pershendetje , i nderuar vizitor ju ftojmë qe të regjistroheni ne forumin tone.
sepse nese jeni i rigjistruar i keni te gjitha te drejtat si qdo antar i rigjistruar ne nje forum , andaj regjistrohu sepse gjithqka do ta kesh me leht .

Ju falemnderit per Viziten ,
Ju falemnderit per Mirkuptimin .


Staffi i Kosovaschool ju uronë zbavitje te mir ne Forumin e Kosovaschool .


Mir se vini në Forumin e ..::KosovaSchool..:: !
 
ForumRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mirësitë e shoqërimit me Kur'anin fisnik...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 

Sa i respektoni ligjet e kur'anit ?
1. aspak
0%
 0% [ 0 ]
2. pak
0%
 0% [ 0 ]
3. mundohem
67%
 67% [ 2 ]
4. krejtsisht
33%
 33% [ 1 ]
5. gjysmen
0%
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 3
 

AutoriMesazh
attacknight
Web Master
Web Master


Postimet : 642
Piket : 3816
I antarsuar : 22/11/2009
Lokacioni : Vendi i All-llahut

MesazhTitulli: Mirësitë e shoqërimit me Kur'anin fisnik...   Mon Nov 23, 2009 5:10 pm

[You must be registered and logged in to see this image.] Shkarkoje free toolbarin e kosovaschool




Mirësitë e shoqërimit me Kur'anin fisnik...

--------------------------------------------------------------------------------

Leximi dhe meditimi mbi versetet e Kur'anit fisnik është akt i ibadetit (adhurimit) i cili personin e afron tek All-llahu i Madhërishëm. Andaj, secili besimtar i sinqertë, i cili shpreson në dashurinë dhe afrimin tek All-llahu i Madhërishëm, duhet ta lexojë Kur'anin fisnik duke medituar dhe kuptuar atë si fjalë e përhershme e Tij. Leximi i këtij libri madhështor ka shumë mirësi edhe në këtë edhe në botën tjetër. Ja, po i numërojmë disa prej mirësive (fadilet) të shoqërimit me Kur'anin fisnik:



1. Leximi i Kur'anit dhe meditimi për të plotëson një obligim islam

Pejgamberi, s.a.v.s., fenë e ka përmbledhur si "këshillë". Transmeton Temim ibn Avs, r.a.

E pyetën: Ndaj kujt: "Ndaj All-llahut, Librit të Tij, Pejgamberit të Tij, udhëheqësve të popullit dhe ndaj njerëzve".

Këshilla (nasihat) që jemi të detyruar ndaj Librit të All-llahut, përmbledh leximin e rregullt, leximin e bukur, mësimin e kuptimit të tij dhe shkakun e shpalljes, dëshminë se ai është fjalë e All-llahut, e jo krijesë e tij, nderimin ndaj tij, ruajtjen e tij, përfilljen e ndalesave që gjinden aty, mësimin e të tjerëve dhe ftesa në të.

Pra, me leximin dhe meditimin për Kur'anin fisnik, besimtari e plotëson obligimin e tij, sepse në Ditën e Gjykimit Kur'ani do të jetë argument për ose kundër nesh.



2 Kur'ani në Ditën e Gjykimit do të jetë argument në dobinë tonë

Këtë përfundim e nxjerrim nga thënia e Pejgamberit, s.a.v.s.: "Kur'ani është argument për ju apo në dëm tuajin". (Hadithin e transmeton Muslimi).

Pra, me këtë argument, në Librin e All-llahut ndodhin njëra prej dy gjërave: ose do të jetë në dobinë tonë, ose në dëmin tonë, në ditën kur më së tepërmi nevojiten veprat e mira.

Andaj, vëlla, ki kujdes për pozitën tënde ndaj Kur'anit! Mendo: a vepron sipas dispozitave të tij?

O All-llah! Të lutemi me Emrat e Tu më të bukur dhe atributet Tua, të bësh që Kur'ani të jetë argument në dobinë tonë! O All-llah! Mos lejo që atë ditë, ai të jetë argument kundër nesh! Na bën që Kur'ani të jetë ndërmjetësues tek Ti, o All-llah!



3. Kur'ani për ne do të ndërmjetësojë në Ditën e Gjykimit

Ebu Ummame transmeton që Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: "Lexoni Kur'anin, sepse ai do të vijë Ditën e Gjykimit dhe do të ndërmjetësojë për ata që janë shoqëruar me të."



4. Gjendja jonë në këtë botë do të përmirësohet

Në sahihun e Muslimit gjendet tregimi i bukur për njeriun të cilit i është premtuar Xhenneti.

Disa njerëz gjatë sundimit të Omerit, r.a., kanë ardhur dhe kanë pyetur: "Kush është sundues i Mekës? Ai u përgjigj: "Ibn Abza."

Ata e pyetën: "Kush është Ibn Abza? Ai u përgjigj "Është njëri prej robërve që ne e kemi liruar". Ata thanë: "Robi i porsaliruar të sundojë me fisin e ndershëm Kurejsh!?

Në këtë Omeri, r.a., u përgjigj: "Është ai i cili e lexon Librin e All-llahut dhe i njeh mirë obligimet e muslimanëve. Por, ju a nuk keni dëgjuar Pejgamberin, s.a.v.s.: "Vërtet All-llahu me Librin e Tij disa njerëz i ngre lartë, e disa i poshtëron".



5. Do të jemi më të mirët e njerëzve

Othmani, r.a., transmeton se ka dëgjuar nga Pejgamberi, s.a.v.s., të ketë thënë: "Më të zgjedhurit e ummetit janë ata që e lexojnë Kur'anin dhe të tjerët i mësojnë." Hadithin e transmeton Buhariu.



6. Për çdo shkronjë të lexuar të Kur'anit pasojnë dhjetë shpërblime

Këtë na tregon hadithi autentik i Tirmidhiut: "Kush e lexon një shkronjë të Kur'anit do të ketë shpërblim. Ky shpërblim do të jetë i dhjetëfishuar. Andaj, Elif, Lam dhe Mim, nuk janë një shkronjë, por Elifi është shkronjë në vete, Lami një shkronjë në vete dhe Mimi është shkronjë në vete."

Andaj, vëllezër, të shumojmë leximin e Kur'anit për ti fituar këto shpërblime.



7. Lexuesit e Kur'anit do të jenë në shoqëri me melekët fisnikë

Aisha, r.a. transmeton nga Pejgamberi, s.a.v.s.: "Vërtet ai i cili lexon Kur'an pa gabime do të jetë në shoqëri me melekët fisnikë dhe të dëgjueshëm. Ndërsa ai i cili lexon Kur'an me vështirësi, duke bërë gabime, do të ketë shpërblim të dyfishtë." Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pra, vëlla i dashur në Islam, mos lejo që shejtani të të mashtrojë me fjalët që të thuash se gjuha arabe nuk është gjuha ime. Andaj mos u hamend, por mëso të lexosh Kur'anin fisnik në origjinal, sepse me të vërtetë gjatë leximit dhe meditimit të Kur'anit je në shoqërinë e mysafirëve të nderuar-me melekët fisnikë.



8. Pozita jonë në Xhennet do të përcaktohet në bazë të ajeteve të memorizuara të Kur'anit

Abdullah ibn Amr ibn El-As ka dëgjuar Pejgamberin, s.a.v.s., duke thënë:

"Do t'i thuhet atij që është shoqëruar me Kur'anin: "Lexo dhe ngritu (nëpër shkallët e Xhennetit) dhe zbukuroje zërin tënd ashtu si ke vepruar në dynja. Vërtet vendi yt në Xhennet do të jetë deri te ajeti i fundit që e ke lexuar." Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe hadithi është sahih.



9. Kur'ani na udhëheq drejt Xhennetit

Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: "Kur'ani është ndërmjetësues i atij që i lejohet dhe që e beson Kur'anin si të vërtetë. Kush e vë Kur'anin para vetes, ai do ta udhëheqë në Xhennet, ndërsa kush e lë pas vetit, ai do ta shpjerë në zjarrin e Xhehennemit." Hadithi është autentik dhe e hasim te Taberaniu, ndërsa e transmeton Abdullah ibn Mes'udi, r.a.

Kështu o vëlla, këto nëntë mirësi arrihen vetëm me adhurim të sinqertë ndaj All-llahut. Nuk mjafton të thuash me gojë: "E dua Kur'anin. Është i mrekullueshëm", por me lidhje të sinqertë, me zemër, për Librin e All-llahut, duke e lexuar dhe medituar për të.

Mos harroni se me leximin e tij arrihet pushim dhe relaksim shpirtëror, në dynja, ndërsa ai do të jetë shoqëruesi ynë në varr dhe ndërmjetësues në ditën më të vështirë-Ditën e Gjykimit.



.
Marrë nga libri "Trajtesa të zhgjedhura Islame dhe shkencore"
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
__________________
'' O Allah zbukuroje moralin tim ashtu si e zbukurove pamjen time''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rebeli.super-forum.net
 
Mirësitë e shoqërimit me Kur'anin fisnik...
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: feja islame :: kurani dhe tesfiri-
Kërce tek: