pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumiRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Temperaturat e larta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet: 642
Piket: 3816
I antarsuar: 22/11/2009
Lokacioni: Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Temperaturat e larta   Wed Dec 02, 2009 8:07 pm

Temperatura e lartë është simptomë e shpeshtë në fëmijëri, e cila te prindër pa edukatë mjekësore dhe pa eksperiencë të mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reakcion paniku. Prandaj, lexojeni me kujdes këtë tekst!

Cila temperaturë llogaritet si normale kur fëmija është e shëndoshë?
Temperatura trupore normale është 37 0C. Gjatë ditës mund të fluktuojë nga 36.10 C në mëngjes deri 380C vonë pasdite, por fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i disponuar.

Si matet temperatura?

*

Me prekje të rëndomtë të ballit, fytyrës dhe stomakut, nënat mund të orientohen se a ka fëmija temperaturë të lartë.
*

Megjithatë, mënyra e vetme e sigurtë që të vërtetohet se fëmija ka temperaturë të lartë është që të matet ajo. Temperatura trupore mund të matet në zorrën e trashë (rektum), në gojë dhe nën sqetulla (aksilë).
*

Mos përdorni shirita që vendosen në ballin e fëmijës ose termometra që nuk duken të sigurtë.

Cila temperaturë llogaritet si e lartë?
Në përgjithësi, llogaritet se temperatura është e lartë nëse temperatura rektale (në pasdalje) është mbi 38°C, orale (në gojë) mbi 37.8°C ose aksilare (nën sqetulla) mbi 37.2°C.

Lloje të termometrave

*

Termometri më i sigurtë është elektroniku, ai është më i lehtë për përdorim, por më i shtrenjtë.
*

Më shpesh përdoret termomteri prej qelqi me zhivë, i cili është edhe më i lirë. Mund të përdoret për matje të temperaturës aksilare, por edhe rektale dhe orale. Para çdo përdorimi, është e rëndësishme që të shkundet zhiva, ashtu që vija e zhivës të bie nën 370 C. Pas çdo përdorimi lajeni me ujë dhe e thani. E rruani në vend të sigurtë larg fëmijëve, në këllëf që të mbrohet nga thyerja.

Matja e temperaturës (udhëzim)

*

Matja e temperaturës aksilare. E vendosni termometrin në mesin e sqetullës me njërën dorë, ndërsa me dorën tjetër e mbani fortë dorën e fëmijës. Mbajeni kështu 3-4 minuta.
*

Matja e temperaturës orale. Matni temperaturë në gojë vetëm nëse fëmija bashkëpunon dhe te fëmijë më të mëdhenj se 5 vjet. Fëmijët më të vegjël mund të kafshojnë dhe ta thyejnë termometrin. Fëmija mund të rrijë ulur ose i shtrirë. E vendosni majën e termometrit nën gjuhën e fëmijës i thuani fëmijës që t'i mbyll buzët, por të mos e kafshojë termometrin. Mbajeni kështu termometrin 2-3 minuta. Mos e lini fëmijën vetëm, me termometrin në gojë.
*

Pasi që njëherë konstatohet ngritje e temperaturës, nuk duhet matje e shpeshtë, përveçse në situata kur fëmija duket shumë i nxehtë ose shumë i sëmurë.

A është e rrezikshme për fëmijën temperatura e lartë?

*

Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund t'i bëj keq fëmijës me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit.
*

Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike.
*

Temperatura i zmadhon aftësitë e organizmit të luftojë me infeksionet dhe e zmadhon efikasitetin e antibiotikëve.

Si e rregullon organizmi temperaturën trupore?
Temperatura trupore rregullohet përmes qendrës që është e vendosur në pjesën e trurit e quajtur Hipotalamus. Temperatura shfaqet kur ky “termostat” është i zhvendosur, në vlera më të larta se normalja.
Cilat janë shkaqet më të shpeshta për ngritje të temperaturës?

*

Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sëmundjeve joinfektive (p.sh..artriti reumatoid juvenil), disa barëra dhe vaksina.
*

Afatshkurt, temperatura mund të ngritet gjatë lodhjes, nëse temperatura e jashtme është shumë e lartë ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë dhe pije të nxehta. Në këta raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ul temperaturën kah normalja.
*

Përkundrazi nga mendimi i përhapur, dalja e dhëmbëve nuk shkakton temperaturë.
*

Më shpesh temperature e lartë është simptomë, e cila shfaqet në suazat e ndonjë sëmundjeje infective. Zakonisht bëhet fjalë për infeksione virale, temperatura nuk është më e lartë se 38.3-40 C dhe zgjat 2-3 ditë.

Si të hetoj që fëmija im ka temperaturë?

*

Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma që janë të lidhura me sëmundjen ekzistuese, që ka sjell deri te ngritja e temperaturës (p.sh. kruarje te ethet me rash, kollitje te infeksionet respiratore, dhembje te infeksionet e veshit).
*

Vetë ngritja e temperaturës shkakton përshpejtim të frymëmarrjes, të pulsit, ethe dhe djersitje. Ethet janë shenjë se organizmi mundohet ta risin temperaturën; djersitja tregon se organizmi mundohet ta ul temperaturën.
*

Si efekte anësore mund të shfaqen plogështi, dehidrim i lehtë, ndonjëherë çrregullim i vetëdijes dhe konvulsione febrile.

A korrespondon lartësia temperatura me seriozitetin e sëmundjes?
Jo çdo herë. Pamja dhe gjendja e përgjithshme e fëmijës sugjerojnë më shumë për seriozitetin e sëmundjes, se sa lartësia e temperaturës.

A mund të sjell temperatura e lartë deri te disa komplikime?

*

Te fëmijët normalë, temperatura e lartë rrallë shkakton komplikime.
*

Nëse fëmija është tepër i nxehtë dhe nuk ka mënyrë që ta eliminojë nxehtësinë mund të shfaqet pika e diellit. Kjo mund të ndodh nëse fëmijë febril vishet shumë ose nëse vendoset në afërsi të burrimit të ngrohtësisë ose nëse lihet në veturë në diell direkt, pa ventilim adekuat.
*

Humbja e tepërt e lëngjeve që ndodh përmes djersitjes ose përmes frymëmarrjes të përshpejtuar, mund të sjell deri te dehidrimi. Në atë rast, nëna vëren se pelenat që zakonisht janë tepër të lagura, tani janë të thata (urinim i pakët), ndërsa urina është shumë e koncetruar dhe ka erë të fortë. Fëmija i dehidruar është më shumë i prirur ndaj pikës së diellit.

A mund të sjell temperatura e lartë deri te konvulsionet febrile dhe cili është rreziku?
Me këtë emër emërtohen ngërçet të shkatuara nga temperatura e lartë. Vetë ataku duket shumë dramatik. Fëmija përnjëherë e humb vetëdijen, sytë janë të ngulitura kah lart dhe fillon të dridhet.

*

Edhe pse sulmet e tilla ngjasojnë në ato epileptiket, konvulsionet febrile të pakomplikuara jantë të parrezikshme. Ata mund të përsëriten gjatë një situate tjetër me temperaturë të lartë, por zakonisht nuk sjellin deri te epilepsia, dhe tepër rrallë shkaktojnë dëmtim të trurit.
*

Shfaqen te rreth 4% e fëmijëve, më shpesh në moshë prej 1-3 vjet. Zakonsiht zgjasin më pak se 15 minuta.
*

Kujdes! Ndonjëherë konvulsionet e shoqëruara me temperaturë sinjalizojnë inflamacion të cipave të trurit (meningjit) dhe prandaj fëmijët me konvulsione febrile duhet të dërgohen te mjeku, i cili do ta kërkojë shkakun dhe do ta fillojë tretmanin.

Si të veprojnë prindërit kur fëmija ka temperaturë të lartë?

*

Te shumica e fëmijëve me temperaturë të lartë në pyetje është infeksion viral banal, për të cilin më shpesh nuk është e nevojshme konsultë mjekësore. Prindërit duhet të dijnë t'ia japin fëmijës ndihmën e parë të vërtetë dhe më tutje të vendosin a është e nevojshme ta dërgojnë te pediatri. Masat që duhet t'i ndërmerr prindi ndahen në të a.q. suportive – pa përdorim të barnave dhe ulje të temperaturës me përdorim të barërave.
*

Nëse fëmija ka temperaturë, por është i disponuar, i lumtur, ha, pi ose luan, nuk ka nevojë për barëra. Visheni me veshje të lehtë ose ia hiqni teshat, që të lejoni ngrohtësia të eliminohet përmes lëkurës. Nëse ka ftohtë ose ka ethe e mbuloni me mbulesë ose batanie të hollë. Mundohuni të pushojë – aktiviteti e rrit temperaturën. I jepni lëngje plotësuese që ta pengoni dehidrimin (ujë, pije të ftohta, lëngje frutash ose çfardo tjetër që do të pijë). Në mesin tonë metodë e njohur është vendosja e kompresave të ftohta nga alkooli ose masazh i trupit me alkool. Prindërit duhet të dijnë se alkooli, sidomos te fëmija i vogël (foshnja) mund të shkaktoj helmim me alkool, përmes inhalimit të avullit të alkoolit ose përmes lëkurës.
*

Barërat që jepen për uljen e temperaturës nuk shërojnë, por vetëm i ndihmojnë fëmijës të ndjehet më mirë. Jepni Acetaminophen (emra komercial Panadon, Paracet, Febricet, Paracetamol etj.) Doza fillestare është 15 mg/kg, e pastaj në çdo 6 orë në dozë prej 10 mg/kg, por asnjëherë më shpesh se 5 herë për 24 orë. Nëse gjatë natës lëshohet një dozë, në mëngjes doza fillestare është sërish 15 mg/kg. Nëse vendoseni për Ibuprofen (Brufen), e jepni në çdo 6-8 orë. Doza është 7 mg/kg në çdo 8 orë.
*

Mos përdorni aspirinë për temperaturë – lidhet me sëmundje serioze siç është sindromi i Rejit.
*

Zakonisht me barërat antipiretike temperatura do të ulet, por nuk do të normalizohet. Në rrjedhën e mëtutjeshme të sëmundjes, temperatura zakonisht varion dhe më shpesh barërat do të duhet të përsëriten. Por jeni të kujdesshëm, pa konsultë me mjekun mos jepni vetë antipiretikë, më gjatë se 3 ditë. Në qoftë se jepen gjatë kohë ose në doza më të mëdha, këta barëra janë toksike. I rruani larg nga fëmijët. Nëse temperatura është mbi 400 C edhe pse ka kaluar gjysmë ore pasi që keni dhënë antipiretik, lajeni fëmijën me ujë të vakët. Mos pritni temperatura të bie nën 38°C. Mos shtoni alkool te uji, nëse thithet alkooli mund të shkaktoj helmim me alkool. Asnjëherë mos e lini fëmijën vetë na vaskë, aksidente mund të ndodhin edhe kur priten më së paktu.

Udhëzime speciale për fëmijët me konvulsione febrile

*

Nëse fëmija juaj ka histori të mëparshme për konvulsione febrile, atëherë barërat për uljen e temperaturës duhet të jepen menjëherë pas çdo ngritje të temperaturës. Jepni acetaminofen ose ibuprufen sipas dozave të rekomanduara për 48 orë (ose më gjatë nëse perziston temperatura).
*

Nëse fëmija fiton konvulsione uleni temperaturën sa më shpejtë që mundeni, me atë shkurtohen konvulsionet. Zhvisheni fëmijën dhe vendosni lecka të lagura në fytyrë dhe në qafë. Me pjesën tjetër të ujit të ftohtë lageni barkun. Pasi që njëherë temperatura do të bie nën pragun për ngër?e, ata do të ndalen.
*

Kur do të zgjohet fëmija, ia jepni dozën përgjegjëse të acetaminofenës dhe të ibuprufenës. E lini të pushojë. Mos u frikësoni, përskaj konvulsioneve, fëmija nuk është në rrezik derisa nuk është e kompromituar frymëmarrja dhe derisa ngjyra e lëkurës është rozë (te fëmijë me ten të errët të lëkurës orientohemi nga ngjyra e buzëve dhe shuplakave).
*

Sa i përket tretmanit të mëtutjeshëm, konsultojeni pediatrin tuaj.
*

Nëse ngërçet zgjasin më shumë se 5 minuta ose nëse fëmija është më i vogël se 1 vjet ose nëse ngërçet shfaqen për herë të parë, menjëherë e dërgoni fëmijën te mjeku.

Kur të drejtoheni te mjeku?

*

Dërgojeni fëmijën tuaj urgjent te mjeku në situatat që vijojnë: nëse fëmija është më i vogël se 2 muaj, nëse temperatura është më e lartë 40.40 C, nëse zgjohet rëndë, nëse është konfuz ose me vetëdije të çrregulluar, nëse qan dhembshëm, nëse duket shumë i sëmurë, nëse është prezent rrezik për infeksion serioz (p.sh. fëmijë me abnormalitet të imunitetit), nëse ka konvulsione, nëse e ka qafën e shtangur, nëse në lëkurë janë prezente njolla të kuqe (pika), nëse merr frymë vështirë, dhe kjo nuk korigjohet edhe pasi ia pastroni hundën.
*

Në situatat që vijojnë edhe pse nuk është urgjente, prapë se prapë duhet ta kosultoni pediatrin tuaj: nëse fëmija është i moshës prej 2-4 muaj, nëse temperatura është e lartë (400C) sidomos nëse fëmija është më i vogël se 2 vjet, nëse gjatë urinimit ndjen djegie ose dhembje, nëse i dhemb veshi, nëse shqepon gjatë të ecurit (paraprakisht ka ecur normalisht), nëse ankohet për dhembje barku, nëse temperatura zgjat më shumë se 72 orë, nëse ka temperaturë më shumë se 24 orë pa arsye të qartë, nëse temperatura është ulur më gjatë se 24 orë dhe pastaj është shfaqur sërish
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 

Temperaturat e larta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  :: -