pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, pishtari ndriçues

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master
avatar

Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, pishtari ndriçues   Mon Nov 23, 2009 5:16 pm

[You must be registered and logged in to see this image.] Shkarkoje free toolbarin e kosovaschool



Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, pishtari ndriçues

--------------------------------------------------------------------------------

Të meditojmë rreth një fjale prej fjalëve të Kuranit se si është përmendur e ndarë në librin e Allahut të Lartësuar, e ajo është fjala ( مُنِيرًا) ndriçues, e cila ka ardhur si veti e Hënës dhe si veti e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të.
Ajeti i parë është fjala e Allahut të Lartësuar:

(تَبَارَكَ الَّذِي جَعَلَ فِي السَّمَاءِ بُرُوجًا وَجَعَلَ فِيهَا سِرَاجًا وَقَمَرًا مُنِيرًا) [الفرقان: 61].

"Qoftë i lartësuar Ai, i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vënë në të një Kandil të ndritshëm dhe një Hënë që ndriçon." (Furkan, 61)

Ndërsa ajeti i dytë fjala e Allahut të Lartësuar:

(يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا * وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُنِيرًا) [الأحزاب: 45-46]

"O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues." (Ahzab, 45-46).

Në ajetin e parë, fjala ndriçon është përmendur si veti për Hënën. Hëna vetvetiu nuk përhap dritë, porse reflekton dritën e Diellit, kështu që ajo më pas ndriçon. Ndërsa në ajetin e dytë fjala ndriçues është cekur si veti e të Dërguarit, paqja e Zotit qoftë mbi të, prandaj ai është pishtar, kandil ndriçues. Pishtari është Dielli, prandaj i Dërguari është si Dielli, pa të cilin nuk mund të vazhdojë jeta. Profeti alejhi selam është pishtar ndriçues si Hëna, ua ndriçon jetën besimtarëve me dritën e së vërtetës, të cilën e komunikon nga Zoti i tij.

I Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, nuk ka ardhur me asgjë nga vetvetja, por ajo është shpallje nga Allahu i Lartësuar. Ai është si Hëna, "reflekton" dhe komunikon atë që i shpallet atij nga Zoti i tij. Kësisoj, Allahu i Lartësuar u kundërpërgjigjet dyshuesve me Kuran: "E, kur u lexohen shpalljet Tona të qarta, atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin, para Nesh thonë: “Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!” Thuaj (o Muhamed): “Është e pamundur ta ndërroj unë atë nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallur. Unë druaj, nëse e kundërshtoj Zotin tim, dënimin e Ditës së Madhe.” (Junus, 15)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, pishtari ndriçues
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: kurani dhe tesfiri-
Kërce tek: