qe duhet ruajtur dhe per te cilen duhet perkujdesur. Mesazhi islam per njeriun nuk thote qe jeta ne kete bote te lihet anash. Aq sa jeta ne kete bote eshte e rendesishme dhe me vlere, per aq duhet t’i kushtohet kujdes edhe shendetit trupor te njerezve, ne te vertete mjekesise si shkence dhe praktike. Nga ana tjeter, shendeti trupor eshte i lidhur ngushte me shendetin psikik dhe me fuqine shpirterore. Lumturia, suksesi dhe shpetimi ndodhen ne perspektiven eskatologjike.
Ibn- Kajjim el-Xhevziu e perjeton dhe e kupton te Derguarin e All-llahut , s.a.v.s., si percues te Shpalljes, e cila Shpallje eshte ilac sherues per njerezit. Sunneti i Pejgamberit eshte zbatimi me i mire i ketij ilaci. Per kete ai e shkruan librin Mjekesia e Pejgamberit.
Rendesia e Mjekesise se Pejgamberit e Ibn- Kajjim el-Xhevziut eshte e shumefishte.
Botimi i ketij libri ne gjuhen tone eshte nje kontribut i rendesishem ne studimin dhe njohjen e jetes se Pejgamberit, te misionit te tij prej pejgamberi, dhe Sunnetit te tij. Kjo veper para se gjithash na njeh me nje aspekt te rendesishem te jetes se Pejgamberit, e cila nuk eshte njohur deri me tani ne literaturen e hadithit. Ne kete kontekst perkthimin dhe botimin e ketij libri te Ibn- Kajjim el-Xhevziut e karakterizon devotshmeria dhe kuptimi metafizik i botes dhe jetes, nga njera ane, dhe shprehja e vijes humane ne kuptimin e qellimit dhe ne kuptimin e jetes njerezore ne kete bote, ne anen tjeter.
Ky liber eshte nje veper me vlere shume te madhe edhe per shkencen mjekesore, edhe per kulturen dhe civilizimin islam. Dhe ne fund, ky liber eshte doracak praktik i rendesishem per cdo mysliman. Ne te mund te gjejme shume udhezime praktike ne menyren si duhet ndjekur rrugen e Pejgamberit ne ceshtje te fese, moralit, shendetit trupor e shpirteror, sherimin me Kur'an dhe ibadet, sherimin tradicional me ilace natyrore, barishte, ushqim etj.
Shkurt, perkthimi dhe botimi i ketij libri me autor Ibn- Kajjim el-Xhevziun eshte nje ndermarrje e rendesishme shkencore dhe perkthyese. Eshte fjala per nje veper e cila ka rendesi paresore per ta njohur Pejgamberin, per t’i njohur mendimet klasike islame, historine e mjekesise ne kulturen dhe civilizimin islam, mjekesine tradicionale dhe sherimin tradicional. Per librin do te gezohen te gjithe ata qe merren me shkencen e hadithit, me historine e mendimit islam, me civilizimin dhe me kulturen islame, historine e mjekesise dhe me mjekesine tradicionale, si dhe te gjithe ata qe ne jeten e tyre praktike dhe te perditshme perpiqen t’i zbatojne udhezimet, keshillat dhe porosite e te Derguarit te All-llahut, Muhammedit. Paqja dhe bekimet qofshin mbi te!
Xhevat Hoxhiq

BIOGRAFIA E IMAM IBN-KAJJIM EL-XHEVZIUT (1292-1350)

Quhet Muhammed ibn Ebu Bekr ibn Ejjub ibn Sa’ad el-Damaski, i quajtur sipas t’et Ebu Abdullah Shemsud-din, i njohur si Ibn Kajjim Xhevzi. U lind ne Damask te Sirise me 1292 (691 sipas H.), ndersa mesimet e para i mori nga i ati, i cili ishte mesues lokal ne shkollen e El Xhevzit. Me vone ai vazhdoi kerkimin e diturise te mesues me fame dhe skolastiket e kohes, dhe krahas kesaj i studioi edhe veprat e shejheve sufi te asaj kohe. Shkollimi i tij bazohet ne jurisprudencen (fikh) dhe teologjine islame, si dhe ne hadith. Me ne fund, ne vazhdim te kerkimit te diturise, u bashkua me rrethin e imam Ibn Tejimijjiut (1262-1329). Ne shoqerine e vet, ai e konsideronte si nxenesin dhe pasuesin me te afert (me te ngushte) te tij, ndersa ai me vone u be trashegimtar i tij.
Ibn Kajjimi ka qene shume i afert dhe i lidhur per mesuesin e vet dhe ka qene nxenes i shkelqyer dhe trashegimtar i dijetarit te madh islam imam Tekijjuddin ibn Tejjmijjiut. Ai i ka mbrojtur qendrimet dhe paraqitjet e tij fetare, pastaj i ka mbledhur dhe i ka botuar shumicen e veprave te veta dhe, ajo qe eshte me e rendesishme, ka perqafuar mendimin e njejte me ate te mesuesit te tij.
Per shkak te pikepamjeve dhe mendimeve te tyre, qe te dyte, edhe mesuesi edhe nxenesi, jane akuzuar, gjykuar, denuar dhe poshteruar boterisht nga autoritetet e atehershme lokale. Kane qendruar ne burg ne nje qeli, ndersa pasuesit e tyre u mbajten te burgosur ndaras tyre ne burgun qendror te Damaskut, i cili deri me sot ka mbetur i njohur me emrin El Kal’a. Ne mes te ithtareve te burgosur, ka qene gjithashtu nje djale i ri me emrin Ibn Kethir (1302-1375), i cili me vone u be dijetari me i njohur islam dhe autor i komentit me te gjere te Kur'anit, Tefsir Ibn-Kethir.
Pas vdekjes se imam Ibn Tejimijjiut, pasuesit e tij u liruan nga burgu, ndersa imam Ibn Kajjim Xhevziu vazhdoi shkollimin e tij, por mbante ligjerata dhe kurse per nxenesit e vet. Ibn Xhevziu per nje periudhe te gjate mbante mesime te jurisprudences islame (fikh) ne shkollen Al Sadrija ne Damask para se ta merrte detyren e drejtorit te shkolles se Xhevzit. Shumica e veprave te tij kane qene kompilime, por ka shkruar edhe vete disa vepra, ndersa doreshkrimet e tij origjinale ruhen edhe sot ne Damask.
Ne realitet, ishte nder dhe privilegj per te hyre ne rrethin e tij. Ne mesin e skolastikeve te njohur islame nga ky rreth, qe kane mesuar nga ai, eshte me rendesi te permendet Ibn Abd el-Hadi (1305-1345), Ibn Rexhebi (1337-1396) dhe te tjere, te cilet shpesh merrnin pjese ne ligjeratat e tij dhe kerkonin prezencen e tij, sic eshte imam Ibn Kethiri.
Shumica e skolastikeve te asaj kohe kane pranuar njohjen mendjethelle dhe te shkelqyeshme te komentimit te Kur'anit (tefsirit), te komentimit te haditheve dhe njohjen e teologjise. Dituria e tij e gjere dhe kuptimi i tefsirit te Kur'anit ua tejkalonte edhe disa teologeve te njohur ne historine e islamit.
Ibn Kethiri, ne librin e tij me titull Al-Bidaja ve-Nihaja, per te ka thene: “Ai eshte me sharmant dhe zemermire, nuk ka xhelozuar asnje njeri asnjehere, kurre nuk ka fyer, kurre nuk ka pasur paragjykime ndaj ndokujt, ndersa une kam qene me afer zemres se tij. Pastaj ne kohen tone nuk njoh njeri me te dhene pas ibadetit (lutjes) sesa ate”. Po kete mendim per te e ka shprehur edhe Ibn Hixhri.
Ibn Kajjimi u brumos me dituri nga te gjitha deget e shkences islame. Ishte i njohur dhe i lavderuar posacerisht per komentet e tij. Hafiz Ibn Rexhebi ka thene per mesuesin e vet: Ce Ishte dijetar komplet ne lemin e shkences islame dhe askush nuk mund t’i bente konkurrence ne te kuptuarit e thelle te Kur'anit dhe Hadithit, komentet e tij kane qene unikate dhe pa verejtje”.
Ibn Rexhebi ka shenuar se mesuesi i tij, Ibn Kajjim el-Xhevziu, e ka mesuar hadithin nga el-Shahab el-Nabulsi, Kadi Tekixhuddin Sulejmani dhe Fatime bint Xhevhar. Gjate periudhes se hershme te mesimit te tij, imam Ibn Kajjimi kerkonte te kishte shoqeri me shumicen e dijetareve te kohes se tij, e posacerisht ishte ekspert ne shpjegimin e medhhebit hanbelit.

Jeta shpirterore e tij

Imam Ibn Kajjim el-Xhevzi ka qene besimtar i devotshem dhe stoik. Ka kaluar ore te tera ne namazin e nates, ishte ne gjendjen e dhikrit (te permendurit e All-llahut) te panderprere dhe ishte i njohur per sexhdet (perulje me fytyren pertoke) e gjata.
Ne fytyren e tij mund te shihej shenja e qarte e devotshmerise dhe lutjes se panderprere per shperblimin dhe perkujdesin e All-llahut.
Gjate kohes se burgosjes ne burgun El Kal’a ne Damask, ka lexuar rregullisht Kur'anin dhe i ka studiuar kuptimet e tij. Ibn Rexhebi ka shenuar qe gjate kohes sa zgjati izolimi i tij, ai kishte arritur nje sukses te madh shpirteror, po aq mire sa e kishte zhvilluar edhe thellesine e te analizurit, diturine dhe kuptimin e haditheve te Pejgamberit.
Pas lirimit nga burgu, ka qene disa here ne haxh, e ndonjehere qendronte ne Meke nje periudhe te gjate kohore. Gjate asaj kohe i kalonte ditet duke u lutur dhe bere tavaf rreth Qabes.

Veprat e tij

El Nu’man el-Alusi el-Bagdadi ka thene: “Shpjegimet e tij jane unikate dhe pa verejtje”. Njehere dijetari i njohur islam el-Dhehebi ka thene per te: “Ai i ka kushtuar kujdes te madh hollesive ne krahasimin e haditheve”. Me tej, shejh Burhan el-Din el-Dhari’ ka thene keshtu: “Askush nuk ka qene aq njohes (askush nuk ka pasur asi njohurie) sic ka qene Ibn Kajjimi ne kohen e tij”.
Kontributet e imam Ibn Kajjim el-Xhevziut ne shkencen islame kane qene shume te gjera dhe ato lidhen posacerisht me komentimet e Kur'anit, kuptimin dhe analizen e Hadithit (Fikh-u Sunna).
Ai, edhe perkunder veprave te veta, ka hartuar edhe shume studime duke perfshire: Tahdhib Sunen Ebi-Davud (Korrigjimi i Sunenit nga Ebu Davudi); El-Kalem el-Tejjib ve al-‘Amel el-Salih (Ekzistenca e fjaleve dhe veprave te All-llahut); Komentimi per librin e shejh Abdullah el-Ensarit; Menazil-u-Sa’irin (Gjendja e Kerkuesit), e cila konsiderohet si epitom i diturise se librave sufite dhe Zad el-Me’ad (Pergatitja per Diten e kthimit), nga e cila eshte nxjerre edhe ky liber mbi Mjekesine e Pejgamberit, ne mesin e shume doreshkrimeve te tjera qe jane shumezuar me doren e tij, e qe sot ruhen ne biblioteken qendrore ne Damask te Sirise.
Ibn Kajjimi e ka pare ne enderr mesuesin e tij Tekixhuddin ibn Tejimijjun, pak pas vdekjes se tij, dhe e ka pyetur per ate se cfare ka rezervuar All-llahu per te ne jeten pas vdekjes. Ibn Tejmijje ka verejtur se mesuesi i tij ze nje vend me te larte, qe e tejkalon pozicionin e shume dijetareve te njohur, dhe me pas shtoi: “Ti gati ke arritur prezencen tone, gjendja jote eshte e njejte me gjendjen e Ibn Kudhejmit”.
Ibn Kajjim el-Xhevzi kaloi ne ahiret ne vitin 1350 ne qytetin e Damaskut, ne moshen 59-vjecare, ndersa eshte varrosur prane t’et ne varrezat e atehershme El-Sagir.
“ Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit! Zoti yne, vetem Ty te jemi mbeshtetur, vetem nga Ti jemi te kthyer dhe vetem te Ti eshte e ardhmja!” (El Mumtehine, 4)
O Zoti im, e bej kete veper nga dashuria per Ty, per fene Tende te shpallur – islamin dhe per robte e Tu te sinqerte, per t’u bere deshmitar i universalitetit, teresise, pergjithesise dhe fjaleve te Tua te verteta qe ia shpalle Pejgamberit Tend te fundit – Muhammedit , s.a.v.s., pejgambereve te Tu para tij, dhe robeve te Tu te zgjedhur!
Zoti im, le te jete kjo veper nje hap imi i vogel i afrimit tek Ti dhe le te behet njera nga menyrat per arritjen e kenaqesise Tende, meshires Tende dhe mbrojtjes Tende!
Zoti im, me ruaj nga vetite jo te denja, qe Ti i urren dhe te cilat mund te paraqiten si pasoje e veprave te mia, si pasoje edhe e gjuhes, mendjes, syrit dhe zemres sime, ngase me ke krijuar si “qenie te dobet”, andaj nese Ti nuk me ndihmon, cili eshte ai pervec Teje qe mund te me ndihmoje?!
Zoti im, Ti e njeh me mire se une zemren dhe mendjen time, dhe ate qe fshehin ato, andaj te lutem Ty me zemer dhe duke u perulur, qe te me pastrosh nga ndyresite dhe ne vend te tyre te vendosesh islamin dhe gjithe ate qe bart me vete islami!
Zoti im, qetesoje nefsin tim ne afersine Tende dhe te jem i kenaqur qe islami te jete besimi im!
Zoti im, Ti i njeh qellimet e veprave te mia, andaj Te lutem qe te mos me ngarkosh pertej mundesive te mia dhe qe te mos kem si ta zvogeloj apo demtoj besimin tim tek Ti!
Zoti im, me dhuro besim, fuqi, vendosmeri, mencuri dhe urtesi qe te luftoj dhe te perpiqem per fene Tende – islamin, gjate tere kohes se qendrimit tim ne kete bote kalimtare, kunder atyre qe kane devijuar nga rruga e Vertete, kunder atyre te cilet kane nxitur hidherimin Tend kunder vetes se tyre, kunder te gjithe atyre qe mundohen ta shkaterrojne islamin dhe myslimanet, dhe na ndihmo kunder popullit qe nuk beson!
“Suksesi im varet vetem nga All-llahu, vetem Atij iu kam mbeshtetur dhe vetem tek Ai jam i drejtuar!” (Hude, 88)
Qofte i lavderuar All-llahu, Zoti, furnizuesi dhe mbajtesi i universit. Deshmoj qe nuk ka zot pos All-llahut, vetem Ai eshte Zot dhe Ai nuk ka shok dhe deshmoj se Muhammedi eshte robi dhe i derguari i Tij.
Mjekesia e Pejgamberit, e cila eshte shpjeguar ne kete liber, ka te beje, si me aspektin psikik, ashtu edhe me aspektin fizik te shendetit. Ne realitet, Mjekesia e Pejgamberit mund te kuptohet vetem ne driten e Kur'anit dhe sunnetit, e assesi ndryshe.
Sic eshte theksuar edhe me heret, studimet analitike dhe shpjegimet skolastike dhe interpretimet e imam Ibn Kajjimi el-Xhevzit jane unikate. Ato vertetojne pasurine e kuptimit shpirteror dhe njohjen e tij deri ne hollesi te metafizikes, kozmologjise dhe filozofise. Me tej, ato jane gjithashtu rezultat i diturise se tij me themel te gjuhes arabe, studimet e hollesishme te ngjarjeve historike dhe meditimeve te shenuara nga vete autori, si dhe ne njohjen e veprimit te juristeve te mirenjohur islame, te mjekeve dhe te shkencetareve te shekullit XIV.
Vepra e imam Ibn Kajjimit hedh drite gjithashtu ne shkollat e ndryshme te mendimit. Ekzistenca e kesaj metode te suksesshme te sherimit te semundjeve, e cila zgjat mbi nje mije e katerqind vjet, tregon qe ne kete ekzistojne shume menyra te drejta te trajtimit mjekesor te cilat sot perdoren ne teori dhe praktike.

PARATHENIE

1. Periudha e tij

Hartuesi i vepres origjinale imam Ibn Kajjim el- Xhevzi (1292-1350) u rrit ne Damask te Sirise ne shek. XIV ne kohen e ndryshimeve te medha sociale, politike, ekonomike dhe fetare. Ate periudhe e karakterizon njohja dhe ndikimi i filozofise greke ne shkollat e tjera te mendimit. Ne ate periudhe perkushtimi dhe besimi i njerezve tek All-llahu i gjithefuqishem, nenshtrimi ndaj ligjeve te Tij dhe sinqeriteti i tyre ne pasimin e Pejgamberit te Tij te bekuar , s.a.v.s., kane qene vene ne sprove serioze. Historia shenon qe levizjen per ringjalljen e serishme te shpirtit islam e ka udhehequr Mevlana Xhelaluddin el-Rumi (1207-1273), skolastiku i njohur dhe sufiu i cili jetoi ne Turqine e sotme.
Bekimet e asaj periudhe ngerthejne gjithashtu pasimin nga shejhet, imamet dhe udheheqesit e njohur shpirterore, prej te cileve shumica jetuan ne Damask. Te gjithe se bashku, ata kane luajtur rolin kryesor ne ringjalljen e serishme shpirterore, ndersa veprat e tyre arriten te behen pjese integrale e pikepamjes myslimane. Keto vepra kane dale disa vjet radhazi dhe kane mbetur deri me sot si gur kufitar piramidal i marredhenieve islame. Ne mesin e dijetareve te njohur te asaj kohe eshte me rendesi te permendet imam Ibn Tejmiu, imam Ibn Kethiri, El Hafiz ibn Rexhebi, Ibn Abd el-Hadi e te tjere.
Keta dijetare, pervec te tjerash, kane pasur nje qellim, ndersa lufta e tyre ishte drejtuar per te dhene pergjigje ne sulmet e fuqishme te filozofive dhe artit te huaj qe moren hov ne ate kohe, dhe kunder pranimit pa kundershtim te tyre ne mendjet e dobeta dhe jokritike te myslimaneve te rinj. Caku i ketyre shejheve te ditur dhe te vertete ishte gjithashtu i rendesishem ne rivendosjen dhe vertetimin e gurit themeltar te teologjise skolastike islame (Ilm al-Kelam), te shkences me kredibilitet dhe nder (Tedhkija) te provuar, dhe menyren e perdorimit te plotfuqishem te vendimit islam (Ihsan). Ne te vertete keto perspektiva themelore kane luajtur rol kryesor ne rikuptimin e drejte te mesazhit te larte islam sic eshte misheruar dhe menduar nga i Derguari i All-llahut, Muhammedi , s.a.v.s. Prandaj, veprat e ketyre dijetareve kane mbetur burim kryesor i shpjegimit dhe kuptimit te drejte te islamit (fikh) deri ne ditet tona.

2. Per vepren Pergatitja per diten e kthimit

Shkrimi origjinal eshte titulluar si Zad el-Me’ad fi Huda hair el-‘Ibad (Pergatitja per Diten e kthimit ne menyren sic ka udhezuar me i miri i te gjitha krijesave te All-llahut).
Vepren e ka hartuar imam Ibn Kajjim el-Xhevziu. Doreshkrimi i plote u shtyp me pare ne Indi, ne vitin 1897, me pastaj ne Egjipt me 1923, ndersa botimi i trete doli ne Halep te Sirise me 1927.
E gjithe vepra na njeh ne menyre te sakte me praktiken e Pejgamberit deri ne hollesite me te imeta, dhe kjo behet nepermejt shpjegimeve dhe shenimeve qe jane transmetuar nga persona te ndryshem. Ajo shenon gjithashtu cdo aspekt te jetes se Pejgamberit duke perfshire traditat, Hadithin, veprat dhe vendimet. Vepra pasqyron gjithashtu ndikimin e madh te haditheve te Pejgamberit, shembujt dhe udhezimet, por edhe rolin e tyre shpirteror, psikologjik, etik, social-kulturor dhe ekonomik ne jeten e myslimaneve, njesoj sikurse edhe ndikimi i tyre ne kulturat e tjera.
Vepra perfshin punen komplete dhe sistematike te punimeve te imam Ibn Kajjimit. Ajo merret me jeteshkrimin e Pejgamberit (sira), sunnetin e Pejgamberit dhe jurisprudencen islame (fikh), ndersa ne njerin nga kapitujt e saj, ajo merret me shpjegimin e keshillave mjekesore qe i ka dhene i Derguari i All-llahut , s.a.v.s. Ne te vertete vepra eshte pasqyrim i shkences islame ne mesimet krahasimtare te Pejgamberit, ndersa ne qarqet e skolastikeve islame, sipas vleres qe radhitet menjehere pas librit Ihja’ ‘ullum el-Din (Ringjallja e shkences islame) e imam Ebu-Hamid el-Gazaliut (1058-1111).
Imami i devotshem dhe mistik imam Abdullah el-Gaznavi, ne biografine e tij per imam Ibn el-Kajjimin, ka thene qe ai (Ibn Kajjimi) e kishte zakon te lutej vazhdimisht: “O i Gjithefuqishmi dhe i Meshirshmi Zot, me ndihmo qe ta perfundoj kete liber dhe ajo te jete nder veprat e mia me te mira dhe pergatitje per Diten e kthimit”.1

1. Esenca e diturise dhe zbatimi i udhezimeve te Pejgamberit , s.a.v.s.

All-llahu i madherishem thote:
“Çka t’ju jep Pejgamberi, ate merrenie e cka t’ju ndaloje, permbanju dhe kinie frike All-llahun”. (El-Hashr, 7)
Imam Buhariu (809-869) njehere ka thene: “Dituria duhet te arrihet para se te thuhen fjalet dhe para se te ndermerren veprimet. Kjo per arsye se All-llahu i madherishem ka thene:
“Atehere, dije se nuk ka zot tjeter pos All-llahut”. (Muhammed, 19)
Andaj, All-llahu i gjithefuqishem se pari ka filluar ta mesoje Pejgamberin e Tij ne menyre qe ai ta dije se dituria eshte burim i te kuptuarit dhe i urtesise dhe eshte levizje e ecjes perpara, e perparimit shpirteror dhe material. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Dijetaret jane trashegimtaret e pejgambereve”.2 Ky hadith eshte vertetuar gjithashtu ne Shpallje: “Pastaj Ne u lame ne trashegim roberve Tane qe Ne i kemi zgjedhur”. (Fatir, 32)
Duke folur per Xhennetin si shperblim i fundit per besimtaret, Ai thote:
“Dhe ata te cilet i kushtojne kujdes kohes se namazit te tyre. Te tillet jane mu ata trashegimtaret”. ((El Mu’minune, 10)
Ai, gjithashtu, thote: “Keta nuk i kupton kush pos dijetareve”. (El Ankebute, 43)
I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Kur All-llahu i gjithefuqishem vendos per ta ngritur robin e Vet, Ai ia jep atij aftesine per te kuptuar drejt. Ne te vertete dituria duhet te jete kulture”.
Ibn Abbasi , r.a., ka thene: “Behuni te mire, te durueshem dhe te ditur”. Te miret (rabbanijjun – n. Rabb, mb. terbija, edukate, edukuar) shpjegohet gjithashtu ne kuptimin qe dijetaret fetare duhet t’ua mesojne njerezve diturine themelore para se te kalojne ne diturine e komplikuar. Andaj, dituria eshte shtylla e fese, bilete e rruges se kerkuesit dhe themelim i trashegimit te drejte te adhurimit te vertete.

Njohja me mjekesine islame

1. Histori e shkurter

Dituria per mjekesine u perhap neper Kalifatin Islam ne kohen ne mes te renies se Perandorise Romake ne shek. V dhe renesanses evropiane ne shek. XV. Megjithate, lulezimi i institucioneve mjekesore islame ka filluar gjate shek. IX dhe perputhet me kohen e arte te Kalifatit Abbasit ne Lindje (749-1258)
Ky det i diturise, i cili rrodhi gati katerqind vjet, me vone u ndal nga invadimi mongol ne Kalifatin e Lindjes dhe pas renies se Kalifatit te Perendimit ne Spanje.
Mjekesia tradicionale islame ka eklektik te larte dhe eshte ngritur mbi themelet e diturise me te hershme mjekesore, duke perfshire ketu diturine indiane, romake, greke dhe siriane. Faza fillestare e zhvillimit te mjekesise islame ishte koncentruar ne perkthimin e veprave greke, persiane dhe nestoriane ne gjuhen arabe. Kjo periudhe njihet me emrin Medresetu-Shurrah el-Igrikijjin (Shkolla e komentuesve te veprave greke), ne te cilen dijetaret kane perkthyer kryesisht te gjitha veprat greke mbi mjekesine dhe shkencen. Ne te vertete myslimanet jane meritore per ruajtjen, ndermjet te tjerash, te shume veprave te Galenit dhe Hipokratit dhe Evropa per here te pare eshte njohur me mjekesine greke nepermjet perkthimeve arabe.
Ne fazen tjeter te arritjes se shpejte te shkences greke dhe persiane, gjenerata e re e shkencetareve islame ka dale me konceptet e veta autentike (origjinale) dhe me kontributin e vet ne mjekesi, ndersa veprat e ketyre skolastikeve, sic jane veprat e Ibn Sina El Raziut (Avicena) dhe te tjereve, kane dominuar ne shkollat mjekesore evropiane disa shekuj me radhe.
Kalifi abbasit Me’muni hedhi nje hap gjigant ne drejtim te percaktimit te pjeseve qe duheshin perkthyer dhe te shkollave mjekesore kur e krijoi Dar el-Hikma (Shtepia per sherim) ne Bagdad. Ky institucion kryesor ka perfshire shkollen per perkthim, te cilen e ka udhehequr mjeku dhe filozofi Hunejn ibn Ishak el- ‘Ibadi (810-873), i cili njekohesisht e kryente edhe rolin e perkthyesit kryesor ne ate kohe, ndersa ai ishte rastesisht i biri i farmacistit te qytetit Hirat ne Irak.
Keto shkolla mjekesore i kane vene themelet e praktikes mjekesore ne ate kohe dhe kane kontribuuar mjaft ne zgjerimin e arritjeve te reja ne mjekesi, ne kujdesin ambulantor ndaj pacientit dhe ne klinikat mobile.
Ne mesin e ketyre shkollave dhe spitaleve, me i madhi dhe me i njohuri ka qene spitali El Nuri ne Damask (1160), qe ka vepruar gati 300 vjet dhe spitali Mensuri ne Kajro te Egjiptit (1276). Nje kohe Bagdadi kishte afro 600 spitale, ndersa Kordoba ne Spanje kishte me shume se 500. Spitalet me te medha kane pasur biblioteken, kliniken jashte ambulantore, dhe shkollat mjekesore. Keto spitale kane punuar me kujdes e zell ne hulumtimin e ndarjes se pacienteve me temperature apo semundje infektive njesoj sikurse edhe te semuret mentale. Shkollimi mjekesor eshte perhapur pikerisht nga keto spitale. Aty studentet kerkonin shkollen teorike dhe praktike, ndersa keto mesime i merrnin nga mjeket dhe kirurget e njohur, qe ishin zgjedhur per te sherbyer ne keto spitale.
Spitali Mensuri ishte spitali i pare i cili kujdesej per shkencen, mesimin dhe gjendjen sociale. Ai e kishte ndare mbrojtjen dhe kujdesin per gra, femije dhe rekonvalescente, kujdesin ndaj te semureve me semundje specifike, historine e gjer te semundjes dhe klinikat jashtambulantore. Si plotesim i kesaj, ekzistonin biblioteka te vogla dhe permbledhje private, te gjitha vepra mjekesore me se paku 100.000 libra. Keto biblioteka kishin vepra mjekesore, pervec veprave te tjera shkencore, sic ishin veprat qe flitnin per astronomine, kimine, gjeometrine, filozofine dhe shkenca te tjera. Ne kete kohe, kryeqyteti lindor dhe perendimor i Kalifatit u bene qendra te civilizimit, ndersa institucionet mjekesore dhe puna kerkimore-shkencore financohej nga shteti.
Mjeket islame dalloheshin ne ligjeratat e tyre si per ceshtje klinike, ashtu edhe per ceshtje te mjekesise bazike. Nga studentet e mjekesise kerkohej te ishin te shkolluar ne shkencat bazike dhe te kene dituri perkatese nga veprat e autoriteteve mjekesore, sic ishin, nder te tjera, ato te Galenit, Hipokratit dhe te El-Zahravit. Dituria mjekesore ishte permbledhur ne nje veper te shkruar, keshtu qe testet klinike kane mundur te arsyetohen dhe te argumentohen deri ne nje kufi te caktuar, ndersa studentet jane pyetur ne shkencat bazike. Vetem ata qe kane arritur sukses dhe kane kaluar, u eshte lejuar t’u nenshtrohen testeve klinike, ndersa vertetimi ne mjekesi ka kerkuar dituri adekuate nga te dy fushat.
Kalifi abasit El-Muktadiri (vdekur me 908) ka kerkuar nga mjeku i shquar Sunnen ibn Thabiti (vdekur ne vitin 976) qe t’i pyeste te gjithe mjeket dhe t’i certifikonte ata qe jane kualifikuar per praktiken mjekesore. Megjithate, kolegjiumi mjekesor dhe mjeket e njohur kane qene te perjashtuar nga kjo kerkese.
Shkencetaret islame kane permiresuar dhe e kane zhvilluar me tej edhe farmakologjine dhe kimine. Ata kane pershkruar shume ilace, si: sana, kamfori, arrat moskate, pykezat etj., por jane sherbyer edhe karanfilat etj. Jane sherbyer gjithashtu me tretes te rinj te ilaceve, sic eshte: shurupi i trendafilit dhe i portokallit. Kane perdorur gjithashtu aldehidet, alkoolin dhe tretes te tjere te ngjashem duke zhvilluar edhe me tej metodat e testimit te pastertise se metaleve dhe kimikateve. Kembengulesia e tyre ne kerkimin e metodave te shnderrimit te metaleve ne punime artistike rezultoi me zbulimin e disa kimikateve, sic jane metalet acidike, antimoni, bizmuti, amoniaku dhe bashkedyzimet e zhives. Fjalet arabe si alkool (arab.kuhul), shurup (arab. shurub) dhe te tjera, jane perdodur gjeresisht. Proceset kimike bazike, duke perfshire destilimin, kristalizimin dhe sublimimin jane zbuluar gjithashtu ne kete menyre. Eshte e njohur po ashtu qe mjeket islame e kane perdorur cannabis sativa indica (arab. kuunab hindi; hashishatul kaif) si anestetik, ndersa ekzistojne shenja se e kane njohur inhalimin gjate perdorimit te anestezionit. Vepra e El Kindit mbi metoden e pershkrimit dhe dozimin e percaktuar e te sakte te ilaceve eshte e njohur mire. Ai ka perdorur ligjin e progresionit gjeometrik ne pershkrimin e ilaceve. Dhe, ne fund, perhapja e fames se Muhammed ibn Abdullah el-Ash’atinit nga Mosuli i Irakut, si njohes i shkelqyer i mjekesise dhe farmakologjise, beri qe nga te gjitha qytetet e largeta dhe te aferta te vinin studente per t’i degjuar ligjeratat e tij.

2. Kontributi i myslimaneve ne mjekesi

Nder mjeket me te njohur te Kalifatit Lindor nen udheheqjen abasiteve ka qene edhe El Razi, i cili e ka dalluar fruthin nga lia e madhe, dhe Ibn Sina (lat. Avicena). “Princi i mjekeve”, i cili u perpoq te bente te pamunduren per te arritur kodifikimin e mjekesise duke i harmonizuar elementet e saj me sistemet e Galenit dhe te Aristotelit. Megjithate, veprat e tij paten ndikim me shekuj ne Evrope.
Ne Kalifatin Perendimor nen sundimin e umajideve ka jetuar kritiku me i madh Abdul-Melik ibn Zuhr (lat. Avenzoar) nga Kordoba (vdekur me 1162). Ai ka qene nje nder mjeket qe disa shekuj me heret i kane paraprire renesanses evropiane duke iu kundervene guximshem shkrimeve dhe qendrimeve te Galenit.
Disa skolastike myslimane i nxoren penat e veta dhe u radhiten pas udheheqesit te tyre – te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., dhe udhezimeve te tij ne mjekesi. Nder ata, ketu eshte me rendesi te permendim Hunejn ibn Ishak (lat. Joannitus, 809-873), i cili ka shkruar disa trajtesa ne te cilat ka komentuar udhezimet e te Derguarit te All-llahut. Ai ishte i njohur vecanerisht per librin e tij nga oftalmologjia (semundjet e syrit) me titull Al-‘Ashr makalat fi al-‘Ajn (Dhjete trajtesa mbi syrin).
Ketu eshte me rendesi gjithashtu te permendim Muhammed ibn Zekerijja’a el-Razi (lat. Rhazes, 865-925), vepra kryesore e te cilit El-Xhudari vel hasba (Lija e madhe dhe fruthi) konsiderohet vepra me e vjeter e ketij lloji. Ne kete veper ai e pershkruan themelin e diagnostikimit mes ketyre dy semundjeve. El-Raziu ka shkruar gjithashtu librin mbi semundjet e femijeve dhe, sipas mendimit te shumices, ai konsiderohet si babai i pediatrise. Historia ka shenuar gjithashtu vepren e Ebu el-Hasan el-Muhtar ibn Butlanit (lat. Elluchasen Elimithar, vdekur me 1065) me titull Tedhkir el-Kahhalin (Shenime per oftamologe), qe eshte vepra me e vjeter arabe mbi oftalmologjine.
Pastaj vjen Abdul Melik ibn Zuhr (lat. Avenzoar, 1091-1162), mjeku i pare i cila ka trajtuar dhembjet e eshtrave dhe shkaktarin e zgjebes (arab. Su’ubat el-Xhereb; lat. Acarus scabici). Ai ka qene i njohur edhe per vepren e tij Al-Tejsir fi el-mudavah vel tadbir (Thjeshtesimi i terapeutikeve dhe dietes). Ali ibn el-Abbas (lat. Haly Abbas; vdekur me 994) ka qene shkrimtar produktiv i njohur me librin e tij me titull El-Kitab al-Meleki, qe njihet gjithashtu edhe me titullin tjeter Kamil el San’a el-tibbijjah (Libri mbreteror; lat. Liber regius). Libri permban trajtimin e hollesishem shkencor dhe praktik ne mjekesi, ne te cilin ai krahason dietetiket dhe materien mjekesore (materia medica), me te cilin dha kontributin e vet ne konceptin rudimentar te qarkullimit kapilar.
Ketu duhet permendur gjithashtu filozofin e shquar islam dhe komentuesin Ibn Rushdi (lat. Averoes, 1126-1198), ne vepren kryesore enciklopedike-mjekesore te te cilit, El-Kullijat fi el-tibb (Gjerat e pergjithshme ne mjekesi), e njohim funksionin e retines dhe ndikimin e imunitetit ne rastin e lise se madhe.
Ne shek. XIII ka jetuar Ali ibn el-Nafis (1210-1288), i cili ka shkruar vepren Sharh tashrih el-Kanun (Koment ne analizen e Kanunit te Ibn Sinait), i cili ka mbetur i njohur per perparimin e pershkrimit te qarkullimit pulmonal te gjakut, tre shekuj para pershkrimit nga portugezi Servetus, te cilit i eshte pershkruar ky zbulim.
Shekulli XIII e nxjerr gjithashtu historianin me te njohur te mjekesise M. Ibn Ebi Usajbi’u (1203-1270) per vepren e tij kapitale Ujun el-enba’ fi tabakat al-atibba’ (Burimet e te dhenave per llojet e mjekeve). Kjo veper eshte permbledhje e hershme me 400 biografi te mjekeve arabe dhe greke.
Ne fund, kjo liste e pjeserishme e mjekeve te njohur islame dhe kontributi i tyre ne fushat e mjekesise nuk mund te mbyllet pa i permendur disa nga veprat me te hershme te “Princit te mjekeve” Ebu Ali el-Husejn ibn Sina’a (lat. Avicena, 980-1037), i cili eshte cituar nga shumica e skolastikeve te hershem te permendur. Ibn Sina ka permbledhur shkencen e mjekesise te kohes se tij ne nje veper enciklopedike, te cilen e ka quajtur Kanun fi el-tibb (Ligji i mjekesise). Ky liber eshte perkthyer disa here ne gjuhen latine dhe ka ndikuar ne shume gjenerata te studenteve te mjekesise ne Evrope. Ibn Sina’a ka shkruar gjithashtu vepra me titull Kitabul shifa (Libri i sherimeve), El Advija el-kalbijja (Ilacet e zemres) dhe Kitabul-Kulanxh (Libri i dhembjeve ne zorre). Keto jane vetem disa nga veprat e shumta qe mbajne emrin e Ibn Sines si autor. Ai ka qene dy here minister i Hamadanit, ndersa kater muaj ka qene i burgosur per shkak te bindjeve te tij politike. Doktori Kruger, M.D. ka thene per Ibn Sinen: “Pervoja e tij mjekesore ne pikepamje transhendentale eshte me e madhe se ajo e Galenit...(ai) demonstron nje mendje si te Getes dhe ka pasur nje gjenialitet sikur te Leonardo da Vincit”. (C.Kruger, M.D. Springfild, III. Charles C. Thomas, 1963)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Vazhdim :::::: Mjeksia e prjgamberit Muhammed   Sun Apr 04, 2010 9:46 pm

3. Mjekesia tradicionale

Mjekesia tradicionale islame ekziston ne shkalle te ndryshme te sofistikimit. Skolastiket islame e kane perkufizuar mjekesine (tibb) si “art qe merret me mbrojtjen e shendetit te mire, kundervenien ndaj semundjes dhe kthimin e shendetit te personit te semure”.
Format origjinale te mjekesise tradicionale jane themeluar mbi baze te permbledhjeve te teksteve, te zakoneve, menyrave dhe hulumtimeve. Mjekesia tradicionale eshte sherbyer me teorine e kater sekrecioneve te trupit, gjegjesisht me vrerin e zi, gjakun, vrerin e verdhe dhe kelbazen. Keto sekrecione te trupit apo fluide gjaku korrespondojne me kater elementet: toka, zjarri, uji dhe ajri. Emocionet dhe temperamenti jane percaktuar me ekuilibrin ndermjet sekrecioneve te trupit, qe, per shkak te raporteve te tyre, kane rezultuar ne veti, sic jane: melankolia, gjalleria, apatia (indiferenca) dhe shqetesimi apo agresiviteti. Ne teorine fiziologjike te sekrecioneve te trupit melankolia eshte shkak i vrerit te zi te tepert.
Keto kater sekrecione te trupit jane te perziera gjithashtu me atributet primare te thatesise, nxehtesise, ftohtesise dhe lageshtise. Ekuilibri dhe raporti ndermjet ketyre sekrecioneve te trupit percakton raportin e shendetit dhe semundjes. Ne mjekesine unane, qe eshte dege e mjekesise tradicionale islame, terapia per shembull perdor ilac te kundert: semundja “e nxehte” eshte sheruar me ilac te thate etj. Ne kete shkolle mjekesore jane pranuar veprat e Galenit dhe te Ibn Sines deri ne hollesi, por praktikantet (hakim) i kane modifikuar disa nga ato, ndersa novacione vazhdojne te behen ne fushen e farmakologjise. Ne Indi, praktikantet unane ia kane shtuar ofertave te veta terapeutike komeopatine per shkak se ajo e ve theksin vecanerisht mbi pjeset e bimeve.
Por, mjekesia moderne supozon se ilaci shkakton pasoja te njejta ne trupin e njeriut, apo perafersisht te njejta, ndersa mjekesia tradicionale islame sheron secilin pacient ne perputhje me perzierjen autentike te sekrecioneve te veta te trupit, por qe nuk mund te gjenden ne mase plotesisht te njejte te dy persona.
Ne fund, mjekesia tradicionale islame eshte koncentruar po ashtu edhe ne anatomi dhe psikologji. Ne mesin e shkrimeve, te cilat datojne qe nga shekulli IX, hasim ne vepren El-Muhtesar fi ‘ilm-i tashrih (Doracak i shkurter i anatomise), te cilin e ka shkruar Abdul-Mexhid et-Bejdavi, dhe teksti i njohur pesembedhjeteshekullor Tashrik el-Mensuri (Anatomia e Mensurit), autor i te cilit eshte Mensur Muhammed ibni Fakih Iljas. Pjesa kryesore e anatomise se Galenit ka ardhur nepermjet vepres se Ibn el-Nafisit dhe zbulimit nga ai te qarkullimit te vogel te gjakut.

Mjekesia e Pejgamberit

Mjekesia e Pejgamberit, e njohur gjithashtu si Tibbu nebevi, eshte themeluar mbi baze te Shpalljes kuranore dhe udhezimeve te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s. Shpjegimi i haditheve nga skolastiket e ligjeve, sic thuhet edhe ne kete liber, e ka pervetesuar stilin e suksesshem dhe te perpunuar. Ne realitet disa ligjvenes, filozofe, juriste, teologe dhe historiane islame, nder te tjera, kane nxjerre penat e veta dhe i kane shpjeguar gjeresisht udhezimet e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., dhe kane qene mjaft te suksesshem ne integrimin e mjekesise islame me materia medica, te cilen e kane gjetur ne sistemet mjekesore te meparshme. Leksikoni i njohur i bibliografit otoman Haxhi Halife, me titull Kashf el-zunnun (Largimi i dyshimeve), te cilin e ka hartuar ne vitin 1658, eshte nje shembull i mire i ketij lloji.
Ne mesin e skolastikeve te njohur, qe jane permendur ne leksikonin e tij, ketu eshte me rendesi te permendim edhe bibliografin e sufizmit te hershem Ebu-Naim el-Asfahanin, Ebu-Abdullah el-Zehebin, enciklopedistin Xhelaluddin el-Sujuti dhe shume te tjere, te cilet kane shkruar vepra mbi mjekesine e Pejgamberit me titull Tibbu nebevi, ose se paku i kane stolisur veprat e veta me studime te ketilla.

5. Perfundim

Ne perfundim, sikurse lexuesit qe i behet thirrje per te notuar neper kete det te diturise, per ta zbuluar te miren, mencurine analitike dhe shpjegimin e sakte te haditheve, njesoj sikurse imam Ibn Kajjimi , r.a., ne shek. XIV, keshtu edhe une e shfrytezoj kete rast t’i falenderohem All-llahut te gjithefuqishem, i cili ia lejoi ketij robi per ta njohur shkelqimin e shenjave (arab. Ajet) te tij te madherishem dhe per nje moment te mendoj mbi bukurine e veprave te Tij madheshtore.
Qofte lavderuar All-llahu, i cili dergon bekimet e veta te pakufishme per me te mirin dhe me te persosurin e krijesave te veta, Muhammedin , s.a.v.s., i cili ka poseduar temperamentet me te ekuilibruara fizike dhe psikologjike. Familja e tij, shoket, femijet dhe pasuesit e tij qofshin te bekuar gjithmone.
A m i n

H Y R J E

Themi, kurse All-llahu eshte ndihmes i cili dhuron pasuri dhe kontrollon veprimet, se ekzistojne dy lloj semundjesh qe jane shpjeguar ne Kur'an:
1) semundjet e zemres dhe
2) semundjet e trupit.
Sa i perket semundjeve te zemres, ato jane dy llojesh: E para eshte semundja e dyshimit dhe dilemes, ndersa e dyta eshte semundja e lakmise, terheqjes (e joshjes, epshore...). Qe te dyjat permenden ne Kur'an. Per kete All-llahu i gjithefuqishem thote:
“Ne zemrat e tyre kane semundje, e All-llahu u shton semundje edhe me shume”. (El Bekare, 10)
Gjithashtu ka thene:
“Dhe ata qe zemrat i kane te semura dhe jobesimtaret te thane:’Çka dashti All-llahu me kete shembull?’”. (El Muddeththir, 31)
Ai, me i madherishmi, lidhur me ata qe refuzojne te pranojne kriteret e Kur'anit dhe synnetin e Pejgamberit, thote:
“E kur thirren qe ndermjet tyre te gjykoje All-llahu dhe i derguari i Tij, nje grup prej tyre nuk i pergjigjen asaj; po nese eshte qe e drejta u takon atyre (ne ate gjykim) ata i shkojne atij te bindur e me respekt. A thua jane te semure ne zemrat e tyre apo mos dyshojne (ne te derguarin) ose frikesohen se All-llahu dhe i derguari i Tij do te gjykojne padrejt kunder tyre? Por jo, ata jane zullumqare”. (En Nure, 48-50)
Kjo eshte semundja e dyshimit apo e dilemes.
Sa i perket semundjes se lakmise, joshjes dhe mendjelehtesise (shfrenimit), All-llahu i gjithefuqishem dhe me i madherishmi, duke ua terhequr verejtjen besimtareve, porosit grate e Pejgamberit te tij, te cilat sherbenin dhe udheheqnin perkujdesjen per nevojat ne rritje te numrit gjithnje e me te madh te njerezve te cilet e vizitonin Pejgamberin dhe e lutnin per t’u dhene keshilla, dhe thote:
“O grate e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnje grua tjeter, nese keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni ne te folur e te lakmoje ai qe ka semundje ne zemren e tij, por thuani fjale te matura!” (El Ahzabe, 32)
Semundja e lakmise, e cila permendet ketu, eshte semundja e prostitucionit, ndersa All-llahu e di me se miri!

Semundjet e trupit

Per semundjet e trupit, All-llahu i gjithefuqishem dhe me i madherishmi, thote:
“Nuk eshte mekat (te ngele pa dale) per te verberin, per te calin, e as per te semurin!” (El Fet-h, 17)
Ai, Zoti i plotfuqishem, e permend gjithashtu semundjen e trupit lidhur me ritualin e haxhit, me agjerimin dhe me cilesite higjienike te marrjes se abdestit, pa marre parasysh dobite e tjera. Ai deshiron t’u tregoje atyre qe e lexojne Kur'anin, se si mireqenia praktike, ashtu edhe mireqenia shpirterore, eshte e fshehur ne Kur'anin famemadh, d.m.th. t’ua terheq vemendjen qe te veprojne mbi baze te asaj qe permbajne sekretet e tij. Per dallim nga te tjeret, kjo do t’i ndihmoje ata qe e kuptojne Kur'anin per t’i plotesuar kerkesat me te larta me rastin e zbatimit te udhezimeve hyjnore. Kjo per arsye se jane tri rregulla themelore per shendetin e trupit: mjekesia parandaluese (preventive), vetepermbajtja nga ajo qe eshte e demshme, dhe pastrimi i trupit nga sekrecionet qe e demtojne. All-llahu i gjithefuqishem i permend keto tri parime ne keto tri vende:
- ne versetin mbi agjerimin: “(Jeni te obliguar) Dite te caktuara, e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite”. (El Bekare, 184). Sipas kesaj, Ai ia ka lejuar te semurit ta shtyje agjerimin e vet derisa te sherohet nga semundja, udhetarit qe ta shtyje agjerimin e obliguar perkohesisht dhe ta ruaje fuqine per shkak te ngarkeses fizike gjate udhetimit;
- ne versetin mbi haxhin, Ai thote: “Po kush eshte prej jush i semure ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi eshte: agjerim, sadaka ose kurban”. (El Bekare, 196) Ketu perseri All-llahu i gjithefuqishem ia lejon personit te semure ose atij qe eshte i semure nga zgjebja, zbokthi ose morrat, apo nga ndonje semundje tjeter e lekures se kokes, qe ta rruaje koken gjate kohes kur e vesh ihramin, edhe pse nuk eshte e lejuar, t’i eleminoje avullimet e demshme qe do te mblidheshin perreth kokes, dhe per pasoje do ta mbyllte frymemarrjen e poreve dhe, ndoshta, do te shkaktonte infektimin e folikulave te qimeve (folikulitis). Kur te rruhet koka, hapen poret dhe keto avullime dalin ne lekure dhe e bejne te mundur procesin e pastrimit natyror. Keshtu, nga versetet e cituara te Kur'anit, dhe ajo qe do te mund te kuptohej nga shpjegimet hyjnore, lejohet mesimi ne zgjidhjen e semundjeve te lehta ne menyre qe te ndihmohet sherimi i semundjeve serioze, prandaj, per kete arsye, eshte zhvilluar metoda deduktive, qe njihet me emrin qiyas, per eleminimin (pastrimin) e helmeve te demshme dhe gelqerizimeve te tjera. Kjo metode ndahet ne dhjete pjese te trupit te njeriut duke perfshire: gjakun kur vlon (rrjedh), faren (spermen) kur vrushkullon, urinen, fecesin, fryrjen (enjtjen), vjelljen, teshtitjen, gjumin, urinen dhe etjen. Secili nga keto dhjete elemente, kur grumbullohet, shkakton semundje dhe pastaj e ben te domosdoshme pastrimin;
- nga pikepamja e vetepermbajtjes dietetike (arab. himyah), udheheqja shpirterore eshte perkujdesur ne Kapitullin e abdestit, ku All-llahu i gjithefuqishem thote:
- “Nese jeni te semure, jeni ne ndonje udhetim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultesia (nevojtorja) ose keni takuar grate, e nuk gjeni uje, atehere mesyne dheun dhe ferkoni me te fytyrat dhe duart (tejemum). All-llahu shlyen e fale mekatet”. (En Nisae, 43)
Ne kete rast All-llahu i gjithefuqishem ia lejon te semurit qe te zevendesoje abdestin e zakonshem me tejemum (pastrim simbolik) dhe mos te perdore ujin, kur perdorimi i tij i jashtem eshte i demshem. Kjo eshte edhe nje verejtje per njerezit, e cila u tregon atyre se duhet te ruhen nga te gjitha ato qe e demtojne trupin, qofte me karakter te jashtem qofte me karakter te brendshem. Por All-llahu i gjithefuqishem ua ka derguar robve te vet parimet themelore te sherimit mjekesor dhe te rregullimit te tyre.
Ne kete veper, ne do t’i paraqesim gjithashtu udhezimet mjekesore qe jane dhene nga i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe me siguri nuk ka rruge me te mire per perdorimin e kesaj diturie. Sa i perket sherimit te zemres, ajo mund te sherohet vetem nepermjet pejgambereve te All-llahut. Prandaj, nje zemer, per t’u sheruar dhe pastruar nga ndyresite, se pari duhet ta njohe Krijuesin dhe Zotin, emrat dhe cilesite e Tij, veprat dhe rregullat e Tij, te ndjeke veprimin e Tij, te mendoje per urtesine e Tij. Dhe qe e tere kjo te veproje ne ato zemra te tilla ne ate menyre qe ato zemra te deshirojne ate qe urdheron e deshiron Ai, ndersa te vetepermbahen nga ajo qe Ai e ndalon dhe e urren. Dhe nuk ka jete dhe shendet te vertete pervec ne kete menyre. Keto dituri mund te mesohen vetem nga mesimet e te derguarve te Tij, (Qofshin te gjithe ne paqe!), ne te kunderten meditimi do te jete krejtesisht i gabuar dhe i pafrytshem. As nuk mund te mendojme se do te mund te veprojme ne kundershtim me udhezimet, ndersa zemrat te jene te shendosha. Do te mashtrohet ai qe mendon kesisoj, sepse nje menyre e ketille do te jete vetem ushqim i jetes dhe i fuqise se qenies se tij shtazore. Jeta e tij do te jete e pakuptimshme dhe e ngjashme me jeten e kafsheve, ndersa zemra e vertete dhe e devotshme eshte e cliruar nga parafytyrime te tilla te uleta. Ai qe nuk mund ta dalloje ndryshimin ndermjet ketyre dy gjerave te zemres, duhet te qaje per jeten e zemres se vet. Sepse ajo eshte plotesisht e vdekur. Zemra e vertete eshte e mbushur me drite, ndersa zemra e vdekur eshte mbytur ne ambiset e erresires.

Mjekesia e trupit

Pejgamberi i All-llahut , s.a.v.s., ka treguar se ekzistojne dy lloje diturish: dituria mbi fene (dituria religjoze) dhe dituria mbi trupin. Ekzistojne dy menyra (mjekesore) per sherimin e semundjeve te trupit. E para, e lindur per njerezit dhe kafshet, per te cilat nuk nevojitet mjeku. Te tilla jane: uria, etja, ftohja dhe lodhja, ngase ekzistojne ilace natyrore per to; dhe lloji i dyte i semundjeve, te cilat kerkojne diagnostikim dhe sherim, dhe ndikon ne kombinimin e sekrecioneve te trupit dhe te dukurive, sic jane: nxehtesia, ftohtesia, thatesia apo lageshtia ne trup, te cilat tejkalojne ekuilibrin e tyre natyror. Keto lloj semundjesh ndahen ne dy lloje: somatike (trupore) dhe kolaterale (indirekte). Pra, semundja somatike manifestohet ne forme te gjakut te perzier (dallgezuar) apo ne forme te ndarjes ne pjese (elemente), ndersa semundja kolaterale paraqitet (manifestohet) si pasoje e kesaj shperndarjeje te tepert (ndarje) dhe pas eleminimit te shkakut te vertete (shkaktarit). Prandaj, shkaktaret e semundjeve shkaterrohen (menjanohen), ndersa ata qe kane mbetur (shume te pakte) veprojne ne kombinimin e sekrecioneve te trupit.
Semundja somatike (e trupit) ka perkatesisht nxitesit ose shkaqet e veta. Keshtu, nese semundja eshte pasoje e nxitjes vetjake (ngacmim), se pari duhet te diagnostikohet shkaktari i pare, pastaj (percaktohen) shkaqet, pastaj duhet te gjendet ilaci dhe ne fund fare te fillohet mjekimi. Ose, nese semundjet somatike, te cilat paraqiten ne forme te ndryshimeve fiziologjike, sic eshte hapesira ne organe, zvogelimi apo rritja e kanaleve, deformimi i organeve (per shembull zemra e zmadhuar apo barku i vogel), indi i vrazhde (ashper) apo i bute (i lemuar) i murit te mitres, eshtrat e dislokuar (te shperndare) apo organet e zhvendosura si dhe semundje te tjera, kur organet jane ne lidhje reciproke dhe punojne ne menyre harmonike, ato formojne trup te shendetshem, ndersa, nese jane abnormale, te paharmonishme dhe funskionojne gabimisht (ne menyre te deformuar), ne te njejten kohe shkaktojne paraqitjen e semundjeve, prej te cilave disa jane organike, ndersa disa ndikojne ne kombinimin e sekrecioneve te trupit.
Semundjet e pergjithshme jane shkak i funksionimit te gabuar (te dobet) te sekrecioneve te trupit. Ky crregullim quhet “semundje” (lengim). Kur ndjehet demi i tyre, ai manifestohet ne tete vende: kater prej tyre jane te perbera, ndersa kater te tjerat jane te thjeshta. Te thjeshta jane: ftohtesia, nxehtesia, lageshtia dhe thatesia. Gjendjet e perbera manifestohen nepermjet nxehtesise dhe lageshtise, ftohtesise dhe lageshtise, nxehtesise dhe thatesise dhe ftohtesise dhe thatesise. Kjo eshte shkaktuar me apo pa ndarje te komponenteve, por nese semundja nuk shkakton shqetesim te zakonshem, kjo tregon se trupit i mungon ekuilibri i duhur.
Trupi i njeriut mund te kete tri gjendje. Keto jane: gjendja e shendetshme natyrore, gjendja jonormale dhe gjendja jostabile. Gjendja e shendetshme natyrore manifestohet me veprime te rendomta dhe ato e perbejne shendetin e trupit te njeriut; gjendja e dyte eshte gjendje e semundjes, kurse gjendja e trete eshte gjendje mesatare dhe qendron ndermjet dy gjendjeve paraprake. Ajo eshte ndergjendje, e cila trajtohet si toleruese (e pranueshme), pa pasur nevoje per ndihmen e mjekut, dhe sherohet duke marre mjete per zvogelimin e dhembjes. Kjo ndergjendje “e pashendetshme” dhe “josemundje” mund te ngece ne te njejten gjendje, kur e keqja nuk behet me mire, por me pare mbetet konstante dhe e pandryshuar.
Shkaku i “panatyrshmerise” se trupit mund te jete i brendshem ose i jashtem. Shkaqet e brendshme paraqiten per arsye te kater gjendjeve te perbera: nxehtesise, ftohtesise, lageshtise dhe thatesise, ndersa sa i perket shkaqeve te jashtme, ato paraqiten per shkak te faktoreve te ndryshem, te cilet mund te jene te pranueshem apo te papranueshem per trupin. Prandaj paraqiten demet apo semundjet, te cilat kane per pasoje kete mungese ekuilibri dhe mungese rregullsie, apo te cilat mund te jene si pasoje e funksionimit te keq te organit specifik ose te plogeshtise se pergjithshme te trupit, ose bile edhe dobesise se energjise qe e mban trupi. Kjo gjendje e pergjithshme eshte shkaktuar nga: pasivitetii i rritur i atyre substancave qe duhet te jene te ekuilibruara, kur ato substanca nuk i kompensojne (e duhet te kompensojne) humbjet e veta; ose duke zvogeluar adaptimin e nevojshem te faktoreve ekuilibrues te sekrecioneve te trupit kur ata nuk e kompensojne ngopjen; ose duke mbyllur (gelqerizuar) agensat, te cilet do te duheshin te bejne te mundur rrjedhjen (rrjedhen) e faktoreve ekuilibrues; ose duke lidhur agensat qe ndertojne lidhjet te cilat bijne ne konflikt me prodhimet e ekuilibrit te drejte; ose duke rritur sasine e atij qe do te duhej te ishte i matur; ose duke deformuar molekulat; ose duke hequr (transferuar) organet.
Mjeku eshte personi i cili mund te percaktoje keto parregullsi dhe te eleminoje gjithashtu shkaktaret qe e kane prishur strukturen karakteristike te trupit te shendoshe, ose ndoshta do te jete e mundur te vere ekuilibrin dhe dalengadale, permes trajtimit adekuat, t’ia dale ne krye me semundjen duke u sherbyer me antihelm real ose me diete adekuate (te sakte) (arab. himja), e cila e zvogelon tepricen dhe maturine. E gjithe kjo verteton se, sic do te shohim ketu, ilaci me i mire eshte sherimi natyror me mjekesine e te Derguarit te All-llahut s.a.v.s., ne te cilen, me lejen e All-llahut, ndodhet ilaci.

2. PERDORIMI I ILAÇEVE NATYRORE

Pjesa integrale e udhezimit te tij ka qene sherimi i vetvetes, ose sherimin ua ka urdheruar anetareve te familjes se vet ose shokeve te vet. Pejgamberi i Zotit , s.a.v.s., ka thene: “Per cdo semundje te cilen e ka dhene All-llahu, Ai e ka percaktuar edhe ilacin”. (Buhariu) Çfaredo ilacesh qe ka perdorur Pejgamberi i Zotit , s.a.v.s., i ka perdorur per nevojat personale, te cilat ilace ia ka rekomanduar po ashtu edhe personit ne rrethin e tij familjar qe ka pasur simptoma te ngjashme: te afermve te tij dhe shokeve. Sherimet natyrore te cilat i ka perdorur Pejgamberi, te afermit e tij dhe ashabet (shoket) kane qene sherime te thjeshta dhe nuk jane shenuar. As ai, as ndonje pasues i tij nuk ka perdorur asnjehere ilace (medikamente) farmaceutike dhe te perbera. Shumica e ilaceve te tyre kane qene burimore ose te thjeshta dhe te paperziera, por kane mundur qe te perdorin materie plotesuese ushqyese te kohepaskoheshme per te menjanuar fortesine e ilaceve, ose bime sekondare, per ta dobesuar fuqine e ilacit ose per ta bere te pershtatshem. Kurdo qe ushqimi ka dhene zgjidhje te thjeshte, ata e kane perdorur. Keshtu jane sheruar shumica e arabeve, turqve dhe beduineve te shkretetires. Ilacet e perbere nga shume substanca i kane perdorur romaket dhe greket. Ne Indi, gjithashtu, mjekesia ka qene bazuar ne perdorimin e ilaceve te thjeshta e jo te perbera.
I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Barku eshte shtepi e cdo semundjeje, ndersa maturia (ndalimi) eshte kryet e cdo ilaci, andaj pervetesojeni kete tradite”. (Buhariu) Dikush e kishte pyetur mjekun arab El-Harif bin Kaladahun (viti 634): “Cili eshte thelbi (permbledhja) i mjekesise?” Ai u pergjigj: “Imponimi i ndalimit te ushqimit”. Kjo maturi ndaj ushqimit shkakton lehtesimin e semundjes dhe ia ben te mundur trupit qe ta eleminoje ate. Shumica e mjekeve pajtohet se te ushqyerit me ushqim adekuat (racione ushqimore) eshte mjekesia me e mire per trupin e shendoshe. Mjeket pajtohen gjithashtu qe kurdohere ilaci i thjeshte mund te rezultoje me sherim, prandaj ilacet e perbera duhet te lihen anash. Pra, kur semundja mund te sherohet me ushqime adekuate, diete ose agjerim, duhet ndjekur ate rruge si zevendesim per perdorimin e ilaceve. Mjeku i mencur (hakim) mundet dhe duhet te ndjeke ate rruge per zevendesimin e perdorimit te ilaceve. Mjeku i mencur nuk duhet te preokupohet qe per cdo semundje te jape ilace te perbera, sepse mund te krijoje varesi. Ne realitet kur ilaci qe eshte dhene pertej dozes adekuate nuk mund te gjeje stimulues mbi te cilin vepron, ose te cilin e zberthen (shkrin), ose, nese behet i patretshem, nuk mund te nxirret nga trupi dhe shnderrohet ne toksin (helm), i cili do ta vere trupin nen kontroll dhe do te shkaktoje varesi dhe crregullime te tjera ne trup. Ky parim perdoret (dhe zbatohet) ne cdo rast te crregullimeve ne trup.
Mjeket me pervoje shpeshhere i sherojne semundjet e thjeshta me ilace te thjeshta, ndersa simptomat e komplikuara me ilace te perziera (kombinuara). Njerezit qe hane ushqim te thjeshte dhe natyror semuren rralle, ndersa ata qe kane bere tradite te hane ushqime te perziera ose te hane shujta me shume perberes (me shume lloj ushqimesh), kur te semuren ne shumicen e rasteve u duhen ilace te perbera. Buhariu dhe Muslimi kane shenuar qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., nuk ka ngrene asnjehere dy lloj ushqimesh ne nje shujte. Per te treguar dieten e shendoshe (rezervimi i shendoshe ndaj ushqimit) dhe zvogelimin (e ushqimit), i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., mendonte se njeriu duhet te mesohet te haje normalisht (mesatarisht), duke ndare nje te treten e lukthit per ushqim, nje te treten per uje dhe nje te treten per ajer. Ai, , s.a.v.s., pinte uje se paku gjysme ore pas ngrenies se ushqimit.
Shumica e ilaceve mund te gjenden ne natyre dhe shume dituri (njohuri) per mjekesine bimore (fitoterapine-sherimi me bime) eshte arritur me eksperimente. Kjo eshte e njohur si mjekesi empirike (mjekesi e pervojes). Ne kete menyre disa mjeke (qe i perdorin bimet per sherim) i reduktojne shume njohuri vetem ne vrojtimin e raporteve ndermjet jetes se eger dhe natyres. Ata kane verejtur se kafshet sherbehen me ilace ne menyre instinktive. Kur jane te uritura, ato kerkojne ushqim, ndersa kur jane te etshme kerkojne uje. Per shembull kur ndodh qe macja te haje rastesisht nje bime helmuese, e cila nuk eshte ushqim i saj natyror (i shendoshe), ajo kerkon bimen tjeter e cila prodhon vaj ushqyes, te cilin e shtrydh derisa te nxite ndjenjen e peshtirosjes dhe ne kete menyre shkakton te vjella per t’i eleminuar pasojat vdekjeprurese. Biologet, ne mes te tjerash, kane verejtur se kur gjarperinjte dalin ne siperfaqe me shqisen e te parit te dobesuar, ata kerkojne marajen (anis) (lat. Foenicilum vulgare) dhe i ferkojne syte e tyre me gjethet e saj. Per kete biologet kane keshilluar ndonjehere qe te perdoret kjo bime ne rastet e dobesimit te shqises se te parit. Ngjashem me kete, kur verbohet zogu i dallendyshes, nena dallendyshe do t’ia sjelle bimen e quajtur bima e dallendyshes, te cilen do ta kerkoje kudo, qofte edhe nese i duhet te fluturoje deri ne Kine. Ose nese shpezet e detit vuajne nga kapslleku, ato e shperlajne lukthin e tyre me ujet e detit, por ka edhe shume shembuj te tjere qe jane pershkruar ne veprat mjekesore.
Nje dituri e tille misterioze u takon zemrave dhe fuqise se tyre shpirterore; pranimit te mjekesise se vertete (sherimit te vertete) te Zotit te tyre; mbeshtetjes se tyre ne Ndihmesin e vetem dhe Bamiresin; varesise se tyre te plote nga rregullat e Tij; menjanimit te arritjeve te tyre te fshehta; vullnetit te tyre per te nderprere besnikerine e tyre ndaj kesaj bote dhe per t’iu bindur me modesti fuqive te mbinatyrshme mjekuese te Krijuesit dhe Drejtuesit te cdo shkaku dhe pasoje; pervec te mires se tyre (lemoshes, sadakase), lutjeve, pendimeve, kerkimit te faljes, natyres se mire, perkunder gjithckaje tjeter, dhe ndihma e nevojtareve. Perpos sherimeve (ilaceve) te tjera, te gjitha keto i kane provuar edhe shume popuj te tjere, pa marre parasysh fatin ose religjionin e tyre, dhe qe te gjithe ata kane zbuluar dobi te pashpjegueshme qe mund t'i pershkruhen vetem Atij, Krijuesit dhe Levizesit te gjithckaje. Prandaj, gjenite mjekesore, qofte fetare apo ateiste, jane bindur ne faktin i cili eshte bere i mundur nepermjet pacienteve te tyre, sic eshte pershkruar ne librat e tyre te historise (anamnezes) se semundjeve, qe ndonjehere eshte thene se jane rezultat i cudive te shpirtrave deri te fenomene te pashpjegueshme. E ketille eshte fuqia e vertete e Krijuesit tone dhe kjo eshte prove se vetem Ai ka kontrolle mbi ne te gjithe, dhe vetem Ai ka fuqi te shkaktoje semundje dhe te prodhoje ilace.
Edhe sot e kesaj dite, mjeku me pervoje mund te duket i paarsimuar ne krahasim me fuqine e sherimit te Zotit, nga i cili varen krijesat ne kontekstin e ekzistences, dhe nje mjek i tille duket si nje fshatare e moshuar, e cila mund t’i jape te pije corbe zogu njeriut qe ka ethe (temperature te larte). Pra, keso vrojtimesh, ne mes te tjerash, mund te bejne qe veprimet sheruese te mjekeve te trupit dhe mjekesia e mjekeve te duken si besetytni, megjithese rrenjet e tyre jane te lidhura ende me urtesine Hyjnore dhe me diturine e pakufishme te Zotit qe i perket shkakut dhe pasojes. Megjithate, sherimi i mjekeve nuk eshte i huaj per mjekesine shpirterore, qe eshte e shpallur. Dhe si do te mund te ishte kur zemra njerezore njehere eshte lidhur me Krijuesin, Bamiresin, Drejtuesin e gjithckaje dhe ajo mund t’i pranoje ilacet e verteta qe ndryshojne nga ilacet e mjekeve publike. Keshtu, zemra njerezore do te dalloje se kur eshte shpirti (ruh) i fuqishem, ai behet makine e fuqishme qe do ta forcoje zemren, trurin dhe mbrojtjen natyrore te trupit (sistemin mbrojtes te organizmit), dhe qe te gjithe se bashku mund ta mposhtin dhe te ngadhnjejne mbi semundjen, sepse qe te gjithe ata jane sherbetore te Zotit dhe Ai vete ua mundeson qe ata t’i binden dhe ta adhurojne Ate.
Andaj, si mund te dyshoje dikush ne tjetrin qe ka arritur ta realizoje bashkimin (shkrirjen) e fuqise fizike me fuqine shpirterore duke i qendruar afer Zotit te vet, dhe zemra e te cilit eshte perterire nepermjet dashurise se Tij, qetesise dhe rehatise duke qendruar afer Krijuesit te vet, synimet dhe malli i te cilit per ta takuar Zotin e vet rriten vazhdimisht, i cili beson plotesisht dhe kerkon vetem udhezimet dhe frymezimin e Tij – si mund te dyshoje dikush se nje besimtar i tille besnik dhe i bindur eshte pajisur me bamiresine shpirterore Hyjnore, qe eshte ilaci me i mire per te gjitha semundjet? Nje fuqi qe eshte frymezuar (nxitur) keshtu shpirterisht, do t’ia beje te mundur njeriut te afte qe te veproje me vendosmeri, vetepermbajtje dhe durim, qe t’i kaperceje veshtiresite, qe te frenoje nje dhembje dhe vuajtje teper te madhe dhe, ndoshta, (ne fund, varesisht nga nevojat) qe t’i nxjerre nga trupi. Vetem personi i paarsimuar dhe ai qe eshte skajshmerisht larg Zotit te tij, qe eshte me i padituri ne aspektin shpirteror te njerezimit, bart velin me te madh te ndarjes nga Zoti dhe ai qe ka shpirt budallai do t’i mohoje keto arritje (dituri dhe zhvillime).
Ne kete veper, me vullnetin e All-llahut, ne, me lejen e All-llahut, do te permendim dobite nga leximi i pjeseve nga Shpalljet Hyjnore (Kur'ani) dhe fuqine e tyre shpirterore ne menjanimin se paku edhe te helmeve vdekjeprurese te kafshimit te gjarprit qe i pershkruan i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ndersa ne do t’i shpjegojme ne kete liber dhe, me lejen e Zotit, do te veprojme sa me mire qe mundemi per t’i pershkruar dhe shpjeguar ne kontekst me diturine tone te kufizuar, duke shpresuar ne shperblimin, meshiren dhe ndihmen qe do ta na jape Ai per te deshmuar madheshtine, Lavdine dhe Njesine e Tij. “Ai i dergon meleqte me Shpalljen, me vullnetin e Vet, atyre robve te Vet te cileve deshiron: ‘Terhiquani verejtjen atyre se nuk ka Zot tjeter pervec Meje dhe duhet te keni frike nga Une!’’Te gjitha lutjet (duat) i drejtohen All-llahut, Zotit, Atij qe kujdeset per boten.

MENYRAT E SHERIMIT

Muslimi e ka shenuar ne Sahihun e vet hadhithin qe e ka treguar Xhabir bin Abdullahu , r.a., ku thuhet se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Çdo semundje ka ilac. Njohja e ilacit te vertete do ta sheroje semundjen me lejen e Zotit”.3
Ne Musnedin e imam Ahmedit, Usame bin Sharik ka treguar se ka qene aty kur nje grup arabesh kishte shkuar te i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe e kishte pyetur: “O i Derguari i All-llahut, a duhet te sherohemi?” Ai ishte pergjigjur: “Vertet, o robte e Zotit, perdorni ilacet. Per cdo semundje qe e ka krijuar All-llahu, Ai e ka krijuar edhe ilacin, pervec njeres”. Arabet e pyeten: “Cila eshte ajo semundje e cila nuk ka ilac?” Ai u pergjigj: “Pleqeria”.4
Gjithashtu, si ne Musnedin, ashtu edhe ne Es-Sunenu, eshte shenuar se njehere Ebi Khuzame e kishte pyetur te Derguarin e All-llahut , s.a.v.s., :”O i Derguari i All-llahut! I sheh te gjitha keto hajmali (rukje) qe i bartim me vete, lutjet qe i bejme, ilacet dhe menyrat e tjera qe i perdorim per sherimin nga semundjet – a parandalon ndonjera prej tyre percaktimin e All-llahut?” I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., u pergjigj: “Ato jane pjese e percaktimit te Zotit”.5
Keto tregime te hadhitheve (ahadith) te Pejgamberit i pranojne shkaqet dhe pasojat dhe u kundervihen mendimeve te atyre qe nuk i pranojne. Deklarimi i te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., lidhur me pershkrimin e ilaceve per secilen semundje eshte rregull i pergjithshem, i cili i kurajon njerezit per te hulumtuar dhe per t’i njohur vetite mjekuese te nevojshme per sherimin e semundjeve te tyre. Fjala e tij arrin deri aty qe t’i kurajon dhe t’i nxite hulumtimet per te gjetur mundesine qe ilacet, nese merren pa mbikeqyrjen e mjekut, mund ta mbysin njeriun. Hulumtime te tilla dhe perpjekje te panderprera, nder te tjera, do te shprehin faktin se mjeku eshte i varur nga ajo qe ka krijuar All-llahu i gjithefuqishem dhe do t’i zgjeroje horizontet mjekesore. Ne te vertete vetem Zoti eshte ai qe mund te sheroje semundjen, ndersa dituria njerezore eshte e kufizuar dhe e afte vetem aq sa Ai e ka bere te mundur per shkallen e kuptimit te tyre. Kjo do ta sqaroje shpjegimin e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., “...njohja e ilacit te vertete do ta sheroje semundjen me lejen e Zotit”. Per te gjitha ato qe ka krijuar All-llahu, Ai e ka krijuar edhe te kunderten e saj, dhe per cdo semundje qe e ka caktuar, Ai ka krijuar ilacin perkates. Ajo qe eshte cituar me siper “sherimi i vertete” nenkupton gjithashtu dozimin perkates, sepse po qe se ilaci e tejkalon fuqine qe kerkohet, ose po qe se pime sasi me te medha, atehere ai do te shkaktoje komplikime shendetesore te tjera dhe, me fjale te tjera, do te shkaktoje semundje te re. Sido qe te jete, kur ilaci nuk eshte i plote, ose doza nuk eshte e mjaftueshme, atehere trajtimi (sherimi) do te deshtoje. Gjithashtu, secili ilac ka mundesite e veprimit dhe mbi keto mundesi nuk mund te jene kompetencat e mjekut, sepse ato nuk mund te veprojne dhe per kete arsye nuk arrijne asnje rezultat. Nga ana tjeter, po qe se trupi e refuzon ilacin, ose po qe se trupi eshte i dobet dhe nuk eshte ne gjendje qe te absorboje dhe ta zbertheje ilacin si duhet, ose nese ilaci kundershtohet nga antitipi, atehere kjo do te shkaktoje menjanimin (neutralizimin) e tij dhe perseri nuk do te arrihet sukses ne realizimin e nevojshem te “ilacit te vertete”, sic eshte pershkruar ne fjalet e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s. Zakonisht, ne rrethana normale, “ilaci i vertete” do te veproje me lejen e Zotit, gje qe eshte me mire se dy mundesite e para: rregulli i pergjithshem “cdo semundje ka ilac” dhe “ilaci i vertete”, qe eshte rregull i vecante.
Shpjegimi tjeter i mundshem i thenies se te Derguarit te All-llahut: “...per secilen semundje qe e ka krijuar All-llahu, Ai e ka dhene edhe ilacin” eshte se kur kemi rastin qe ilaci nuk ndikon ne sherim, atehere trupi yne permban ne vete perberes te caktuar malinj (kanceroz) te cilet e ushqejne mbrojtjen themelore dhe ilacin. Te marrim per shembull forcen shkaterruese te eres, e cila per nga natyra nuk eshte e tille, se ciles All-llahu i dha urdher per te shkaterruar banoret e Sodomes, dhe “...(Ere) qe me lejen e Zotit te saj, rrenon cdo send”. (El Ahkaf, 25) – pra, te shkaterroje cdo person me urdhrin e Ushqyesit te tyre.
Semundje te tjera te papershtatshme mund te gjenden ne shume shembuj, bile edhe pa u perzier ne vete. Pra, nese dikush mendon te krijoje kundershti ne univers, t’i fuse ne konflikt te vazhdueshem dhe t’i kundervihet rregullit te ekuilibrit ekologjik, ai do ta njohe gjithsesi gjithefuqine e All-llahut, urtesine e Tij, persosurine e veprave te Tij dhe ne cdo rast vetem Ai eshte zoterues dhe vetem Ai eshte Nje, Sundues, Pushtues i gjithckaje. Dikush do te shohe gjithashtu te gjitha ato qe i ka krijuar All-llahu, Ai e ka krijuar edhe te kunderten, por kjo mund te behet rrezik per ekzistencen dhe kontinuitetin e tij. Dhe, e kunderta. Trajtimi me i hollesishem i temes do te tregoje qe All-llahu ekziston vetvetiu (El Ghanijju), dhe ai nuk ka asnje nevoje, ndersa ekzistimi i gjithckaje te krijuar varet vetem prej Tij.
Ne udhezimin e njerezve qe “te perdorin ilace”, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ne asnje cast nuk i ka nxitur njerezit qe te mos besojne dhe mos te kene shprese (tavakkul) tek Zoti i gjithefuqishem dhe Ushqyesi i boteve. Ne te vertete mesimet e tij u pergjigjen qarte veprimeve te zakonshme te sherimit te semundjeve te rendomta te urise, etjes, temperatures dhe ftohtesise, qe duhet te kompensohen me te kundertat e tyre: me ushqim, uje, ftohtesi dhe nxehtesi, pa e harruar me kete rast besimin tek All-llahu i gjithefuqishem dhe udheheqja shpirterore e Tij per te siguruar kenaqesine e perdorimit te tyre. Ne te vertete besimi i dikujt ne unitetin (njesine) e Zotit (tevhid) nuk eshte i plote derisa ai nuk i kupton implikimet praktike te shkakut dhe te pasojave (asbab) qe All-llahu i ka derguar si ilac; ndersa lenia pas dore e kuptimit te ketille per t’i sheruar semundjet e pergjithshme i kundervihet besimit te pergjithshem dhe veprimit te kodit themelor fetar te ligjeve shpirterore hyjnore (Sheriatit).
Pra, lenia anash e ketij detyrimi eshte kundershtim i se vertetes dhe shkakton gjithashtu gjunjezimin dhe dobesine e zemres dhe te fese se tij dhe mbeshtetjen e tij tek All-llahu i gjithefuqishem. Nga ana tjeter, plotesimi i ketyre nevojave themelore e fuqizon fene dhe mbeshtetjen tek All-llahu, dhe ndihmon ne jeten materiale, shpirterore dhe fetare.
Perndryshe, do te jete ne kundershtim me mendimin e pergjithshem dhe kodin islam (Sheriatin), sepse ligjet shpirterore jane parime themelore te ekzistences se njerezimit. Dobesia e dikujt nuk duhet te zevendesohet me mbeshtetje (tavakkul), ndersa mbeshtetja (tavakkul) nuk do te duhet te zevendesohet me dobesi. Pra, kjo do te vleje per ata qe e mbeshtesin varesine vetem mbi baze te parimit te sherimit fetar dhe qe thone: “Se, pasi sherimi varet nga vullneti i Zotit dhe nga masat e paracaktuara (kadr), atehere ilaci eshte joefikas, e pasi qe semundja vjen vetem me lejen e Tij, atehere asgje nuk do ta pengoje fatin e dikujt!” Kjo eshte ceshtje themelore qe ishte shtruar nga ana e arabeve para ardhjes se te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s. Mirepo, ashabet (shoket) e ditur (All-llahu qofte i kenaqur me te gjithe ata!) e kane njohur All-llahun dhe kane pasur nje qendrim me te mire ndaj Urtesise se Tij Hyjnore dhe cilesive (atributeve te Tij). Pra, pergjigjen e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., Ebu Khuzamai e perfundoi me keto pyetje duke thene se keto veprime-rukju, lutjet dhe ilacet “jane pjese e urdhrit te Zotit”. Ne te vertete vetem percaktimi i Zotit mund ta anuloje parapraken, kurse vetite e “ilacit te vertete” jane paracaktuar me kodin Hyjnor se do ta sheroje nje semundje te caktuar. Natyrisht, semundja eshte pasoje e mekateve te dikujt, ndersa me krijimin e ilacit, All-llahu e ka treguar meshiren Hyjnore dhe dhembshurine per krijesat e Veta ne kete bote. Ne kete menyre Ai e ka lejuar ndermjetesuesin per shkak te pendimit dhe falenderimit.
Nese dikush shtrihet dhe varet vetem nga “dora e fatit”, e cila do te vije per ta ushqyer, per t’ia shuar etjen, per t’ia zbritur temperaturen dhe per t’ia ngrohur trupin e tij, ai me siguri do te vdese nga uria, etja, ethet dhe te ftohtit. Prandaj, semundja duhet te sherohet me te kunderten e vet (antitipin), ndersa viruset duhet te sherohen me ilacet e tyre (virocidet), edhe pse ajo qe largon, ajo qe eshte larguar dhe, pas gjithe kesaj, fuqia, te gjitha vijne nga All-llahu i gjithefuqishem. Pra, atij qe pyet dhe qe beson vetem ne shpresen nga sherimi fetar, ne i themi: “Nese zbaton rregullore te njejte ne gjithcka qe lidhet me jeten dhe ekzistencen tende, nuk do te arrish asgje, nuk do t’i sjellesh vetit asnje dobi ose mbrojtje nga e keqja, derisa te besosh se gjithcka qe do te ndodhe, do te ndodhe vetvetiu, ndersa ajo qe nuk eshte thene, nuk do te ndodhe gjithsesi!” Nje qendrim i tille jo vetem se do te krijoje peshtjellim shoqeror, por do te shkaterroje fene e dikujt dhe do ta sjelle ekzistencen e tij deri ne shkaterrim dhe brejtje te ndergjegjes. Vetem personi kryelarte dhe kokeforte do ta pasoje nje pohim te tille, sic eshte paraqitur ne argumentin e politeisteve, kur thone:
“Sikur te donte All-llahu nuk do t’i benim shok (nuk do te ishim idhujtare), as ne, as prinderti tane...”. (El En’ame, 148)
Ata kane perdorur kete pohim per te polemizuar kunder shenjave te qarte (te paster) te Zotit dhe mesazhit, qe ishin argument i fajesise se tyre.
Ekziston edhe pikepamja e trete, te cilen deshirojme ta paraqesim ketu: All-llahu ka krijuar dhe percaktuar zinxhirin qe eshte rezultat i ngjarjeve qe kane ndodhur. Nese paraqitet e para, e dyta do te ndodhe, por nese paraqitet e treta, e katerta do te ndodhe, e keshtu me radhe. Pra, nese prodhon shkakun, pasoja gjithsesi do te shfaqet, por jo ne ndonje forme tjeter. Pyetesi mund te pyes me tej: “Por, nese ai nuk ka qene fati im qe te me ndodhe “shkaku”, une nuk do ta beja ate!” Pergjigjja eshte: “A do ta pranosh kete argument nga femija yt, kur ai nuk i bindet urdhrit tend? Nese pranon, atehere mos e fajeso kurre ate qe nuk te degjon, ose te mashtron per para, ose sajon genjeshtra kunder familjes tende, ose i shkel te drejtat e tua.
Ne nje izraeliat (tradite hebraike) eshte shenuar se miku i afert i Zotit, Ibrahimi, (Qofte ne paqe!) e ka pyetur All-llahun e gjithefuqishem: “O Zoti im, prej nga vjen semundja?” All-llahu iu pergjigj: “Nga Une!” Ibrahimi e pyeti perseri: “Pra, nga vjen sherimi?” All-llahu iu pergjigj: “Gjithashtu nga Une!” “E, prej nga vjen ilaci?” All-llahu i gjithefuqishem iu pergjigj: “Ai eshte njeriu nepermjet te cilit Une e sjell ilacin”.
I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Secila semundje e ka ilacin”. Edhe pse fjalimi i te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., pajtohet me shpjegimet e tij, te cilat lidhen me zbulimet hyjnore te ilaceve mjekesore, kjo e fuqizon shpirtin e pacientit dhe e trimeron mjekun e tij per te kerkuar dhe hulumtuar “ilacin e vertete”. Ne te vertete kur pacienti e ndien se ka ilac te vertete per semundjen e tij, zemren e tij e prek fryma shpresedhenese, temperatura e brenges do te ulet, dera e shpreses do te hapet, dhe kur ajo fryme ia kthen fuqine, atehere ethet e mbrojtjeve te veta natyrore dhe te barabarta, qe njihet me emrin temperature normale, do te ndihmohet per t’i perteritur ndodhite e lindura shtazore, psikologjike dhe natyrore brenda tij. Kur te jene forcuar sistemet e organeve te tij, ato behen force pozitive dhe do ta mposhte semundjen. Po ky parim lidhet edhe me mjekun: kur ai njehere ta kuptoje se semundja e pacientit te tij ka ilac, ai do te kerkoje ta gjeje ate.
Keshtu, semundjet e trupit dhe te zemres jane te ngjashme. Dhe perseri, per cdo semundje te zemres qe e ka krijuar All-llahu i gjithefuqishem, Ai e ka krijuar edhe ilacin – ai eshte e kunderta e saj. Kur dikush me zemer te semure e njeh semundjen dhe e trajton (sheron) me te kunderten e saj, ai njeri do te sherohet me urdhrin e Zotit.

KUPTIMI I DIETES SE SHENDOSHE DHE RREGULLAT PRAKTIKE TE NGRENIES DHE PIRJES

Ne Musned, si edhe ne vepra te tjera, eshte shenuar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Njeriu nuk ka mbushur asnjehere ene me te keqe sesa lukthin e vet. Per kete arsye eshte e mjaftueshme qe bijte e Ademit ta shuajne urine me disa kafshata sa per ta kthyer forcen. Nese duhet ngrene per t’u ngopur, atehere duhet rezervuar nje te treten e lukthit per ushqim, nje te treten per uje dhe nje te treten per frymemarrje normale”.6
Ekzistojne dy lloj semundjesh: e zemres dhe semundja fizike, e cila eshte pasoje e hyrjes se substances, veprimi i se ciles demton funksionet natyrore dhe ekuilibrin e trupit, gje qe eshte nje lloj i semundjes se pergjithshme qe godet shumicen e njerezve. Kjo lloj semundje shkaktohet kryesisht: me ushqim te tepert, ngrenia e ushqimit tjeter para se te kete perfunduar tretja e ushqimit te meparshem, ngrenia e ushqimit qe ka perberes deficitar; ngrenia e ushqimit qe tretet ngadale, perzierja e disa lloje ushqimesh te kunderta; te ngrenit e embelsirave qe pergatiten per te njejten shujte. Kur trupi mesohet me kete diete, ai do te trashegoje semundje te ndryshme. Disa prej tyre mund te tejkalohen me shpejt, e disa me ngadale. Prandaj themi se maturia eshte rruga e shendetit te mire, ndersa trupi ka dobi nga maturia dhe e zberthen gjellen me shume se qe mund ta beje kur njeriu fut shume lloje ushqimesh dhe shtojca te ndryshme ne lukth.
Trupi mund te mesohet me tri shkalle te kenaqjes me ushqim: ushqimi i nevojshem, ushqimi i mjaftueshem, dhe ushqimi plotesues. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., lidhur me dieten e nevojshme “te mjaftueshme” ka thene: “...disa kafshata sa per te rimarre fuqi” dhe ky trajtim mbron trupin dhe nuk do te lejoje te dobesohet ose te humbas fuqine. Nese dikush eshte vene ne sprove dhe eshte i detyruar ta tejkaloje ate shkalle elementare te mbrojtjes shendetesore, atehere duhet: “...te rezervoje nje te treten per ushqim, nje te treten per uje dhe nje te treten per frymemarrje normale”, dhe kjo eshte dieta me e mire nga te gjitha dietat. Ne te vertete kur njeriu e ka mbushur lukthin me ushqime, ai nuk eshte ne gjendje te pranoje ujin, ndersa kur ushqimi dhe uji e tejkalojne shkallen e pershkruar (keshilluar), mund te vuaje nga crregullimi i mushkerive dhe e gjithe kjo paraqitet me stres dhe rraskapitje, ndersa mushkerite nuk jane ne gjendje ta percjellin lehtesisht gjakun e oksiduar. Njeriu do te ndieje, ne mes te tjerash, edhe veshtiresi ne trup, ne zemer, dhe shpirti do te ndjehet i rraskapitur dhe i plogeshte, ndersa gjymtyret nuk do te jene ne gjendje te kryejne detyrat themelore fetare. Nje pozite e tille do te pershpejtoje disa epshe te shpirtit. Pra, lukthi i stermbushur demton trupin, zemren dhe shpirtin. Ky rast eshte i dhembshem kur behet zakon, dicka e rendomte, qofte edhe nese perkohesisht njeriu e kenaq veten me ushqime te shumta e kalorike. Ne nje hadith eshte thene qe Ebu Hurejre (All-llahu qofte i kenaqur me te!) kishte pire qumesht derisa ishte ngopur, nga nje ene te cilen ia kishte ofruar i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., pastaj kishte bertitur: “Betohem ne Ate i cili te dergoje me mesazhin e vertete qe nuk mund te pije me asnje pike!”7 Tradita rrefen se kohe pas kohe edhe ashabet e tjere kane ngrene derisa u ka pelcitur veshi, prandaj, sic kemi thene me heret, ushqimi i tepert do te shkaktoje plogeshtimin dhe rraskapitjen e trupit, qofte vetem duke i pershpejtuar ato. Sidoqofte, shendeti dhe fuqia e trupit vijne nga ushqimi i cili perthithet (resorbohet) e jo nga sasia e ngrene dhe, duke qene se qenia njerezore eshte e perbere nga tri elemente: dheu, uji dhe ajri, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndare ne perpjesetime te barabarta dieten e tij ne keto tri kategori.
Çeshtja e struktures se trupit te njeriut dhe a eshte zjarri njeri prej elementeve?
A eshte zjarri njeri prej elementeve strukturore te trupit te njeriut? Tani, nese dikush pyet per pjesemarrjen e zjarrit, i cili nuk ndodhet ne pjeset e ndara te porosive te mesiperme te te Derguarit, pergjigjja e jone eshte qe te qartesojme se disa mjeke kane thene qe zjarri eshte njeri prej elementeve, mirepo disa mjeke te ditur dhe shkencetare e kane mohuar kete teori dhe e kane argumentuar me dy fakte: zjarri eshte prodhuar nga eteri (mbitokesor) e me pastaj eshte leshuar dhe perzier me ujin dhe dheun, ose zjarri eshte prodhuar nga elementet e tjera pa asnje trup tjeter. Teoria e pare eshte absurde per dy shkaqe: i pari eshte se zjarri eshte element i ndritshem, dhe para se gjithash materie hyrese, prandaj materia dalese implikon ekzistimin e kuazielementit i cili vepron si neutralizues dhe e detyron zjarrin te kete karakteristika renese, gje qe eshte e papranueshme. Nga ana tjeter, ne urdhrin qe zjarri te zbrese poshte ne toke, ai ka qene i detyruar te kaloje neper atmosfere jashtezakonisht te ftohte (zamharir) dhe ne mund te verejme lehte ne nderhyrjen tone te drejtperdrejte se edhe zjarri teper i madh mund te fiket me nje sasi te vogel lengu. Prej ketej, edhe sikur pjese te vogla te zjarrit te kalonin papritmas vetem per nje minute neper kete atmosfere te ngrire, ato me siguri do te shuheshin.
Ne disa kaptina te Kur'anit, All-llahu i gjithefuqishem ka njoftuar per krijimin e qenies njerezore. Ai e ka pershkruar kete krijim ne te cilin thote se eshte krijuar prej ujit, ndersa ne vendet (versetet) e tjera Ai e ka pershkruar se krijimi i njeriut eshte bere prej dheut, ose nga kombinimi i ujit dhe dheut, te quajtur argjile (tin), e cila eshte lene ne mjedis te hapur dhe eshte lene te thahet si nje shtambe (fahhar) per shkak te perzierjes me ajer dhe me nxehtesine e diellit. Ne te vertete ne asnje kaptine (sure) te Kur'anit All-llahu i madherishem nuk ka thene se njeriun e ka krijuar nga zjarri, por elementin e zjarrit ia ka pershkruar nje lloji tjeter te krijesave, te quajtur exhin. Ne mesin e tyre jane Iblisi, Shejtani i mallkuar. Ne Sahihun e Muslimit eshte shenuar qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Meleqte jane te krijuar nga drita (nuri), dhe nga zjarri flakerues, ndersa Ademi eshte krijuar ne formen e cila u eshte dhene edhe juve”.8 Kjo paraqitje (hadith) e Pejgamberit eshte e qarte edhe sa i perket elementeve nga te cilet eshte krijuar Ademi, ndersa ne asnje pjese te Kur'anit Zoti dhe Krijuesi yne nuk e ka permendur perzierjen e zjarrit ne strukturen e trupit te Ademit. Sidoqofte, ne pergjigje te ketyre hipotezave, te gjithe pajtohemi qe trupi i njeriut me te vertete ka temperature e cila eshte krijuar nga faktore te llojllojshem e jo nga zjarri. Prandaj shumica e shkencetareve sot pajtohen me teorine e ndryshimeve te lendeve te njejta. Ne, per kete, nxjerrim perfundimin ne pajtim me thenien e Kur'anit te shenjte, ku All-llahu i gjithefuqishem thote:
“Ne i krijuam ata prej nje balte qe ngjitet”. (Es Safate, 11) Ky verset tregon se elementet primordiale mbeten te pandryshueshme. Vertet, All-llahu eshte Ai i cili furnizon me njohuri dhe me sukses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: vazhfim :::::MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED   Sun Apr 04, 2010 9:48 pm

5.MJEKESIA NATYRORE DHE SHPIRTERORE (HYJNORE)

Ebu Hurejre ka shenuar qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Sherimi i semundjes me ate qe ka lejuar All-llahu, do te sheroje, ndersa sherimi i semundjes me ate qe All-llahu e ka ndaluar, nuk do te sheroje”. I Derguari i All-llahut i ka sheruar semundjet me tre lloj ilacesh: natyrore, hyjnore dhe me kombinimin e ketyre dy llojeve.
Ne kete kapitull do te fillojme te pershkruajme ilacet natyrore qe ai i ka perdorur dhe qe ua ka dhene te tjereve qe t’i perdorin, pastaj do t’i shtjellojme ilacet hyjnore dhe me pastaj do te pasoje kombinimi i ketyre dy sherimeve. Sa i perket ketyre dy llojeve te fundit, dhe me deshiren e Zotit, ne do te perpiqemi t’i pasqyrojme vetem shkurtimisht. Kete e bejme per ta dalluar rolin dhe misionin e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., i cili i ftonte njerezit qe t’i bindeshin udheheqjes nga Zoti i tyre dhe ne kete menyre te kerkojne Xhennetin e Tij. Ai, gjithashtu, ishte derguar qe t’i mesonte njerezit lidhur me Krijuesin dhe Mbajtesin e boteve; t’i ndihmonte qe ta njihnin Zotin e tyre; qe t’i mesonte te jene te kenaqur me ate qe Ai eshte i kenaqur , ndersa te heqin dore nga ajo me te cilen Ai nuk eshte i kenaqur. Sikurse qe ka qene vule e te derguarve dhe e profeteve te All-llahut, (Paqja qofte mbi te gjithe!), ai u fliste gjithashtu njerezve per shpalljet Hyjnore qe kane te bejne me resulet e meparshem dhe nebijjet e All-llahut te gjithefuqishem, per veprimin dhe gjendjen e popujve te tyre. Pastaj, ai i mesonte besimtaret, krahas ndricimit te vezhgimit te tyre me dituri, qe lidhej me fillimin e boteve: krijimin e njeriut; me kontratat (premtimet) e tyre primordiale (lashtesi) me Zotin e tyre dhe me betimin solemn e madheshtor te Zotit qe do te sjelle ne Diten e gjykimit gjithcka qe ka krijuar. Ai i ka pershkruar gjithashtu shkaqet e vuajtjeve njerezore dhe rrugen e sherimit dhe te fatit te vertete. Pra, vula e te derguarve te All-llahut , s.a.v.s., u ka sjelle njerezve porosine e Zotit te tyre me shenja te qarte per ata qe mendojne per Te, respektojne Ate dhe per ata qe nuk veprojne keshtu.
Sherimi i trupit (tibbul-abdan), te cilin i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka pershkruar, ka ardhur per t’i perplotesuar ligjet e Sheriatit dhe per t’i shpjeguar ilacet qe jane pershkruar ne Kur'an. Detyra e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., ka qene qe te beje harmonizimin e kuptimit te shkaqeve dhe te pasojave nga njeriu aq mire si edhe shpjegimin e gjithefuqise Hyjnore dhe te diturise se pakufishme te Zotit lidhur me krijesat e Tij. Dituria natyrore mjekesore, te cilen i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ua kumtoi besimtareve, kryesisht u eshte dedikuar te tjereve per t’u ndihmuar qe te rrisin besimin e tyre, te siguroje rehatine fizike, dhe te sheroje semundjet e tyre fizike, kur eshte e nevojshme. Ne te vertete kurdo qe eshte e mundur te evitohet perdorimi i ilaceve me qellim te ruajtjes se shendetit te trupit dhe te mendjes nepermjet sherimit preventiv, mund te orientohen perpjekjet dhe brengat ne sherimin dhe ne vitalizimin e zemrave dhe te shpirtrave. Kjo do te ndihmoje ne parandalimin e semundjeve edhe me te renda, te cilat shkaktohen nga nevojat reale, bile edhe te jetes njerezore, ndersa ruajtja e pakontrolluar dhe pa brenga e trupit te shendoshe eshte e padobishme per shendetin e zemres dhe te shpirtit ne krahasim me ekzistencen e meparshme dhe kenaqesine e perhershme ne jeten pas vdekjes. Ne realitet, pasojat e paparashikueshme te ketyre sot mund te duken minimale dhe tejet te paperfillshme, ndersa neser ato do te jene tejet serioze. Ne anen tjeter, dobite nga sherimi i vertete i zemres dhe shpirtit te dikujt nga ndyresite, sot sjellin rehatine dhe kenaqesine e perhershme ne jeten pas vdekjes. Vertet All-llahu eshte ai qe ruan suksesin.

PJESA I
KAPITULLI I

Llojet e sherimit natyror

Sherimi i temperatures me uje


Anet pozitive te temperatures

Abdullah bin Omeri e transmeton hadithin qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Fuqia e temperatures eshte ajo qe djeg fuqishem sikur te jete leshuar nga zjarri pervelues i xhehennemit, andaj duhet ta ftohni me uje”.9 Ne te kaluaren, ky rrefim e ka habitur shumicen e mjekeve te papervoje dhe hakimet (doktoret), te cilet ia dolen t’i bindin disa ligjvenes qe nuk besonin (te dyshimte) qe kete ta konsiderojne si nje hadith jo te sakte (apokrif), joautentik. Prandaj, me lejen e All-llahut, nuk do te ishte dashur ta shpjegojme thelbin e ketij mendimi te rendesishem te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., , i cili eshte zbulim hyjnor (vahj). Shpesh zbulimet, kur nuk kuptohen drejt, behen kunderthenese per njerezit e udhezuar. Por, duke ndjekur praktiken e mjekesise moderne, verejme se eshte bere zakon qe nga pediatrit te degjojme udhezime qe femijes me temperature t’i behen banja me uje te ftohte derisa t’i bjere temperatura. Prandaj ne argumentojme (deshmojme), ndersa All-llahu eshte ndihmesi yne, se i Derguari i Tij , s.a.v.s., e ka thene nje te vertete. Thenia e te Derguarit te All-llahut ka dy kuptime: kuptimi i pare eshte i pergjithshem per te gjithe njerezit, ndersa kuptimi i dyte eshte i vecante dhe ka te beje vetem me disa njerez. E keta njerez jetojne ne vende dhe vise teper te nxehta, sic jane banoret e Gadishullit Arabik. Ne rastin e tyre eshte dicka e rendomte qe te vuajne nga temperatura afatshkurtra, qe jane pasoje e qendrimit ne temperatura te larta. Kjo temperature e larte duhet te shenohet duke pire uje te ftohte ose duke u lare me te. Sidoqofte, qendrimi ne nje temperature te ulet mund te shkaktoje gjithashtu keso temperaturash te larta. Ky rast mund te sherohet duke pire lengje te nxehta ose duke u lare me uje te nxehte. Ne ketu e shohim perseri teorine e te kundertes.
Mbi ato qe meson tibb mjekesia, zjarrmia eshte temperature biologjikisht jonormale, jo e natyrshme, e cila fillon ne zemer dhe rritet nepermes prishjes (stagnimit) te hormoneve te caktuara te gjakut qe lidhen me shpirtin ose me frymen (qe Galeni e pershkruan si pneuma) dhe, duke kaluar neper drejtimin qendror neper vena dhe arterie, nje temperature e ketille perhapet neper tere trupin dhe ngritet deri ne ate shkalle sa mund te shkaktoje cekuilibrimin biologjik, i cili vepron demshem ne funksionet natyrore te trupit.
Kemi dy lloj temperaturash; temperatura afatshkurter, qe shkaktohet nga pezmatimi, nga levizja e tepert ose nga qendrimi i gjate ne temperaturat e larta te veres ose ne te ftohtin e acarte te dimrit. Perpos rasteve te tjera, eshte edhe temperatura traumatike, e cila ndahet ne tri kategori: temperatura traumatike, e cila fillon ne gjak. Gjaku, duke qene njeri nder kater sekrecionet e trupit, zhvillon (e ngrit) temperaturen dhe ajo pastaj perhapet ne tere trupin; kur temperatura eshte e lidhur me shpirtin, qe quhet temperature njeditshe, dhe mund te zgjase deri ne tri dite; kur temperatura eshte e lidhur me kater sekrecionet themelore te trupit, si: vreri (vreri i verdhe), mukusi, dhe gjaku i perbere, qe eshte quajtur kalbesira; dhe me ne fund, kur temperatura shkaktohet nga organi primar, qe eshte quajtur molisese. Kjo me vone zhvillohet ne shume lloje.


Anet pozitive te temperatures
Ndonjehere, qe te dy temperaturat - afatshkurtra dhe temperatura traumatike, prodhojne dobi biologjike qe nuk mund t’i arrije asnje ilac i pergjithshem. Ne te vertete disa baktere shkaktojne semundje, ndersa organizma te tjere mikrobakterore dhe enzime shkaktojne fermentimin (vlimin), i cili ndihmon zberthimin e komplekseve molekulare (molekulat e perbera) ne bashkedyzime organike. Nje fermentim i tille eshte i domosdoshem per krijimin e proteinave ne trup. Nje temperature e thjeshte e cila shkakton prishjen (vdekjen – fig.), mund ta ndihmoje trupin qe te zhvilloje bakteret e nevojshme dhe enzimet qe nuk do te mund te zhvilloheshin ne ndonje menyre tjeter. Perpos kesaj, temperatura shpeshhere eshte e dobishme per sekrecionet e turbullta te trupit, ndihmon ne sherimin e paralizes dhe tret aq sa shpejton hapjen e rrugeve qe mjekesia e pergjithshme nuk mund t’i arrije. Dobi te tjera qe mund te sjelle temperatura jane, pervec te tjerash, dobite qe mund t’i kene pacientet e semure nga oftalmia dhe trahoma me spazma kronike dhe spazma tonike (numri i kontraktimeve dhe kontraktimet tonike). Ne raste te caktuara mjeket e ditur dhe hakimet me pervoje renien e temperatures e quajne shenje te mire te permiresimit, kur shkaku bakteror i fermentimit eshte trajtuar me “ilac efikas”. Pra, ndonjehere temperatura siguron kushte te pershtatshme per ilacet ne menyre qe te eliminohet me mire nga trupi.
Fjala e te Derguarit: “...ftohni me uje” mund te kuptohet gjithashtu si ilac per temperatura afatshkurtra. Kjo arrihet duke e lare pacientin ne uje te ftohte ose duke i dhene per te pire uje akull te ftohte, keshtu qe pacienti nuk do te kerkoje asnje trajtim tjeter plotesues. Ne kete rast, gjendja e mprehte do te permiresohet dukshem dhe do te ftohet nepermjet kontaktit me kete substance kaq te ftohte, pa shkaktuar reaksione biologjike ne trup. Galeni ne komentaret e vet i ka njohur dobite nga perdorimi i ujit te ftohte kunder temperatures se pritshme afatshkurter: kur personi i trashe, qe ka moshe te re dhe ka lekure te shendoshe, vuan nga temperatura afatshkurter, qe eshte shkaktuar nga koha e nxehte, pa ndonje pezmatim te dukshem ose infektim, ai mund te qetesoje temperaturen duke u lare ose duke notuar ne uje te ftohte...Ne te vertete ne zakonisht e pranojme nje praktike te tille per viset e nxehta”. Po kete pohim e ka dhene edhe hakim El- Razi per sherimin e temperatures kur pacienti eshte ende i forte fizikisht, dhe kur jane kushtet te njejta me ato qe i ka pershkruar Galeni.
Ne hadith, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., temperaturen e ka pershkruar gjithashtu: “...te djege sikur te kete dale nga zjarri pervelonjes i xhehennemit”. Ky pershkrim ndoshta mund te tregoje kete: e para eshte nevoja biologjike, sipas se ciles All-llahu i gjithefuqishem e ka krijuar dhe ia ka percaktuar simptomat e saj qe t’i tregoje trupit te njeriut dhe t’i barazoje shkaqet dhe pasojat qe kane qene te nevojshme dhe, mendimi i dyte, eshte alegorik dhe paraqet pjesen e holle, qe eshte zbrazje e se keqes se zjarrit te xhehennemit, te cilen mund ta njohin vetem personat e udhezuar nga Zoti (‘ibad) dhe te shqyrtojne arsyeshmerine e verejtjeve te te Derguarit. Ne kete pikepamje, fjala e te Derguarit eshte drejtuar per te zgjuar nga gjumi ndergjegjen njerezore per vertetesine e fuqise se denimit ne zjarrin e Xhehennemit. Prandaj, kjo mungese rehatie do te dalloje nga gezimi, rehatia, kenaqesia dhe lumturia, qe jane shperblime te Xhennetit. Nje shije te tille te kendshme All-llahu i gjithefuqishem e ka krijuar dhe ia ka percaktuar efektet e saj ne jeten e njeriut ne kete bote per t’i trimeruar krijesat e veta per te menduar lidhur me lajmet e gezueshme qe i ka dhene nepermjet te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., per ata qe besojne dhe Ai i ka caktuar simptomat e tyre per te vertetuar se ekziston semundja ne trupin e njeriut dhe per t’i ekuilibruar shkaqet dhe pasojat e nevojshme sic eshte kerkuar. Pra, fjala e te Derguarit te All-llahut s.a.v.s.: “...ftohni me uje”, nenkupton gjithashtu bllokimin e pasojave te saj. Poeti arab Yrve bin Uzejne njehere ka thene:

“Kur e kam ndier se ne zemren time djeg zjarri i dashurise,
I kam lutur disa njerez te mire qe ta ftohin.
Ta zeme se ia kam dale ta ftohe me uje nga jashte,
Po cka do t’i shuaje te carat perveluese te flakeve te mia te brendshme?”10

Ashtu sic e ka pershkruar All-llahu i gjithefuqishem ujin e ftohte, i cili e shuan etjen, uji ne kete bote do t’i ftohe edhe gropat ku vlon zjarri i Xhehennemit. Enesi, (All-llahu qofte i kenaqur me te!), tegonte se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Nese keni zjarrmi, beni dush me uje te ftohte tre dite, cdo here ne mengjes”.11
Kur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte temperature te larte, ai e kishte zakon te kerkonte nje shtambe uje te ftohte te cilen e derdhte ne koke ose bente gusull.
Ibn Maxhxhe ka shenuar qe Ebu Hurejre (All-llahu qofte i kenaqur me te!) e ka treguar nje hadith, ku tregon se temperatura eshte permendur para se ta permendte i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe njeriu e ka mallkuar. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i eshte pergjigjur: “Mos e mallko, sepse temperatura e pastron trupin nga mekatet ne po ate menyre ne te cilen zjarri e heq papastertine nga hekuri”.12 Kjo eshte nje e vertete e madhe, sepse temperatura zbritet duke hequr dore nga ushqimi, me agjerim, percaktimin e dietes (ushqimit) dhe me pirjen e “ilacit adekuat”, qe jane ilace te cilat ndihmojne nxjerrjen e papastertive nga trupi dhe ne matjen e funksioneve te trupit, ekuilibrimin e tyre dhe pastrimin e substancave te tij. Sa i perket rolit te temperatures ne pastrimin e zemres se dikujt nga papastertite dhe ndyresite, ose ne sherimin e ndonje zemre te caktuar dhe te semundjeve vaskulare ose te tumoreve, keto gjera ua leme specialisteve kardiologe qe t’i njohin ato, por, me siguri, i Derguari i All-llahut e ka thene te verteten. Por, kur ndodh ndonje semundje e caktuar e zemres, e cila eshte e pashprese, ate nuk mund ta sheroje asgje. Megjithate, temperatura vertet mund t’i sheroje disa semundje specifike te zemres dhe te trupit, kurse mosperfillja e kesaj eshte me siguri mohim dhe veprim i gabuar.
Duke ndjekur fjalet e te Derguarit te All-llahut, ashabi i bekuar Ebu Hurejre njehere ka thene: “Nuk e dua asnje semundje, e cila me godet si temperatura, sepse ajo arrin ne pjeset me te vogla te trupit tim, prandaj All-llahu i gjithefuqishem seciles prej tyre ua jep nga nje pjese te shperblimit”.
Njehere, derisa isha semure nga ethet, i citova vargjet e nje poeti, i cili kishte thene:

“Thithesi i mekateve me vizitoi
dhe ndarjen ma imponoi.
Qofsh i mallkuar si shikues
Dhe si agresor.
Kur vendosi te me linte, me tha:
‘Çfare deshiron?’
I thashe: ‘Aman, me lere rehat, o kundervajtes!’”

Kur mendova lidhur me kete blasfemi ne fyerjen e asaj qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndaluar te mallkohet, thashe me vete: “Do te ishte me mire sikur poeti te kishte thene:
“Thithesi i mekateve me vizitoi per shkak te
kenaqesise personale,
E pranova si vizitor dhe
si agresor
Kur vendosi te me linte, me pyeti:
‘Çfare deshiron?’
I thashe: ‘Mos me lere vetem,
O thithes i mekateve te kundervajtesit!’”

Ne te vertete nje qendrim i tille do te ishte me perparimtar per te. Sa me perket mua, temperaturen time e luftova dhe e tejkalova shpejt.
Ne nje transmetim, per te cilen nuk jam i sigurt ne karakteristikat e saj ligjore, thuhet se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Te qenet semure nga temperatura nje dite i fshin mekatet e nje viti”.13 Ky hadith ka dy shpjegime te mundshme: se trupi i njeriut ka treqind e gjashtedhjete pjese (pjese qe cmontohen) dhe te qenet semure vetem per nje dite nga temperatura do t’i heqe mekatet e nje dite per secilen pjese. Nje mendim tjeter i mundshem eshte mendimi se pasojat e temperatures njeditore ne trup mund te zgjasin nje vit te plote. Ky eshte shpjegimi i pasojave nga perdorimi i metodes deduktive (arab. kiyas), duke u mbeshtetur ne fjalet e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s.: “Kush pi alkool (khamr), namazi nuk do t’i pranohet 40 dite”.14 Kjo do te thote se pasoja kimike e mpirjes ne trup do ta dobesoje sistemin nervor qendror dhe pasojat e tjera te alkoolit do te mbeten ne trup se paku 40 dite – All-llahu e di me se miri.
Imam Et-Tirmidhiu ne kompilimin e fjaleve te te derguarve ka shenuar se ne hadithin e Xhami’ut, te transmetuar nga Rafi’-bin Khadi, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Kushdo qe vuan nga temperatura, e cila eshte pjese e zjarrit te Xhehennemit, le ta shuaje me uje te ftohte. Le te gjeje nje lume, te futet ne te dhe te vihet perballe rrymes se ujit pas agimit, por para lindjes se diellit, dhe te lutet duke e permendur emrin e All-llahut: ‘Zot, ktheja shendetin robit Tend dhe konfirmoje te verteten qe e ka thene i Derguari Yt , s.a.v.s.’. Pastaj duhet te zhytet tri here duke e perseritur po ate lutje. Keshtu duhet bere tri dite radhazi ne mengjes. Nese ka nevoje edhe me, keshtu mund te bejme pese dite radhazi ne mengjes, por jo me shume se nente dite radhazi ne mengjes, sepse nje temperature e tille, me lejen e All-llahut, nuk do te zgjase me shume se nente mengjese”.15
Nje veprim i tille eshte vecanerisht i shendoshe ne kohen e temperaturave te veres, e sidomos i dobishem ne vise te nxehta, sic eshte Gadishulli Arabik. Uji ne ato ore te mengjesit eshte me i ftohte, sepse gjate gjithe nates ndodhet jashte ndikimit te rrezeve te diellit. Gjithashtu, ne ato ore te hershme te dites, trupi eshte me i pergatitur pas pushimit, dhe per arsye te ajrit te fresket dhe qetesise. Ne ate kohe kaq te pershtatshme, aftesia fizike se bashku me “ilacin e duhur”, qe ne kete rast eshte uji i ftohte, do t’i kundervihet temperatures afatshkurter ose edhe thatesise kur nuk e shoqeron enjtja, pezmatimi i brendshem ose simptoma te tjera biologjike te panatyrshme. Nje temperature e tille do te bjere me lejen e All-llahut.

KAPITULLI II

Rregullimi i peristaltikes
(i punes se zorreve)

Perparesite e mjaltit

Buhariu ne Sahihun e vet e shenon hadithin e treguar nga Ebu Se’id el-Hudri, ku thote se nje njeri kishte shkuar tek i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe i kishte thene qe i vellai ankohej se zorret nuk i punojne mire. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e porositit: “Duhet te pije mjalte”. Njeriu kishte shkuar perseri dhe i kishte thene: “I dhashe te pije mjalte dhe nuk i ndihmoi aspak!” I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e keshilloi njesoj dy-tri here, kurse njeriu i shkonte gjithnje me te njejten pergjigje. Pas heres se trete apo te katert, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha: “All-llahu ka thene te verteten, ndersa barku i vellait tend genjen”.16 Po ky hadith eshte shenuar ne Sahihun e Muslimit, ne te cilin nje njeri thote: “Barku i vellait tim eshte nazeqar (i ndieshem)”, duke menduar ne ate se ka mundime, ka shqetesime dhe se aparati (sistemi) i tij digjestiv eshte i ngacmuar (Eshte shenuar ne Sahihu-l-Buhari).
Mjalti eshte shume14 i dobishem. Ai eshte mjet per shperlarje dhe laksativ. Permban veti pastruese dhe forcuese, i pastron arteriet dhe zorret nga papastertite. Eleminon bllokimin e melcise, te veshkave dhe te fshikezes urinare. Eshte gjithashtu konservans i pergjithshem. Ne mesin e preparateve te tjera natyrore, ndihmon ne ruajtjen e forces se ilaceve mjekesore. Mjalti ndihmon gjithashtu ne parandalimin e hyrjes se lageshtise ne zorre, sic ndodh ne te semuret me diare (barkqitje). Mjalti eshte me i mire se sheqeri, ne shume raste, dhe eshte me pak i embel, por me i forte. Prandaj, nese hahet pertej mases, mund te jete i demshem sepse, nese nuk tretet me uthull, shkakton vrer. Mjalti eshte i mire per njerez te moshuar, e ndal kollitjen dhe ne mjekesi eshte perdorur per sherimin e sekrecioneve jo te pastra (te ndotura) ne lukth dhe per ta nxehur tere strukturen e trupit. Mjalti eshte gjithashtu ilac i mire qe kthen oreksin e humbur dhe kur pihet i tretur ne uje te nxehte dhe ne shurup trendafili, ndihmon sherimin e te semurve nga rabiesi (terbimi) dhe eshte konstatuar se vepron si sistem mbrojtes kunder infeksioneve te metejshme. Mjalti eshte perdorur gjithashtu si kunderhelm (detoksikues) per ata qe perdorin droge dhe, ne mes te tjerash, si antitoksin (kunderhelm) ne sherimin e helmimit te rastesishem nga ngrenia e bimes se famlijes hija e nates (Hyoscyamus niger) ose kerpudhave te egra (helmuese). Kur pihet i tretur ne uje te nxehte, eshte ilac i mire kunder plageve te shkaktuara nga kafshimi i qenit. Si konservans, mjalti mund te perdoret per ta ruajtur mishin deri ne tre muaj. Eshte perdorur per fermentimin e kastravecave, kungujve, patllixhanit dhe te perimeve te ndryshme deri ne gjashte muaj. Duke qene i njohur si “konservans i sigurt”, mjalti eshte perdorur gjithashtu si perberes kryesor ne balsamimin e te vdekurve.
Kalimi i lehte i dores se lyer me mjalte neper floke, si yndyre, do te zhduke morrat dhe parazitet e tjere. Mund te perdoret gjithashtu si zbutes dhe freskues i flokeve dhe pershpejton rritjen e tyre. Perdorimi i mjaltit si yndyre per sy forcon te paret, ndersa ferkimi i dhembeve me mjalte i zbardhe dhe, kur perdoret si mjet per shperlarjen e gojes, forcon mishin e dhembeve dhe menjanon semundjen e tyre.
Vetite natyrore e bejne mjaltin mjet plotesues dhe tretes te shkelqyer, i hap poret e eneve te gjakut dhe lehteson rrjedhjen e gjakut menstrual, liron sekrecionet, ndihmon metabolizmin , hap gelqerizimet e melcise, te veshkave dhe te fshikezes se urines. Mjalti vertet ka vlere te madhe ushqyese (nutritive) dhe eshte pije e pijeve, embelsire e shkuar embelsires, maja e yndyres dhe nuk ka ushqim tjeter, qe All-llahu e ka krijuar per ne e qe mund te barazohet me vlerat e mjaltit dhe asgje nuk ka strukture sadopak te perafert me te.
Njerezit kane ditur per mjaltin qe ne kohe teper te lashta edhe para fillimit te rafinimit te sheqerit. Ne realitet, mjeket e koheve te lashta kane folur vetem per mjaltin, ndersa sheqerin nuk e kane permendur fare ne shkrimet e tyre. Si ushqim me kalori te larte (metabolik), mjalti eshte i fuqishem dhe i qendrueshem, ndersa sheqeri nuk tretet plotesisht dhe prodhon pak energji te nxehtesise ne trup, e cila zvogelohet shpejt. Nje energji e ketille, e perfituar kaq shpejt, i lejon trupit, i cili e ka crregulluar ekuilibrin e molekulave te patretshme, rikonstruksionin e mureve te brendshme te arterieve qe kane pesuar nga abrazioni (arterioskleroza) i shkaktuar nga kalimi i ketyre molekulave ne gjak (ne qarkullimin e gjakut). Sidoqofte, sheqeri eshte me i rende per lukthin, me pak i embel dhe me pak kalorik se mjalti.
I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e kishte zakon (ndonjehere) te pinte mjalte te tretur ne uje ne lukth te thate dhe ky zakon i sillte dobi te medha dhe sekrete te papara, dhe, me vullnetin e Zotit, ne do t’i perpunojme me vone ne kete pjese, ku flitet per sherimin natyror me mjekesine natyrore (tibb).
Ibn Maxhxhe ka shenuar nje hadith te cilin e ka treguar Ebu Hurejre, (All-llahu qofte i kenaqur me te!), ku tregohet se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Kush ha mjalte se paku tre here ne muaj nuk do te vuaje nga semundje te renda”. 17
Ne nje hadith tjeter, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Perdorni dy ilace: mjaltin dhe Kur'anin”.18 Ne kete fjale te tij, ai, s.a.v.s., e ka lidhur mjekesine njerezore dhe mjekesine Hyjnore: ilacet per trup dhe ilacet per shpirt; faktorin natyror me ate shpirteror; dhe mjekesine e kesaj bote me ate te Xhennetit. Pasi e kuptuam kete, le t’i kthehemi rastit historik qe e permendem me siper, njeriut qe eshte interesuar per ilacin kunder shqetesimeve te lukthit te vellait te vet dhe ilacit te pershkruar nga i Derguari i All-llahut , s.a.v.s. Ne kete rast te caktuar (dhe specifik) shkak i kapsllekut (obstipacionit) dhe vuajtjeve te te vellait ishte ngrenia e tepruar e ushqimit dhe oreksi i stermadh, i cili shkaktoi dispepsi (gjendje e tretjes se dobet) dhe pengesa ne tretje te ushqimit. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha se duhet t’i jepte vellait per te pire mjalte te tretur ne menyre qe ta zbuse lukthin. Nje leng i tille i nxehte do t'i ndihmoje zorret qe te hapen (ndihmon peristaltiken dhe tonusin e zorreve) dhe do te ndihmoje ekskercionin (daljen) e mbeturinave (jashteqitjes). Pasi qe kjo mbyllje (obstipacion, kapsllek) eshte shkaktuar nga ushqimi i tepert qe ka ngrene per nje kohe te gjate, per c’shkak lukthi nga brenda eshte mbeshtjelle me mukus (sekrecion i brendshem) ose me materie yndyrore, e cila ka shkaktuar plogeshtine e indeve te lukthit dhe ka penguar sekrecionin e elementeve, ndersa lukthi eshte veshur me nje shtrese mukoze qimesh te shkurtra, te dendura dhe te ngritura, si te nje peshqiri. Kur nje substance e tille viskoze ngjitet perbrenda, ajo pengon ciklusin normal digjestiv dhe prish ushqimin (hedh ushqimin) prandaj duhet te perdorim pastruesin natyror dhe laksativin (mjete per clirim), sic eshte mjalti, ilaci me i mire nder ilacet e tjera, dhe sidomos kur perzihet me uje te nxehte. Qellimi mjekesor i perseritjes se trajtimit ka vlere te rendesishme terapeutike, sipas se ciles “ilaci i vertete” duhet te kete cilesi dhe sasi te percaktuar saktesisht per te qene efikas. Kur mungon ilaci i cili do te mund t’i plotesonte gjendjet e ketilla, ai nuk do te kete efekt, kurse, kur nuk e respekton fuqine e kerkuar (perberesit e kerkuar), ai do te dobesohet dhe do te shkaktoje dobesi te tjera. Prandaj, kur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka pershkruar receten e dyte dhe te trete per sherim, ai ka treguar se gjendja eshte e mprehte dhe kerkon trajtim te metejshem dhe, eventualisht, se gjendja e caktuar ka kaluar. Kur i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i tha personit: “Zoti e ka thene te verteten, por lukthi i vellait tend genjen”, ai e ka perseritur vazhdimisht qendrimin (e vet) se mjalti eshte “ilaci i vertete” per gjendjen ne te cilen ndodhej vellai i atij dhe se “natyra e lukthit” te tij e ka hedhur qe nga fillimi i veprimit te ilacit (derisa ilaci kishte zene te vepronte).
Mjekesia e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., nuk eshte si mjekesia e mjekeve te tjere, sepse eshte mbeshtetur mbi frymezimin Hyjnor (vahj). Ajo eshte njera nder profecite dhe perfundimet e para te jashtezakonshme, ndersa shumica e diagnozave mjekesore bazohen ne intuite, supozim dhe eksperimente, te cilat nuk mund ta demantojne veprimin e argumentuar te mjekesise se Pejgamberit. Por, pergjithesisht, ai qe e pranon kete, beson ne karakterin sherues te saj, e ndjek me besim dhe i bindet vullnetarisht dhe me kenaqesi veprimeve te saj sheruese, ai, me lejen e Zotit, do te sherohet. Po ky parim i njejte i udheheq besimtaret kur All-llahu i gjithefuqishem thote per Kur'anin se ai eshte “Sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj”. (Junus, 57)
Prandaj, kur verejtja nuk eshte pranuar me ate lloj besimi, semundja nuk do te sherohet. Kjo me siguri do ta rrise blasfemine e te pafeve, do te perhape dyfytyresine e mburraveceve dhe do te rrite semundjet e tyre – edhe atehere kur ata do ta perdorin mjekesine e percaktuar te Pejgamberit dhe, me siguri, mjekesia e Pejgamberit kryesisht do te jete ne perputhje me trupin e bindur te besimtarit qe eshte bekuar me fe dhe, ngjashem me kete, mjekesia e Kur'anit do t’i sheroje semundjet e shpirtrave te bekuar dhe me zemra te gjalla. Prandaj, ata qe bejne perjashtim nga mjekesia e Pejgamberit (ne ilacet e Pejgamberit) nuk do te kene dobi nga ajo sikurse edhe ata qe diskutojne kunder ilaceve te Kur'anit nuk mund te kene dobi nga ajo. Ky nuk eshte gabim (mosefikasitet) i mjekesise, por, para se gjithash, rrjedh nga mungesa e frymes shpirterore te saj, perdhosja e vendqendrimit te shenjte te zemres dhe nga moszbatimi i udhezimit te Zotit (Kur'anit).
All-llahu i gjithefuqishem thote ne Kur'an: “Nga barqet e tyre (te bleteve) del leng, ngjyra e te cilit eshte e ndryshme dhe ne te cilin ka sherim (bar-ilac) per njerez. Edhe ne kete ka arsye per ate popull qe mendon thelle”. (En Nahl, 69)
Me siguri, All-llahu eshte ai qe dhuron suksesin. Ai eshte Zoti i gjithedijshem.

KAPITULLI III

Sherimi i murtajes (Pesta)

Ne Dy sahihet eshte shenuar qe Usame bin Zejdi ka degjuar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Murtaja eshte fatkeqesi e derguar si denim i Zotit per popullin e Beni-Israileve dhe per ata qe ishin para jush. Nese degjoni se ka rene murtaja ne ndonje vend, mos hyni aty, por nese ajo paraqitet derisa jeni ne ate vend, mos ikni prej andej”.19
Murtaja eshte semundje infektuese vdekjeprurese, e sidomos murtaja glandulare (gjendra limfatike te rritura). Murtaja glandulare eshte pezmatim fatal i cili shoqerohet me djersitje te theksuara dhe dhembje te theksuara dhe te padurueshme. Ne mjekesi perkufizohet si semundje e rende infektuese me etiologji bakteriale. Ben pjese ne grupin e zoonozave dhe te semundjeve karantinoze. Manifestimi klinik eshte si pezmatim i gjendrave limfatike, pezmatim i mushkerive dhe forma septike. Edhe sot murtaja dominon ne menyre endemike, sidomos ne disa vise te Azise dhe te Afrikes, prej nga kalon kohe pas kohe dhe perhapet ne vende te tjera te botes. Burim i infeksionit jane brejtesit, ne radhe te pare minjte, lepujt dhe ketrat. Shkaktar eshte bacili gram-negativ, Pasteurella pestis, i cili ka endotoksine.
Shkaktari arrin te depertoje deri te gjendrat limfatike rajonale duke liruar endotoksine qe shkaktojne pezmatim hemorragjik, nekroze, enjtje te gjendrave, qelbezim dhe intoksikim te pergjithshem.
Vdekshmeria e te semureve nga kjo semundje eshte kryesisht e larte dhe sillet deri ne 60%, ndersa te format mushkerore dhe septike arrin gati 100%.
Aishja (All-llahu qofte i kenaqur me te!) e kishte pyetur te Derguarin e All-llahut , s.a.v.s.:”Ç’eshte murtaja?” Ai i ishte pergjigjur: “Gjender e enjtur si ajo e devese, kurse paraqitet ne gjendrat e gilcave dhe nen sqetulla”.20
Per kete murtaja (ta’uun) e pershkruar ne tri format e cekura, deri te forma vdekjeprurese, per te cilen po e citojme hadithin e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s.:”Murtaja eshte shehadet (martirizim) per secilin mysliman”.21
Eshte me rendesi te permendet se nder krijesat e All-llahut, shpirti njerezor eshte me i ndieshmi ne rrethin ku jeton dhe per kete fuqia e veprimit shpirteror eshte shume me efikase se ajo qe shkaktojne (prodhojne) ilacet ne trupin e njeriut.
Infektimi spontan (semundja ngjitese) i molekulave ne ajer eshte vetem njeri nga faktoret kryesor qe shkaktojne pasoja, sepse duke u infektuar ato shkaktojne murtajen. Ky ndryshim i substancave ne ajer ndikon ne sekrecionet e trupit dhe shkakton perhapjen e semundjes, e cila rezulton me crregullimin e molekulave te trupit dhe me zhvillimin e nekrozes se qelizave virulente qe prodhojne ere te rende e te pakendshme. Kjo ere e rende eshte pasoje e abnormaliteteve te ndryshme malinje. Mund te verehet se murtaja eshte me teper infektive (ngjitese) kah fundi i veres dhe ne vjeshte. Kjo ndodh per shkak te sasise se shtuar te vrerit dhe pamundesise qe trupi ta metabolizoje tere sasine e vrerit. Kjo sasi e shtuar e vrerit qelbezohet dhe behet infektuese, sidomos kur ne te ekzistojne edhe gjendje receptive, sic eshte rasti me personat e trashe, te cilet ushtrojne fare pak dhe nuk i kushtojne rendesi dietes. Prandaj ne keto kushte do te jete e mundshme qe keta njerez te trashe te jene gjithnje kandidate te mundshem per t’u semure. Pranvera eshte stina me e shendetshme.
Ketyre faktoreve shpirterore negative dhe te demshem u kundervihen faktoret e fuqishem, sic jane: lutjet e verteta, lutjet nenshtruese, adhurimi i sinqerte, afersia me Zotin, miresia dhe leximi i Kur'anit. Te gjithe keta faktore krijojne nje mjedis pozitiv shpirteror dhe krijojne prezencen e fuqive te pastra dhe pa te meta shpirterore qe jane dominuese dhe te lejuara nga Zoti.
Ne te vertete ne jemi perpjekur, sic jane perpjekur edhe shume njerez te tjere para nesh, qe te zbatojme praktiken e stimulimit (kurajimit) te nje mjedisi shpirteror te tille pozitiv, duke shqiptuar bekimet e Zotit dhe nxitjen e prezences se vazhdueshme pozitive te ketyre vetive pozitive dhe paqedashese te shpirtrave ose te shpirtrave te meleqve (arvvah malakijja). Ne kemi vertetuar gjithashtu shume here pasojat shpirterore shendetesore , te afersise dhe te rolit te tyre ne zmbrapsjen e elementeve te demshme.
Ne hadith eshte thene: “Kur yjet paraqiten ne pamjen e tyre ekspresive (d.m.th. ne pranvere), ngriten lart fatkeqesi te medha”.22 Fjala nexhm mund te shpjegohet po ashtu me kuptimin pranvere ose mund te paraqese yllin Alcyone (ylli me i shndritshem ne Galaktiken Taurus). Ne lidhje me kete teme, El Tejimijjiu, ne librin e tij te sherimit me titull El-Shifa, thekson se prirja (inklinacioni ) e Alcyonit ne agim ose paraqitja e tij para agimit ka ndikim te madh ne ndotjen e ajrit dhe ne pasojat e mevonshme ne sekrecionet e trupit. Ebu Muhammed bin Qutaiba ka shenuar se “para dhe pas paraqitjes se Alcyonit, njerezit dhe kafshet sulmohen nga semundjet, ndersa fatkeqesite e tij (semundjet) zgjasin derisa ylli duket me dobet sesa ne kohen kur perendon”. Ketu verejme se lindja dhe perendimi i yllit Alcyone shenon fundin e dimrit dhe fillimin e pranveres. Edhe nje shenim ne kete teme: eshte thene se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka ndaluar blerjen dhe shitjen e frutave para se te piqen dhe kete e ka bere per te siguruar dobine e tyre dhe ka dhene urdher qe te kontrollohet perhapja e mundshme e semundjes.
Ne permbledhjet me hadithe te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., eshte shenuar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Nese degjoni se ka rene murtaja ne ndonje vend, mos hyni aty, por nese ajo ka rene ne vendin ku jeni ju, mos ikni prej andej”. (Buhariu dhe Muslimi). Kjo ndalese e te Derguarit te All-llahut, qe u eshte urdheruar njerezve qe te mos i afrohen vendit te perfshire nga murtaja, eshte parandalimi me i mire kunder perhapjes se metejshme te saj, sepse njeriu do te binte ne kontakt me ajrin e infektuar dhe do te mund te vuante nga ajo lengate e rende. Po te vepronte ndryshe, ai do t’i shkelte detyrimet fetare. Ai eshte i detyruar te qendroje larg murtajes, dhe kjo ndalese eshte mbrojtje e jetes personale.
Keshtu, ndalesa per te mos hyre ne vendet e infektuara do te zvogeloje fatkeqesine dhe gjithashtu eshte nje udhezim kunder hyrjes ne vendet qe jane perfshire nga murtaja. Kjo urdherese ndalon gjithashtu perzierjen me njerez qe jane zhytur ne mekate, sepse semundja e tyre eshte destruktive. Sa i perket aspektit tjeter te hadithit: “Mos ikni prej andej”, ka dy kuptime te mundshme: te parandaloje perhapjen e semundjes permes karantines, d.m.th. ata te cilet tashme jane infektuar, duhet te jene te vetedijshem qe largimi i tyre ne ndonje vend tjeter do te perhape murtajen atje dhe se bashku me te edhe mundesine e vdekjes se shume njerezve. Ne kete shohim keshillen qe mendjet njerezore te detyrohen dhe te mesojne fene e All-llahut te gjithefuqishem, qe te provojne te jene te durueshem ndaj urdhrit te Tij dhe qe te mesojne si te gjejne kenaqesi dhe rehati ne kete dhe te miratojne gjykimin e Tij dhe, mbi baze te mendimeve mjekesore, mjekesia me e mire parandaluese per ate njeri qe ndodhet ne vendin ku ka rene murtaja eshte qe te lirohet nga mbeturinat e lageshta te trupit, te kontrolloje pirjen e lengjeve dhe ta kufizoje dieten vetem ne ushqim te thate. Nje mjekesi e tille parandaluese nuk duhet te shoqerohet me asnje ushtrim fizik apo larje ne uje te nxehte. perndryshe, edhe ne keto rrethana, pjesemarrja ne ushtrime te renda fizike ose larja (ne banje) me uje te nxehte, do ta ndihmoje ndonje mbeturine te infektuar, qe ndonjehere mund te mbetet ne trup, qe te perzihet me lengjet (sekrecionet) e lukthit dhe te zhvilloje komplikacione te metejshme shendetesore ne kohen kur semundja eshte dominuese.
Ne vend te kesaj do te duhej bere pushim, te kontrollohen emocionet, dhe te kufizohet levizja, ne menyre qe te ruhet fuqia dhe te punojne sistemet natyrore te mbrotjes te individit. Pervec kesaj, shqetesimi shpirteror qe lidhet me largimin nga vendi ku ka rene murtaja shpeshhere eshte me shqetesuesi dhe kerkon perpjekje te mundimshme, ndersa cdo levizje ne rrethana te tilla mund te kete pasoja te demshme per trupin. All-llahu e di me se miri.
Sa i perket ndaleses se te Derguarit per te mos hyre ne vendin ku ka rene murtaja, kjo ndalese nenkupton parandalimin e vuajtjeve te metejshme dhe per t’i siguruar trupit rol me te madh per t’i sherbyer dhe per ta adhuruar Zotin; per ta penguar thithjen e ajrit te infektuar ne menyre qe te mos behet viktime e semundjes; per ta izoluar dhe per ta penguar kontaktin e drejtperdrejte me te semuret e infektuar, sic eshte shenuar ne permbledhjen me hadithe Djersitja (shperlarja) eshte faktor i destruksionit 23 te Ebu Davudit, gje qe, mbi baze te asaj qe ka thene Ibn Qutaibi, nenkupton: “Kontakti fizik me personin e semure ndihmon (perhap) te njejten semundje” dhe kontakti me semundjen mund te ndikoje ne shpirtin dhe te shkaktoje depresion, qe eshte po ashtu faktor i destruksionit.
Te pakta kane qene semundjet infektive qe kane pasur ndikim aq te madh ne historine e njerezimit sic ka pasur murtaja. Sticker, historian i murtajes, ka paraqitur shume te dhena per epidemite e medha te kesaj semundjeje, te cilat kane shfarosur popullaten si zjarri barin e thate.
Nga kjo semundje gjate shek. XIV kane vdekur 25 milione njerez dhe ka qene e njohur me emrin “vdekja e zeze”.
Nga fundi i shek. XIX eshte paraqitur epidemi e madhe e murtajes ne Kine, prej nga kaloi ne Hong-Kong, per te kaluar pastaj ne kontinente te tjera nepermjet rrugeve tregtare. Thuhet se gjate asaj epidemie kane humbur jeten mbi 10 milione njerez. Gjate kesaj epidemie te madhe, ne vitin 1895, Yersin dhe Kitasato, kane zbuluar shkaktarin e murtajes – Pasteurela pestis.
Sipas infektologeve, murtaja eshte nje semundje ngjitese antropozoonoze me perhapje endemo-epidemike qe shkaktohet nga Pasteurella pestis dhe ben pjese ne semundjet e konventes. Semundja prek kryesisht brejtesit, te cilet jane rezervuari kryesor i semundjes ne natyre, dhe i transmetohet njeriut nepermjet pickimit te pleshtit te infektuar te miut, ne rastet e murtajes burbonike (gjendrave), ose me anen e sterkalave ne rastet e pneumonise (pezmatimi i mushkerive) pestoze. Semundja te njeriu karakterizohet me nje fillim te menjehershem, temperature te larte, rritje te gjendrave limfatike rajonale, intoksikim i shprehur dhe vdekshmeri te larte te murtajes septike e pulmonare.
Nje rruge tjeter transmetimi eshte edhe ajo me anen e kontaktit te drejtperdrejte gjate rrjepjes se kafsheve te semura qe kane lekure te semure.
Forma pulmonare e murtajes transmetohet me anen e sterkalave te njeriut te semure qe kalojne te njeriu i shendoshe. Rrezik per njeriun paraqesin edhe pluhurat, te cilet permbajne gjak, peshtyme ose fekale te thata te pleshtave te infektuar.
Bacili i murtajes mund te perdoret si arme bakteriologjike, duke e hedhur ne forme aerozoli. Ne kete rast mundesia per t’u infektuar eshte shume e madhe dhe sillet nga 80-90% e popullsise.
Per mungese te mjekimit, nga murtaja vdesin 30-90% e rasteve. Te semuret duhet te izolohen, kurse personat qe kane qene ne kontakt me te semuret duhet te mbahen ne karantine.
Ne hadithin e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., shohim nje mrekulli te vertete, sepse ai para 15 shekujve e ka pershkruar aq bukur kete semundje, duke i mesuar dhe udhezuar njerezit per te marre masat parandaluese.
Ne fund, ndalesa qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., qe te shendoshet mos te kene kontakt te drejtperdrejte me te semuret, tregon per kujdesin, parandalimin dhe kufizimin e ekspozimit te demshem, ndersa ndalesa e dyte kunder ikjes nga vendi i epidemise, nese i bie ne mend atij qe ndodhet aty, lidhet me nevojen qe te parandaloje perhapjen e semundjes dhe te plotesoje besimin tek All-llahu i gjithefuqishem dhe qe te pranohet urdhri i Tij, ndersa perdoren metoda parandaluese qe te kufizojne kontaminimin. Ky hadith i te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., paraqet te dy udhezimet praktike dhe kontrollin nepermes diturise.
Lidhur me kete teme, eshte thene ne Sahih se njehere Omer bin El-Hatabi i kishte udhehequr ashabet drejt Sirise. Ne rruge e siper, kur ishte afruar te caku, takoi Ebu Ubejde el-Xherrahun dhe shoket e tjeret, te cilet i treguan per epidemine e murtajes, e cila e kishte pllakosur ate vend. Me ate rast u be nje diskutim i rrepte ne mes te ashabeve. Pastaj Omeri i tha Ibn Abbasit qe t’i therrsite muhaxhiret per keshillim ne cadren e tij. Ata ishin te ndare ne mendime dhe nuk dinin a te vazhdonin udhetimin apo te kthehen ne Medine. Omeri kerkoi takim te vecante me ensaret, te cilet po ashtu kishin mendime te ndryshme. Pastaj kerkoi keshillime te vecanta me ashabet e vjeter te fisit Kurejsh dhe aty takoi dy veta te cilet nuk u pajtuan qe te nderpresin udhetimin, prandaj Omeri (All-llahu qofte i kenaqur me te!) e shpalli vendimin qe ushtria te kthehej mbrapsht ne Medine. Ne ate cast Ebu Ubejde el-Xherrah e pyeti: “A po iken nga percaktimi i All-llahut?” Omeri u pergjigj: “Do te kisha deshiruar qe per kete te me kishte pyetur dikush tjeter, Ebu Ubejde. Po, vertet do te ikim nga njeri urdher i Zotit drejt urdhrit tjeter. Si thua, nese jeton me devete dhe sheh nje lugine me dy peizazhe: nje te gjelber, kurse tjetri i thate, dhe i con ne luginen plot gjelberim dhe uje, do te ndjekesh vullnetin e All-llahut, ndersa nese i con ne pjesen e thate e te pajete, a do ta ndjekesh vullnetin e All-llahut?” Atehere nderhyri Abdurrahman bin Avf , r.a., dhe tha: “E kam degjuar te Derguarin e All-llahut , s.a.v.s., duke thene: “Nese degjoni se ne nje vend ka rene murtaja, e ju ndodheni aty, mos u largoni dhe mos ikni prej andej, ndersa nese degjoni qe ne ndonje vend ka rene murtaja, mos shkoni atje!”24
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Re: MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED   Sun Apr 04, 2010 9:49 pm

KAPITULLI IV

Sherimi i edemit
(Semundja e ujit)

Muslimi ka shenuar ne Sahihun e tij ngjarjen e nje grupi beduinesh qe erdhen ne Medine: “Gjate qendrimit tone ne Medine kemi ndier nje gjendje abnormale te zorreve. Ato ishin bere te forta (te pandieshme), barqet tona ishin fryre dhe ndienim plogeshti, dobesi dhe lodhje te pergjithshme ne gjymtyret tona...”. Kur e njoftuan te Derguarin e All-llahut , s.a.v.s., me gjendjen e tyre, ai tha: “Do te duhej te kerkonit tufen e deveve qe jane sadaka (sigurisht ka menduar ne ate qe arabet e kane dhene sadakane e devese duke i derguar ne shkretetire per t’i perdorur dikush) dhe pini urinen dhe qumeshtin e tyre”. Kur vepruan si u tha Pejgamberi, duke bere kete trajtim, ata u sheruan nga semundja. Kur u sheruan, i rrahen barinjte, ua moren devete dhe keshtu luftuan kunder All-llahut dhe te Derguarit te Tij , s.a.v.s., (d.m.th. i shkelen rregullat e Tij dhe rregullat e te Derguarit te All-llahut). I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dergoi njerez t’i ndjekin dhe i zune, ua pren duart dhe kembet dhe i verbuan, pastaj i lane te vdisnin ne diell”.25 Ky hadith eshte shenuar gjithashtu ne Sahihun e Buhariut.26
Edemi eshte semundje qe manifestohet me shtimin e sasise se lengut intersticial. Dallojme edeme te pergjithshme dhe te lokalizuara.
Edemet e pergjithshem jane: kardiake (te zemres); renale (te veshkave); hipoproteinemike (edemi nga uria, edemi i semundjeve te melcise); endokrin (miksedeni, M. Basedowi, shtatzenia); medikamentoz (ATCH, kortizoni, fenibutazoni) etj.
Edemet e lokalizuara: ne te dy kembet (kordiak, renal, tromboza e venes kava, inf. staza limfatike, pedes plani); ujera ne kembe (tromboza, tromboflebitisi, staza venoze dhe staza limfatike); infeksioni, pickimi nga insektet, edemi i Quink-ut).
Diuretiket dhe laksativet jane ilace te njohura kunder edemit. Ata e bejne te mundur nxjerrjen jashte te urines. Diuretiket (ilace qe shkaktojne nxjerrjen e lengut te tepert me urine) jane gjetur ne urinen dhe qumeshtin e devese gjate ciklit te mbarsimit te saj. Per kete arsye i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ua keshilloi kete ilac, duke qene se cilesia e qumeshtit e ben te mundur dhe siguron urinimin e pershpejtuar, eshte laksativ i lehte dhe rregullon peristaltiken (punen) e zorreve. Pasojat e ketij ilaci (diuretiku) rrisin efikasitetin nese tufa e deveve ushqehet me pelin jashtezakonisht aromatik (lat. Genus artemisia) ose, ne mes te tjerash, duke e kombinuar me llojin shumevjecar te absintit (lat. Artemisia abstinthium), qe prodhon vaj te hidhur, te hasres se kenetave, te pishes, te drureve te jugut (lat. Artemisia obrotanum), te pelinit te arte (lat. Artemisia comphorata), kamfirit (lat. Andropogon schoenanthus), te nardit (dispiku) (lat. Nadostachys jatamanis) te familjes se bimeve sheruese kineze, e cila permban lule te bardha e ndonjehere te verdha, kurse rrenjet i ka aromatike, ose me sanen e deveve si ushqim. Te gjitha keto jane ilace natyrore qe sherbejne dhe ndihmojne ne sherimin e enjtjes (edem).

KAPITULLI V

Sherimi i plageve

Ne Sahih eshte shenuar se dikush e kishte pyetur Sehl bin Sa'din per menyren si eshte sheruar plaga e te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., kur ishte plagosur ne Luften e Uhudit. Ai ishte pergjigjur: “Ne diten kur u zhvilluar lufta, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ishte plagosur ne fytyre, dhembin e syrit e kishte te thyer dhe i ishte thyer perkrenarja. E kam pare Fatimen, vajzen e tij ( All-llahu qofte i kenaqur me te!) duke ia pastruar plagen dhe duke ia fshire me kujdes gjakun qe i rridhte neper fytyre. E kam pare Aliun, gjithashtu, (All-llahu e bekofte qendrimin e tij!), si qendronte prane saj dhe e perdorte parzmoren prej celiku si ene per t’ia pastruar plagen me uje. Kur e kuptoi se nuk po mund ta ndalte gjakderdhjen, preu nje cope te vogel te hasres (shtroje e vrazhde qe sherben per t’u ulur), e dogji derisa e beri hi, dhe ate hi ia vuri siper plages. Ashtu e mbajti derisa u ngjiz (koagulua) gjaku”.27
Ne te vertete hiri i prodhuar prej kashtes se hasres ka efekte te fuqishme, aglutinike per t’u grumbulluar se bashku me qelizat e gjakut dhe ne ndaljen e gjakderdhjes. Keto pluhura pranohen shume mire, sepse jane shume perthithese, dhe shume pak e ngacmojne plagen. Ne anen tjeter, venia e absorbuesve te forte dhe absorbuesve te paqendrueshem ne plage mund te trazoje gjakun dhe te rrite sasine e rrjedhjes se tij. Perdorimi i pluhurit te thate te papirusit si puder, ose perzierja e tij me uthull, mund te ndale gjakun ne hunde (epistaksis) ose gjakderdhjen nga hunda (arab. ru’af). Ne librin e tij te njohur Kanun fi tibbi (Ligji i mjekesise), Ibn Sina ka permendur gjithashtu perdorimin e tij si antiseptik (agens antiseptik) per sterilizimin e plageve te fresketa dhe per ngjizjen (koagulimin) e gjakut.
Bima prej se ciles perfitohet papirusi rritet shume ne viset perreth Nilit ne Egjipt dhe ka qene perdorur ne Egjiptin e Vjeter si material per te shkruar. Bima e papirusit eshte e ftohte dhe e thate dhe eshte e dobishme per sherimin e plageve ne rastet e gangrenes (plage gangrenoze) ne goje si agens per mpiksjen e gjakut (si koagulans) dhe per parapengimin e perhapjes se te thateve (ulcerave) malinj.

KAPITULLI VI

Sherimi duke pire mjalte, kauterizimi28 dhe
leshuarja (derdhja) e gjakut duke prere lekuren29

Ne Sahihun e Buhariut eshte shenuar qe Ibn Abbasi , r.a., ka cituar te Derguarin e All-llahut , s.a.v.s., i cili ka thene: “Sherimi gjendet ne mes te perdorimit te shurupit te mjaltit, leshimit te gjakut duke prere lekuren, dhe kauterizimit me zjarr, por une ia kam ndaluar kauterizimin ummetit tim”.30
Lidhur me kete teme, Ebu Abdullah el-Madhiri ka thene: “Semundjet kongjestive (te cilat shkaktojne grumbullimin e gjakut-kongjestionin) ose jane pasoje e gjakut, ose e vrerit te verdhe, ose e tajitjes, ose e vrerit te kuq”.
Kur gjaku eshte shkaktar, atehere ilaci mund te gjendet ne leshimin e gjakut (flebotomia- ventuza). Pastaj, nese shkaktare jane tre sekrecionet e tjera, atehere ilacet e tyre konsistojne ne perdorimin e disa purgativeve. Ne hadithin e permendur me lart, rrjedh se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka dhene perparesi perdorimit te mjaltit si pastrues i rendesishem, si freskues i lehte, mbi laksativet (pastrues) e hidhur, por leshimit te gjakut me ane te prerjes se lekures i ka dhene perparesi ndaj kauterizimit. Disa komentues kane shpjeguar leshimin e gjakut me prerje lekure dhe kur sherimi eshte joefikas, kauterizimi me zjarr eshte mjeti i fundit.
Ne nje hadith tjeter, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Une vete nuk e preferoj kauterizimin”.31 I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka preferuar perdorimin e kauterizimit si ilac vetem atehere kur ilacet e tjera kunder grumbullimit te gjakut (ilacet dekongjesitve) nuk jane efikase dhe ky rast qe ka dhembje te vogel dhe te lehte nuk mund te kerkoje mjetin e fundit te durimit te dhembjes, shkak i se ciles eshte kauterizimi. Seid el-Hattabi ka treguar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka bere kauterizimin Sa’d ibn Muadhit per ta parapenguar gjakderdhjen, e cila, po te mos sherohej menjehere, do t’i shkaktonte pasoja fatale.
Disa mjeke pohojne se semundjet humorale (semundjet e sekrecioneve te trupit) shkaktohen nga interaksioni me sekrecionet e trupit ose pa keto. Sic kemi shpjeguar me pare, kater sekrecionet e trupit mund te jene: nxehtesia, ftohtesia, lageshtia ose thatesia, ose keto manifestohen si te perziera (te bashkuara). Jane te dobishme gjendjet qe kane nxehtesi dhe ftohtesi, kurse gjendjet e lageshtise dhe te thatesise nuk jane efikase.
Rregullisht, gjendja e dobishme gjendet nga fakti se nuk veprojne (se nuk jane efikase). Pasi qe keto sekrecione te trupit ekzistojne ne gjendje kinetike (levizese), ato jane te gershetuara me elemente (gjera, substanca) te trupit, ato rregullojne panderprere cfaredo mungese te ekuilibrit te sekrecioneve te trupit. Per kete shkak, thelbi i fjales se Pejgamberit, e cila ben fjale per natyren themelore te sherimit te semundjes se nxehte ose te ftohte, qendron ne pastrimin e gjakut duke e leshuar nepermjet prerjes se lekures ose prerjes siperfaqesore te venes ne kupezore. Veprimet e tilla kryejne pastrimin dhe tregojne me besnikeri qetesimin e sekrecioneve te trupit. Ne anen tjeter, sherimi i gjendjes se ftohte kerkon nxehjen e elementeve, ndersa nje cilesi te tille e ka mjalti dhe per kete arsye kerkon te pastrohet (purgacioni), sepse mjalti eshte laksativ, mjet per heqjen e shtresimeve te holla (p.sh. ne lobuse ose ne zorre), tretes dhe abluent. Ekuilibri (mosekuilibri i sekrecioneve te trupit) do te sherohet gradualisht dhe me siguri ne krahasim me parregullsine qe lidhet me perdorimin e nje purgativi te forte (substance per pastrimin e zorreve).
Sa i perket perdorimit te kauterizimit per sherimin e seciles prej ketyre semundjeve (fizike), i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka lejuar perdorimin e tij vetem si zgjidhje te fundit, sepse semundja humorale (semundja e sekrecioneve te trupit) mundet, ne mes te tjerash, te jete: e mprehte dhe per kete, te nderpritet shpejt pa perdorimin e kauterizimit, ose kronike, per cka kauterizimi behet me se miri ne gjymtyren e lenduar, dhe pasi te jete kryer pastrimi (purgacioni) i gjakut. Kurse, ne rast se elementi (substanca) i ftohte dhe i dendur deperton nen lekure, ku e zhvillon nje kore (dregez) te vrazhde, te ftohte e te dendur, e cila do ta pengoje funksionimin e ekuilibruar te sekrecionit te trupit, ajo do te behet kronike. Me kete rast qelizat fqinje do te perhapen dhe do te ndryshojne duke u bere si vete ato. Nje semundje e tille infektuese mund te sherohet me kauterizim, si mjet i fundit per te eleminuar shkaktarin (substancen qe ka shkaktuar semundjen). Prandaj, nga keto hadithe, ne mesojme per menyren e sherimit te semundjeve fizike kur struktura e tyre i hedh dhe nuk i pranon as ilacet me efikase, sic e kemi mesuar trajtimin themelor (menyren themelore te mjekimit) te semundjeve te thjeshta nga hadithi: “Fuqia e nxehtesise eshte ajo qe pjek e djeg fuqishem, sikur te jete leshuar nga zjarri pervelues i Xhehennemit, prandaj duhet ta ftohni me uje”.

Leshimi i gjakut ne kupezore duke prere lekuren

Sa i perket sherimit te semundjes duke e leshuar gjakun me ane te prerjes se lekures (flebotomia) ne kupezore, si mase terapeutike, disa hadithe jane shenuar ne Sahihun e Buhariut dhe ne permbledhjen me hadithe qe i ka treguar Ibn Maxhxhe. Pervec te tjerave Ibn Abbasi ka shenuar gjithashtu qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Eshte i bekuar ai rob i cili leshon gjak me ane te prerjes se lekures (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qeteson pezmatimet e brendshme dhe forcon te parit”. Ai ka thene gjithashtu se leshimi i gjakut duke prere lekuren (hixhama) eshte njeri prej ilaceve me te mire”.32
Ebu Hurejre ka treguar qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Ditet e 17, 19 dhe 21 te muajve henore (lunar) jane ditet me te mira per leshimin e gjakut me ane te prerjes se lekures dhe rrjedhja e tij ne kupezore (flebotomia). Ibn Maxhxhe ka shenuar gjithashtu se i Derguari i All-llahut ka thene: “Disa prej trajtimeve tuaja me te mira (sheruese) jane: perdorimi i ilaceve (qe perfitohen nga bimet natyrore) me ane te thithjes me hunde, leshimi i gjakut duke prere siperfaqen e venes ne kupezore dhe purgacioni”. Menyra e fundit eshte e mire sidomos per banoret e Gadishullit Arabik dhe per ata te vendeve te brezit te nxehte.

Dobite nga leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures (flebotomia)

Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures (flebotomia) eshte trajtim per semundje te ndryshme. Kjo menyre nxjerr gjakun jashte nepermes poreve te lekures, pastron lekuren nga infektimi dhe sjell agenset sherues natyrore (imunokorpet) ne ate vend. Ndonjehere leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures eshte me efikas per semundjet e lekures, sesa leshimi i gjakut me prerje siperfaqesore te venes, ndersa leshimi i gjakut ne kupezore, me ane te prerjes siperfaqesore te venes, eshte trajtimi me i mire per semundjet qe jane skajshmerisht te pashpresa per t’u sheruar. Vendimi per te zbatuar njeren nder dy metodat varet nga disa momente. Ketu hyn koha, vendi, mosha e pacientit, sekrecionet e trupit ne vende te nxehta, stinet e nxehta te vitit dhe castet e nxehta individuale, ne rastet kur gjaku i individit eshte i trazuar (i nxehur, i agjituar).
Leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures eshte i dobishem gjithashtu per femren, sepse kjo menyre nxit tek ajo ciklin menstrual. Ne ate rast, leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures e nxjerr jashte ate qe nuk mund ta beje leshimi i gjakut nga vena.
Leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures eshte me i mire per te rinjte dhe per ata qe nuk e perballojne dot leshimin e gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te venes. Mjeket pajtohen po ashtu se leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures eshte trajtim me i mire per viset e nxehta, ndersa leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te venes eshte me i pershtatshem per viset e ftohta. Leshimi i gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures duhet te behet ne mesin e muajit henor dhe ne kohen kur hena eshte ne fazen pas henes se plote dhe para henes se re dhe, gjithsesi, gjate kohes se ¾ te henes. Kjo eshte kohe me e pershtatshme per shkak se gjate kohes sa zgjat gjysma e pare e henes rrjedhja e gjakut eshte e ftohte, jokongjestive dhe ne gjendje te hiperemise pasive (gjendje abnormale e sasise se madhe te gjakut ne cdo pjese te trupit). Edhe pse cdo sekrecion i trupit arrin kulmin e depertimit te vet te brendshem ne intervale te ndryshme, te gjitha ato e arrijne kulminacionin e tyre ne mes te muajit dhe ne cerekun e trete te henes. Po kete mendim e ka shprehur edhe Ibn Sina (Avicena), duke shtuar se “leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures nuk duhet bere gjate kohes se rritjes se henes (periudha nga fillimi i henes deri para henes se plote),33 sepse ne ate kohe sekrecionet e trupit dhe bashkedyzimet e tyre (ahlatet) nuk e kane ngopur gjakun (nuk jane grumbulluar ne gjak) ose nuk gjenden ne sasi te madhe ne gjak, dhe ne kohen e cerekut te fundit te henes, ngase, ne te kunderten, intensiteti i nje koncentrimi te tille nuk do te jete i pershtatshem per te nxjerre te gjitha dobite nga leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures”.
Theksimi i ketij hadithi eshte bere me qellim qe te tregohet se leshuarja e gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures vlen per ata qe jetojne ne vise te nxehta. Arsyeja e kesaj eshte se gjaku i tyre eshte me i holle dhe ndodhet me afer siperfaqes se lekures. Ne vise te nxehta, nje terheqje e tille e gjakut me ane te nxehtesise se rrezeve te diellit, mund te tejngope me gjak zona te ndryshme nen lekure. Edhe pse banoret e viseve te nxehta i kane poret me te medha, ndonjehere kur ben teper nxehte, ata mund te jene te lodhur dhe te molisur. Per keto raste, leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te venes eshte i rrezikshem, kurse leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures shprish ne menyre te natyrshme cfaredo formacioni te tejngopur nenlekuror. Ky trajtim natyror e pershpejton zinxhirin e proceseve metabolike ne gjak (si njeri nga kater sekrecionet themelore te trupit), i cili shoqerohet me purgacion natyror dhe me pastrimin apo shperlarjen e arterieve, e sidomos te atyre arterieve dhe venave qe nuk mund te trajtohen lehte sipas kesaj metode. Shperlarja (rrjedhja) qe kryhet ne secilen arterie siguron dobi te vecanta. Per shembull rrjedhja e gjakut nga vena basilicae zvogelon kongjestionin dhe pezmatimin e melcise dhe te shpretkes. Kjo eshte e dobishme po ashtu per zvogelimin e pezmatimit te mushkerive, pleuritit (pezmatimi i pleures-cipes se mushkerive) dhe te shumices se semundjeve afatshkurtra te gjakut, te cilat godasin pjesen nen gju e deri te nyjat femorale. Sa i perket vena medianae ne dore, leshimi i gjakut prej saj eshte i dobishem ne pergjithesi per eleminimin e te enjturit (edemi) te perkohshem te trupit, nese eshte shkaktuar nga pengesa vaskulare dhe nga infektimi i pergjithshem (pezmatim) i gjakut ose nga toksikimi (helmimi i gjakut). Leshimi i gjakut nga vena cephalicae ndihmon ne ekuilibrimin e dridhjes se perkohshme te kokes, dhembjes ne qafe dhe kongjesitionit (rritjes se koncentrimit) te gjakut ose te simptomave te cianozes (mavijosja ose zverdhja e lekures si pasoje e hipoksemise (sasia e zvogeluar e oksigjenit ne gjak) te shkaktuar nga mungesa e oksigjenit, nga rritja e sasise se karbondioksidit ose nga gjendja patologjike e homoglobines ne gjak. Sa i perket leshimit te gjakut nga vv. iugulares, ajo ndihmon ne permiresimin e rrahjes se crregullt te zemres (hipokondria – crregullimet ritmike ose aritmia), te gjendjeve me crregullime astmatike, dhembjen kronike te kokes, herpesi (semundje virusale) dhe kur njeriut i duket sikur i jene enjtur kapaket e syrit.
Enesi (All-llahu qofte i kenaqur me te!) ka thene: “I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., eshte sheruar me ane te leshimit te gjakut duke ia prere lekuren ndermjet shpatulles (scapulae) dhe dy venave te pasme te qafes (Vv. cervicales superfitiales)”.34 Aliu (All-llahu e bekofte qetesine e tij!) ka treguar se meleqi Xhibril ishte ai qe e ka percaktuar leshimin e gjakut te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures 35. Ne Sahihu-n eshte shenuar gjithashtu se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka perdorur leshimin e gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te lekures kunder dhembjes se kokes, e cila e mundonte gjate kohes sa ishte ne haxh dhe i veshur me ihrame.36 Gjithashtu, ne hadithet qe i ka shenuar Ebu Davudi, Xhabiri ka thene se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka praktikuar nje leshim te tille te gjakut ne kofshe per shkak te nje shtangimi te vogel qe e kishte perjetuar.
Perdorimi i leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures ndermjet dy shpatullave (kahil) ndihmon ne sherimin e dhembjes ne krahe, dhembjeve ne llere dhe dhembjeve ne fyt. Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures mbi dy venat e pasme te qafes (Vv. cervicales superfitiales) ndihmon ne sherimin e dridhjeve te kokes dhe pjeseve te tjera te kokes (d.m.th. te fytyres, dhembit, vesheve, syve, hundes dhe fytit), pa marre parasysh qe dhembjet ne keto pjese jane shkaktuar nga infektimi i gjakut, ose nga shkaku i enjtjes qe eshte shkaktuar nga sekrecioni i gjakut.

Ceshtjet e perdorimit (zbatimit)

Mjekesia eshte perplot mendime te ndryshme qe lidhen me leshimin e gjakut me ane te prerjes se lekures ne koke (xhevzet el-kamahduvva). Ne kete teme Ebu-Naim el-Asfani ne librin e tij me titull Mjekesia e Pejgamberit thekson se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Zbatoni leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures ne tepe (maje) te kokes, sepse ajo sheron pese semundje”37, ne mesin e te cilave e ka permendur edhe lebren. Ne nje hadith tjeter ai ka keshilluar te behet i njejti trajtim, por ka shtuar: “...sepse ajo sheron 72 semundje”.38 Ata qe e kane studiuar kete hadith (dhe e kane vleresuar mire), kane vene ne dukje disa dobi te tij. Pervec te tjerash, ato dobi jane: parandalimi i fryrjes abnormale te kokerdhokut te syrit (rritjen e gl. thyreoideae bashke me daljen e kokerdhokut te syrit), te enjtjes se kockes ballore te kafkes (processus frontosphenoidalis), duke perfshire rendimin e kapakeve te syrit dhe te vetullave. Imam Ahmed ibn Hanbeli kishte bere pyetje lidhur me hadithin qe flet per leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures ne majen e krese, megjithese, kur ai vete kishte nevoje per nje trajtim te tille, e nderroi ate dhe e leshoi ne te dy anet e majes se kokes. Sa i perket Ibn Sines (Avicena), atij i ka pelqyer kjo menyre dhe ka thene: “Kur perdoret shpesh, shkakton harresen”. Po ky mendim eshte shprehur ne hadithin vijues, ku thote: “Kapaku i kokes eshte vendi i kujteses, leshimi i gjakut (ne ate vend) me ane te prerjes se lekures shkakton harresen”. Ata qe diskutojne per vleren e ketij hadithi dhe thone se nuk ka vlere (nuk eshte i sakte), pohojne se leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures vetem do ta dobesoje pjesen e pasme te trurit (pjesen okcipitale), kur eshte bere pa nevoje. Perndryshe, kur eshte perdorur per prurjen kogjestive te gjakut, ose te pikes ne tru (sulm ne tru), ajo gjithsesi do te jete e dobishme, duke u mbeshtetur edhe ne rregullat mjekesore, edhe ne ato fetare.
Zbatimi i leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures nen mjeker, ndihmon ne zvogelimin e dhembjes se dhembit, dhembjes ne fytyre, pastrimin e kokes, dhe zvogelon dhembjen ne fyt kur te jete perdorur me kohe. Leshimi i gjakut ne kupezoren me ane te prerjes se lekures ne maje te shputes se kembes dhe mbi nyje eshte zevendesim i mire per leshimin e gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te venes saphene ne kupezore (phlebotomia venae saphenae magnae), e cila eshte vena e madhe e kembes qe mbaron ne nyjen e kembes (maleolusu). Nje leshim i tille i gjakut ndihmon kunder pezmatimit te testiseve, furunkulave te kembes (te thatet) dhe mosardhjes (deshtimit) se menstruacioneve, ndersa leshimi i gjakut ne kupezoren pas gjunjeve (ne fossi poplitei) ndihmon ne sherimin e aneurimes (zgjerimin e eneve te gjakut), abceseve kronike (qelbosjeve), hemorroideve dhe te thateve septike (helmues) te kembes dhe shputes, ndersa leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne mes te kofshes (femurit) eshte trajtim i mire per dhembjet ne shpine (iritimi), ne rastet e gihtit (sasia e rritur e thartires urike ne gjak) dhe te hemorroideve (majaselli).

Udhezimet e te Derguarit te All-llahut lidhur me kohen me te mire per zbatimin e hixhamit

Imam Tirmidhi ka treguar se hadithi i permendur me siper, te cilin e ka transmetuar Ibn Abbasi, qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Dita e 17, 19 dhe 21 te muajit henor (lunar) jane ditet me te mira per leshimin e gjakut me ane te prerjes se lekures dhe derdhjes se tij ne kupezore”.39 Ne hadithin tjeter ai ka thene gjithashtu:”Sherohuni duke e leshuar gjakun me ane te prerjes se lekures ne kupezore dhe mos lejoni qe t’ju mbyse tensioni i larte i gjakut (hipertensio; arab. tebejjug)”.40 Mirepo mjeket pajtohen se leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures dhe derdhja e tij eshte trajtim i dobishem ne cdo kohe kur njeri eshte i semure. Ne permbledhjen e haditheve te Ebu Davudit, nje keshille te tille e ka transmetuar Ebu Hurejre, i cili thote se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., njehere kishte thene: “Ky eshte ilac per cdo semundje”,41 duke menduar per cdo semundje qe shkaktohet nga rrjedhja e tepert e gjakut ne nje organ ose ind ose (te shkaktuar) me kongjestionin e gjakut. El-Hallali ka treguar se imam Ahmed ibn Hanbeli, pa marre parasysh diten dhe kohen, e ka trajtuar veten duke e leshuar gjakun ne kupezore me ane te prerjes se lekures dhe kete e ka bere per ta parandaluar prurjen e madhe te gjakut. Sa i perket Ibn Sines, ai ka keshilluar qe “leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne kupezore te behet dy-tri ore pasdite menjehere pasi te lahemi me uje te nxehte, pervec atehere kur eshte rritur viskoziteti i gjakut, me c’rast individi do te duhej te lahej dhe te djersitej nje ore para se te perdoret kupezorja per leshimin e gjakut”.
Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne kupezore nuk duhet te perdoret pas ushqimit, ngase kjo mund te pengoje tretjen, e sidomos pas ngrenies se ushqimit te thjeshte, qe mund te shkaktoje rrjedhjen e pikave te sekrecioneve te trupit, ose enjtje me giht (rritja e sasise se thartires urike ne gjak). I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne kupezore pa ngrene eshte ilac, ndersa pas ngrenies eshte semundje, edhe ne diten e 17 te muajit henor eshte ilac”.
Ne thelb, dhenia e perparesise dates dhe kohes kur duhet leshuar gjaku ne kupezore me ane te prerjes se lekures, kryesisht lidhet me masat e sigurise, perkatesisht kunder zbatimit te panevojshem nga personi i shendoshe. Perndryshe, ne rast semundjeje, dhe nese mjeku e quan te nevojshme, individi duhet te beje leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te lekures atehere kur ajo eshte e nevojshme dhe ne vendin e nevojshem. Sa i perket hadithit: “Sherohuni me ane te leshimit te gjakut ne kupezore duke prere lekuren dhe mos lejoni t’ju mbyse tensioni i larte i gjakut”, ky ka te beje kryesisht me ata qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut ne cast, pasi metoda e leshimit te gjakut ne kupezore duke prere lekuren e lehteson kete shqetesim. Edhe me siper e kemi permendur praktiken e Ahmed ibn Hanbelit, i cili e praktikonte leshimin e gjakut ne kupezore duke prere lekuren pa saktesuar daten dhe kohen.

Dita me e mire dhe me e qelluar per leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures

Ne librin e vet me titull El-Efrad, Ed-Darekutni ka shenuar qe Abdullah bin Omeri e ka cituar te Derguarin e All-llahut, s.a.v.s., se ka thene: “Leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures rrit kujtesen (te mbajturit ne mend) dhe kthjelltesine. Me emrin e All-llahut zbatoni metoden e leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures, por mos e preni te enjten, te premten, te shtunen dhe te dielen, e hena eshte dita me e pershtatshme”. El-Hallal ne permbledhjen e tij me hadithe ka shkruar se e ka pyetur imam Ahmed bin Hanbelin: “Ne cilat dite te javes nuk e lejon leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures?” Ai ishte pergjigjur: “Ne lidhje me kete pyetje une e di qe e shtuna dhe e merkura jane permendur ne hadithe, e disa thone se edhe dita e premte”. Ebu Bekri (All-llahu qofte i kenaqur me te!) nuk e praktikonte kete prerje diten e marte dhe kete e bente ne perputhje me hadithin: “Gjaku nuk koagulohet sa duhet (nuk mpikset) te marten”. (Ebu Davudi)42 Sa i perket leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures te merkuren, Ebu Hurejre (All-llahu qofte i kenaqur me te!) ka transmetuar hadithin vijues: “Nese ai qe praktikon leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures, te shtunen ose te merkuren, semuret nga leukemia ose lebra, le te fajesoje vetevten”.43

Perfundim

Mbi dobite e leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures

Ne shpjegimet e mesiperme kemi nxjerre perfundimin, gjithnje mbi baze te haditheve, se trajtimi mjekesor eshte i domosdoshem, kurse leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures eshte i nevojshem dhe duhet te behet ne pjese te trupit te percaktuara saktesisht. Leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes mund te behet gjate haxhit, edhe atehere kur nje trajtim i ketille kerkon qethjen e flokeve per shkaqe mjekesore, e jo per ceremonite fetare ose ligjin. Leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures nuk eshte e thene se e nderpren agjerimin. Bejne perjashtim keto raste: kur agjerimi eshte i detyruar (ne muajin ramazan), kur individi nuk eshte ne udhetim, dhe kur semundja eshte e tille qe nuk ka nevoje per veprimin e leshimit te gjakut. Por, imam Buhariu vertet ka shenuar ne Sahihun e tij qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i ka perdorur kupezoret per leshimin e gjakut gjate agjerimit (kur ka agjeruar)”, ndoshta ky rast ka ndodhur ne kohen e agjerimit vullnetar. All-llahu e di me se miri.


KAPITULLI VII

Leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes siperfaqesore te venes (flebotomia) dhe kauterizimi

Xhabir bin Abdullahu ka treguar se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka derguar te mjeku Ubejj bin Ka’ab, i cili ia ka leshuar gjakun nga vena, pastaj e ka kauterizuar”.44 Eshte shenuar ne hadithet sahihe qe “kur Sa’ad bin Muazi u plagos ne llere (ahlat) me shigjete, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ia kauterizoi plagen me maje te shigjetes. Me vone plaga iu enjt dhe iu infektua, kurse ai ia leshoi gjakun dhe ia kauterizoi perseri”.45 Ebu Ubejde ka treguar qe nje person i plagosur ka ardhur tek i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i cili i tha: “Kauterizoni plagen e tij, pastaj siper saj shtypni gurin e (lare) dhe te nxehur”. Keshtu, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka perdorur kauterizimin si mjetin e fundit. Megjithate ai ka thene: “Nese duhet zgjedhur mes sherimit me flebotomi ose kauterizim, une nuk e dua fare kauterizimin (mua nuk me pelqen kauterizimi)”. (Buhariu dhe Muslimi) Ne nje hadith tjeter, qe e kemi theksuar me siper, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndaluar kauterizimin, por megjithate ka thene: “...Kemi qene ne sprova te medha, prandaj e kemi perdorur kauterizimin, por nuk kemi arritur ta tejkalojme, as nuk kemi pasur sukses”.46 El-Hatabi ka shpjeguar se ”plaga e Sa’ad bin Muazit eshte kauterizuar per ta shpejtuar mpiksjen (koagulimin) e gjakut, ndersa i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka qene i brengosur, sepse sikur mos te veprohej ne ate menyre, atehere Sa’adi do te vdiste nga gjakderdhja”.
Kauterizimi do te duhej te perdorej vetem si trajtim mjekesor dhe lejohet vetem ne raste teper urgjente dhe te domosdoshme e pa rrugedalje, pikerisht sikurse amputimi qe zbatohet per te shpetuar jeten e njeriut. Sa i perket ndalimit te tij, ai eshte i rendesishem per t’iu kundervene mendimit shoqeror se ky veprim eshte burreror dhe se individi do te mund te vdiste nese e kundershton kete trajtim, bile edhe nese eshte prerje e paperfillshme. Per kete shkak i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndaluar zbatimin e tij si zakon shoqeror pikerisht per kete qellim te qarte. Nje qendrim i tille eshte bere me i qarte ne rastin e Imran bin Hasinit, i cili kishte besim te patundur ne kauterizim dhe ne vulosjen e thate me zjarr, si ilac per cdo semundje. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka pranuar se kauterizimi i plages se Imranit do te jete i rrezikshem, prandaj e ka ndaluar zbatimin e tij. Ne kete rast del ne pah ndalimi i zbatimit ne vendet kritike te trupit. All-llahu e di me se miri.
Ne kete teme, Ibn Kutejbe ka treguar se ekzistojne dy lloj kauterizimesh: sipas “zakoneve shoqerore”, si ne rastin e personit te shendoshe, me te cilin lidhen fjalet: “Ai qe e perdor vulosjen e thate me zjarr nuk beson tek All-llahu”, dhe zakoneve mjekesore, si ne rastin e plages se qelbezuar, apo te amputimit. Kjo eshte ajo qe ka te beje me ate “si ilac”. Kur kihet parasysh se kauterizimi eshte ilac potencial, por pa ndonje siguri te plote, atehere kjo nuk lejohet.
Ne Sahih eshte shenuar qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: “Shtatedhejte mije njerez nga ummeti im do te hyjne ne Xhennet pa dhene llogari: ata qe nuk kerkojne te sherohen me rukje, ata qe nuk kauterizohen, ata qe nuk jane besetyte dhe ata qe i besojne plotesisht All-llahut te tyre”. Prandaj, hadithet flasin per kauterizimin dhe vulosjen e thate me zjarr ne kater menyra te ndryshme: qe te perdoret; qe nuk duhet te perdoret; qe lavderohet ai qe heq dore nga kjo terapi, dhe ai qe i ndalon. Qofte i lavderuar All-llahu i plotfuqishem – nuk ka kunderthenie ne mes te ketyre kater mendimeve, ndersa individi mund ta perdore kete trajtim kur eshte i domosdoshem nga ana mjekesore, duke e lejuar ate edhe pse nuk i pelqen. Sa i perket ndalimit te tij, ai varet nga deshira dhe prirja personale, e sidomos kur perdoret si “zakon shoqeror”. All-llahu e di me se miri.

KAPITULLI VIII

Sherimi i epilepsise

Ata bin Ebi-Rebbah ka shenuar transmetimin ne Sahih se njehere Ibn-Abasi kishte thene: “A do te deshirosh ta shohesh gruan qe eshte njera nga banoret e Xhennetit?” Ata ishte pergjigjur: “Do te deshiroja”. Ibn Abasi i kishte thene: “Shikoje ate gruan zeshkane! Shume kohe me pare kishte ardhur tek i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe i kishte thene: “Jam e semure nga epilepsia dhe gjate sulmeve te forta ndodhem lakuriq pa dashur. Luteni All-llahun qe te me sheroje”. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., iu pergjigj: “Nese deshiron, mund te merresh me durim me gjendjen tende dhe te shperblehesh me Xhennet, por nese deshiron ndryshe, do t’i lutem All-llahut per sherimin tend”. Gruaja u pergjigj: “Une me me deshire do ta perdorja durimin”. Pasi mendoi pak, gruaja shtoi: “Gjate kohes sa zgjasin sulmet e renda ndodhem e zhveshur lakuriq pa qellim, prandaj luteni All-llahun qe turpi dhe pafajsia ime te mbrohen”. Pastaj i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., u lut per te”.47
Ka shume perkufizime per epilepsine, por nuk ka ndonje perkufizim te kenaqshem ne baze te karakteristikave klinike. Shumica e epileptologeve e kupton epilepsine si nje sindrom klinik. Shumica e perkufizojne epilepsine si gjendje e cila karakterizohet nga episode rekurente me prejardhje primare cerebrale ne te cilat crregullohet vetedia, levizjet, ndjenjat ose veprimet.
Problemi i klasifikimit te epilepsise eshte i hapur ende, ndersa perpjekjet e sotme te shumta nuk kane dhene rezultate te pritura. Ndarja e epilepsise ne idiopatike dhe simptomatike eshte ndarja me e hershme e epilepsise.
Klasifikimi i cili sot eshte i pranueshem nga shumica e epileptologeve bazohet ne aspektet klinike dhe elektroencefalografike (Gastaut, 1969).
Sulmet mund te jene:
- parciale,
- te gjeneralizuara,
- unilaterale,
- sulme epileptike te pakualifikuara,
- sulme epileptike psikogjene (deatore, afektive),
- sulme epileptike psikosenzore (paraqitja paroksizmale e iluzioneve ose e halucinacioneve).
Ne Mjekesine e pejgamberit eshte pershkruar sherimi i llojit te epilepsise, sipas shkences, me etiologji te panjohur.
Ka dy lloj epilepsish (sara’): ajo qe manifestohet te personi i cili lejon qe te kontrollohet nga exhinet dhe shejtanet, qe njihet si i xhindosur; crregullimi psikosomatik, qe eshte shkaktuar nga rendimi fizik i sekrecioneve te trupit ne trupin e njeriut, qe ne mjekesi njihet si prishje e ahlak-ut ose shkaterrim i sekrecioneve primare trupore. Mjeket besimtare thone se perpiqen qe ta sherojne llojin e dyte, ndersa lloji i pare njihet vetem nga mjeket e afte dhe eksperte. Ekspertet e pranojne kete lloj te epilepsise, por nuk e sherojne. Ata gjithashtu e dine se ilaci i saj ndodhet ne kundervenien ndaj ndikimit te exhineve nepermjet pranise se melekut. Kur individi arrin te kete sukses dhe te krijoje shoqeri me meleket, nje e mire e ketille do te neutralizoje pasojat e te keqes dhe do te shkaterroje rrezikimin prej saj. Sa i perket mjekeve laike, te cilet e shqyrtojne veprimin themelor dhe kokecarjen, mendimet epshndjellese si virtyt, sfide dhe te drejte, ata nuk e pranojne luften dhe ndikimin e panderprere te shpirtrave te kundert dhe jane te prirur qe te mohojne ndikimin e tyre emocional dhe fizik mbi trupin e njeriut; dhe, pervec ketyre, pa ndonje besim te fuqishem ne rolin e tyre. Mirepo, ne realitet, nje budallallek te ketille te skajshem nuk e perbene pjesa e profesionit te mjekesise kur pasojat ne trup jane te qarta dhe te vertetuara. Qellimi i saj qe te reduktohen ne crregullim psikosomatik eshte pjeserisht i sakte. Mjeket e lashtesise ndonjehere e quanin epilepsine “semundje hyjnore”, sepse ate e shkaktojne shpirtrat. Galeni, eshte njeri nder ata qe e ka analizuar nje emertim te tille dhe etimologjine e tij e ka vene ne lidhje me crregullimet ne koke dhe, sipas tij, kjo semundje vepron ne besimin e pacenueshem (te shenjte) ne njohurine hyjnore te ruajtur ne cerebrum, i cili i kontrollon proceset e vetedijshme dhe te pavetedijshme. Natyrisht, nje mendim i ketille gjithashtu nuk eshte i vertete dhe eshte pasoje e mosdijes se mjekeve laike per ekzistimin e shpirtrave te ketille (ervah), strukturat dhe funksionet e tyre. Mjeket laike kane nxjerre perfundimin e vet atehere kur nuk kane mundur te vertetojne asgje tjeter pervec shkaterrimit te sekrecioneve primare te trupit. Megjithate, secili njeri qe ka pak mend dhe qe mendon pak mund te dalloje lehte ekzistimin e shpirtrave te ketille dhe ndikimin e tyre, dhe me tej, ai me siguri do te tallet me keto pohime te pabaza te mjekeve dhe me dobesine e argumenteve te tyre.

Sherimi i epilepsise

Epilepsia mund te trajtohet ose nga vete pacienti, ose nga mjeku i tij. Sa i perket veprimit autoterapeutik, ai varet nga besimi i pacientit dhe vullneti i tij per te marre kontrollin mbi crregullimin e vet emocional. Ai varet gjithashtu nga fuqia e vendosmerise se tij dhe nga sinqeriteti i tij dhe kthimit dhe kerkimit te ndihmes se vertete nga Autori dhe Krijuesi i te gjitha jeteve dhe Furnizuesi (Ushqyesi) i tyre. Ai duhet te kerkoje me seriozitet dhe sinqerisht vendstrehim tek Zoti i boteve, me gjuhen e se vertetes dhe ne thellesite me te fshehta te zemres. Kjo eshte quajtur lufte e brendshme. Luftetari vetem mund ta mposht kundershtarin kur ai beson me kembengulje ne armet e veta ose kur dora e tij eshte e pathyeshme dhe me kete e kompenson armen me pak te sigurt. Kur besimi ose dora e tij nuk jane te afta te hyjne ne nje lufte te ketille, atehere arma do te jete e padobishme pa marre parasysh cfare arme eshte ajo. Zemra e tij do te jete ne shkaterrim e siper, e mjere dhe e paafte per ta njohur Zotin e vet dhe atij do t’i mungoje feja e vertete, besimi, besimi fetar ose edhe udheheqja. Ne te vertete nje person i tille eshte i pafuqishem dhe i denuar me shkaterrim, pervec nese meshira e All-llahut do te beje qe atij t’ia tregoje rrugedaljen nga veshtiresite.

Sherimi i epilepsise me ekzorcizem (ndjekja e xhineve)Sa i perket sherimit spiritual te epilepsise nga nje mjek i shkathet, nje njeri i tille i mencur me siguri duhet te jete mjek me pervoje dhe besimtar i forte. Ne te kunderten nderhyrja e tij nuk do te kete dobi dhe ne vend te saj mund te jete e rrezikshme per te dyte – edhe per pacientin, edhe per mjekun e tij. Ne rastin e shejhut te vertete, per te mund te jete e mjaftueshme qe te ndjeke nje exhin te tille te huaj duke iu drejtuar atij ne menyre te vendosur: “Dil prej tij!” (uhruxh minhu); ose ai mund ta therrase fuqine e emrit te All-llahut mbi te duke i thene keto fjale: “Me emrin e All-llahut, dil prej tij!” (Bismillah uhruxh minhu); ose duke thene: “Nuk ka force ose vullnet pervec me All-llahun”. (la havle ve la kuvvete illia billah). Ne hadithe eshte thene se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., e kishte zakon t’i ndillte keta shpirtra duke u thene: “Dil prej tij, o armik i All-llahut. Une jam i Derguari i All-llahut dhe te urdheroj te dalesh!”
Tek shejhu im kam pare me syte e mi kur ai e dergoi njerin per te folur me exhinin e huaj qe e kishte zene nje person te ketille, kurse shejhu im i tha: “Shejhu te thote te dalesh prej tij, sepse nuk te lejohet te mbetesh ashtu”, dhe pacienti me epilepsi u zgjua menjehere nga goditja epileptike. Nje i derguar i ketille mund ta therrase gjithashtu exhinin e huaj vetvetiu duke i dhene urdher qe ta liroje viktimen e vet. Ndonjehere nje exhin i tille mund te jete shejtani i ikur (marid), i cili do te dale nga pacienti vetem atehere kur eshte i detyruar te beje dicka te tille. Megjithate, kur pacienti zgjohet nga goditja epileptike, ai do te duhej te ndiente dhembje nga nje denim i ketille. Kemi deshmi ne nje ekzorcizem te tille, si edhe shume vellezer tane te tjere qe jane sheruar shume here. Shume here shejhu yne i lexonte pacientit ne vesh versete nga Kur'ani. Si per shembull:
“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju te Ne?” (El Mu’minune, 115)
Njehere shejhu, kur po e thoshte kete verset, e zgjati rrokjen e fundit “...uuun” derisa exhini i huaj i keq ia ktheu pergjigjen, nepermjet zerit te viktimes, duke thene: “Vertet!” Menjehere shejhu yne e rroku kallamin qe e mbante afer vetes dhe e goditit pacientin disa here, duke i rene fuqishem ne venat e pasme nga te dy anet e qafes. Njerezit qe e pane kete veprim menduan se personi me siguri do te vdese nga keto te rena te fuqishme. Njehere gjate nje ekzorcizmi te ketille, exhini klithi me ze te larte dhe tha: “Por, une e dua!” Shejhu iu pergjigj: “Ai nuk te do ty!” Pastaj exhini tha: “Dua ta kryeje haxhin me te!” Shejhu ia ktheu: “Ai nuk deshiron ta kryeje haxhin me ty! Pastaj exhini u pajtua dhe tha: “Do ta liroje per shkakun tend!” Shejhu u pergjigj: “Jo, jo per shkakun tim, por per nenshtrimin ndaj urdhrit te All-llahut dhe te te Derguarit te Tij, , s.a.v.s.!” Pastaj exhini pranoi: “Atehere do ta liroje menjehere”. Pacientit menjehere iu kthye vetedija dhe dukej sikur nje barre e rende ra nga supet e tij dhe qendroi ulur me shikimin pyetes, dhe tha: “Çka me solli prane shejhut te nderuar?” Njerezit pyeten: “A te dhemb trupi nga te renat e fuqishme?” Njeriu pyeti: “Per cfare te renash me pyesni? Pse shejhu i nderuar do te me rrahte mua? Nuk kam bere asgje qe do te kerkonte denimin tim”. Ne te vertete pas nje hetimi te gjithanshem dhe pyetjesh te shumta, doli se njeriu nuk kishte qene plotesisht i vetedijshem per ate qe i kishte ndodhur.
Ndonjehere shejhu lexonte versetin qe flet per fronin e All-llahut (ajetu-l-kursijj):
“All-llahu eshte nje, nuk ka zot tjeter pervec Atij. Ai eshte mbikeqyres i perhershem dhe i perjetshem. Ate nuk e kap as kotje as gjume, gjithcka ka ne qiej dhe ne toke eshte vetem e Tij. Kush mund te ndermjetesoje tek Ai, pos me lejen e Tij, e di te tashmen qe eshte prane tyre dhe te ardhmen, nga ajo qe Ai di, tjeret dine vetem aq sa Ai ka deshiruar. Kursija e Tij (dija-sundimi) perfshine qiejt dhe token, kujdesi i tij ndaj te dyjave, nuk i vjen rende, Ai eshte me i larti, me i madhi”. (El Bekare, 255)
Ai e kishte zakon gjithashtu te porosiste qe pacienti dhe personi qe e sheron ta lexonte shpesh kete verset, pervec verseteve te tjera dhe te formulave te lutjes se te Derguarit per mbrojtje kunder sulmeve te shpirtrave te keqij, sic eshte per shembull kaptina 113 dhe 114 e Kur'anit (El-Muavezetejn). Pergjithesisht, kjo lloj epilepsie, dhe pakontestueshmeria e nje trajtimi te ketille, mund te kontestohet vetem nga nje person i paafte, qe ka mangesi diturie, mencurie dhe diturie te vertete
Ne anen tjeter, shpirtrat e keqij dhe te papaster (josubstanciale) me se shumti i sulmojne njerezit e dobet, te cilet kane pak ose nuk kane aspak besim, zemrat e te cileve jane te mbrapshta dhe gjuhet e te cileve nuk e kane thene kurre te verteten, nuk e kane lexuar kurre Kur'anin ose ndonje lutje (dua), ose lutje te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., kunder pranise se ketyre sulmuesve te mbrapshte. Prandaj, ndonjehere, kur shpirti i keq endacak dhe i terbuar gjen personin me frymezim te mbrapshte, te pafuqishem dhe te paarmatosur, ose personin e zhveshur, ai e ve kontrollin mbi te, e shfrytezon trupin e tij si vendqendrim te vetin dhe i kontrollon veprimet e tij. Ne te vertete nese ka mundesi qe te zbulohet vetedija e shumices se njerezve ose te hiqet veli i tyre dhe te mund te shikojme nen lekuren e tyre, me siguri do te verejme se jane te nenshtrueshem ndaj ketyre shpirtrave te keqij ne njerin apo ne nivelin tjeter. Keta lloj shpirtra do t’i lidhin me litaret e vet, do t’i manipulojne ata dhe do t’i orientojne sic duan vete. Kur nje person i tille refuzon te jete i degjueshem, ai vuan shpesh nga sulme te fuqishme epileptike deri kur te pranoje te nenshtrohet ndaj ketyre kerkesave te mbrapshta. Shtegdalje e vetme nga kjo lloj epilepsie eshte diagnostifikimi i drejte i semundjes dhe ndarja ndermjet dy kundershtive dhe vetem atehere, me urdhrin e All-llahut, individi do te kuptoje se ka qene viktime e pushtuar (masru) e ketyre shpirtrave te keqij persekutues.
Ilaci kryesor i nje gjendjeje te tille epileptike (sara) eshte rehabilitimi i shendetit shpirteror dhe rilindja e fese. Ky ilac duhet te filloje te veproje ne kete menyre: se pari duke u cliruar nga shpirtra te ketille mberthyes; rehabilitim duke u shoqeruar me njerez te drejte; duke u bere te ndergjegjshem per ekzistimin e vepres hyjnore; duke iu nenshtruar urdhrave hyjnore. Ky eshte gjithashtu ilac parandalues, i cili eshte mbeshtetur ne arsye (akl), i lidhur me fene e vertete (iman). Individi njekohesisht duhet ta dije se ajo qe e sjelle i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., eshte e vertete; se Xhenneti dhe Xhehennemi jane te vertete; se vdekja eshte e vertete; se dhenia e llogarise ne varr (kabur) eshte e vertete; se ringjallja eshte e vertete dhe se Dita e gjyqit eshte e vertete. Njehere i cliruar dhe i nxjerre nga nje pushtim i pazakonshem i jetes private, individi duhet te veshtroje me kujdes boten dhe te mendoje mbi peripecite e kesaj bote, te ndjeke paralajmerimet e All-llahut, te mendoje per hallet e te tjereve, per kufijte sekret dhe te drejte te fatit dhe per goditjet e panderprera nga fatkeqesite derisa pjesa me e madhe e njerezve eshte mpire dhe nuk eshte e vetedijshme per shkakun. Çfare denimi!
Ne te vertete kur jeta laike behet mase, dhe sikurse dora e fatit qe te godet fort, shumica e njerezve verbohet dhe i sheh fatkeqesite si karakter te pergjithshem. Ata nuk e njohin semundjen e vet, as semundjet e te tjereve. Me tej, per shkak te shumesise dhe shkalleve te gjendjeve epileptike, perpos destruksionit masiv dhe shtrirjes me vone te epidemise, do te kete mohim te vazhdueshem, ndersa njerez te infektuar ne kete menyre do t’i kthejne syte e tyre prapa dhe nuk do ta njohin as viktimen, as sulmuesin. Kryesisht, ne mendjet e tyre jostabile, cdo cast i kenaqesise vetjake eshte nga ana tjeter e harreses, pa marre parasysh cmimin dhe pa marre parasysh kush vuan per kete, kurse ne mendjet e tyre do te zhvillohet menyra e re e te menduarit. Nga ana tjeter, vetem nese deshiron All-llahu i gjithefuqishem, Ai do ta zgjoje nga gjumi vetedijen e robit te vet. Nje person i ketille do te shohe djathtas e majtas dhe do te kuptoje se shumica e njerezve ne bote eshte e goditur nga verberia dhe nga gjendjet kronike epileptike, se eshte e pakujdesshme per vleren e vet dhe per shkallen e sulmeve te tyre. Disa nga sulmet e tyre te ashpra jane me te mprehta se te tjerat. Disa duken te arsyeshem per nje cast, ndersa ne castin tjeter jane te marre. Kur nje person i ketille zgjohet pas nje sulmi te ashper, ai vepron normalisht dhe eshte i dobishem, ndersa kur te sulmohet perseri, ate e pengojne idiotesi mekatare te parendesishme dhe veteshkaterruese! Perseri shtrohet pyetja:
“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju te Ne?” (El Mu’minune, 115)

Sherimi i sekrecioneve te prishura te trupit

Sa i perket parregullsive psikosomatike ose kalbezimit te sekrecioneve primare te trupit (ahlat), individi duhet te dije se kjo semundje i ngulfat pjeserisht funksionet e sistemit nervor dhe i dobeson levizjet e natyrshme e te vullnetshme. Kjo gjithashtu eshte e njohur si epilepsi psikosomatike. Ajo shfaqet ne rritjen jonormale te sasise se fluideve (likuorit cerebrospinal) ne kafke, te njohur gjithashtu si hydrocephalia, duke e bere te mundshme pjekjen e mukusit te dendur ngjites, i cili shkakton enjtjen e membranes se kokes (delirium), bllokaden e pjeserishme te cerebrumit (muhl – truri i madh), ndersa ndonjehere shkakton rritjen dhe demtimin e kokes. Kjo gjithashtu pengon reflekset natyrore dhe ndjenjen, si dhe prodhon nje lloj epilepsie qe njihet me emrin epilepsia mioklonike. Simptomat e tjere jane: kapslleku i shkaktuar nga akumulimi i gazrave; dendesimi dhe prishja e ajrit ne trup; zhvillimi i avullimeve te pakendshme qe shkaktojne mungesen e baraspeshimit dhe pamundesine per te qendruar drejt; depertimi i sekrecionit ne tru ose simptoma te tjera te mprehta, pervec shenjave te tjera te demtimit te sistemit nervor qendror dhe mungeses se baraspeshimit te sekrecionit si sekrecione te gjakut.48 Kur sulmi epileptik shkaktohet nga sulmi i brendshem i papritur dhe i ashper, atehere ai shkakton kontraktimin e trurit qe ndiqet nga tkurrja e menjehershme e ekstremiteteve qe ndiqet me ngerce, qe e bejne te paafte personin te ngritet vete dhe si pasoje e kesaj ai do te rrezohet dhe ndonjehere do te nxjerre shkume nga goja. Ky rast konsiderohet i mprehte, sidomos kur ndiqet nga dhembje te mprehta. Ne kete shkalle, kjo semundje eshte trajtuar si kronike per shkak te ashpersise se saj, kohezgjatjes dhe veshtiresise se sherimit. Kjo eshte e verete atehere kur personi qe vuan nga epilepsia i kalon te 25 vjetet me semundjen qe e godet trurin e tij, fijet dhe qelizat nervore. Hipokrati nga Kosi (460-377 para e.s.) kete lloj te epilepsise e quan “kronike, e cila nuk reagon aspak ne ilace deri ne vdekje”. Kur e dime kete, individi do ta kuptoje rastin e permendur me siper te gruas e cila kishte shkuar tek i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe i kishte thene: “Vuaj nga sulmet epileptike...” Duke e njohur gjendjen e saj, i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., i kishte ofruar te zgjedhe ndermjet sherimit te pritshem me ane te lutjeve dhe pritjes se sigurt te Xhennetit te premtuar nese ajo do te kishte durim per semundjen e vet. Gruaja kishte zgjedhur durimin, kurse i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ishte lutur qe thjeshtesia e saj te shperblehet. Udhezimi i dyte i te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., qe thote se kur semundja eshte kronike ndonjehere lejohet te hiqet dore nga trajtimi mjekesor dhe te lutet per dashamiresine e All-llahut per te sheruar semundjen e vertete te shpirtit. Ne te vertete fuqise sheruese te All-llahut nuk i duhet te argumentoje veprimin, sepse Ai eshte krijues dhe levizes i semundjes dhe i ilacit te saj. E kemi provuar, ashtu sic kane bere edhe shume njerez te tjere, ilacin e lutjeve te verteta per ate qe eshte shenuar si “semundje e pasherueshme”, dhe me ane te shpirtmadhesise se Tij e kemi arritur qellimin e permiresimit. Mjeket e mencur tanime e dallojne fenomenin fuqise psikologjike te sherimit dhe ndonjehere e dallojne veprimin e tyre ne sherimin e gjendjeve kronike. Nga ana tjeter, graden e mjekut nuk e demton asgje me shume se mendimi i mjekeve laike, nga te cilet shumica jane kryesisht egocentrike, ndersa ndermarrjet e te cilet jane veteshkaterruese.


______________________________________________________
O all-llah me mjafto me hallallin tend nga harami yt dhe me mjafto me miresin tende nga te tjeret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED   Today at 8:10 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MJEKESIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: Muhammedi dhe pejgamberët e tjerë-
Kërce tek: