pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vuajtjet dhe shpërblimet e përhershme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
avatar

Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Vuajtjet dhe shpërblimet e përhershme   Mon Nov 23, 2009 5:22 pm

[You must be registered and logged in to see this image.] Shkarkoje free toolbarin e kosovaschool




Vuajtjet dhe shpërblimet e përhershme

--------------------------------------------------------------------------------

80. Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara"! Thuaj: "A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?

81. Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.

(2-Bekare)


--------------------------------------------------------------------------------

24. E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq".

(3-Ali Imran)


--------------------------------------------------------------------------------

128. Përkujto ditën kur Ai i tubon ata të gjithë (e u thotë): "O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!" E nga njerëzit që ishin miq të tyre (të xhinve) thonë: "Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!" Tha: "(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu". Vërtet Zoti yt është më i urti, më i dijshmi.

(6-En'am)


--------------------------------------------------------------------------------

108. E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur.

(11-Hud)


--------------------------------------------------------------------------------

106. E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje).

107. Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron.

(11-Hud)


--------------------------------------------------------------------------------

8. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhennetet e begatshme,

9. që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti.

(31-Lukman)


--------------------------------------------------------------------------------

64. All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.

65. Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë kë t'i mbrojë apo t'i ndihmojë.

(33-Ahzab)


--------------------------------------------------------------------------------

28. Dhe ai ndëshkim i armiqve të All-llahut është zjarri, aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona.

29. Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t'i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!"

(41-Fussilet)


--------------------------------------------------------------------------------

74. Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të xhehennemit.

75. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpëruar.

76. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra.

77. Dhe ata thërrasin: "O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!". Ai thotë: "Ju do të jeni aty përgjithmonë!"

78. Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës.

(43-Zuhruf)
__________________
أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَـٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْ*ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ .٣٩
Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
(Haxhxh,39)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
Vuajtjet dhe shpërblimet e përhershme
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: kurani dhe tesfiri-
Kërce tek: