pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Femijet te maltretuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Femijet te maltretuar   Wed Dec 02, 2009 7:09 pm

Ç'kuptojmë me fëmijë të maltretuar?

* Mendohet në agresionin fizik ose verbal të fëmijës ose fëmijëve kundër fëmijëve të tjerë. Nuk bëhet fjalë vetëm për kërcënime. Këtu ekziston dëshirë e vetëdijshme e përdhunuesit që dikënd ta lëndojë ose frikësojë, me fjalë ose vepër.
* Përfshin edhe kërcënime, përqeshje, thënje të fjalëve të këqija, ndalim të dikujt që të shkojë ose të bëjë çfarë të dojë, shtyerje, rrahje, goditje ose forma të tjera të përdhunimit fizik.

Cilat fëmijë janë objekte të maltretimit?

* Fëmijët përdhunues si objekt të dhunës mund ta zgjedhin cilindo qoftë, por ata shpeshherë i zgjedhin fëmijët që duken me të dobët. Për shembull, zgjedhin fëmijë të cilët në njëfarë mënyre duken më të dalluar, të cilët janë më të frikësuar, kanë ndonjë invaliditet, fëmijët të cilët janë të njohur se mësojnë së tepërmi, të cilët nuk janë të shkathët në sport, fëmijët të cilët nuk kanë vetëbesim social, të cilët nuk janë të aftë për tu mbrojtur sepse janë më të vegjël, më të dobët ose më të rinj.
* Ndonjëherë, fëmijët provokojnë fëmijë të tjerë që të sillen dhunshëm kështu që së pari i përqeshin. Dhuna ndodh më shpesh nëpër rrethina ku ekzistojnë kompeticione (garime). Më së shpeshti ndodh nëpër shkolla. Shkolla ka përgjegjësi për sigurimin e rrethinës dhe duhet të ketë planin e vet se si të veprojë më përdhunuesit.

Keni kujdes në vendet ku dominojnë shenjat për maltretim e fëmijës tuaj!
Fëmijët e maltretuar nuk ia tregojnë dertin e tyre më të rriturve. Ata janë të frikësuar ose ndjehen të turpëruar. Disa shenja tregojnë se ata kanë qenë të maltretuar:

* Fëmija nuk do të shkojë në shkollë, gjen lloj lloj mënyrash që të rrijë në shtëpi (p.sh. Thotë se është i sëmurë).
* Shkon në shkollë nëpër rrugët rreth e përqark, për ta larguar takimin me fëmijët të cilët e maltretojnë.
* Tregon shenja të shtrënguara. Thotë se e urren shkollën dhe se nuk ka shokë .
* Mund të ketë mavijosje dhe të gërvishtura. Refuzon të tregojë se çfarë po ndodh në shkollë.

Këto shenja nuk mund të tregojnë me siguri se fëmija i juaj është i maltretuar, por duhet të ju nxisin që ta kontrolloni, se a po ndodh diçka. Nëse maltretimi ndodh shumë kohë, mund të ketë efekt humbës mbi fëmijën e maltretuar. Nëse ju lejohet fëmijëve që të maltretojnë, ekziston mundësia se ata do të rriten si për dhunues, të cilët do ti rrahin partnerët e tyre dhe fëmijët e tyre personal.

Ç'mund të bëjnë prindërit ?

* Thuani fëmijës tuaj se përdhunimi është i gabuar, kuptojeni frikën dhe ndjenjat e fëmijës tuaj seriozisht dhe ndihmoni që të gjejë mënyrë se si të ballafaqohet me të. Bindeni se kjo nuk është devijim dhe se duhet diçka e përbashkët të ndërmeret për ta ndaluar dhunën. Sqaroni se dhuna ju ndodh edhe shumë fëmijëve të tjerë. Mbrojeni ashtu që ti kyqni edhe përgjegjësit në shkollë. Flisni me kujdestarin e klasës. Shumë shkolla kanë politikën e tyre se si të ballafaqohen me përdhunuesit. Nëse maltretimi vazhdon, flitni me drejtorin e shkollës se cilat hapa duhet të ndërmerren, që të prevenohet dhe mbrohet fëmija. Bëhuni i qëndrueshëm në këmbëngulësinë derisa nuk zgjidhet problemi.
* Nëse problemi është i vazhdueshëm ose nëse përsëritet në situate të ndryshme me fëmijë të ndryshëm, kërkoni ndihmë profesionale.

Nëse fëmija juaj është dhunues
Nëse fëmija juaj i maltreton të tjerët, mendoni rreth kësaj që vijon:

* Si e siguroni ju diciplinën në familjen tuaj, a modeloni mënyra të preferuara në komunukim me njerëzit tjerë?
* A ekziston mosmarrëveshje mes bashkëshortëve, zënie, rrahje ose përdhunime në shtëpi?
* A është fëmija i juaj i shqetësuar ose i frikësuar nga diçka? Ku e ka mësuar fëmija juaj sjelljen e këtillë përdhunues??
* A keni mbajtur kontakt me shkollën?

Ku të paraqiteni për ndihmë?

* Në shkollë – kujdestari i klasës, drejtori
* Psikologu
* Mjeku i juaj
* Punëtori social
* Instituti për shëndet mental të fëmijëve dhe rinisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
Femijet te maltretuar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Interneti dhe Kompjuteri :: shkrime-
Kërce tek: