pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koment i 5 ajeteve të sures Bekare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
avatar

Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Koment i 5 ajeteve të sures Bekare   Mon Nov 23, 2009 5:26 pm

[You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.]



Koment i 5 ajeteve të sures Bekare

--------------------------------------------------------------------------------


Metodologjia e tefsirit "Ajka e kuptimevet të Kur'ani Qerimit" (koment i pesë ajeteve të para të sures Bekare)

Autor: Dr. Ismail Bardhi

Metodologjia e tefsirit "Ajka e kuptimevet të Kur'ani Qerimit" (koment i pesë ajeteve të para të sures Bekare)

b) Interpretimi i hurufu-l-mukata'a

Në vazhdim po japim shpjegimin e Hafiz Ibrahim Dalliut për pesë ajetet e para të sures el-Bekare, duke filluar nga shkronjat Elif, Lam, Mim.
Hafiz Ibrahim Dalliu në fillim të sures el-Bekare tregon vendin e zbritjes, e që është Medineja, duke treguar se ajeti nr. 281 i kësaj sureje ka zbritur në Mekke në ditën e Bajramit të Haxhxhetu- l-Vedasë dhe atë duke u bazuar në thënien e Abdull-llah ibni Abbasit.
Edhe këtu Hafiz Ibrahim Dalliu bën shpjegimin e ajeteve një nga një. Sa u përket hurufu-l-mukata'a, në këtë rast Elif, Lam, Mim ai ndër të tjerat thotë:"Për shkrojat që gjenden në fillim të disa sureve të Kur'ani Qerimit, si Elif-Lam-Mim, Elif-Lam-Ra, Ha-Mim, Nun, Sad, Kaf etj., dijetarët e mëdhenj kanë thënë fjalë të ndryshme:
A). ... kuptimin e shkrojavet qi gjenden në fillim të disa sureve të Kur'anit e din vetëm Perëndija, se ato janë prej (muteshabihatesh) aso ajetesh që s'ju kuptohet qëllimi.
B). ... shkrojat e përmenduna në të parët të disa sureve, janë si emna për Kur'anin.
C). ... ato shkroja janë po emnat e atyne sureve qi janë prue në të parët të tyne.
ا). ... ato shkroja janë prej emnash të Zotit.
D). ... Perëndija ka ba be për ata shkroja.
DH). ... ato shkroja janë emnat e shkrojavet me të cilat përpilohen fjalët e gjuhës arabe."[1]
Sa i përket shpjegimit nën (A) përpos asaj që e cek Dalliu, në bazë të asaj që mund të gjendet në literaturën e tefsirit, na këshillon se kur është fjala për këto shkronja, duhet thënë: "Besojmë se këta shkroja kan zbrit kah ana e Zotit edhe i këndojmë, por kuptimin origjinal të këtyne e din vetëm Perëndija me Madhni të vet."[2] Leximi i këtyre shkrojave është "...sevap nga të kënduemit e atyne e nga të besuemit ata."[3]
Për këtë shpjegim Hafiz Ibrahim Dalliu na e sjell thënien e Ebu Bekrit (r.a.), i cili ka thënë: "اdo libër i ka disa sekrete, e sekretet e Zotit në Kur'an janë shkrojat e përmendura në fillim të disa sureve..." Përpos kësaj thënieje, autori sjell edhe ajetin kur'anor: "Ve ma ja'lemu te'vilehu il-lall-llah".
Këtu e vërejmë metodën tradicionale të tefsirit, meqë është i dukshëm shpjegimi i ajetit me thënien e as'habit, e gjithashtu edhe argumentimi me ajet duke treguar përkufizimin e arsyes njerëzore si dhe thellësinë e shkronjave të dukshme për syrin, po ashtu edhe për leximin, por të cilat prapëseprapë mbeten sekrete të cilat Zoti më së miri i di.

c) Interpretimi i muhkemit dhe muteshabihatit
H. Ibrahim Dalliu këtu e paraqet edhe problemin e muhkemit dhe të muteshabihatit si dy terma të cilat përmenden në Kur'an dhe të cilat në disiplinën e tefsirit ndihmojnë që sa më mirë, sa më drejtë dhe sa më plotësisht të kuptohet Kur'ani. Në këtë vend Hafiz Ibrahim Dalliu për problemet e hurufu-l-mukata'a vetë thotë se "do të flas më vonë, kur do ta bëj shpjegimin e ajetit 7 të sures آli Imran"[4] respektivisht se ato do t'i trajtojë në dritën e muhkem dhe muteshabihatit.
Me qëllim që sa më me besnikëri ta ndjekim problemin e shpjegimit të hurufu-l-mukata'a nga Hafiz Ibrahim Dalliu, do të kalojmë pikërisht tek ajeti i lartpërmendur.
Mufessiri Dalliu shpjegimin e muhkemat dhe muteshabihateve e ndan në katër kategori dhe atë në mënyrën vijuese:
"I. Myhqemat, quhen ata ajete qi ju merret vesht kuptimi lehtas; dhe Myteshabihat, quhen ata ajete qi nuk ju merret vesht kuptimi me as nji mënyrë.
II. Myhqemat, quhen ata ajete qi kan vetëm nji kuptim; dhe Myteshabihat quhen ata qi kanë lloj lloj kuptimesh.
III. Myhqemat quhen ajetet qi tregojnë çashtjet e besimit dhe të veprimit; Myteshabihat quhen ata ajete qi s'tregojnë sende për t'ju besue ose për të vepruë me ta.
IV. Myhqemat quhen ajetet qi s'kanë te'vil, dhe Myteshabihat quhen ata qi bahen te'vil."[5]
Kjo kategori të cilën Hafiz Ibrahim Dalliu e sjell në tefsirin e vet mund të vërehet edhe në interpretimet të cilat i kanë dhënë të tjerët, edhe pse Dalliu në vazhdim përdor një thënie shumë të kuptueshme dhe të natyrshme për krijesën e All-llahut (xh.sh.), duke thënë për muhkematet se ato janë "mama e Kur'anit;
d.m.th. Ata janë rraja e origjini i Librit"[6]. Përveç kësaj, ai me të vërtetë e argumenton problemin racional të krijimit e që është karakteristikë e qenies njerëzore, kur dihet se kush është njeriu, i cili, thënë teologjikisht dhe racionalisht, është krijesa më e përsosur, por njëkohësisht ka mundësi të jetë i dobët dhe të ndiqet nga dobësia e dijes. Për këtë arsye ai thotë se në Kur'an janë paraqitur ajetet e llojeve të përmendura, për shkak se: "ka njerëz mendjehollë dhe mendjetrashë"[7].

ç) Interpretimi i sebebi nuzulit
Përpos kësaj, në vazhdim Hafiz Ibrahim Dalliu e jep edhe sebebi nuzulin (shkakun e zbritjes) të ajetit 7 të sures آli Imran, por ne këtu do të paraqesim vetëm një pjesë të shkurtë ku ai flet sërisht për muhkematin dhe muteshabihatin duke thënë, ndër të tjerat se: "... ata që pjerrin të shtremtën ... asht për ata jahudi qi mundoheshin me gjet sasin e vitvet të vazhdimit e gjallme feja Islame, tuë i llogaritë shkrojat e para të disa sureve të Kur'anit..." [8] Mirëpo, si përfundim e citon Fahruddin er-Raziun i cili lidhur me këtë ka thënë se në këtë pjesë të ajetit flitet për: "gjithë keq interpretuesat e Myteshabihatvet".[9]
Me të vërtetë Hafiz Ibrahim Dalliu kur i qaset interpretimit të ajeteve të Kur'anit dhe shpjegimit të tyre me metodën tradicionale, bazohet në traditë aq sa ka tradita të drejtë të jetë e gjallë edhe në ardhmëri, d.m.th., kuptimin ia afron mendjes së njeriut dhe sinqerisht përpiqet që atij t'ia largojë dyshimin, jo për ta nënçmuar, por për ta lartësuar që të luftojë për të qenë besimtar dhe t'u takojë atyre që në ajetin e lartpërmendur cilësohen si ata të cilët janë thelluar në dituri.[10]
Përkthimin dhe shpjegimin e ajetit të dytë të sures el-Bekare Hafiz Ibrahim Dalliu e bën si vijon:
"'Nji ky Kur'ani (i përbamë me llojin e shkrojavet: Elif, Lam, Mijm) asht nji libër i plotë qi s'ka farë dyshimi më të'.
D.m.th.: Nji ky asht ai libri qi t'a kemi pasë zotue ma përpari ty o Muhammed! Me të cilin nuk bahet dyshim fare për të qenmenin e ati i zbritun kah anë e Zotit" [11]
Në këtë shpjegim Hafiz Ibrahim Dalliu tregon një anë të Kur'anit e cila zë vend në fushën e metafizikës e që është e rëndësishme për historikun e Kur'anit, sepse ai thotë se Kur'ani ka qenë i caktuar të jetë Kur'an nga Zoti dhe t'i jepet Muhammedit (a.s.), qysh para paraqitjes së Muhammedit (a.s.). Natyrisht, këtu nuk mendon në datat historike, por në atë se Kur'ani është Fjala e All-llahut (xh.sh.) dhe se Muhammedi është resul i Tij. Mirëpo, me qëllim të mbështetjes së këtij pohimi këtu ai sjell edhe ajetin 5 të sures el-Muzzemmil, i cili thotë: "Ne do të dërgojmë, njëmend, fjalë të rënda." Ky ishte premtim i Zotit që Pejgamberit (a.s.), në fillim të pejgamberisë do t'i dërgohet "Dhalikel Kitab".
Në komentin e këtij ajeti Hafiz Ibrahim Dalliu përmend edhe atë se Zoti (xh.sh.) i ka lajmëruar edhe profetët e mëparshëm për Librin të cilit çdokush duhet t'i besojë. Këtu ai thekson edhe padrejtësinë e dyshimit dhe thirrjes që Kur'anit t'i qasemi me urtësi dhe paanësisht, sepse Kur'ani si për nga aspekti gjuhësor dhe nga ai stilistik është "kikël e belagatit, që s'ka dyshim në të qenunit e Kur'anit nji libër i shejtë ardhun kah anë e Perëndisë".[12]

d) Interpretimi kelamist
Muttekin

Fjalën muttekin, që d.t.th. devotshmëri, Hafiz Ibrahim Dalliu nuk e përkthen por i jep koment dhe thotë: "ata qi e ruejnë vehten prej fajesh..."[13], që d.t.th., se Kur'ani është udhërrëfyes për ata të cilët ruhen nga mëkatet, të cilët nuk dëshirojnë të bëjnë mëkat, të cilët e urrejnë të keqen – ata janë myttekinë dhe të udhëzuarit. Ai udhëzimin (Kur'anin) e krahason me ushqimin "... qi vinë për të shëndoshët e jo për njerëzit e sëmundë...".[14] Përpos kësaj Hafiz Ibrahim Dalliu në këtë kontekst bën një shpjegim edhe në mënyrë gjuhësore, duke thënë se "fjala huda është verb (masdar) që ka dy kuptime ... me të rrëfye udhën e drejtë, ... dhe me të dërgue më të."[15] Natyrisht, ai jep edhe disa kuptime të tjera lidhur me fjalën myttekin dhe thotë se e ruajtura nga mëkatet është tri shkallësh "... me u ruajt prej së vumes shoq Perëndisë (shirkit), ... me u ruajt prej gjith fajesh e punësh të turpshme, ... me e dëlirë zemrën prej sendesh tjera veç Zotit dhe me u kthye me zemër e me trup krejt kah Perëndia."[16] Mënyra e shpjegimit të cilën e bën ky mufessir tenton drejt një pastërtie të madhe të shpirtit të njeriut, duke i dhënë forcë jetës së bindshme fetare të besimtarit dhe flet duke pasur parasysh shpëtimin e njeriut dhe dërgimin e tij në botën e cila është vendimtare - në ahiret.
H. Ibrahim Dalliu ndjek kuptimin dhe lidhshmërinë e ajeteve dhe thotë:
"Myttekit janë aso farë njerëzish qi i besojnë (gajbit) së mësheftës, e vërtetojnë atë me zemër, edhe e pohojnë me gojë... qi kanë konviktion të plotë n'eksistencën e gajbit."[17]

Ju'minûn
Përkthimin e fjalës ju'minûn Hafiz Ibrahim Dalliu e jep si "besojnë". Përpos kësaj ai tregon edhe rregullat që kanë të bëjnë me çështjen e dogmatikës fetare apo kelamit, dhe atë duke u ndalur në rrymat siç janë ehli sunne, havarixh, mu'tezile. Ai për imanin thotë kështu:
"Me vërtetue me zemër dhe me pohue me gojë nji gja; me pas konviktion (itikat) n'eksistencën e nji gjaje."[18]
Këtë pohim Dalliu e ilustron duke i sjellë edhe thëniet e drejtimeve të ndryshme të lartpërmendura dhe thotë se në sheriatin islam kjo fjalë është interpretuar kështu:
"Simbas sektit (medhhebit) të Ebu'l-Hasan el-Esh'ariut, imani ka vetëm një shtyllë, e cila është: me i vërtetue me zemër pa dyshim kta çashtje qi dihen me të vërtetë se janë prej dispozitash të fesë Muhammedane: Eksistencën e Perëndis, njësinë e atij, Profetnin e Muhammedit, Kijametin e tjera."[19]
Më tutje, duke u mbushtetur në muhadithinët, mu'tezilitët dhe havarixhët, ai për imanin thotë: "Me i vërtetue me zemër dispozitat e sipërpërmenduna", me siguri mendon në besimin në All-llahun, Pejgamberin dhe Ditën e Kijametit, "me i pohue me gojë ata, me ba punë të mira". Mirëpo, nëse ndodh që dikush nuk e ndjek këtë, ose e prish këtë besim "ai është mynafik", ndërsa ai i cili sheshazi pohon mosbesimin, "ai asht qafir". Ndërsa ai i cili nuk bën punë të mira, ai "asht fasik (fajtor)". Për këtë të fundit havarixhët, sipas Hafiz Ibrahim Dalliut, "thonë se është qafir", ndërsa mu'tezilitët thonë se "ai ka dalë prej Imanit, por s'ka hy në qufr". [20] Autori përpiqet që ta paraqesë edhe, sipas tij, mendimin e unjësuar të dijetarëve të "procedurës fetare", të cilët pajtohen për çështjen e besimit me zemër, mirëpo, ai gjithashtu e vë në pah edhe pikën dalluese midis tyre, e që është të shprehurit e besimit me gojë. Kështu, ai thotë:
"Esh'ariu thotë se mjafton vërtetimi me zemër, Imam Azami thotë se vetëm vërtetimi me zemër nuk mjafton, por duhet edhe pohimi me gojë, nëse nuk ka pengesa lidhur me këtë..."[21] Gjithashtu, ai merret edhe me çështjen e taklidit (imitimit) dhe me domethënien e tij, se ç'është me ata të cilët imanin e kanë fituar nga prindërit me lindjen e vet. Rreth kësaj çështjeje ai shprehet si vijon:
"Ke sekti i esharitvet nuk asht i vlefshëm besimi pas berihasë. Ata thonë: Njeriu për të pas nji besim të pranueshëm ke Zoti, lypset medoemos të studiojë e të mendojë arsyenat (delailet), pastaj të besoj. Por maturiditë thonë se imitationi në çashtjet e besimit vijë; vetëm se ai besim asht tepër (zaif) i dobët, edhe i zot i ati besimi asht fajtuer i madh, pse ai s'ka ba studimet e duhuna n'atë punë".[22]

Gajb
Pas fjalës iman Hafiz Ibrahim Dalliu ndalet edhe në fjalën elgajb, së pari duke thënë se kjo fjalë arabe përdoret si "mbi emën, si verb dhe si emën". Ai cek se si mbiemër ka kuptimin e gjësë së padukshme "qi s'e kuptojnë ndisitë më asnji mënyrë, dhe qi mendja s'thot se gjendet ajo gja, pa mos pas ndonji argument për të qenmenin e asajë".[23]
Në qoftë se fjala el-gajb përdoret si folje, atëherë mund të fitojë dy kuptime dhe atë:
"Të cilët Mytteki sikundër qi besojnë tue qenë në huzuert t'uej, ashtu besojnë edhe tue qenë në mungesët t'uej, e jo si Mynafikët qi thonë faqrisht besuem, e kur s'janë në huzuret t'ue thanë na tallemi... dhe ... të cilët Mytteki i besojnë Pejgamberit tue mos e pasë pa me sy atë..."[24]
Këtë mendim e ka pëlqyer edhe Abdull-llah Ibn Mes'udi. Sa i përket fjalës el-gajb kur përdoret si emër, atëherë, sipas Hafiz Ibrahim Dalliut, fjala është për zemrën.
Lidhur me fjalën jukîmune, Hafiz Ibrahim Dalliu paraqet katër mënyra të kuptimit të saj:
"A. Të cilët e kryejnë edhe faljen tu i respektue plotësisht konditat e asaj faljeje;
B. Të cilët vazhdojnë edhe në falje me dëshirë të plotë;
C. Të cilët për t'a krye edhe faljen e detyrshme përvishen me kujdes të madh;
ا. Të cilët e kryejnë edhe faljen e detyrshme në kohë të caktuar." [25]
Për fjalët ve mimma rezaknahum junfikun, thotë:
"Fjala rrizk në sheriat don me thanë me i dhan Zoti nji shpirtnori (njeri ose shtazë) nji gja në dorë bashkë me fuqinë e përdorimit të asaj gjaje".[26]
Sa i përket furnizimit (rrizkut) i cili konsiderohet haram, dhe se a mund të konsiderohet ai si rrizk apo jo, Dalliu thotë: "Në këtë çështje kanë konflikt dijetarët e ehli sunnetit me mu'tezilitët. Këta të dytët thonë se gja e ndalueshme prej anës së Zotit (haram) nuk asht rrizk, sepse asht gja e pamundshme (muhal) me i dhanë Zoti njeriut nji gja për t'u interesue me te dhe m'anë tjetër m'e ndalue atë nga të interesuemit m'at gja..."[27]
Mendimin e ehli sunnetit rreth çështjes në fjalë Dalliu e përshkruan si vijon:
"Nuk vjen lazëm m'u mbledh dy gjana të kundërta në nji çast, pse i ep Zoti njeriut nji gja në dorë bashk me fuqinë e përdorimit të asaj gjaje, dhe m'anë tjetër ia ban haram (jasak) përdorimin e asaj gjajë, sepse krijues i çdo sendi asht Zoti, dhe ai ju a ka mësue shpirtnorvet përdorimin e disa sendeve për dobin e atyne..."[28]
Hafiz Ibrahim Dalliu në këtë ajet së pari duke e dhënë kuptimin e fjalëve dhe përdorimin e tyre sipas rregullave gramatikore të gjuhës arabe, që japin kuptime të shumta, domethënien e ajetit e plotëson duke dhënë edhe ajete të tjera që vetëm e përforcojnë kuptimin; po ashtu karakteristikë tjetër është se ai ndalet në interpretimin e ajetit duke u bazuar në shpjegimet e drejtimeve kelamiste dhe të medhhebeve. ثshtë me rëndësi të ceket se ai koncentrohet thellësisht në rrumbullakimin e kuptimit të ajetit.

Inzal
"Fjala 'inzal' don me thanë: Me dërgue nji gja prej së nalti ke i ulti... Qëllimi me besimin e qitabevet të përparshme asht për t'u besue atyne shkurtazi, siç janë Tevrati, Zeburi dhe Inxhili... Nuk e kemi detyrë me ju besue librave të përparshme hollë e gjatë siç janë; sepse nji pjesë e atyne asht e anulume (mensuh), edhe nji pjesë asht e ndryshueshme ... Sa për Kur'anin ati asht farz, urdhën i Zotit me i besue çdo musliman, shkurtazi edhe spjegueshëm... por me ja mësue e me ja dit kuptimin e çdo ajeti hollë e gjatë, me qenë se asht nji punë tepër e vështirë dhe lyp nji kohë shumë të gjatë, asht farzi qifaje e jo farzi ajn..."[29]

Muflihûn
Për fjalën felahin (muflihûn) në ajetin e pestë të kësaj sureje, mufessiri Dalliu thotë kështu: "Qëllimi me felahin (shpëtimin) këtu asht për shpëtimin e plotë të atyne njerëzvet qi ju përmenden cilësitë e pëlqyeshme. Prandaj, nuk vjen lazëm me ngel krejt dorëthatë fajtorët prej shpëtimit, sepse edhe fajtorët mbasi të bahen azab në rast qi të mos falen sa të ken fajet e veta, do të shpëtojnë, por shpëtimi i atyne asht i metë e jo i plotë si i atyne qi janë ruejt prej fajesh."[30]
Vërehet qartë se Hafiz Ibrahim Dalliu është duke e ndjekur metodën e njohur në shkencën e tefsirit, për shkak se në interpretim jep të dhëna të llojit rivaje, po ashtu edhe ndjek mendimin e mufessirëve, duke dhënë emrat e tyre dhe duke i cituar ata. Përveç kësaj ai e jep edhe kontributin e vet si teolog i liruar nga shabllonet e përkufizimeve duke shprehur edhe interpretimin e tij. Ai për këto pesë ajete kur'anore thotë se janë përmbajtje e gjithë Kur'anit, ose "rezymeja e Kur'anit",[31] sepse në to bëhet fjalë për: "çështjen e hyjnisë, të profetnisë dhe të botës Ahiretit"[32], që me të vërtetë edhe konsiderohen si elemente kryesore të çdo feje qiellore. Siç u cek edhe më lart, në fund të interpretimit të këtyre ajeteve, Hafiz Ibrahim Dalliu jep edhe një interpretim të shkurtër, por me një domethënie shumë mirë të përpikëruar, e cila është ndihmesë ose lehtësim për një mentalitet më të gjerë të besimtarëve dhe për shkak se ka rëndësi, tekstin në fjalë po e japim në mënyrë integrale:

"Ajka e (tefsirit) interpretimit Nji ky Kur'ani Qerimi i përpiluem me llojin e shkrojavet: Elif, Lam, Mijm - me të cilin thirren kundërshtarët e atij me i ba shembëll, por me qenë se ai gjindet në kikël të belagatit i ka lanë ata (axhiz) me gojë hapët të graxhuem - asht nji libër i plotë, qi në të qenunit e atij i zbritun kah anë e Zotit s'bahet dyshim fare. Pra ky libër i madhnueshëm për Myttekit asht prisi vetë, për ata qi kanë frigë Zotin e ruhen prej fajesh, asht drejtues n'udhë të mbarë.
Myttekit janë aso njerzish qi i besojnë (gajbit) së msheftës, si Perëndis e vetijavet t'Atij dhe punvet të ahiretit e të tjerave sende të padukshme, të cilat s'shifen as me shise, as nuk kuptohen përnjiherë me mend, por sa për të qenunit e atyne ka sheje mendore dhe traditionale; ata njerëz e kryejnë faljen e detyrueme me dishirë të plotë në kohë të caktueme tue ja respektue konditat e asaj falje; shpenzojnë edhe disa prej ushqimit hallall qi ju a kemi dhanë na, n'udhë të hajrit. Ata janë edhe aso njerzish qi i besojnë Kur'anit të zbritun ke ti o Muhammed! i besojnë edhe gjith libravet qiellore qi i kanë pasë zbritë pejgambervet përpara teje; ata i vërtetojnë punët e ahiretit pa farë dyshimi sikundër qi janë në vedvedi, dhe sikundër qi i përshtaten tregimevet të Kur'anit. Nji kto njerëz të moralshëm e vetija naltë ja kanë mrri drejtimit të Kur'anit me të pruemt e Zotit mbarë, edhe kanë fitue privilegjin e shpëtimit të plotë moralisht dhe materjalisht."[33]

dh) Interpretimi i nasih dhe mensuhut
Ajo që u tha më lart përafërsisht edhe është metoda të cilën e ndjek Hafiz Ibrahim Dalliu, por për shkak të rëndësisë të cilën e ka kjo temë, do të ishte mirë që nga sureja el-Bekare ta japim edhe interpretimin e ajetit 106, i cili ka të bëjë me shpjegimin e nasihut dhe mensuhut. Duke pasur parasysh renditjen e ajeteve, para se t'ia japë shpjegimin ajetit në fjalë, Hafiz Ibrahim Dalliu tregon se qëllimi i zbritjes së këtij ajeti është: "Për të refuzue sharjet e jahudivet qi bajshin për fenë Muhammedane në pikëpamje anulim dispozitash..."[34] Pastaj vazhdon dhe jep një shpjegim më të gjerë të ajetit duke thënë:
"Nes'h në fjaluër të arabishtes, don me thanë: M'e prish e me hjekë nji gja. Në Sheriat nes'h quhet të ngritunit e nji dispozite me nji argument të pastajshëm. Me fjal tjera nes'h quhet shpallja e mbarimit të afatit të nji dogmes - e cila asht për punë të njerëzvet - mbasi të mblidhen konditat e vume për të... Nes'hi... rrjedh në tre mënyra: ... pezullohet fjala dhe kuptimi i nji ajeti, ... pezullohet vetëm kuptimi e fjala i mbetet siç ka qenë ... dhe pezullohet fjala e ajetit e kuptimi i ngel në fuqi... Nes'hi rrjedh nëpër urdhna e ndalime e jo në lajmërim të ngjarjevet... [35]
Thanëja e ajetit të naltpërmendun: Në pezullofshim ndonji ajet bimë nji tjetër më të dobishëm se ai, don me thanë: bijmë nji ma të leht për njerëzit e ma të dobijshëm për ta, dhe qi ka ma shumë (thevap) shpërblim, e nuk don me thanë se nji ajet asht ma i dobishëm se tjetri, sepse gjith fjalët e Zotit janë baraz...
Në Kur'an ka ndodh nes'hi për tregim: Kur asht dhanë leje herën e parë për luftë nji besimtar asht detyrue e urdhnue me qëndrue karshi dhjetë idhujtarve... Mbasandej asht pezullue aj urdhën e asht detyrue besimtari me i qindrue dy qafirëve e jo ma tepër. ...Kur erdhën myslimanët herën e parë në Medine, kenë urdhënue me u kthye në falje kah Kydsi, pastaj u anulue ai urdhën e u detyruen me u kthye kah Qabja...
Në tefsirin Hazin thotë: Shkaku i zbritjes së këtij ajeti asht se qafirat thanë: Muhammedi ju ep nji urdhën sahabevet sot, e nesër i ndalon nga ajo punë; sot flet nji fjal e nesërejtë kthehen prej asaj. Pra ai gjith çka folë i flet prej vehtes së vet. Mbi këta fjalë ka zbrit ajeti i nalpërmendun."[36]
Përpos këtyre të dhënave dhe shpjegimeve, Hafiz Ibrahim Dalliu tregon se rasti i nes'hit nuk ka qenë i panjohur edhe para Kur'anit. Ai këtë e dëshmon duke filluar që nga librat tjerë të shenjtë, ose siç thotë ai me ehli-qitabët, dhe atë në çështjet si: martesa e vëllait me motrën (rasti me pasardhësit e Ademit (a.s.), Ibrahimit (a.s.), me Sarën etj.); kushtet e shkurorëzimit te Musa (a.s.) dhe te Isa (a.s.); rasti i vrasjes dhe gjakmarrjes që ishte ashtu siç ishte në kohën e Musaut (a.s.), që nuk është i njëjtë me atë në sheriatin islam. Përveç kësaj, ai tregon edhe një shembull logjik, siç është rasti me të sëmurin dhe mjekun, i cili për shërimin e sëmundjes së tij i jep një ilaç, mirëpo pas shërimit për shkak të panevojës së përdorimit të atij ilaçi, ai ia ndërpret atë, megjithëse i sëmuri është akoma i dobët me shëndet.
Që këtu ai edhe përfundon se ky rast është i njëjtë me rastin e nes'hut, d.m.th. kur Zoti sjell diç e pastaj e anulon atë, sepse dërgimi i pejgamberëve bëhet për shkak të "mjekimit të shpirtërave të njerëzve"[37].
Kështu, nëpër faqet e tefsirit të tij mund të vërehet qartë se ai tregon rastin e nasih-mensuhut si një moment i cili është me rëndësi të dihet. Për nasih-mensuhun kemi interpretime të cilat nuk pajtohen me shpjegimet e mëhershme, për shkak të universalitetit të Vahjit.
Hafiz Ibrahim Dalliu nuk i largohet metodës së lartshënuar, por vetëm shkon rrugës së përforcimit të saj. Këtu do të sjellim edhe shembuj nga sureja en-Nisa, ose më saktë ajetet 3 dhe 4.
"Shkaku i zbritjes së këtij ajeti, sikurse kallxon imam Hasani, asht: Ndodhja e zullumit mbi disa jetime qi i merrshin për gra kujdestarët e atyne me qëllim qi t'ju zaptojshin mallin dhe si bajshin për gra, as nuk ju a epshin të hollat e kunorës së tyne..."[38]
Sa i përket rastit të martesës ai thotë:
"Urdhni për t'u martuë në kët ajet asht për (ibaha) lejim e jo për (vuxhub) detyrim... Aj njeri qi asht i zoti ta ushqej e ta veshi grunë, vijë m'u martuë; dhe në mos u martoftë nuk bahet fajtuer, por martesa me qëllim qi të ruhet nga zinaja dhe të lanë fëmijë të dobishëm pas vehtes, asht (synnet) urdhën i pejgambervet, edhe kur njeriu s'un e përmbajë vehten nga të bamit zina e ka për (vaxhib) detyrë m'u martue... Në kët ajet të madhnueshëm tregohet qartas se vij me marrë nji burrë katër gra.
Kët lejim të Sheriatit nuk e shofin me sy të mirë të huejët dhe e gjejnë si shkak për t'a akuzuë fenë Islame; e thanë se të dhanunit leje Sheriati për të marrë me kunorë nji burrë deri katër gra, asht nji padrejtësi për granitë. Por ata s'e mendojnë çashtjen paansisht, s'kanë të drejtë; sepse Sheriati atë leje s'e ka dhanë absolutisht, por e ka dhanë me konditë qi të bahet drejtësi në mest rë atyne granive e përndryshe thotë Zoti: 'të mjaftohet me nji gruë të vetme'. Sa i përket fjalës: 'epnja granivet të hollat e kunorës së tyne me të mirë', do me thanë: epnja atyne ata të holla si dhuratë duke mos ba ngërdhuza; ose si e lyp feja e Sheriati... Fahri Raziu dhe Hazini, thanë se ky ajet, mundet me ju pas drejtue kujdestarvet të granivet si prindvet, vllaznivet e të tjerëve... Por shumica e muffesirvet thonë se ky ajet u asht drejtue gjith burravet sepse në at kohë nuk u epshin randësi të hollavet të kunorës, prandaj Zot' ynë ka treguë se lypset t'i epen gruas ata të holla, se janë e drejta e asaj."[39]
Përpos këtyre të dhënave Dalliu më gjerësisht ndalet mbi rastet nga koha e xhehaletit (injorancës), me një shpjegim sa më të hollësishëm të tyre. Por, kur është fjala për poligjininë ai më tepër shkon duke treguar se martesa me një grua është më e pranishme dhe më e mirëpritur në hapësirën dhe mentalitetin tonë.
Natyrisht, ai e beson dhe e thotë në tefsirin e vet se martesa me katër gra është lejim nga Zoti.[40]
Si shembull tjetër e marrim ajetin 103 të sures el-En'am, të cilin Hafiz Ibrahim Dalliu e përkthen dhe e shpjegon në mënyrën vijuese:
"S'e përmbledhin sytë Atë. por Ai i përmbledh dhe i sheh sytë e gjith botës; Ai asht ba mirës dhe i ditshëm."

Spjegime:
"S'e përmbledhin sytë Atë". D.m.th.:
Kur e shofin Perëndinë të dashmit e vet, s'un e përmbledhin me sy bukurinë e madhnisë së ti në të katër anët.
Ktu, ka nji çashtje me randësi, në të cilën hahen ehlisyn-neti me Muatezilet. اashtja asht kjo:
"A mundet m'u pa vehtja e Perëndiës?"
Ehli Sun-neti thotë:
Poh, mundet m'u pa vehtja e Perëndiës, e merr mendja se shifet ajo, dhe - simbas ajetevet të Kur'anit të madhnueshëm edhe simbas fjalvet të shejta të Pejgamberit - kan për t'a paë besimtarët Atë massi të hyjnë në Xhennet. Gja kjo, qi do të jet për xhennetlit, ma e shieshme se gjithë të mirat e atjeshme. Muatezilet thanë:
S'mundet m'u paë vehtja e Perëndiës. Dhe bazohen në ajetin e sipër përkthyem. Prandaj lypset t'apim pak spijegime për këtë çashtje:
Ehli sun-neti thanë se fjala: Idraq, qi del prej fjalës shejtë t'ajetit: "La tudriquhu..." Don me thanë:
"Me paë nji gja tuë e përmbledhë atë në të katër anët". Por Muateziletë thanë se ajo fjalë don me thanë: Me paë. Prandaj fraza: "La tudriquhul-ebsarr", - me qenë se edhe fjala:
Ebs'arr asht pruë me Elif lam, qi përfshinë gjithë sytë - Donë me thanë:
"Vehten e Perëndiës, nuk e shofin gjithë sytë, as në dynjatë as n'ahiret"
Ehli Sunneti, ju thonë atyne:
E zamë se fjala: Idraq, dhe Eliflami qi asht në fjalën: Elebs'arr, asht në at kuptim q'i epni ju, por n'atë frazë, s'ka ndo nji shejë qi të tregojë se: Nuk e shofin sytë atë, as në dynjatë as n'ahiret. Mos pamjen as ktu as atje, kah e qitni ju? Kjo nji, e dyta: Simbas kuptimit q'i epni ju asaj fraze, prap merret vesht se mundet dhe e merr mendja qi shifet vehtja e Perëndiës; sepse ku thoni ju se: Vehten e Perëndiës nuk e shofin gjith sytë; aty vjen prej vedit se Perëndiën, e shofin disa sy... Pra sikurë edhe të zehet n'at kuptim q'i apin Muatezilet asaj fraze, prap ajo vërtetonë fjalët e Ehli Sun-netit..."[41]
Siç u tha edhe më lart, në fillim Hafiz Ibrahim Dalliu komentin e bën më të zgjeruar, megjithëse te pjesët tjera, sidomos nga fundi, nuk vërehet ajo hapësirë e gjerë e komentit, saqë ka raste kur e jep vetëm përkthimin e ajetit, duke mos dhënë ndonjë koment. Ai i largohet përsëritjes për arsye se më parë është dhënë koment, siç ishte edhe rasti me Besmelen.
ثshtë e vërtetë se metoda e këtij tefsiri për shkak të asaj se është përdorur literaturë e shumtë, nënkupton se i takon tefsirit të lirë, tefsirit bi rej, por sërish nuk vërehet se Dalliun e ka munduar edhe metoda tradicionale. Më mirë do të ishte të thuhet se ky tefsir është i llojit teologjik me liri fetare e me përpjekje racionale. Në këtë tefsir ai bazohet edhe në rregullat e Usul-i tefsirit, ndjek me kujdes sebebi-nuzulin, thekson abrogimin, me theks të veçantë ndalet në çështjet e besimit, e largon çdo dyshim nga monoteizmi, duke paraqitur tevhid të pastër; bazohet në rrugën e ehli-sunnetit, tregon mendimet e rrymave kelamiste, siç janë Maturidiu, mu'tezilitët e esh'aritët. Ky është tefsir që me të vërtetë lexuesit shqiptar ia mundëson kuptimin sa më të mirë, sa më të lehtë të Fjalës së Zotit.
Kur kemi parasysh kohën e zbritjes së Kur'anit, leximin dhe interpretimin e tij nga Muhammedi (a.s.) dhe kohën se kur u është paraqitur kjo Fjalë shqiptarëve, kemi të drejtë të themi se ky komentim është i pari pas Kur'anit për lexuesin shqiptar. Historia e tefsirit me këtë komentim është pasuruar dhe ka marrë rrugën e zhvillimit dhe të rritjes, që për gjeneratat pas-Ibrahimiane është me rëndësi të veçantë, sidomos në krijimin e terminologjisë kur'anologjike dhe të një fillimi që për kulturën e muslimanëve do të jetë ndihmesë e madhe në interpretimin dhe kuptimin e Kur'ani Kerimit.

Marrë nga libri "HAFIZ IBRAHIM DALLIU DHE EKZEGJEZA E TIJ KUR'ANORE" nga Dr. Ismail Bardhi, shtëpia botuese Logos 1998, f. 169-83.

vizion-islam
__________________
E Cilën të mir të Zotit tuaj po e mohoni ?


[You must be registered and logged in to see this image.] [You must be registered and logged in to see this link.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
Koment i 5 ajeteve të sures Bekare
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: kurani dhe tesfiri-
Kërce tek: